Receta Gatimi

Gurėt nė tėmth, si tė shmangėsh krizat nėpėrmjet ushqimit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Gurėt nė tėmth, si tė shmangėsh krizat nėpėrmjet ushqimit

    Pėrdorimi i disa ushqimeve tė caktuara, mund tė provokojė kriza te personat qė vuajnė nga kjo patologji. Nė njė intervistė pėr “Panorama” mjekja gastro-hepatologe Albana Duni, shpjegon se cilat janė ushqimet qė dėmtojnė tė sėmurėt me gurė nė tėmth dhe cilat janė tė mira pėr kėtė kontingjent tė sėmurėsh.
    Mbipesha pėrbėn njė faktor rreziku pėr shfaqjen e kėtyre problemeve si pasojė e sekretimit tė shtuar tė kolesterolit. Kjo bėn qė kėto probleme tė hasen mė shpesh nė personat qė kanė probleme me mbipeshėn, se nė ato me peshė normale.
    Ka disa ushqime qė ndikojnė nė shfaqjen e gurėve nė tėmth, madje disa prej tyre ndikojnė nė shfaqjen e krizave (kolikave) tė gurėve. Kryesisht ushqimet me yndyrė dhe pijet alkoolike. Mė konkretisht rekomandohet tė reduktohet nė maksimum konsumimi i: vezėve, mishit tė derrit, tė qengjit, pastėrmasė, mishi i shpendėve, kafeja, agrumet, qepa, qumėshti me pėrmbajtje tė lartė yndyrash, ēokollata, ēaji i zi, alkooli dhe frutat e thata si: kikirikėt, bajamet, arrat, etj. Nė mėnyrė kategorike duhen eliminuar pijet me gaz, sepse shpesh mund tė bėhen shkak pėr lėvizjen e gurėve dhe shpėrthimin e krizave. Pėrveē kujdesit nė meny, duhen ndryshuar apo modifikuar dhe regjimi. Kėshtu rekomandohen tė hani sasi tė vogla ushqimi gjatė ditės, dhe tė eliminoni ndonjė vakt tė rėndė sidomos nė darkė.
    Rekomandohet qė tė konsumohen sa mė shumė ushqime me fibra. Kėto gjenden nė shumė zarzavate, por sidomos te kastraveci. Mjaft tė mira janė fruta tė ndryshme si: rrushi dhe lėngu i freskėt i tij, molla, pjeshka, limoni, qitroja, dardha, kumbulla, pjepri, luleshtrydhja, arra kokosi, hudhra, etj. Shumė me rėndėsi do tė ishte edhe konsumimi i sasive tė mėdha tė lėngjeve, qoftė dhe thjesht ujė. Rekomandohet qė tė pėrdoret shumė vaji i ullirit, sepse ėshtė mjaft i mirė dhe pėrmban yndyrna “tė shėndetshme.

    Si formohen gurėt e tėmthit?
    Fshikėza e tėmthit ėshtė njė qese e vogėl, qė “magazinon” lėngun e tėmthit dhe e ēliron si ndihmues nė procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesėrisht nė stomak kalon nė zorrėn e hollė ku derdhet tėmthi pas vakteve tė ngrėnies. Tėmthi ėshtė njė lėng me ngjyrė jeshile me tė verdhė, dhe pėrmban kolesterol, lecitin dhe kripėra biliare. Nė qoftė se fshikėza e tėmthit nuk punon siē duhet atėherė personi do tė ketė probleme serioze me tretjen.
    Gurėt janė problemi mė i madh qė mund tė ketė fshikėza e tėmthit, tė cilėt formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripėrave biliare. Personat, tėmthi i tė cilėve pėrmban shumė kolesterol, ose kur fshikėza qė pėrmban tėmthin nuk zbrazet siē duhet, janė mė tė rriskuar pėr formimin e gurėve. Shumica e gurėve nuk shkaktojnė probleme, vetėm 1-2 % e tyre janė tė aftė pėr tė zhvilluar sėmundje.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Gurėt nė tėmth, si tė shmangėsh krizat nėpėrmjet ushqimit

    Kjo doktoresh qenka nje kastravece moj ema, sepse simas ksaj shoku duhet te vdesi urie! Ku rri dot un pa ngrene cokallata e ato gjonat e tjera re!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gurėt nė tėmth, si tė shmangėsh krizat nėpėrmjet ushqimit

    flm per keto keshtillat ema
    lol dako, vertet jane disa ushqime qe smund ti rezistosh dot pa ngren

  4. #4
    i/e rregjistruar Maska e Ambri
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    2
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    nuk eshte e vertete qe ka te beje mbipesha, sepse un jam njeri prej tyre dhe nuk jam mbipeshe nuk pi alkol nuk perdori ushqime qe permbajne yndyre dhe kam gure ne temth.Persa i perket dietave eshte shume relative se dikujt njera i ben keq dhe tjetrin e kunderta.Zgjidhja eshte se ne rast se krizat jane te shpeshta duhet te operohet.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Guret ne veshka, shkaktaret dhe mjekimi
    Nga olsii nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2012, 12:41 PM
  2. Gurėt qė rrokullisen nė shkretėtirė
    Nga aurel nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 03:55 PM
  3. Pasojat e ushqimit tė pasur me yndyra
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 08:18 PM
  4. Oksigjenin ne Hene mund ta prodhojne guret
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2009, 04:25 PM
  5. “Tė vėrtetat” e “tė gabuarat” pėr gurėt nė veshka
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 03:46 AM