Receta Gatimi

Letra drejtuar Filemonit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Letra drejtuar Filemonit

    LETRA DREJTUAR FILEMONIT.


    Letra e vetme...

    Letra drejtuar Filemonit, tė cilėn disa e quajnė thjesht njė shėnim ose biletė, pėr shkak se ėshtė e shkurtėr, ėshtė me tė vėrtetė letra mė e shkurtėr e apostullit Pal. Por megjithėse i shkurtėr, ky tekst sikurse edhe Letra drejtuar Romakėve, na paraqet mendimin e tij tė thellė. Kėtu ai na zbulon zemrėn e madhe nė Krishtin.

    Nga njėra anė kjo letėr zė njė vend tė veēantė nė literaturėn e krishterė dhe Shkrimin e Shenjtė sepse ėshtė letra e vetme personale e Apostullit tė Kombeve. Pali duhet tė kishte shkruar edhe letra tė tjera personale.

    Rrethi i vėllezėrve, i tė njohurve tė tij personalė, shėrbesa qė kryente thuajse nė gjithė atė botė tė njohur dhe fakti se Perėndia e pėrdorte pėr tė sjellė tek e vėrteta njė listė shumė tė gjatė shpirtrash, bindin se letra drejtuar Filemonit nuk ishte letra e tij e vetme personale. Tė gjitha letrat e tij personale humbėn dhe kjo e bėn letrėn edhe mė tė dėshirueshme dhe interesante.


    [align=left:qh51mcad]Autori: Spiro Portinos[/align:qh51mcad]
    .............................................

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: LETRA DREJTUAR FILEMONIT.

    Karakteri i letrės.

    Letra e vogėl ėshtė e mbushur me delikatesė. Zemra e Palit derdh gjithė madhėshtinė e dashurisė sė Krishtit. Nuk ėshtė apostulli i ditur i asaj letre drejtuar Romakėve, mėsuesi i rreptė i letrave drejtuar Korintasve, ati i menēur i letrave baritore; kėtu ėshtė thjesht Pali.

    Pėrsėritja e fjalės "zemėr", tregon zemrėn e madhe tė Palit. Njė mėsim i parė qė del nga Letra pėr ata tė cilėt Perėndia i ftoi t'i shėrbejnė, ėshtė zjarri dhe delikatesa qė Pali tregon me shpirtrat qė sillte nė dritėn e Krishtit.

    E gjithė letra mban erė paqeje, njė ngrohtėsi tė veēantė dhe ndoshta njė ide tė padukshme dhe kalimtare malli, pėr familjen, tė cilėn Pali e dogji mbi altarin e flijimit tė madh pėr lavdinė e Perėndisė.


    ..............................................

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: LETRA DREJTUAR FILEMONIT.

    Personazhet e letrės.

    Kjo letėr ngjason me dramat e lashta klasike tė cilat mbanin si titull emrin e personazhit kryesor qė luante nė skenė.
    Kėshtu personi qė zotėron pas Zotit Jezus, i cili u flet zemrave dhe ndryshon jetė njerėzish, ėshtė Onesimi.


    Asnjėra prej letrave tė tjera tė Palit nuk ėshtė kaq shumė, kaq e lidhur me njė person tė vetėm, sa kjo letėr. Nėse do tė kishte vend pėr titull, do tė mund ta quaje menjėherė: "Onesimi".

    Emri ėshtė grek dhe i pėrdorur zakonisht pėr skllevėr. Ai mund tė pėrkthehet lirshėm si "ai ėshtė i dobishėm". Ekzistojnė dy alternativa rreth asaj ēka ngjet dhe shkaqeve qė ēuan nė shkrimin e kėsaj letre.

    Alternativa e parė dhe e njohur gjithkund na e jep Onesimin si njė skllav, i cili shpėtoi dhe sikurse del nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė nga vargu "dhe nė qoftė se tė ka bėrė ndonjė padrejtėsi ose tė ka ndonjė detyrim"..., tregon se ishte njėkohėsisht edhe vjedhės.

