Receta Gatimi

Dy fjale per Petro Markon


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Dy fjale per Petro Markon

    Shkeputur nga gazeta "Gazeta shqiptare"
    12/05/2008 - 12:01
    • Nga prof. Pėllumb A. Ēabej

    Shkrimtarin Petro Marko pata fatin ta njoh nė Klubin e Gazetarėve pėrballė me "Zėrin e Popullit" nga shkrimtari i mirėnjohur Shefqet Musaraj,
    pas daljes nga burgu. Petrua kishte fizik tė bėshėm, ishte shpatullgjerė, megjithėse vinte pak i kėrrusur. Me siguri do kishte rėnduar mbi tė pesha e burgut. Kaēurrelat mbi ballin e gjerė ia kishte spėrkatur bryma me argjendin e saj. Fytyra e tij fisnike me vėshtrim tė qetė dhe tė menduar kishte pamje burrėrore. Ajo tė kujtonte ilirėt, portretin e Lekės sė Madh dhe atė tė Pirros. Karakteristikė e veēantė e Petro Markos ishte se kur bisedonte me njeri, cigaren nuk e hiqte nga cepi i buzės. Njohja ime me tė shumė shpejt u shndėrrua nė miqėsi nėpėrmjet babait, ish- mėsuesit Arshi Ēabej, i cili nė atė kohė punonte nė Ministrinė e Arsimit, nė sektorin e librit shkollor, me kryetar dege tė ndjerin Musin Kroi. Babai vuante nga astma. Mjekėt e kėshilluan tė ndėrronte klimė. Tirana kishte lagėshtirė. Mė nė fund ai shkoi arsimtar nė fshatin Luz i vogėl tė Kavajės, ku drejtor i shkollės ishte Aliu, kunati i Petro Markos, vėllai i Safos, bashkėshortes sė tij. Babai, sa herė vinte me pushime nė Tiranė, takohej edhe me Petron.
    Njė ditė ai mė tregoi se si njė tė diel paradite, kur po pinin kafe nė Bar "Ēajupi" Petroua, nė bisedė e sipėr mė kishte lavdėruar duke mė quajtur djalė tė mirė, me talent, shkruan bukur, me kalimin e kohės do tė bėhet poet i mirė.
    Nė njė rast tjetėr Petrua i ishte ankuar babait, i kish qarė hallin se ishte pa punė, shkrimet nuk ia botonin. Aq ngushtė ishte ekonomikisht, deri aty sa merrte veresie nė njė kosaxhi nė afėrsi tė kinema "17 Nėntorit", si dhe sot disa familje tė varfra marrin me fletore. Honoraret qė merr Safua, i kish thėnė, kur boton ndonjė pikturė nėpėr gazeta, s'dalin as pėr shpenzimet e saj, pa le pastaj pėr blerjen e bojėrave. Nga ngushtėsia ekonomike Petrua nuk blinte mė paketa me cigare, por kishte filluar tė pinte duhan me tė dredhur.
    Hera-herės dhe me llullė. Qė ta linte, nuk e linte dot, e kishte shok qė nė burg. Me tė largonte mėrzitjen dhe dėshpėrimin.
    Petrua bėnte vazhdimisht pėrpjekje pėr tė botuar, po pėrpjekjet e tij ishin tė kota. Disa nga funksionarėt e shtypit, njerėz servilė dhe frikacakė, nė vend qė t'i jepnin dorėn, t'i hapnin rrugėn dhe ta mbėshtesnin, i shmangeshin. Ata prisnin tė shihnin njė herė se ēfarė qėndrimi do mbante Partia dhe ish-organet e Punėve tė Brendshme ndaj Petros pas daljes nga burgu.
