Receta Gatimi

Poezi per dashurine


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 60
  1. #1
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Poezi per dashurine

    E cmendur

    Me thane se jam e cmendur
    E cmendur se ndjej dashuri
    Me thone se jam e cmendur
    Se mall ndjej te shkruaj ezi
    E cmendur me thone se jam
    Se besoj tek ti
    Se fjalet e tua jane te kota
    Jane fare pa dashuri
    Ohh e cmendur un jam
    Se besoj tek ti
    Se te dashuroj pa hile
    Valle kjo quhet cmenduri ?

  2. #2
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Poezi per dashurine

    Kur mendoj per ty !

    Kur mendoj per ty
    dhe ethe shpirti leshon
    Mendoj per gjene me te bukur ne jete
    Mendoj per dashurine tone.

    Kur mendoj per ata sy te bukur
    dhe buzet qe dridhen pa fjale
    Mendoj per floket mbi gjok sin tend
    dhe zemrat qe rrahin pandal.

    Kur me ty bisedoj dhe hesht
    d he dridhem kur me flet ngadale
    Mendoj se brenda teje ka dicka
    Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.

    Dicka qe me ben te ndihem si engjell
    Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj
    Ti me shterngon aq forte prane vetes
    Dhe une ngadal peshperis te dashuroj


    Nese nuk te thash
    se per mua je ti
    ajo qe me fal buzeqeshje
    ajo qe me fal ngrohtesi

    Nese s'ta shpreha dot
    sa shume te dashuroj
    fajin e kish natyra
    qe si dha zemres goje

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Poezi per dashurine

    bravo (e vogel e vogel por punen e ben te madhe )

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Shume te bukura

    Te bera ca korigjime dhe i dhashe ngjyre shkrimit, besoj se ste mbetet qejfi

  5. #5
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Poezi per dashurine

    faleminderit, moj po kush tha qe jam e vogel!

    Ok, ska problem, flm dhe ty

  6. #6
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Poezi per dashurine

    Te ka pa tek foto ajo! Ngaqe ke dale larg, dukesh e vogel! Afroje cik kameran qe te te shofim LIVE!

    Ej, meqe ra fjala! Na bej nje poezi per detin!

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Poezi per dashurine

    kjo e ka thene vete dak, e vogel e vogel po punen e bej te madhe (tek 10 femrat me seksi ne bote) pra te pakten te jete korekte me ato qe thote.

  8. #8
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Poezi per dashurine



    Tė dua, pėr ty vuaj!
    Tė dua, pėr ty shkruaj!
    Tė dua, pėr ty ėndėroj!
    Deri nė vdekje ty s’tė harroj!

    ***
    Njė ditė Zoti po mendonte,
    diqka zemrės time ti dhuronte..
    te gjith engjujt rreth vetės mblodhi
    dhe pėr zemrėn time vetėm ty tė zgjodhi.

    ***
    Ti fali syt, nėse ti i shikon!
    Ti fali duart, nėse ti i shtėrngon!
    Ta fali shpirtin, nėse ti mė pėrqafon!
    Ta fali zemrėn, nėse ti mė don!

    ***
    Nė mes tė natės po kėrkoj dritė..?
    Nė mes tė borės po kėrkoj ngrohtėsi..?
    Nė mes tė dimrit po kėrkoj veren..?
    Nė mes tė zemrės tėnde s’mund ta gjej vetėn..?

    ***
    Te puth buzen qe te flejsh embel,
    Te puth syrin qe te shofish enderr,
    Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
    Me 1000 puthje te them naten e mir.

    ***
    Si ndihesh sonte kur afer sme ke?
    Si te kalon nata kur mua sme sheh?
    Si te rin qeta buzet e tua?
    Si te shkon kjo jetti zemer pa mua?

    ***

    O bilbil I bukur shko ku te them un,
    Nese e gjen ne gjum puthe nje her nga un,
    Nese e gjen te zgjuar thuj,
    Se ende nuk e kom harruar……?

    ***

    Qme duhen syt
    kur nuk shihemi?
    Qme duhen kembet
    kur nuk takohemi?
    Qme duhen krahet
    kur nuk perqafohemi?
    Qme duhet zemra kur
    nuk dashurohemi ???

