Receta Gatimi

Shqipja e varfer nje legjende


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Shqipja e varfer nje legjende

    Thesaurus Albanicae Linguae", fjalori i gjuhės shqipe qė mund tė shkarkohet falas nė internet. Pėrmban afro 14 mijė fjalė

    Kur nisi punėn 25 vjet tė shkuara,Profesor Vincenzo Belmonte.,qėllimi i tij ishte qė tė tregonte pasurinė e gjuhės shqipe. Sot kėrkon tė hedhė poshtė "idenė" e varfėrisė sė shqipes. Dhe e bėn kėtė duke ofruar falas fjalorin "Thesaurus Albanicae Linguae". Profesor Vincenzo Belmonte kurorėzon kėshtu njė drejtim tė kėrkimit tė tij shkencor mbi gjuhėn dhe letėrsinė shqipe. Mė saktė mbi gjuhėn arbėreshe, tė cilėn mundohet ta mbajė tė gjallė, nė San Cosmo Albanse nė Kozencė tė Italisė, atje ku pesė shekuj mė parė u vendosėn stėrgjyshėrit e tij shqiptarė. Pas 10 vjetėve nga krijimi i fjalorit, Belmonte e hedh atė nė internet, ku kushdo mund ta shkarkojė falas. Nuk ėshtė qėllimi qė thjesht tė pėrfitosh prej tij. Jo mė kot Belmonte e ka ndėrtuar atė si njė vepėr tė hapur, ku lexuesi mund tė ndėrhyjė e ta pasurojė atė me tė tjera fjalė.


    Vincenzo Belmonte u lind mė 1945. Ėshtė diplomuar pėr Filozofi nė Universitetin "La Sapienza" tė Romės. Pėr vite me radhė ka dhėnė lėndėn e historisė e filozofisė nė gjimnaz. Mė tej ka dhėnė lėndėn e Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Mesinės dhe nė atė tė Barit. Ėshtė bashkėpunėtor i jashtėm nė katedrėn e Gjuhėsisė dhe Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Kalabrisė. Belmonte njihet edhe si njė nga njohėsit mė tė mirė tė veprės sė Zef Serembes tė cilit i ka kushtuar disa studime. Vetėm pak kohė mė parė nxori pėrmbledhjen "Canti" ("Kėngė") me poezi tė Serembes.

    I riktheheni edhe njėherė fjalorit "Thesaurus", por kėtė herė pėrmes internetit.


    Legjenda e varfėrisė sė gjuhės shqipe nuk ka arsye tė ekzistojė mė. Qėllimi i "Thesaurus-it" ka qenė paraqitja se mė e plotė e mundėsive shprehėse tė gjuhės shqipe si nė rrjedhėn e historisė sė saj, aspekti diakronik ashtu edhe sot nė tė gjitha trevat e banuara prej Shqiptarėve, aspekti sinkronik dhe vizatimi i rrjetit tė marrėdhėnieve tė brendshme midis fjalėve dhe midis koncepteve.


    Ēfarė ofron fjalori?


    Fjalori nėndahet nė 13.760 fjalė-bazė (lema). Pėr secilėn jepen sinonimet dhe termat e afėrm, tė prejardhur, pėrkatės e tė kundėrt. Shumė e pasur ėshtė frazeologjia nė lidhje me ēdo koncept. Nė tė gjenden nja 60 njėsi frazeologjike pėr vdiq, 230 sinonime pėr budalla, 58 pėr brengos, 32 pėr zagushi, 31 pėr barkmadh, 23 pėr jap (njė shuplakė, njė grusht: 10 nga Kosova, 7 nga fshatrat arbėreshė, 6 nga Shqipėria). Per terma si "trup", "shtėpi", jepen emrat e pjesėve pėrbėrėse, nė mėnyrė qė Fjalori mund tė thuhet edhe nomenklator.


    Kur filluat punėn pėr fjalorin dhe cila ėshtė lėnda qė keni shfrytėzuar pėr tė?


    Puna filloi nė 1982 dhe mbaroi nė 1997 (me ndonjė ndėrprerje). Vepra doli nė vitin 1997, nė katėr disketa, me ndihmėn e Departamentit tė Gjuhėsisė (prof. F. Altimari) tė Universitetit tė Kalabrise. Ajo u shpėrnda falas qė nė fillim.