    Nė atė kohė po afronte dita pėrkujtimore mbi hedhjen e bombės atomike nė Hiroshima. Petrua e shfrytėzoi kėtė rast; pėrktheu nga njė poet i huaj njė poezi qė i kushtohej Hiroshimės, me shpresė se me botimin e saj mund t'i hapej rruga dhe pėr botime tė tjera. Pėrkthimi i tij ishte i goditur, e bėnte poezinė edhe mė tėrheqėse. Ai e dorėzoi pėr ta botuar nė "Zėrin e Rinisė", "Sporti Popullor", deri te gazeta e ushtrisė "Luftėtari", botoheshin te godina e "Zėrit tė Popullit", nė katin e parė, nė njė sallė me premisa tė mėdha, ku ishin vendosur dy makineri pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, qė kur ndizeshin dhe viheshin nė lėvizje, shkaktonin njė zhurmė tė fuqishme, si zhurma e njė lokomotive treni, sa dėgjohej edhe jashtė deri nė trotuar. Dritaret e sallės, pėr tė mos parė njerėzit nga jashtė, rrinin gjithmonė tė mbuluara me perde tė mėdha prej mushamaje.
    Nė atė kohė, gazeta "Zėri i Rinisė", veē materialeve tė tjera, nė ēdo dy tė shtuna botonte dhe faqen letrare me krijimet e debutuesve tė rinj, si me skica, tregime, poezi e deri te pėrkthimet. Kjo faqe letrare pėrgatitej nga grupi i letrarėve tė rinj, si Bekim Harxhi, Murat Nezha, Muharrem Gazioni, Neki Lezha etj, ku bėja pjesė edhe unė. Si e pėrgatisnim, ia kalonim kryeredaktorit pėr ta kontrolluar e pėr ta firmosur pėrpara se ta ēonim nė shtypshkronjė. Kryeredaktor ishte Dhimitėr Verli, i cili nuk merrte vesh fare nga shtypi, por qė vendin e kryeredaktorit e kishte zėnė vetėm nėpėrmjet njė njeriut tė tij, Aleks Verlit, qė nė atė kohė ishte ministėr i Financave, por qė ndryshonin shumė nga njėri-tjetri, si nata me ditėn. Kur po kontrollonte materialet e faqes letrare dhe kur pa poezinė kushtuar Hiroshimės me emrin e Petro Markos si pėrkthyes, e hoqi menjėherė, duke thėnė: "S'kemi nevojė pėr pėrkthimet e burgaxhinjve, ndėrroheni, vini ndonjė poezi tjetėr". Mirėpo ne ishim tė vendosur se me botimin e kėtij pėrkthimi, Petro Markos mund t'i hapej rruga pėr botime tė tjera. Bekimi tha ta marrim njėherė me vete, tė shohim se mos e rregullojmė me ata tė shtypshkronjės dhe e futi nė xhep.
    Punėtorėt nė shtypshkronjė e merrnin punėn nė orėn dhjetė tė mbrėmjes dhe e linin nė orėn gjashtė tė mėngjesit, pasi tė kishte filluar shpėrndarja e shtypit. Ata ishin njerėz tė mirė, megjithėse ne shiheshim njė herė nė dy javė, kishim krijuar miqėsi tė ngushtė dhe tė sinqertė. Ata kishin konsideratė pėr ne, shkrimet tona i lexonin me dashamirėsi. Kur u dorėzuam lėndėn e faqes, biseduam dhe pėr problemin e Petros. Ata morėn pėrsipėr botimin e poezisė, megjithėse mund tė kishin edhe pasoja pas saj, duke thėnė se Petrua duhet ndihmuar.
    Nė mėngjes, kur kryeredaktori po i hidhte njė sy gazetės dhe kur pa tė botuar poezinė kushtuar Hiroshimės me emrin e Patro Markos si pėrkthyes, u bė si i tėrbuar. Me dhjetėra herė na thėrriste nė zyrė e na pyeste sikur tė ishim nė hetuesi, duke na bėrė presion. Kėrkonte tė gjente fajtorėt pėr t'i vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė. Kishte frikė se mos i thoshin nga lart: Po ty, pėrse tė kemi vėnė? Deri sa mė nė fund pėrpjekjet e tij dėshtuan, u varrosėn njėherė e pėrgjithmonė nė pusin e harresės. Sado qė poezia pėr Hiroshimėn, me pėrkthimin e goditur tė Petro Markos u prit mirė nga lexuesit, prapė atij nuk iu hap rruga pėr tė botuar.