    ***

    Pash nje lule dhe mendova: erdhi pranvera…
    Pash shiun dhe mendova: Dikush atje lart po qan…
    Pash trishtimin ne syte e nje femije dhe mendova: Ndoshta ka nevoje per ngrohtesi…
    Dhe me vone te pash ty dhe ne fund e kuptova se kam akoma nje arsye per te jetuar.

  9. #9
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Poezi per dashurine



    Nese prej meje mendja s’te hiqet,
    Nese per mua zemra te digjet,
    Ateher afrohu dhe me prit pak mua,
    Se do te vij ngadal qe te them TE DUA

    ———————

    T’kam dasht me zemet t’kam dashut me shpirt
    Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
    Nje zemer e pata dhe ate ta fala
    Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
    Me fjal me the te dua
    Me zemer me the sje per mua

    Dua te shkoj
    Dua te harroj
    Por dije nje gje
    Qe gjith te perkujtoj

    ———–

    Ne thellsine e zemres time
    eshte vendos nje emer
    Pergjithmone kete emer
    do ta mbaj ne zemer

    ——————

    Lumturine kerkova por une nuk e gjeta,
    Idealen ma dhurove ti vet por kurre nuk u zbeha,
    Dashurine per ty e ruajta ne fshehtesi,
    Por i kam treguar dikujt dhe ti mire e di,

    Sa here ti me vjen prane meje,
    Une bie ne mendime sepse ti je ilaqi i zemres sime

    ———-

    Dashuria u jep mend
    Ayre qė s’kanė
    Ndėrsa u merr mend
    Atyre qė kanė

    ——————

    Nenaten e qete
    ne gjumin e lete
    kur me kujtohesh
    ti nuke mundem me fjet

    ——————

    Pse mkriove perendi qe te vuj per dashuri
    Pse me lindi nena ime qe te jam me shum kujtime,
    Oh kjo jete sa e shkret un pa ty vetun me ndejt.

    Rruget jan te gjata
    Netet jane pa fund
    Qendroj larg teje e ste gjej askund,
    Eja ti pran meje mos me le ne vetmi
    Lejoma te puthi njeher dhe t’a largoj ket merzi.

    ———-

    Njeriu pa dashuri si nena pa femije
    Buza e pa puthur si lulja e keputur
    Zemra ne vetmi si bora u shkri…

    —————

    E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
    E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
    E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
    E pranoj se n’jeten time me mungon me mungon
    Jo s’te harroj kurre s’mundem ty t’mos dashuroj

    ———————-

    E mallkoj diten qe te pash.
    E mallkoj shiqimin qe ta dhash.
    E mallkoj buzqeshjen qe ta dhurova.
    E mallkoj veten qe ne ty u dashurova.




    do te behem zog
    e ti se do te me njohesh
    do te vi ne dasem
    kur ti te martohesh
    do ti bi daulles
    per lamtumiren tuaj
    kurse une i mjeri vetem,
    vuaj dhe vuaj

    te deshiroj
    fat ne jet
    nje trup me shendet
    ne shtepi harmoni
    dhe dashuri pa kufi

    ——————

    Ore djal ore djal
    po ti tham nja dy tri fjale
    sie ke nis hiq mire s eki
    po veq vazhdo se vete e di

    kur te lodhesh nga kjo loj
    mos mendo t’kthehesh perser
    s edhe une do di te jetoj
    ta bej jeten sikur ti….!!

    ————

    zemra zemres
    i bon lutje
    dashuria e par
    fillon me Puthje
    zemra e femres
    esht hotel
    kush don hin
    e kush don del
    po zemra e mashllit
    esht si gur kush hin
    brenda nuk del kurr

    ———————-

    Nuk jam poet,
    tė shkruaj poezi
    Por fjalėn tė dua,
    E shkruaj vetėm pėr ty
    Bilbili nė degė
    Sa bukur kėndon
    Ti puthsha buzėt
    Ti qė e lexon

    ————

    Sikur lulja pa arome
    sikur perla pa shkelqim
    ashtu do ngelem une
    n,q,s ti nuk je shpirti im

    —————–

    Dashuria fillon me nje shikim,
    vazhdon me nje buzeqeshje,
    zmadhohet me nje puthje,
    dhe perfundon me dy pika lot.