    Onesimi mbėrriti nė Romė, nė qendėr tė Tokės, dhe humbi nė lagjet e ndyra tė skllevėrve dhe keqbėrėsve nė brigjet e Tiberit. Nuk e dimė mėnyrėn se si ra nė kontakt me Palin. Por ėshtė e sigurt qė Pali e ēoi tek e vėrteta dhe i bėri tė njohur Shpėrimtarin Krisht.

    Sipas shprehjes karakteristike tė letrės, Pali e lindi Onesimin nė pranga. Se sa kohė qėndroi Onesimi tek Pali edhe kjo nuk dihet.
    Por fakti qė ai i shėrbeu Palit tė burgosur, dhe ēėshtjes sė Ungjillit, tregon pėr njė farė periudhe.

    [align=right:tjqvs6p9]Autori: Spiro Portinos[/align:tjqvs6p9]
    .....................................

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Letra drejtuar Filemonit

    Njė vėshtirėsi duhet t'i ketė dalė Palit: si do tė mund ta ndihmonte njė skllav tė arratisur?
    Alternativa romantike se u njohėn dhe jetuan bashkė nė njė burg romak, ėshtė e vėshtirė tė qėndrojė po tė mendojmė se Pali tė paktėn gjatė burgimit tė tij tė parė nė Romė, jetoi me qira.

    Diēka e papritur do tė vijė qė t'i shtyjė gjėrat drejt zgjidhjes pėrfundimtare. Ndoshta mund tė jetė ardhja e Epafrės. Epafra e njohu Onesimin dhe historia e trishtueshme e kėtij tė fundit erdhi nė dritė, dhe ardhja e Epafrės bėri qė sytė e skllavit tė njomen nga lotėt e pendimit. Dhe vendoset qė Onesimi t'i dėrgohet Filemonit, zotėrisė sė tij.

    Pali ka nevojė ta mbajė pranė, por nuk do ta mbajė Onesimin pa pasur sė pari miratimin nga Filemoni. Tashmė ai skllavi i dikurshėm dhe i pavlerė u bė, me hirin e Krishtit, i vlefshėm.
    Letra shkruhet dhe i jepet - sikurse duket - Tikikut nė dorė, i cili bėhet postieri dhe sjell me vete edhe letrat drejtuar Kolosianėve, Filipianėve dhe Efesianėve. Dhe rrėfimi i kėsaj historie, mbush shpirtrat e besimtarėve kėtu e dy mijė vjet me falėnderim ndaj Zotit.

    -Alternativa e dytė, dhe duhet tė themi se ėshtė pak e ndėrlikuar, ka pėr krijues tė sajin *
    E. GOODSPEED-in. Edhe kjo alternativė e dytė ėshtė edhe mė romantike, por mė tepėr dramatike.
    Dhe nė qoftė se herėn e parė thamė se letra mund tė titullohej "Onesimi", kėtė herė del qartė njė person tjetėr, Arkipi. Nė letėr, tek vargu 2,

    Pali i dėrgon tė fala Arkipit, duke e quajtur atė bashkėluftėtar. Veē kėsaj pėrshėndetja i drejtohet edhe "kishės nė shtėpinė e tij".
    Duhet tė kujtojmė gjithashtu se tek Letra drejtuar Kolosianėve 4:17, ekziston njė porosi e veēantė pėr Arkipin. Dhe ėshtė karakteristike qė porosia jepet pikėrisht nė mes tė mesazheve drejtuar Kishės nė Laodice.