    Petro Marko nė atė kohė banonte nė bulevard, te pallati nė qoshe nė formė trekėndėshi, tek rrugica pėr te "Dervish Hatixheja", ndėrsa unė banoja nė fillim tė "Rrugės sė Fortuzit", kur hyn nga bulevardi, nė rrugėn "Hamit Shijaku". Ishin pothuajse komshinj me Petron dhe shpesh takoheshin nė rrugė, furrė apo dyqan dhe kur e bėnim rrugėn bashkė, kishte raste qė mė kthente pėr vizitė nė banesėn e tij, pinim kafe dhe bisedonim rreth letėrsisė.
    Njė tė diel janari u takuam rastėsisht. Ai shkoi pėr vizitė nė njė familje nė Tiranė tė Re, ndėrsa unė pėr tek motra. Rrugėn e bėmė bashkė. Megjithėse moti ishte i kthjellėt, bėnte ftohtė. Drita e diellit nė fasada ishte e verdhė, si limon. Gjatė bulevardit biseduam rreth veprave tė disa klasikėve. Kur arritėm nė qendėr, aty ku ndodhen sot shatėrvanėt nė formė govate, papritmas u pėrballėm me njė makinė tė re si tip Pezhoje ngjyrė ēokollate nė vishnje tė thellė. Duhet tė ishte prodhim i fundit, ngjante mė shumė me krahun e njė avioni. Siē mora vesh mė vonė, e kishte sjellė nga jashtė Mehmet Shehu pas pėrfundimit tė mbledhjes me kryetarėt e shteteve, qė ishte zhvilluar nė Nju Jork. Pėrpara me shoferin ishte Fiqiretja, pas saj Mehmeti. Fiqiretja kur na pa, ktheu kokėn prapa dhe se ēfarė i tha Mehmetit. Ai i bėri me dorė shoferit pėr tė ndaluar makinėn dhe ajo frenoi para kėmbėve tona. Fiqiretja, si uli xhamin e dritares, i foli Petros, duke i zgjatur dorėn: Si je? Pas Petros i dhashė dorėn edhe unė. Petrua i tha pėr mua se ėshtė njė letrar i ri. E njoh Pėllumbin Petro, e njoh, nė diskutimet e rretheve letrare. Diskutimet e tij kanė qenė gjithmonė tė vlefshme, tė drejta dhe parimore. Apo jo Pėllumb?, - mė tha. Mė buzėqeshi dhe mė pa nė sy.
    Mehmeti, si hapi pak derėn e makinės, u pėrshėndet me Petron dhe i tha: Petro, mos u bėj merak. Kam biseduar unė me ata shokėt atje, shkova vetė dhe mė thanė se do ta botojnė. Ishte fjala pėr romanin "Hasta la vista". Pra, Mehmet Shehu ishte ai qė i hapi rrugėn shkrimtarit Petro Marko pėr tė botuar.
    Si ishte e mundur qė Mehmet Shehu, shok armėsh me tė nė Luftėn e Spanjės, duke qenė dhe kryeministėr, tė lejonte arrestimin dhe burgimin e Petro Markos? A nuk ėshtė pėr t'u habitur? Apo ndoshta, megjithėse Mehmeti ishte kryeministėr, komandonte dikush tjetėr?
    Si u ndamė me ta dhe makina e tyre bėri pėr nga fundi i bulevardit, unė me Petron u ndamė pėrpara Pallatit tė Kulturės.
    Pas ca kohe, kur u shpall konkursi letraro-artistik me rastin e njėzetvjetorit tė ēlirimit, njė tė diel paradite nė Pallatin e Kulturės "Ali Kelmendi", nė sallėn e koncerteve, u zhvillua njė ceremoni, ku u shpallėn emrat e atyre qė kishin fituar. Listėn e lexoi i ndjeri Dalan Shapllo. Midis emrave fitues u pėrmend edhe emri i Petro Markos. Njerėzit, nga kureshtja, hodhėn sytė nėpėr sallė pėr ta parė, por pėr fat tė keq Petrua nuk ndodhej. Si mbaroi ceremonia festive, siē isha me trastė nė dorė u nisa pėr nė Pazarin e Ri pėr tė psonisur. Edhe mė parė, bashkė me babanė psonisnim atje, sepse prodhimet qė sillnin fshatarėt ishin mė tė freskėta dhe me ēmim tė arsyeshėm. Kur kalova mapon e veshmbathjes nė Rrugėn e Dibrės, atje ku sot ndodhet gropa e Hajdin Sejdisė, sa mora kthesėn pėr tė dalė nė Rrugėn e Barrikadave, gati sa nuk u pėrplasa me Petro Markon. Kujdes Petro, - i thashė, - se desh mė shtype, largoje atė dreq cigare se mė dogje. Qenke nė humor sot, - mė tha. Si tė mos jem, - i thashė, - kur do tė tė jap njė lajm tė gėzuar: ke fituar ēmimin e dytė dhe tridhjetė mijė lekė shpėrblim pėr romanin "Hasta la vista". Tani sapo i komunikuan emrat nė Pallatin e Kulturės "Ali Kelmendi". Po a je i sigurt se u pėrmend emri im?, - mė pyeti ai. Siē duket, ai nuk kishte besim se do tė fitonte, meqė kishte qenė nė burg.
