Receta Gatimi

Nazmi Rrahmani


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e burim_zh
    Anėtarėsimi
    Mar 2008
    Postime
    22
    Reputacioni
    0

    Nazmi Rrahmani

    Nazmi Rrahmani ėshtė shkrimtari qė ka patur dhe vazhdon tė ketė njė numėr tė madh lexuesish, sidomos nė Kosovė. Tek shkollarėt e mesėm ėshtė pa dyshim mė i njohur, por ėshtė i lexueshėm pėr tė gjitha shtresat shoqėrore dhe pėr tė gjitha moshat. Rrahmani ėshtė ndėr autorėt e paktė tė letėrsisė sė sotme shqiptare, qė shkruan vetėm llojin e prozės sė gjatė, romanin. Pėr nga formacioni stilistik ėshtė i shkollės realiste klasike, por i njė realizmi tė pėrafėrt me atė tė narracionit dokumentar.
    Nazmi Rrahmani lindi nė Bellofcė tė Podujevės. U shkollua nė Podujevė dhe nė Prishtinė. Studimet pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe i kreu nė Prishtinė. Pas studimeve punoi si gazetar nė Radio-Prishtina e mė pas te gazeta "Rilindja", pėr tė vazhduar nė redaksinė "Jeta e Re" dhe mė pas nė redaksinė e botimeve "Rilindja". Aktualisht jeton nė Prishtinė. Ka botuar romanet:
    Malėsorja, 1965, Pas vdekjes (Kthimi i njeriut tė vdekur), 1975, Tymi i votrės sė fikur, 1969, Toka e pėrgjakur, I,I1,1973, Rruga e shtėpisė sime, 1978.
    Lexuesit e shumtė tė N. Rahmanit, fare lehtė mund ta identifikojnė mjedisin e fshatit tė Llapit dhe Gollokut, qė ėshtė thuajse i njėjtė me botėn fshatare tė kėsaj hapėsire etnike. Pėr mė shumė, lexuesi i kėsaj hapėsire ėshtė nė gjendje tė identifikojė personazhet dhe fatet e tyre tė ngjashme, familjet dhe bėmat e vėrteta, kohėn dhe parashenja tė tjera tė kėtij mjedisi. Autori, me kėtė rast, nė romanet e veta i ndėrlidh, i pėrplotėson historitė dhe bėmat, fatet e personazheve tė shumtė pėrmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrėfyera nga njerėzit dhe pėr njerėzit e kėsaj hapėsire kosovare shtrihen brenda harkut kohor qė kap gati gjysmėn e parė tė shekullit njėzet dhe janė pasqyrė dhe dokument i fshatit tė atėhershėm, e pjesėrisht dhe tė atij tė sotėm. Akoma mė saktė: fati individual dhe fati kolektiv nė kėtė sagė narrative romanore ndėrlidhet me atė tė shqiptarėve mes dy luftėrave botėrore, e qė arrin deri nė ditėt tona. Edhe atėhere kur nė dukje fati i personazheve duket i izoluar, nė fakt, ėshtė refleks i fatit kolektiv. Edhe pozita e rėndė e gruas (Hajrija, Malėsorja), dhe skamja ekstreme, dhe vrazhdėsia, brutaliteti deri nė gjakmarrje, dhe shpėrngulja, ērrėnjosja nga trualli i tė parėve, vihet nė njė sfond tė pėrgiithshėm: mungesa e lirisė, jeta nėn terrorin e pushtuesit.Lirisht mund tė thuhet se letėrsia qė shkruan Nazmi Rrahmani ėshtė e angazhuar nė kuptimin e mirė tė fjalės, angazhim me sens tė humanizmit dhe tė marrėdhėnieve mes njerėzve. Pėr pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, pėr vizionin e tij jetėsor dhe filozofik, vlen tė sjellim njė mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: "... realiteti ėshtė edhe jashtė nesh edhe nė ne. Ai ekziston nė vetėdijen e njeriut tė vetėm nė formėn e njėmendėsisė, nė formėn sa njeriu mund ta njohė". Nė veprėn letrare, nė roman, kjo shkallė e pėrngjasimit me realitetin, nuk mbetet nė nivelin e njohjes, por merr njė trajtė mė individuale, subjektive dhe manifestohet si qėndrim i individit. Duke u menduar t'i shmanget kėtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndėrthur ndodhitė dhe idetė qenėsore nė vepėr rreth njė boshti themelor, personazhit, tė cilin e vendos nė njė mjedis tė caktuar jetėsor. Plkėrisht nga ky kontekst tėrėsor i realitetit, autori nxjerr personazhe qė pėrputhen plotėsisht me perspektivėn e zėrit autorial tė tekstit.
    Angazhimi i shkrimtarit kėshtu shtrihet nė tė gjitha sferat e teknologjisė narrative, si nė pėrzgjedhjen e ngjarjes tėrėsore, nė renditjen dhe kronologjinė e tyre, nė paraqitjen dhe pėrshkrimin e mjedisit, nė emėrtimet e personazheve dhe toponimet gjeografike, nė ndėrhyrjen e personaliteteve historike e kombėtare

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Nazmi Rrahmani

    Nuk me ka rene rasti te lexoj ndonje veper te ketij shkrimtari, do ta lexoj sapo te me bjere rasti.

    Flm

+ Pėrgjigju tek Diskutimi