    Kėshtu qė ndokush e kupton lehtė se Arkipi ėshtė njė prej pleqve te Kishės nė Laodice, dhe siē duket rri dhe banon aty. Kėshtu shpjegohet ajo qė Arkipi duhet tė marrė mesazh gojor nga Kolosianėt, sepse po tė ishte banor i Kolosit do ta dėgjonte letrėn sikurse tė gjithė vėllezėrit e tjerė tė kėsaj kishe. Nėse gjėrat janė kėshtu edhe Onesimi ishte nga Laodiceja dhe Letra drejtuar Filemonit duhet tė jetė letra e humbur sikurse duket nga Kolosianėve 4:16.

    Dhe kėshtu del njė shpjegim i bukur pėr Letrėn, e cila nuk i drejtohet, megjithė karakterin e saj personal, vetėm Filemonit, por gjithė Kishės nė Laodice. Sepse duhet tė kemi parasysh se nėn ligjet e skllavopronarisė sė atyre kohėrave, sa e madhe do tė ishte pėrgjegjėsia e Palit qė ta dėrgonte tė arratisurin dhe kusarin dhe ē'turbullirė do tė mund tė krijonte ky veprim i Palit. Duhej qė pritja dhe pozicioni i Onesimit tė pėrbėnin njė objekt mendimesh dhe vendimesh pėr tė gjithė kishėn.

    Del njė vėshtirėsi: tek Kolosianėve 4:9, Onesimi pėrmendet si "nga tuajt", gjė qė krijon pėrshypjen se ishte kolosian.

    Por E. GOODSPEED-i thekson, dhe me shumė tė drejtė, se Hierapoli, Kolosi dhe Laodiceja, ishin shumė afėr njėra me tjetrėn dhe lidhjet midis besimtarėve dhe kishave ishin tė shumta dhe tė forta, sa mund tė shiheshin tė gjitha bashkė si njė bashkėsi e vetme frymore. Dhe Onesimi ishte nga e njėjta krahinė.

    Dhe historia vazhdon...

    E. GOODSPEED-i na e jep Filemonin me njė zemėr tė madhe, zemėr tė pastėr Krishti. Njė zemėr qė nuk do t'i kundėrshtojė Palit, t'i japė atij, t'i falė Onesimin. Tashmė jo ta ndihmojė nė burg, por ta ketė shok tė vėrtetė besimi dhe bashkėluftėtar nė shėrbim tė Ungjillit tė Krishtit.
    Dhe Onesimi qėndron ndoshta pranė Palit, jeton pas vdekjes sė Palit dhe u shėrben kishave tė Azisė sė Vogėl.

    Nėse gjėrat janė kėshtu atėherė emri i Onesimit do tė dėgjohet pėrsėri nė historinė e kishės. Pesėmbėdhjetė, ndoshta tetėmbėdhjetė vjet mė vonė pas ngjarjes qė pėrshkruhet, Ignati, njė prej martirėve tė mėdhenj tė krishterė, dėrgohet nga Antiokia pėr nė Romė qė tė ekzekutohet.

    Nė rrugė e sipėr shkruan njė radhė letrash, tė cilat kanė shpėtuar. Njėrėn prej kėtyre, e shkruan nė njė ndalesė qė bėnė nė Izmir. Ajo i drejtohet kishės nė Efes. Njė pjesė e madhe e kapitullit tė parė i ėshtė kushtuar mbikėqyrėsit tė tyre, qė pėrshkruhet me fjalėt mė tė jashtėzakonshme.

    Dhe a doni ta mėsoni emrin e mbikėqyrėsit? Onesim!! Ignati bėn tė njėjtėn lojė fjalėsh me Palin dhe shkruan se sa i dobishėm ėshtė mbikėqyrėsi i tyre. Mos bėhet vallė fjalė pėr skllavin e arratisur, Onesimin? Pse jo? A nuk ėshtė i aftė Krishti tė bėjė mrekulli me pasoja dhe rezultate kaq mahnitėse?


    [align=right]Autori: Spiro Portinos[/align]
    .................................................. .......

