Karl Marksi vdiq me 14 mars 1883 nė moshėn 64 vjeēare nė mėrgim nė Londėr. Vetėm 11 vetė ishin nė varrimin e tij nė varrezat Highgate.
Karl Marksi ishte nė fund privatisht njė njeri i vetmuar, dėshpėruar dhe i sėmurė. Vdekja e gruas sė tij Jeny, nė dhjetor 1881 e kishte rrėzuar. Pastaj vdekja e vajzės sė madhe "Jenychen" nė janar 1883 i mori fuqinė e fundit tė jetės. Nė vitet mė pas ai u bė ideator i lėvizjes socialiste. Socialdemokratėt gjermanė i pėrvetėsuan analizat dhe prognozat e tij qė nė vitet 1880 dhe i ngritėn nė vitin 1891 nė programin e partisė nė Erfurt. Bolshevikėt rrėzuan 1917 despotinė cariste nė Rusi, duke u mbėshtetut nė tezat e tij. Dhe renesanca e fundit e madhe deri tani e Marksit e pėrjetuan shoqėritė moderne nė vitin 1968, kur studentėt protestues mbajtėn nė rrugė parrullat dhe librat e tij.

Filozofi dhe specialisti i Marksist Wolfgang Fritz Haug, thotė se si ide tė "manifestit komunist dhe shkrime tė tjera nuk e kanė humbur aktualitetin deri sot. "Ka disa pasazhe nga manifesti komunist, qė lexohen sikur Marksi qė kishte patur mundėsinė, tė udhotonte nė kohėn e sotme dhe tė pėrshkruante se si do tė ishte sot. Kjo nė vitin 1847 kur ai e ka shkruar duhej tė ketė qenė fare e papėrfytyrueshme pėr bashkėkombasit e tij."

Marksi punoi pėr vite tė tėra nė Londėr si gazetar. Ai vėzhgoi nga afėr ndryshimet nė jetėn e njerėzve, pėrshkroi nė rradhė tė parė vujatjen dhe frikėn pėr ekzistėncė qė solli me vete revoluacioni ekonomik. Sot mund tė ēuditesh se sa aktuale janė analizat e tij. Qė nė manifestin komunist ai pėrshkroi njė fenomen, qė diskutohet edhe sot, frikė e shtesės sė mesme nga rėnia sociale.

"Ndėrmarrjet deri tani tė mesme, industrialistėt e vegjėl, tregtarėt dhe rentierėt, zejtarėt dhe fshatarėt, tė gjitha kėto klasa bien nė proletariat, nga njėra anė, sepse kapitali i tyre i vogėl nuk mjafton pėr njė ndėrmarrje tė industrisė sė madhe dhe bie pre e konkurencės me kapitalistėt e mėdhenj, nga ana tjetėr se mjeshtėria e tyre shvlerėsohet nga mėnyrat e reja tė prodhimit. Kėshtu proletariati rekruton nga tė gjitha shtresat e popullsisė."
Marksi ishte njė kundėrshtar kritik i kapitalizmit. Nė kulmin e revolucionit industrial ai vėzhgoi ndryshimet e mėdha, qė shkaktoi kapitalizmi, jo vetėm nė Angli dhe Evropė, por edhe nė mbarė botėn.

"Borgjezia me shfrytėzimin e tregut botėror e nderton nė mėnyrė kozmopolite prodhimin dhe konsumin e tė gjitha vendeve. Industritė e vjetra kombėtare janė shkatėrruar dhe shkatėrohen pėrditė. Ata hidhen mėnjanė nga industri tė reja, futja e tė cilave bėhet ēėshtje jetike pėr tė gjitha kombet e civilizuara, nga industri tė cilat nuk pėrpunojnė lėndė tė para tė vetat, por lėndė tė para nga qoshet me tė largėta tė botės dhe prodhimet e tė cilave nuk konsumohen vetė nė vend, por nė tė gjitha pjesėt e botės."

"Borgjezia me shfrytėzimin e tregut botėror e ndėrton nė mėnyrė kozmopolite prodhimin dhe konsumin e tė gjitha vendeve. Industritė e vjetra kombėtare janė shkatėrruar dhe shkatėrrohen pėrditė. Ata hidhen menjanė nga industri tė reja, futja e tė cilave bėhet ēėshtje jetike pėr tė gjitha kombet e civilizuara, nga industri tė cilat nuk pėrpunojnė lėndė tė para tė vetat, por lėndė tė para nga qoshet me tė largėta tė botės dhe prodhimet e tė cilave nuk konsumohen vetė nė vend, por nė tė gjitha pjesėt e botės."

Angelina Verbica (DW)