Receta Gatimi

Lėkura, sytė dhe hunda tek I Posaliduri


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Lėkura, sytė dhe hunda tek I Posaliduri



    Skuqja e lėkurės.
    Tek i porsalinduri, por edhe mė tej, shpesh vėrejmė skuqje tė lėkurės tė sė ndenjurave, tė rrėzės sė kofshėve, tė organeve genitale, tė qafės, tė sqetullave, pra nė tė gjithė ato vende ku lėkura formon pala. Pėrgjithėsisht, shkaku i kėsaj skuqjeje ėshtė, higjena e mangėt, aciditeti mė i lartė i urinės dhe i tė dalave jashtė dhe shpesh herė vihet re edhe kur, pėr lehtėsi, fėmija pastrohet vetėm me letra tė lagura.
    Lėkura duket e skuqur, mė pak apo mė shumė e ndonjėherė ajo tė jep pėrshtypjen e lėkurės sė djegur. Vende vende ajo ėshtė e zhvoshkur, e rrjepur, nė formė luspash tė vogla. Nė gjėndje mė tė avancuara vėrehet edhe lėngėzim i saj. Ē’duhet tė bėjmė?
    Rėndėsinė kryesore, nė tė gjithė veprimet qė duhet tė bėjmė, e ka LARJA. Ajo, duhet tė bėhet me fėrkim paksa tė fortė me shtupė, nė mėnyrė qė tė eleminojmė tė gjitha mbeturinat qė mund tė kemi. Madje edhe luspat e lėkurės! Pas larjes, fėmija futet nė njė legen, kovė apo govatė, ku kemi pėrzier ujė me permaganat nė mėnyrė tė tillė qė ngjyra e pėrzierjes tė jetė rozė e ēelėt dhe futim nė tė fėmijėn, tė cilin, e mbajmė pėr rreth 5 minuta. Pas kėsaj, bėjmė lyerjen e zonės sė sėmurė me Pomadė Borike 3% e cila prodhohet nga shumė prej farmacive tona. Kujdes, lyerja duhet tė jetė e imėt, sikurse gratė lyhen kur bėjnė tualetin, e jo trashė, sikur po lyejmė bukėn me gjalpė. Kjo procedurė bėhet shpesh. Mos e lini fėmijėn tė qėndrojė nė urinėn dhe feēen e tij pėr kohė tė gjatė qoftėedhe pse mund tė pėrdorimpampers! Ėshtė e kėshillueshme dhe e rekomandueshme tė mos pėrdorim pudra nė kėto pjesė tė lėkurės!

    Pastrimi dhe mjekimi i syve.
    Pastrimi ėshtė njė proces i domosdoshėm dhe i pėrditshėm, qė realizohet me pėrdorimin: E ujit tė vluar dhe tė vakur apo tretėsirės sė kripės sė gjėllės nė ujė ( solucion fiziollogjik) tė cilin mund ta gjejmė nė ēdo farmaci. Mjekimi: Nė situata tė ndryshme, pėr shkak tė pluhurave, pėrdorimit tė peshqirėve apo tė pecetave tė pa pastėrta, apo sėmundjeve tė ndryshme, sytė e fėmijėve tė porsalindur, por edhe mė tė rritur, mund tė infektohen. Nė kėto raste vėrejmė skuqje tė mukozės sė nėn kapakėe tė syve e prej tyre rrjedhin sekrecione me qelb (sklepat). Fėmijėt kanė dhimbje e djegie tė syve dhe janė tė shqetėsuar. Nė kėto raste para se tė kontaktoni mjekun mund tė veproni vetė duke pėrdorur: ēaj kamomili apo solucion Acidi Borik 3 %. Teknika e veprimit: Nė tė dy rastet, si pėr larjen ashtu edhe pėr mjekimin, teknika ėshtė e njėjtė ndryshon vetėm lėngu, solucioni qė pėrdorim. Lahen mirė duart para se tėveprojmė me fėmijėn. Njomet njė copė pambuk i bollshėm qė tė kapet mirė me katėr gishtrinj. Vendoset dora mbi cepin e jashtėm tė syrit dhe tėrhiqet drejt cepit tė brėndshėm duke e shtypur nga pak nė mėnyrė qė lėngu tė futet brenda kapakėve tė syrit dhe tė marrė me vete tė gjitha papstėrtitė. Ky veprim bėhet 4-5 herė. Po kėshtu vepohet edhe me syrin tjetėr.

    Kujdesi pėr hundėt.

