Lodhja kronike, tė gjitha kėshillat pėr ta evituar


Sindroma e lodhjes kronike ėshtė njė sėmundje e ēuditshme, misterioze, komplekse, e quajtur kėshtu qė nga viti ‘94, kur nė Londėr njė grup studiuesish u mblodhėn pėr t‘i vėnė njė emėr. Qė atėherė ka pasur disa ndryshime, megjithatė shkaqet kanė ngelur pak tė qarta, ndėrsa mjekimet eksperimentale. Shpesh shfaqet pas njė gripi ose njė infeksioni viral. Shkakton ērregullime tė sistemit imunitar, i cili vazhdon tė lėshojė antitrupa edhe pas zhdukjes sė virusit. Provokon njė dobėsi tė pėrgjithshme tė trupit, dhimbje fizike mungesė pėrqendrimi dhe vėmendjeje. Por mbi tė gjithė shkakton njė dekurajim dhe pikėllim tė pėrgjithshėm. Simptoma tė ngjashme me ato tė depresionit, me tė cilin nė fakt ngatėrrohet shpesh. Ka dhe nga ata qė pushojnė sė punuari dhe studiuari. Kėshtu, sipas disa studimeve tė kryera nga njė institut i pavarur amerikan, rreth 70 pėr qind tė pacientėve qė preken nga Cfs arrijnė ta lėnė punėn, sipas studimeve tė tjera vetėm 45 pėr qind vazhdojnė ta mbajnė njė punė me kohė tė plotė, ndėrsa 18 pėr qind part-time. Nė fakt, mė e ēuditshme ėshtė thėnia e vazhdueshme e personave qė vuajnė nga kjo sėmundje: “Jam gjithmonė i lodhur”.
Ndryshimi
Fakti ėshtė qė sindroma e lodhjes kronike arrin tė ndryshojė me “mjeshtėri” jetėn dikur aktive tė personave. Jo rastėsisht, nė vitet ‘80 ėshtė quajtur sindromi “yuppie” pėr tė thėnė rėndimin dhe boshllėkun pas njė jete aktive. Megjithatė, sindromi kronik godet mė shumė gratė dhe tė rinjtė, ndėrsa mosha mė nė rrezik ėshtė pas tė 30-tave. Te tė moshuarit dhe fėmijėt shfaqet shumė rrallė. Ėshtė evidente qė nga lodhja vuajnė njė pjesė e mirė e popullsisė, ku vetėm 20 pėr qind i drejtohen njė mjeku. Ajo arrin tė prekė vetėm tė rriturit dhe sidomos gratė nė karrierė, qė nuk arrijnė tė bėjnė ēdo gjė. Pushimi ėshtė e vetmja kurė qė nuk kushton asgjė. Njė vullnet i shėndoshė ėshtė ilaēi mė i mirė.
Puna mendore nuk tė lodh vetvetiu. Ky ėshtė njė fakt interesant dhe shumė i rėndėsishėm. Duket gati e pabesueshme. Por, megjithatė, para disa vjetėsh, shkencėtarėt janė pėrpjekur ta shpjegojnė se sa mund tė punojė truri i njeriut, por qė tė mos e arrijė “aftėsinė e zvogėluar tė punės”, qė ėshtė definicion shkencor pėr lodhjen. Pėr habinė e tyre, erdhėn nė pėrfundim se gjaku qė qarkullon nėpėr tru nuk tregon kurrfarė shenjash tė lodhjes. Me fjalė tė tjera, pot a analizonim gjakun nga damarėt e punėtorit fizik pas njė pune tė rėndė, do tė shihnim se nė tė ka shumė toksina, helme qė janė shkaktare tė lodhjes. Por, po tė analizonim njė pikė tė gjakut nga truri i njė studiuesi, do tė shihnim se nė tė s’ka kurrfarė shenje tė toksinės, madje edhe pas ditės me plot punė tė rėndė mendore.
