Receta Gatimi

Ja se ēfarė ka trupi jone?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e burim_zh
    Anėtarėsimi
    Mar 2008
    Postime
    22
    Reputacioni
    0

    Ja se ēfarė ka trupi jone?

    DONI QE TE NJIHENI ME ATE SE QFAR KA NE TRUPIN E NJĖ NJERIU:
    (nga revista tajms)

    QELIZAT:

    ·Nė trupin e njeriut ka afėrsisht 100 trilion qeliza. Ēdo minut vdesin reth 300 milion prej kėtyre qelizave.
    ·Nė qoftė se organizmi i trupit nuk do t’i zėvendėsonte nė mėnyrė tė vazhdueshme ato, tė gjitha qelizat e trupit do tė vdisnin pėr 230 ditė.



    UJI:

    Uji pėrbėn reth 69% tė trupit tė njeriut. Nėse nga njė njeri me peshė 73 kg do tė largohej i gjithė uji qė pėrmban trupi i tij, atėherė ai do tė peshonte vetėm 29 kg.

    ELEMENTET:

    Nė trupin e njeriut, pėrveē ujit, ndodhen edhe shumė lėndė tė tjera. Njė njeri me trup normal pėrmban aq yndyrė sa pėr tė prodhuar shtatė kallėpe sapuni, sheqer aq sa pėr tė mbushur njė kavanoz, kripė sa pėr tė mbushur gjashtė kripore, karbon sa pėr tė prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa pėr tė prodhuar 2200 fije shkrepėse, hekur sa pėr tė bėrė njė gozhdė 25 mm, njė lugė squfur dhe 30 gram metale tė tjera.

    GJAKU:

    Nėse qelizat e gjakut do tė vendoseshin njėra pas tjetrės, ato do tė formonin njė varg me gjatėsi 96500 km, pra aq tė gjatė sa pėr t’i rėnė rreth e qark, botės mė shumė se dy herė. Koha qė i nevojitet njė rruaze tė bardhė tė gjakut pėr tė shkuar nga zemra nė kokė, ėshtė 10 sekonda, ndėrsa nga kėmba nė kokė 1 minutė. Kėshtu, Brenda njė dite, kjo rruazė e bardhė gjaku bėn 1000 vajtje-ardhje nė trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mėnjanon shqetėsime tė ndryshme nė trupin e njeriut. Kėshtu, dihet qė mbreti Frederik, pėr t’u qetėsuar, pėrpara betejės, merrte gjak. Ndėrsa Luigji i XIII-tė, brenda 6 muajve, ka bėrė 47 marrje gjaku nga trupi i tij.

    LĖKURA:

    ·Trashėsia e lėkurės sė trupit tė njeriut ndryshon sipas vendit. Nė kapakėt e syve, kjo trashėsi, ėshtė vetėm 0.5 mm, ndėrsa nė shputėn e kėmbės arrin gati 0,5 cm. Nė ēdo 250 cm2 lėkurė ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarė me njė gjatėsi prej 570 cm, 650 qeliza tė djersitjes dhe 19 mijė qeliza ndjesore. Lėkura ėshtė ajo pjesė e trupit qė zė mė shumė vend dhe, megjithatė, peshon vetėm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatė jetės sė tij, bien mesatarisht reth 18 kg lėkurė.

    MUSKUJT:

    ·Kur marrim njė laps, nė kėtė veprim marrim pjesė tė paktėn 12 ēifte muskujsh, kur hedhim njė hap, 200 ēifte, kur rrudhim vetullat, 43 ēifte dhe kur buzėqeshim, 17 ēifte muskujsh. ·Pesha e muskujve tė njė burri ėshtė sa 40% e peshės sė tij, ndėrsa te gruaja kjo arrin nė 35%. ·Muskuli mė i madh nė trupin e njeriut ėshtė muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i tė ulurit), ndėrsa muskuli mė i vogėl “musculus tensor tympany”, qė ndodhet mbrenda veshit.

    ZEMRA:

    ·Zakonisht zemra jonė bėn 60-70 rrahje nė minutė, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatė gjithė jetės. ·Zemra pompon gjakun nė njė rrjet damarėsh, (enėsh gjaku), me njė gjatėsi tė pėrgjithshme prej 120 mijė km. Gjatėsia e kėtij rrjeti e rrethon botėn tre herė. Sa mė e madhe qė tė jetė mosha e njė njeriu, aq mė e ngadaltė ėshtė rrahja e zemrės sė tij. Zemra e njė foshnjeje bėn 130 rrahje nė minut, e njė fėmije tre vjeēar 100 rrahje dhe zemra e njė 12 vjeēari 90 rrahje nė minut.

    KOCKAT:

    ·Para lindjes dhe nė fėmijėri kockat janė tė buta. Forcimi i tyre vazhdon deri nė moshėn 25 vjeē. ·Fėmijėt e posalindur kanė 350 kocka, tė cilat, me kalimin e kohės, bashkohen midis tyre. Nė trupin e njė njeriu tė rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. ·Kockat pėrbėhen 70% nga lėndė minerale dhe 30% nga material organik, qeliza tė gjalla.

    RRITJA:

    Trupi i njeriut nė ēdo natė rritet afėrsisht 1 cm, gjatėsi tė cilėn e humbet ditėn. Rritja gjatė natės shpjegohet me faktin se trupi, duke qenė i shtrirė i shmanget veprimit tė forcės sė gravitetit mbi disqet e kėrceve tė skeletit. ·Kėrkimet dhe zbulimet e fundit tregojnė se fėmijėt e porsalindur, 63 ditėt e para, nuk rriten, por pas 63 ditėve, fillojnė tė zgjaten nga 1cm ēdo ditė. Kjo sjell si pasojė nevojėn e shtimit tė vrullshėm tė qelizave dhe, nga kjo, fėmijėt kanė njė uri tė pėrhershme dhe pėr kėtė bėhen grindavecė. Nė kėtė periudhė prindėrit duhet tė jenė mjaft tė kujdesshėm.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Ja Se ēfarė Ka Trupi Jon?

    Shume interesant ky artikull, te ven ne mendime......

    Hey, atehere une duhet te fle sa me shume qe te zgjatem icik me shume?!?!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Ja Se ēfarė Ka Trupi Jon?

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Insomnia
    Shume interesant ky artikull, te ven ne mendime......

    Hey, atehere une duhet te fle sa me shume qe te zgjatem icik me shume?!?!
    lol veretet ne trupin e njeriu ka kaq shume gjera sa nuk imagjinohen.

    por ps: kujdes mos abuzo me gjumin, ndonjeher nuk merr ne zgjatje ai, por trashje. hahahaha un e pesova nje her sma me gjum

  4. #4
    i/e rregjistruar Maska e Agdrenasi
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Postime
    2
    Reputacioni
    0

    Re: Ja se ēfarė ka trupi jone?

    Mė te vertet nji postim i mirė dhe ia vlen pėr tu lexuar.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ndermarrja jone kryen keto sherbime
    Nga vaaldr1n nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-10-2012, 10:56 PM
  2. Trupi dhe Shendeti
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 01:27 PM
  3. Fragmente nga Jeta Jone!
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2010, 11:57 AM
  4. 10 Arsyet pse prishet PC jone
    Nga Kliton nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 10:31 PM
  5. Interneti dhe jeta jone private
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 02:49 AM