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Letra drejtuar Filemonit

    Pali

    Pali i dytė i letrės

    Gjyqi i Palit para Agripės dhe Festit nė Ēezare, duhet tė jetė bėrė vjeshtėn e vitit 60 pas K.. Dimri i vitit 60 pas K. kalohet gjatė udhėtimit pėr nė Romė dhe mbytjes nė Maltė.

    Ėshtė llogaritur se Pali bashkė me bashkėpunėtorėt e tij mbėrritėn nė Romėn e Neronit rreth prillit tė vitit 61 pas K., kurse burgimi i parė mendohet se ka zgjatur thuajse 3 vjet (61-62 dhe 63 pas K.).

    Nga vargu i 1 Timoteut 1:3, duhet qė nga fundi i vitit 63 pas K., Pali tė jetė liruar dhe tė ketė shkuar nė Azinė e Vogėl. Ėshtė pikėrisht ai vit nė tė cilin Jozefi mbėrriti nė Romė. Vitin e ardhshėm, mė 19 korrik tė 64-ės pas K., do tė digjet Roma dhe do tė fillojnė pėrndjekjet e mėdha ndaj tė krishterėve.

    Letra drejtuar Filemonit duhet tė jetė shkruar nga Roma mė 63 pas K., bashkė ose njėkohėsisht me atė drejtuar Efesianėve dhe atė drejtuar Kolosianėve.
    Pali tashmė ka njė pėrvojė tė madhe frymore. Pasi tė kemi shėnuar kthimin e tij tek Krishti mė 36 pas K., do tė kemi 27 vite jetė me Zotin.

    Dhe nėse udhėtimi i tij i parė misionar u bė nė harkun kohor 46-47 pas K., Pali do tė ketė njė jetė me 17 vjet veprimtari misionare. Mundet tė flasė si plak, si baba frymor.
    Ėshtė pikėrisht ai i cili mund tė thotė se Filemoni s'do tė ishte e padrejtė qė tė rrėfente se tė gjitha ia detyronte Palit. Domethėnė nuk ėshtė vetėm ēėshtje qėllimi por edhe mundėsish...

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Letra drejtuar Filemonit

    Nė ato vite...
    Pali dhe rendi i skllavėrisė


    Duke marrė shkas si nga njėra alternativė ashtu edhe nga tjetra, pėr jetėn e Onesimit, besoj se duhet tė qartėsohet nė mendjet tona njė ēėshtje. Ēėshtje e vėshtirė por qė megjithatė duhet zgjidhur.

    Ekziston njė padi e rėndė e ngritur kundėr Palit, padi qė ngrihet edhe ndaj frymės sė lirisė nė Krishtin. Ėshtė akuza ndaj krishtėrimit, se ky i fundit ndėrkohė qė nuk mundi ta shėrojė plagėn e skllavėrisė nuk guxoi as edhe ta prekė kėtė ēėshtje. Ėshtė e vėrtetė?

    Le tė shikojmė si fillim pozicionin e skllevėrve nė atė kohė. Skllavi nuk ishte njeri. Ishte diēka, send, vegėl folėse, shitej dhe blihej dhe zotėria i tij kishte mbi tė tė drejtėn e jetės dhe vdekjes. Njė tekst zyrtar thotė se zotėria mund t'i rrihte ose dėnonte me punė tė rėnda, duke i vėnė p.sh. tė punojnė tė lidhur me zinxhirė, nė arat e tij ose nė ndonjė lloj punishteje - burg

    . Mundej gjithashtu t'i fshikullonte me thupėr me kamzhik tė zakonshėm ose me nyje. Gjithashtu edhe t'i shėnonin nė ballė nėse ishin vjedhės ose tė arratisur, madje dhe t'i kryqėzonin rebelėt.

    Tekstet nė lidhje me temėn e prekur janė tė shumta dhe faktet qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, janė tė frikshme. Si karakteristikė duhet tė pėrmendim njė rast qė na jep Pleni, historiani thuajse i sė njėjtės periudhė me Palin, dhe qė pėrshkruan mėnyrėn se si Vedio Pollio dėnon njė skllav.