    Fytyra e tij e pezmatuar u ēel menjėherė. Sytė iu mbushėn me stėrkala lotėsh gėzimi. Ndoshta nė atė fitore varej jeta e tij. Mė rroku dhe mė shtrėngoi para gjoksit tė tij. Pėrpara se tė ndaheshim nuk lashė pa bėrė njė shaka me tė: Petro, - i thashė, - kur tė marrėsh shpėrblimin, mos harro t'i paguash borxhin kosaxhiut. A rrufjan, - mė tha, - kush tė ka thėnė, xha Arshiu?
    E ndoqa me sy qė prapa deri sa e mbuloi turma. Ngrita kokėn drejt qiellit dhe thashė me vete: O Zot, deri kur do tė vuajnė kėta apostuj, inxhinierėt e shpirtit?
    Gjatė vitit 1992, kur u vendos demokracia, partitė e sapokrijuara kėrkonin godina pėr t'u vendosur pėr tė ushtruar aktivitetin e tyre politik. Socialdemokratja, me nė krye zotin Skėnder Gjinushi, u vendos nė Rrugėn e Fortuzit, pikėrisht nė godinėn ku ndodhet edhe sot. Nė njė paradite prilli, kur kalova andej, dikush mė thirri: O Pėllumb, Pėllumb! Kur ktheva kryet, pashė se ishte zoti Lisen Bashkurti. Menjėherė mu kujtuan rrethanat se si isha njohur me tė.
    Pėrpara vitit 1992, unė vazhdoja tė botoja poezi nga mė tė ndryshmet, si nė revistėn "Nėntori", gazetėn "Drita" dhe nė "Zėrin e Rinisė". Nė atė kohė, kryeredaktor nė
    "Zėrin e Rinisė" ishte zoti Remzi Lani, sot analist. Sektorin e kulturės sė kėsaj gazete e drejtonin dy shokėt e mi, Preē Zogaj dhe Ilirjan Zhupa.
    Njė paradite, duke biseduar nė zyrėn e zotit Lani, ku ndodhej edhe ish-kryeredaktori i revistės "Shkenca dhe jeta", zoti Kudret Isai, trokitėn nė derė. Nė zyrė hyri zoti Lisen Bashkurti, shtatlartė, elegant, veshur me gusto e me fytyrė simpatike. Mė shumė pėrshtypje tek ky njeri mė bėri edukata e tė folurit. Qė nga ai ēast mu krijua pėr tė respekti dhe konsiderata. Mė pėrshėndeti duke mė zgjatur dorėn dhe mė pyeti se pėr ku isha nisur. Nė Ndėrmarrjen e Librit, - iu pėrgjigja, - pėr t'u furnizuar. Furnizimin lėre pėr njė herė tjetėr, - mė tha, - sepse do tė tė ngarkoj me njė detyrė: do tė shoqėrosh deri tek ish-Blloku dy miq francezė, njė gazetar dhe njė fotoreporter, duan tė shohin nėse ėshtė hequr rrethimi nė vilėn e Enver Hoxhės. Unė kam njė mbledhje tė rėndėsishme dhe nuk mundem t'i shoqėroj. Pastaj iu drejtua tė huajve: Njihuni, ėshtė njė miku im, ėshtė poet, me tė jeni tė sigurt!