    Tek tė porsalindurit, (pėr shkak tė ndėrtimit anatomik tė tyre, kanalet e kalimit tė ajrit janė shumė tė ngushta) hundėt mund tė bllokohen fare kollaj. Ato mund tė mbufaten, tė zihen nga rrjedhja e sekrecione tė lėngshme e tė tejdukshme apo nga korriēka tė vogla qė formohen nga tharja e kėtyre sekrecioneve. Kėto gjėndje janė shumė tė bezdisshme pėr tė porsalindurin por edhe pėrtej kėsaj moshe. Vėshtierėsia mė e madhe vėrehet nė momentin kur foshnjet flenė apo ku pinė. Kjo vėshtirėsi shpjegohet me papjekurinė e trurit pėr tė komanduar frymėmarrjen me gojė gjatė gjumit dhe gjatė tė pirit. Pėr foshnjet kjo ėshtė pothuajse e pamundur tė realizohet pa u zgjuar apo pa u mbytur. Ē’duhet tė bėjmė: Mjeti i vetėm, i domosdoshėm, i vlefshėm dhe i pa dėmshėm ėshtė tretėsira nė ujė e kripės sė gjellės, (solucioni fiziollogjik 9%?) pėr tė gjitha veprimet qė do tė na duhet tė bėjmė me hundėn e fėmijės dhe qė mund ta gjejmė nė ēdo farmaci me flakone tė vegjėl me pikatore apo nė formė shishesh qė sprucojnė solucionin: Nė rast mbufatjeje apo rrjedhje sekrecionesh: hedhim nga dy pika solucion nė secilėn vrimė hunde nė kohėn para se ta vemė fėmijėn nė gjumė apo para se ta vemė nė gji. Veē kėtyre momenteve, mund tė hedhim edhe herė tė tjera nė rast se ėshtė e domosdoshme, kur shikojmė se frymėmarrja ėshtė e penguar. Mos kini frikė nga solucioni fiziollogjik. Nė rast korriēkash: Fillimisht bėhet zbutja e tyreme 2-3 pika solucioni fiziollogjik dhe pastaj bėjmė heqjen e tyre me shkopinjza me pambuk nė majė. Duhet bėrė kujdes qė gjatė kohės qė punojmė, tė jemi tė ngadalshėm, tė butė, tė bisedojmė me tė apo t’i kėndojmė. Kjo pėr tė vetmen arėsye se tė gjitha veprimet janė tė bezdisėshme pėr foshnjėn.

    Kujdesi pėr veshėt.
    Tek fėmijėt e porsalindur, por edhe tek tė gjithė fėmijėt e vitit tė parė tė jetės, mund tė kemi mjaft probleme me infeksionin e veshit tė mesėm (otitin akut) Ashtu sikurse edhe tek hundėt, kjo mundėsi e shtuar pėr infeksionin e tyre, vjen si rezultat i ndėrtimit tė tyre anatomik. Ju e dini, ose duhet ta dini, qė veshi lidhet me gojėn me njė tub, nė mėnyrė qė tė sigurohet ajrosja e tij. Tek fėmijėt e vitit tė parė ky tub ka pozicion horizontal, e pas kėsaj moshe ai merr pozicionin vertikal. Si rezultat i kėtij pozicioni favorizohet kalimi i pėshtymės apo mbeturinave ushqimore nga goja nė drejtim tė veshit, sidomos pas kollitjeve apo tėshtitjeve. Me kalimin e kohės kėto mbeturina fillojnė tė dekompozohen dhe tė realizojnė infeksionin e veshit tė mesėm. Nga ana tjetėr pakujdesia gjatė banjave mund tė shkaktojė infeksionin nga jashtė. Kujdes pra gjatė banjės ruani mosfutjen e ujit nė vesh. Ēfarė paraqet njė otit: Dhimbje tė forta, tė papritura, mjaft tė bezdisėshme pėr fėmijėn dhe prindėrit. Ato mund tė jenė pėr kohė tė gjatė, por edhe valė – valė. Shpesh mund tė kemi edhe temperaturė. Infeksioni dallohet kollaj nėse shtypim lehtazi atė sektor qė ne e quajmė tragusi i veshit. Para se tė kontaktoni me mjekun, hidhini fėmijės tuaj 2-3 pika alkool borik 3%, mundėsisht tė vakėt pėr ta qetėsuar atė e pastaj kėrkoni ndihmėn mjekėsore pėr tė vazhduar mė tej trajtimin e duhur. Duke pėrfunduar kujdesin pėr kėto tre organe tė rėndėsishme tė shqisave do tė kėshilloja: Mbani nė kutitė tuaja tė urgjencės:Solucion fiziollogjik, tretėsirė e kripės sė gjellės (1-2 shishka plastike); Solucion Acid Borik 3%- 100 ml; Alkol Borik 3% - 1 shishkė plastike; njė paket me bimėn e kamomilit si dhe njė pako me shkopinj tė pambukėzuar.

    Mos hidhni kurrė nė sy, vesh apo hundė Qumėsht gjiri! Pėr syrin dhe veshin, yndyra qė pėrmban qumėshti nuk do tė bėnte gjė tjetėr veē se do tė shtonte grumbullimin e pluhurave e si rezultat do tė vėshtirėsohej e do tė zgjatej mjekimi. Nė rastin e hundės pasojat mund tė ishin edhe mė tė rėnda. Nė teshtitjen e fėmijės, qė fillimisht shoqėrohet me njė thithje tė fortė e tė thellė tė ajrit, mundet qė pikėzat e yndyrės sė qumėshtit tė ngelura nė qimet e hundės, tė thithen bashkė me ajrin e tė pėrfundojnė nė mushkėri. Kjo do tė sjellė me vete atė qė ne e quajmė bronkopneumonia respiratore e, qė do tė na detyrojė tė mjekojmė njė sėmundje tė pa llogaritur fare.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Lėkura, sytė dhe hunda tek I Posaliduri

    Shume informacione te nevojshme, do ja rekomandoj disa veteve

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: Lėkura, sytė dhe hunda tek I Posaliduri

    Faleminderit per keto informacione

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Argjila dhe ndikimi pozitiv tek lekura dhe floket !!
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2012, 12:58 PM
  2. Ku ju shkojnė sytė...
    Nga ReniX nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-02-2012, 07:49 PM
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 09:20 PM
  4. Lėkura mund tė dėmtohet nga stresi
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2009, 10:26 PM
  5. truk per syte
    Nga kuklla nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2008, 04:14 PM