    Thesaurus-i bazohet kryesisht mbi Fjalorin e Akademisė (Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė 1980), po shfrytėzon edhe repertorė tė tjerė si Fjalor italisht-shqip (Leka e Simoni-1986), Fjalor i termave tė anatomisė (1985), Dizionario degli albanesi d'Italia (Giordano-1963), Dizionario albanese-italiano (Leotti 1937), Fjalor shqip-greqisht (Kristoforidhi 1904), Lessico italiano e macedone (Chetta 1779-ende i pabotuar). Pėr autorėt e vjetėr nga Shqipėria pėrdora glosarėt e Kolė Ashtės, ndėrsa pėr arbėreshėt bėra njė vjelje sistematike tė veprave letrare, shpesh tė pabotuara. Fjalori mbledh mijėra fjalė dialektore nga Shqipėria, nga Arbėria italiane (me siglėn A), nga Kosova (me siglėn K). Kėto fjalė u morėn nga veprat e Xhuvanit e Ēabejt, nga "Dialektologjia shqiptare", nga revistat "Studime filologjike" dhe "Gjuha jonė" dhe, pėr Kosovėn, nga veprat "Fjalorth i fjalėve tė ralla" tė A. Zymberit (1979) e"Fjalor fjalėsh e shprehjesh popullore" (1982).


    Mendoni se ia keni arritur qėllimit apo shihni se ka vend pėr ndėrhyrje?


    Jam i vetėdijshėm se njė fjalor nuk mund tė jetė askurrė i pėrsosur. Prandaj kėtė Thesaurus e kam projektuar si vepėr tė hapėt. Pėrdoruesi mund tė bėjė ndreqje, ndryshime e shtesa (qė memorizohen duke klikuar mbi "Registra lemma", lart). Kėshtu vepra pėrmirėsohet dhe plotėsohet vazhdimisht nga ana e pėrdoruesit. Nga faqja arbėreshe ėėė.jemi.it e prof. Luigj Boēės (Luigi Boccia - Universitą della Calabria - Cosenza) mund tė shkarkohet falas fjalori im THESAURUS ALBANICAE LINGUAE,hartuar nga njė kėndvėshtrim mbarėshqiptar dhe me mundėsi ndryshimi tė tekstit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Shqipja e varfer nje legjende

    disa nga punet e tyre.

    FJALORI ARBĖRISHT-ITALISHT I HORĖS SĖ ARBĖRESHĖVET
    Dizionario arbėresh - italiano della parlata di Piana degli Albanesi

    di GAETANO GERBINO


    Kodi:
    http://www.jemi.it/index.php?option=com_docman&task=doc_download&gid=31
    Grammatica Arbėreshė

    del Prof. Librandi

    con le rare poesie di Variboba - 1897


    Kodi:
    http://www.jemi.it/index.php?option=com_docman&task=doc_download&gid=26
    Thesaurus Albanicae Linguae
    del Prof. Vincenzo Belmonte

    Uno strumento unico per scrivere in Arbėrisht.
    In esclusiva per Jemi!
    Prova il programma con l'unico thesauro della lingua albanese. E' gratis, č sicuro.


    Kodi:
    http://www.jemi.it/index.php?option=com_docman&task=doc_download&gid=15

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Shqipja e varfer nje legjende

    Genti pergezime per gjetjen e faqeve te pershtateshme.

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Shqipja e varfer nje legjende

    Pershendetje Kuklla.

    Une u perpoqa qe te plotesohej postimi yt edhe me disa nga punet konkrete te Universitetit te Kalabrise. Per kete arsye i shtova keto linke per shkarkim.
    Kete gje e kam pare edhe ne nje gazete shqiptare dhe me beri shume pershtypje.
    Mu be qejfi qe ti e postove ne forum kete gje.


    Ciao!!!

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Shqipja e varfer nje legjende

    Bere shume mire, qe i postove.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sado i varfėr qė tė jesh, jepi atij qė ka mė pak
    Nga ardona nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 02:56 PM
  2. Kur i pasuri bėhet i varfėr
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 12:40 PM
  3. Vera e varfer ne euro
    Nga Kliton nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 08:42 AM
  4. Njė shtėpi e thjeshtė dhe e varfėr...
    Nga EMAUS nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 02:44 PM