    Pėr fat tė mirė, gazetari dinte pak shqip dhe komunikonim lirshėm. Qė aty shkuam nė hotel "Arbėria", ku ata kishin fjetur njė natė mė parė. Unė i prita nė sallon, ndėrsa ata u ngjitėn lart. Gazetari mori bllokun e shėnimeve, ndėrsa fotoreporteri aparatin fotografik.
    Kur po kalonim pranė "Zėrit tė Popullit", gazetari mė tha: "Zoti Pėllumb, nėse shihni rrugės ndonjė shkrimtar serioz, disident, qė tė ketė vuajtur nėpėr burgjet e diktaturės komuniste, ju lutemi na njihni me tė pėr t'i marrė njė intervistė, do ta botojmė kur tė kthehemi nė Paris! Unė pohova.
    Kur arritėm tek Pallati i Kulturės "Ali Kelmendi", sytė mė shkuan tek bufe "Peza" nė lulishten para pallatit, ngjitur me bufenė pashė tė ulur nė stol Petro Markon. Ju qėndroni kėtu, - u thashė miqve francezė, - sa tė shkoj e tė bisedoj me tė nėse pranon. Shkova e takova, e pyeta pėr shėndetin dhe ai mė tha se kishte kohė qė vuante nga mushkėritė, deri aty sa hera-herės i bllokohej frymėmarrja. I thashė ta shoqėroja pėr nė shtėpi, por ai nuk pranoi, sepse pas ēlodhjes e ndjente veten mė mirė dhe mund tė shkonte vetė. Pastaj i thashė: Zoti Lisen Bashkurti mė ka dhėnė dy gazetarė francezė pėr t'i shoqėruar deri te ish-Blloku. Ata kanė dėshirė tė tė marrin njė intervistė nėse dėshiron. Pse jo Pėllumb, - mė tha, - janė tė mirėpritur. Kur Petrua bisedonte me gazetarin, u habita qė ai e zotėronte aq mirė frėngjishten. Ndėrsa ata bisedonin, fotoreporteri vazhdonte tė fotografonte Petron me poza nga mė tė ndryshmet. Kur u ndamė Petrua mė tha: Pėllumb, s'di si tė tė shpėrblej, ndjeva njė kėnaqėsi me mikun francez.
    Kur arritėm tek ish-Blloku, si gazetari dhe fotoreporteri panė me sytė e tyre se rrethimi nuk ekzistonte mė. Njerėzit kalonin tė qeshur e tė gėzuar. Ata i merrnin nė intervista, i pyesnin, mbanin shėnimet e duhura, i fotografonin. Pyesnin pėr emrat e disa rrugėve, derisa mė nė fund vizituan edhe vilėn ku kishte jetuar Enver Hoxha. Kur po ktheheshim pėr nė qendėr, gazetari kėrkoi tė mė bėnte njė vizitė nė familje dhe unė pranova.
    Tė ulur nė kolltukė, duke pirė kafe dhe lėng frutash, gazetari nxori nga kuleta kartėmonedha nė dollarė dhe m'i vuri pėrpara mbi tavolinė si shpėrblim pėr mundimin qė kisha bėrė kur i ēova pėr te ish-Blloku, por unė iu ktheva, megjithėse kisha nevojė pėr to, sepse gjithė ditėn rrija nėpėr trotuare, midis pluhurit, shiut dhe diellit duke shitur libra pėr tė fituar bukėn e gojės.