Pushimi
Te gjithė kemi nevojė pėr pak relaks dhe shtendosje. Pas njė ose disa momenteve ēlodhėse dhe medituese ju mund tė vėreni qė muskujt e syve do tė shtendosen dhe do jeni mė tė pėrqendruar. Thuajse nėpėr ballė ka kaluar njė dorė e lehtė qetėsuese, qė jua ka hequr tendosjen e grumbulluar. Ndoshta ju duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė qė gjatė asaj minute e keni sprovuar fshehtėsinė dhe artin e shtendosjes. Kėshtu mund t’i shtendosni nofullat, muskujt e fytyrės, tė qafės, tė shpatullave dhe tė krejt trupit. Syri, megjithatė, ėshtė organi mė i rėndėsishėm. Shtendosja e muskujve tė syve ėshtė aq e rėndėsishme pėr tė larguar tendosjen nervore, sepse sytė shfrytėzojnė 1/4 e energjisė sė pėrgjithshme nervore qė e ka tėrė organizmi i njeriut. Prandaj njerėz me shikim plotėsisht normal, ankohen shpeshherė se u janė lodhur sytė.
Truri
Truri ėshtė i palodhshėm, pasi sipas studimeve edhe pas punės tetė apo dymbėdhjetė orėshe, mund tė punojė po aq mirė dhe aq shpejt, si edhe mė parė. Por pse lodhemi? Psikiatrit konsiderojnė se nė shumicėn e rasteve, lodhja ėshtė rezultat i gjendjes sonė psikike dhe emocionale. Psikiatri i njohur anglez Hadfield, thotė se “lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar ėshtė pasojė e gjendjes psikike, ndėrsa rraskapitja nga puna e pastėr fizike ėshtė dukuri shumė e rrallė”. Ėshtė lodhja, mėrzia, puna mendore, ėshtė nxitimi i pandėrprerė, shqetėsimi dhe tendosja e nervave. Pikėrisht kėto faktorė e rraskapitin punėtorin e zyrės, ia zvogėlojnė aftėsitė e punės dhe bėhen shkaktarė tė dhembjes sė kokės. Po, ėshtė e vėrtetė qė lodhemi, sepse emocionet tona shkaktojnė tendosje nervore tė organizmit tonė. Vetėm e vetėm me ēlodhje. Pra, duhet tė mėsojmė mėnyrėn e relaksimit gjatė kohės sė punės. Pėr t’u relaksuar mos u mundoni tė filloni me relaksimin e shpirtit apo tė nervave. Duhet tė filloni me relaksimin e muskujve. Pasi ta pėrvetėsoni artin e shtendosjes, do tė kuptoni se atė mund ta shfrytėzoni gjithkund dhe kurdoherė. Ėshtė me rėndėsi vetėm qė atė tė mos e konsideroni si mundim, sepse shtendosja ėshtė mungesė e ēdo mundimi. Pėr t’u shtendosur rol tė rėndėsishėm ka vetėdija. Ndikoni nė muskuj pėrmes vetėdijes. Muskujt e syve dhe tė fytyrės “urdhėrojini” tė shtendosen. Kėtė mund ta arrini duke i pėrsėritur fjalėt “magjike”: “Qetėsohuni! Shtendosuni!” Do tė vėreni se si energjia e grumbulluar, nga muskujt e fytyrės shkon dalėngadalė tek qendra e trupit.

Kėshillat e ekspertėve
Mė poshtė do t’ju sjellin disa kėshilla tė ekspertėve se si mund tė siguroni sasi shtesė tė energjisė dhe tė luftoni lodhjen kronike.