    ——–

    Zemra lengon
    vajtimi shpejton
    dashurinė e parė
    do ta kujtoj edhe nė varrė.
    Do te bėhem shkrumb e hi
    do te tretem nga njė dashuri
    zemra me thot tė dua
    pse me ben kaq shumė tė vuaj?

    Gjithmone kan thėnė
    nga urrejtja e tepert
    shfaqet ndjenja e dashurise
    dhe shfaqet ne horizont.



    Eh ta dish sa shume te dua
    do te rrije veq me mua,
    dua ti ndjej buzet e tua,
    dhe fjalet qe vetem ti mi thua.

    ———

    Une dhe ti
    ti dhe une
    me nje fjal te
    DUA SHUM

    ————–

    Kujt i thua lule
    kujt i thua hen
    kujt i thu princeshė
    si mu ke then
    A te duket njejte
    kur e perqafon
    athu nje qast ndalohesh
    mbyll syte e mė kujton..!
    Athu te rren mendja
    me kerkon ne shpi
    po vendi im eshte bosh
    une mungoj te ti..!!

  10. #10
    i/e rregjistruar 10% Maska e nina
    Anėtarėsimi
    Feb 2008
    Postime
    20
    Reputacioni
    0

    Re: Poezi per dashurine

    pevec te bukur, po qenke edhe poeteshe :ciao:

  11. #11
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Poezi per dashurine

    Faleminderit!

  12. #12
    i/e rregjistruar Maska e oni 313
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Postime
    8
    Reputacioni
    0

    Re: Poezi per dashurine

    un nuk jam nje njeri qe i pelqej poezit por te tuat ishin fantastike .pravo per kete meriton nje puthje .puc

  13. #13
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Poezi per dashurine

    Me fal per nderhyrjen, por keto poezi jane kompletesisht frymezimi yt?????
    Pergjigju sinqerisht!

  14. #14
    i/e rregjistruar 10% Maska e Rovi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    45
    Reputacioni
    0

    Re: Poezi per dashurine

    Te bukura poezite, por si ke bere vete se i kam lexuar edhe ne forume te tjere.

  15. #15
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Nuk e besoj te jene te sajat se nuk ka thene nje gje te tille.

    Po fus edhe une nje.

    - E dashur -

    Malli u be qerpik ,
    e mbi sy qendroi ....
    veshtrimi u be dite,
    dita u be zog e te kerkoj
    por s'te gjeti ,
    ti ishe fshehur prapa syve te mi .

    Jane nga jane
    fjalet me te bukura per ty ... i mblodha ,
    ndjenjat me te bukura
    qe s'kerkojne prova ,
    E dashur, pergjigjmu , me degjon ?
    Ke kohe te mendosh ,
    ke kohe te qash e te qeshesh ,
    je me mua me asnje tjeter ,
    jane nga jane te gjitha gezimet ,hidherimet ,
    shqetesime , me ty i mesova kur nga ai cast kur
    me ty u njoha ! ! !

    Do te vij naten
    dhe te puth fshehurazi
    Ti s'do ta dish ,
    ne endrra tua do te hy dhe ti shprish ,
    ti s'do ta dish ,
    do te behem si nje yll dhe te sjelli drite
    pastaj do te shkoj,
    te kthehem prap ne kte vetmi !!!

  16. #16
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Poezi per dashurine

    E vertete qe nuk e ka shprehur vet, por komplimentat kur ja kane bere i ka pranuar pa bere fjale....!

  17. #17
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime,
    po sot nje hon i thelle na ndan;
    ne fund te tij, si nje foshnjeze jetime,
    me dhembje dashuria jone qan.

    Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale,
    pa puthje , ne u ndame neper terr.
    Pasionet u roniten me ngadale
    dhe humben ne nje mjergull plot mister.

    Dhe sot, qe me pendim, me mall a me vojtje,
    Te shkuaren sikush ne shpirt permban,
    Ne heshtim kryeulur e me drojtje,
    si vjollca, anes honit qe na ndan.

