mare nga gazeta shqiptare
SHKODER -Stadiumi "Loro Boriēi" nė Shkodėr rrezikon tė pėrjashtohet nga ndeshjet ndėrkombėtare. Njė grup ekspertėsh tė UEFA-s, tė cilėt njė javė mė parė inspektuan stadiumin e qytetit verior, arritėn nė pėrfundimin se ai nuk plotėson standardet pėr zhvillimin e ndeshjeve tė parashikuara nė kalendarin e saj dhe tė FIFA-s. Ndonėse ambientet e brendshme tė tij plotėsojnė kushtet e domosdoshme pėr ndeshje tė rangjeve ndėrkombėtare, mbetet problem pjesa jashtė mureve rrethuese. Rruga qė tė ēon tek stadiumi "Loro Boriēi" ėshtė copė-copė, e gjithė zona hyrėse ėshtė e stėrmbushur nga mbeturinat e tregut tė madh tė 'Zdrales', qė ndodhet ngjitur me tė, si dhe nuk ka vende pėr parkimin e makinave. Nisur nga ky fakt, ekspertėt e UEFA-s i kanė kėrkuar Bashkisė sė Shkodrės qė tė marrė masa urgjente pėr pastrimin dhe rehabilitimin e ambienteve jashtė mureve rrethuese tė stadiumit tė kėtij qyteti. Mėsohet se bashkiakėve iu ėshtė lėnė afat deri mė 5 korrik tė kėtij viti pėr riparimin e rrugės, parkimit, ndriēimit dhe tė heqjes sė mbeturinave jashtė stadiumit. Nė rast se ky afat nuk respektohet atėherė, ndeshjet ndėrkombėtare qė janė parashikuar tė bėhen tek "Loro Boriēi" do tė bėhen nė stadiumin "Qemal Stafa" tė Tiranės. Ndėrkohė, burime zyrtare nga bashkia dje kanė bėrė me dije pėr "Gazeta Shqiptare" se po punohet pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
PARALAJMERIMI
I UEFA-S
Fitimi i Kupės sė Republikės nga ana e ekipit tė futbollit "Vllaznia", ka bėrė qė ky ekip tė jetė pjesė e ndeshjeve tė UEFA-s. Pėr t'i paraprirė zhvillimit tė kompeticioneve ndėrkombėtare, ekspertė tė UEFA-s kanė ndalur hapin nė Shkodrės dhe kanė inspektuar gjendjen reale tė stadiumit "Loro Boriēi". Nga verifikimi i bėrė, ekspertėt janė shprehur tė kėnaqur pėr sa i pėrket gjendjes sė pėrgjithshme; ndriēimit brenda stadiumit; impiantit, karrigeve etj, pa pėrjashtuar edhe vėrejtjet e lėna. Pėr ekspertėt e huaj, situata kritike paraqitet jashtė stadiumit. Sipas tyre, stadiumi "Loro Borici" i Shkodrės nuk i plotėson kushtet. Rruga hyrėse pėr tek tribuna kryesore ėshtė plotėsisht me gropa, mungon ndriēimi i rrugės, si dhe mbeturinat nė cep tė stadiumit janė gjėja e parė qė tė bie nė sy. Klubi i Futbollit "Vllaznia" ka dėrguar nė bashki relacionin e lėnė nga UEFA, duke kėrkuar ndihmėn e pushtetit lokal. Drejtuesit e klubit ua kanė bėrė tė qartė drejtuesve tė bashkisė se tifozeria shkodrane, e "ēmendur" pas futbollit rrezikon tė mos shijojė ndeshjet e ekipit tė tyre me skuadrat e huaja, nėse nuk do tė merren masa deri mė 5 korrik.
TREGU
Pėrfaqėsues tė Bashkisė sė Shkodrės pohojnė se do tė nisė puna pėr restaurimin e rrugės qė tė ēon tek stadiumi si dhe do tė largohen urgjentisht mbeturinat urbane. Ndėrkaq, mėsohet se ngėrēi mė i madh pėr plotėsimin e kushteve tė vėna nga UEFA mbetet ēėshtja e tregut tė 'Zdrales'. Ky treg qė ėshtė ngjitur me stadiumin, ėshtė dhe njė nga ndotėsit mė tė madh tė ambienteve jashtė tij. Sipas bashkiakėve, largimi i tregut pėr momentin ėshtė i pamundur, pasi bėhet fjalė pėr njė problem tė mprehtė social. Janė rreth 300 tregtarė qė ushtrojnė aktivitet nė zonėn e Zdrales. Megjithatė, Bashkia e Shkodrės deklaron se largimi i kėtij tregu nga stadiumi do tė jetė nė planet afatgjata tė saj.