Kufizoni sasinė e kafeinės nė orėt e pasdites. Njerėzit tek ne, mesatarisht pinė 2 deri nė 3 kafe nė ditė, qė do tė thotė nga 200 deri nė 300 miligramė kafeinė. Kjo sasi na mban tė zgjuar dhe energjik, ashtu qė deri diku ėshtė e dėshirueshme. Por, nėse kafeina konsumohet nė sasi mė tė mėdha dhe nė cilėndo kohė, pasdite dhe nė mbrėmje, kjo mund tė reflektohet nė kualitetin e gjumin dhe tė shkaktojė lodhjen nė ditėn e ardhshme.
Dobėsia fizike na bėn tė lodhshėm, por edhe dobėsia emocionale. Ndjenjat negative si, vuajtja, mėrzia, zemėrimi, shqetėsimi dhe stresi kronik, mund qė po ashtu tė shprehet shumė keq nė vitalitetin tuaj dhe tė ju dobėsojnė. Nė disa periudha, ėshtė normale t’i kesh kėto ndjenja, pasi qė janė pjesė e jetės. Por, nėse reagoni me menēuri, trupi luaj do ta ruajė energjinė.
Lajeni fytyrėn me ujė, ose bėni njė dush kur tė ndjeheni tė lodhur. Sipas njė studimi 55 pėr qind tė personave tė hulumtuar kanė ndjerė rritje tė nivelit tė energjisė, kur kanė shfrytėzuar kėtė terapi me “ujė”. Po ashtu mund tė keni edhe njė sprej tė vogėl me ujė, me anė tė tė cilit do tė freskoheni nė lodhjet momentale.
Veshja e juaj le tė jetė nė shėrbim tė ngritjes sė energjisė. Mos i ruani gjėrat pėr raste tė veēanta, por vishuni me to edhe nė rastet e zakonshme, kur dėshironi tė ndjeheni mė mirė. Nėse e shihni veten nė pasqyrė me njė pamje mė tė mirė, kjo mund tė reflektohet nė fuqinė mentale. Pėrveē kėsaj, nuk janė tė tepėrta edhe komplimentet tė cilat do t’i fitoni gjatė ditės.
Jepni liri ndjenjave tė juaja. Nėse thellė nė brendi ruani njė frikė, ankth dhe stres, ndoshta do tė ndjeheni si njė person mė i fortė dhe mė i qėndrueshėm. Megjithatė, nė njė plan afatgjatė, kjo nuk ėshtė e shėndetshme. Mė sė miri flisni pėr ndjenjat tuaja me personin tuaj mė tė afėrt.
Lėshoni muzikė. Dėgjimi i tingujve tė kėndshėm ėshtė njė prej mėnyrave mė efikase qė tė liroheni nga ndjenjat mė negative, ta zvogėloni shqetėsimin e brendshėm dhe ta rrisni nivelin e energjisė. Sipas njė studimi, personat qė kanė vrapuar duke dėgjuar muzikė, kanė vrapuar mė shpejtė se sa ata qė kanė vrapuar nė qetėsi.
Merrni frymė thellė. Kur jemi tė shqetėsuar, shpesh marrim frymė “me mushkėri”. Ndaloni dhe koncentrohuni nė frymėmarrjen tuaj. Merrni frymė thellė (me bark), me anė tė hundės dhe nxirreni frymėn pėrmes gojės. Ndjeni se si ju rritet stomaku, dhe ju lėshohet. Frymėmarrja e drejtė do t’ju lehtėsojė dhe do tė jeni mė tė pushuar.

Kėshilla
Lexojeni ndonjė libėr tė mirė pėr shkathtėsinė e shtendosjes dhe mėnjanimin e lodhjes
Mėsoni tė shtendoseni nė rastet mė tė ndryshme
Gjatė punės pėrpiquni ta mbani sa mė mirė pozicionin e trupit
Mos harroni qė tendosja e trupit e shkakton dhembjen nė supe dhe lodhjen nervore
Kontrollojeni veten katėr-pesė herė nė ditė
Njė kontrollim i mirė do t’ju ndihmojė ta fitoni shprehinė e shtendosjes