  18. #18
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Ndiz Flaken Time


    Si do te genjeja
    Cfare genjeshtari do ishja
    Nese do te beja te besosh
    Qe kemi arritu majen.
    Hajde zemer, ndiz flaken time
    Jepi mos ki frike, versul flaket e mia
    Provo te ndezesh natėn.
    Momenti i hezitimit kaloi
    Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
    Duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
    Dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
    Jepi zemer, ndiz flaken time
    Ti ke shkrepsin per shpirtin tim
    Dhe flakhedhesin per naten.
    Mjaft me hezitime,
    Hedhim poshte balten
    Dhe luajme ne ruleten e jetes
    Si fishat. Dashuria jone e ndezur
    Hajde zemer, ndiz flaken time
    Versul flaket e mia
    Dhe nata do digjet me ne
    Do isha nje genjeshtar
    Nje mashtrues
    Nese do te thoja qe
    Nuk kemi tjeter gje per te arritur
    Forca kinge, ndezim gjithcka
    Duhet te djegim naten.


    (Jim Morrison, 1943-1971)

  19. #19
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Ti s" me do? S"te dhimbsem sado pakez?
    Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
    Prapseprap ti ndizesh e merr flake,
    Tek shtrengohesh supeve te mi.


    Mike, epsh e tera, lajka s"dua,
    As i vrazhdet nuk te sillem dot,
    Vec me thuaj: sa, keshtu si mua,
    Puthur e shtrenguar ke gjer sot?

    Une e di, te gjithe hije u bene
    Dhe s"ta shuan zjarrin pa mbarrim.
    Preher pa u ulur ti s"ke lene,
    Sic po rri tani ne preherin tim.


    Nese keto Caste ndonje tjeter
    Sjell nder mend ti, syckat tek pulit,
    Mos pandeh se po merzitem teper:
    Tjeterkend dhe une kam ne shpirt.

    S"eshte fat kjo lidhje mendjelehte,
    Po nje flake casti vec, ta dish:
    Sic te njoha rastesisht, i qete,
    "Mirembetsh" do te te them serish.

    Edhe ti do marresh udhen tende,
    Do besh pluhur ditet plot merzi,
    Vecse mos lakmo t"i marresh mendjen
    Kujt s"ka njohur puthje e dashuri.


    Krah per krah me ndonje tjeter djale,
    Udhes kur te shkosh ti, ku ta dish,
    Mbase edhe une do kem dale
    Per shetitje, e shihemi serish.

    Ti me fort mbas tjetrit do te ngjitesh
    Dhe me kryet ulur, ftohtesisht,
    "Mirembrema!" do me peshperitesh,
    Kurse une: "Mirembrema, miss!"

    Dhe asgje nuk do me turbulloje,
    S"do me dridhet shpirti per asgje:
    Kush ka dashur, s"mund te dashuroje,
    Kush u dogj nje here, s"digjet me.

  20. #20
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Poezi per dashurine

    Jetova per ty
    harrova me ty
    per ty enderrova
    se kohe me ty kalova.

    Ti me flake me mohove
    me tradhtove e ndjese kerkove,
    u mbushe me lakmi
    me trishtove ne vetmi.

    Ne galaktiken e mendimeve te tua
    e ato qe mendon, ne ato qe thua
    une kurre s`munda te hyj
    s`munda te te kuptoja ty.

    Ata sy qe dikur u dashuruan
    te tjera vajza tani shikojne
    ato buze qe puthje kerkuan
    te tjera buze tani takuan.

    Te tjera kenge thur zemra jote
    qe per mua si thuri dot
    dhe poezit i mori era
    qe kur nuhat parfume te tjera.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Dy fjale per dashurine!
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 05-04-2013, 06:42 PM
  2. Per dashurinė
    Nga Shaban Cakolli nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-04-2013, 09:07 PM
  3. Pėrgjigje e femijėve per dashurinė!!
    Nga labja nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2012, 09:34 PM
  4. 15 Kuriozitete dhe Fakte mbi Dashurine
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2011, 08:49 PM
  5. ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 10:33 PM