    Skllavi sillte njė tabaka me gota qelqi nė oborr, por i ra njė gotė dhe u thye. Vedio Pollio urdhėroi menjėherė, dhe skllavin fatkeq e hodhėn nė njė rezervuar me peshq mishngrėnės, qė ndodhej nė mes tė oborrrit. Kuptohet qė e grinė menjėherė.

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Letra drejtuar Filemonit

    TYNEVAL-i i madh na jep disa pamje karakteristike: Njė zonjė rreh pėr vdekje njė skllave, vetėm e vetėm pėr njė kapriēo. Njė romak tjetėr kėnaqet duke dėgjuar tingujt e rrahjes me kamzhik dhe i duket kjo mė e ėmbėl se kėnga e sirenave dhe s'ndjehet i lumtur veē kur thėrret xhelatin pėr tė djegur me hekur tė skuqur dikė qė vodhi... njė palė peceta.

    Njė skllav i pabindur nuk ekzekutohej nėse mė parė nuk kalonte para disa torturave tė tmerrshme, si shembull pėr tė tjerėt. Pothuajse ēdo shtėpi romake kishte nė bodrumin e vet edhe sallėn e torturave.

    Ishin shumė me fat ata skllevėr qė pas arratisjes dhe arrestimit tė parė shpėtonin me njė vulė tė madhe DT nė ballė. DT ishin shkronjat e para tė fjalės DRAPETA qė do tė thotė nė latinisht i arratisur.

    Mė e tmerrshme nė gjithė kėtė histori dramatike ėshtė se torturimi dhe mė pas vrasja e skllevėrve, bėhej me dashje.

    Nė Perandorinė Romake kishte 60.000.000 skllevėr. Njė kryengritje e tyre pa dyshim qė do ta thyente keq perandorinė. Prandaj duhej qė me ēfarėdolloj mėnyre dhe pėr njė shkak ēfarėdo, tė turpėroheshin, tė frikėsoheshin, tė binin.
    Por thellė-thellė, nė kuptimin e plotė tė fjalės, skllavėria ishte e trupėzuar me mendimin njerėzor.

    E gjithė shoqėria e lashtė ekonomikisht ishte e mbėshtetur mbi punėn e skllavėrisė. Aristoteli ishte i mendimit se natyra e gjėrave e bėn tė nevojshme ekzistencėn e njė numri njerėzish qė do tė duhej tė ishin skllevėr, tė prisnin dru, tė pomponin ujė, t'u shėrbenin njerėzve qė i takonin shtresave mė tė larta.

    Pėrse Pali nuk mori njė pozicion pėrfundimtar? Pėrse veēanėrisht, nuk kėrkoi nga Filemoni ta lironte, atė qė tashmė e kishte vėlla, Onesimin?

    Le ta analizojmė mė me kujdes; tė supozojmė se krishtėrimi do tė ngrihej menjėherė pro ēlirimit tė skllevėrve. Ky veprim do tė ēonte nė njė tragjedi tė dyfishtė. Lėvizja e papėrgatitur, e vakėt dhe mbi tė gjitha e papjekur, do tė mbytej nė gjak dhe nė tmerr.

    Dhe skllevėrit do tė ktheheshin - ndoshta me tė drejtė - kundėr tė krishterėve duke pasur aleat tashmė dhe tė zotėt. Krishtėrimi do tė ishte njė organizatė e vėrtetuar si subversive.

    *Subversive = (do tė thotč qė ka pėr qėllim pėrmbysjen e rendit nė fuqi duke dėmtuar pushtetin e ligjshėm nėpėrmjet veprimtarisė sė saj).

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Letra te pa postuara asnjehere
    Nga kuklla nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-12-2015, 12:20 AM
  2. Letra e nje femije per prinderit e tij!
    Nga EMAUS nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2013, 08:11 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-08-2011, 11:19 AM
  4. Martesat per “letra”???
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 12:08 PM