    Biseda jonė vazhdoi pothuajse njė orė. Ju tregova se si njė pjesė e mirė e intelektualėve shqiptarė e zotėrojnė mjaft mirė gjuhėn frėnge, jo vetėm kaq, por janė edhe pėrkthyes tė talentuar, si Jusuf Vrioni, Vedat Kokona, Sotir Caci, Misto Treska, Javer Malo, Fejzi Dika, Mitrush Kuteli, Remzi Xheneti, Skėnder Luarasi e tė tjerė. Ju nuk e dini, - u thashė, - se nga gjithė veprat e letėrsisė botėrore tė pėrkthyera nė shqip numrin mė tė madh e pėrbėjnė veprat e letėrsisė franceze. A mund tė na tregoni disa?, - mė pyetėn ata. Dhe unė fillova: "Tė mjerėt:, "Viti 93", "Katedralja e Parisit", "Njeriu qė qesh", "Vaterloja", "Antologji poetike", "E kuqja dhe e zeza", "Manastiri i Parmės", "Lysjen Lėveni", "Iluzionet e humbura", "Shkėlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve", "Lėkura prej shargini", "Fshatarėt", "Evgjeni Grande", "Kushėriri Pons", "Fajdexhiu Gobsek", "Shpartallimi dhe paraja", "Zonja Bavari", komeditė e Molierit, tregimet dhe novelat e Mopasanit, fabulat e Lafontenit, lirikat e Mysjesė dhe tė Lamartinit, e sa e sa tė tjera. Kur unė u tregoja, ata mė shikonin drejt e nė sy, sikur donin tė shkėpusnin fjalėt e mia pėrpara se t'i nxirrja nga goja. Hera-herės gazetari ia pėrkthente nė frėngjisht kolegut tė tij, fotoreporterit. Ju e patė vetė, - i thashė gazetarit, - kur biseduat me shkrimtarin Petro Marko, dhe vazhdova. Ju nuk mund ta dini se pėrkthyesit e talentuar shqiptarė, me punėn e tyre kėmbėngulėse dhe tė papėrtuar, kanė krijuar pėr lexuesin shqiptar arsenalin e kulturės franceze. Pėrmes veprave letrare tė pėrkthyera, lexuesi shqiptar mund tė njohė Francėn. Kjo ėshtė e vėrtetė, - mė tha gazetari francez, - ne deri tani nuk dinim asgjė. Kjo ėshtė njė mrekulli si pėr kulturėn tuaj, edhe pėr kulturėn franceze.
    Tė dy miqtė francezė mu dukėn njerėz tė mirė. Ata kishin respekt dhe flisnin me admirim pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ndjeheshin tė entuziazmuar pėr vendosjen e demokracisė nė Shqipėri dhe pėr pėrmbytjen e diktaturės komuniste...
    Ata, duke menduar se ishin borxhlinj karshi meje, nuk donin tė ndaheshin pa mė bėrė njė favor. Gazetari mė kėrkoi pasaportėn pėr tė marrė njė vizė nė ambasadėn franceze pėr tė vizituar Parisin, kryeqytetin francez. Unė i falenderova pėr kujdesin qė tregonin dhe pėr dashamirėsinė e tyre, por u thashė se megjithėse kisha shumė qejf ta vizitoja Parisin, nuk i pėrballoja dot shpenzimet.
    Pėrpara se tė ndaheshim gazetari mė vuri nė tavolinė kartėvizitėn me adresėn e tij. Mirėpo unė bėra njė gabim, duhet t'i jepja edhe unė adresėn time qė tė mė dėrgonte gazetėn ku ishte botuar intervista me Petro Markon. Mendova se mos kishin marrė adresėn e Petros, prandaj kėtė problem e rraha njė ditė me bashkėshorten e tij, zonjėn Safo, kur u ndodha nė banesėn e tyre pėr kopertinėn e librit, por edhe ajo mė tha se nuk kishin dėrguar gjė.
    Kohėt e fundit, njė mbrėmje, nė lajmet televizive u bė fjalė pėr disa nga gazetat franceze, ku midis tyre u pėrmend edhe gazeta "Lė - Parisje". Me tė dėgjuar kėtė emėr, mu kujtuan menjėherė dy miqtė francezė, gazetari dhe fotoreporteri, tė cilėt nė atė kohė punonin nė kėtė gazetė...
    Dhe sot e kėsaj dite nuk dihet se ēfarė i tha shkrimtari Petro Marko gazetarit francez gjatė intervistės, pėrpara se tė vdiste?!

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Dy fjale per Petro Marrkon

    Faleminderit kuklla per materialin

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Petro Marko
    Nga ardona nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-01-2013, 07:41 PM
  2. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga Alb-Angel nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 1460
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 11:53 PM
  3. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga ingal nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 21-06-2007, 07:04 PM
  4. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga EMAUS nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 09:10 PM
  5. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga EMAUS nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-05-2007, 07:36 PM