Receta Gatimi

Infeksionet qė merr veshi nga pishinat dhe deti


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Infeksionet qė merr veshi nga pishinat dhe deti

    Infeksionet qė merr veshi nga pishinat dhe deti


    Specialistėt tregojnė se nga infeksionet e veshit nė stinėn e verės rrezikohen tė gjithė grupmoshat. Kėto infeksione janė tė pranishme jo vetėm tek tė vegjlit por edhe tek tė rriturit. Sipas mjekėve, kjo vjen si pasojė e pakujdesive, nė rastet kur diēka edhe sado e vogėl qoftė lė pasoja nė shėndetin tuaj. Shkak pėr shfaqjen e infeksionit tė veshit ėshtė edhe larja nė ujin e papastėr nė det apo edhe nė pishina. Edhe pse nė fillim mund tė vihen re komplikacione tė lehta, mos trajtimi i tyre mund tė bėhet shkak i infeksioneve tė tjera qė mund tė kalojnė nga veshi nė organe tė tjera. Prandaj, efektet e kėtij infeksioni nė shėndet mund tė jenė tepėr tė rėnda. Njė nga kėto infeksione ėshtė krijimi i mykut nė vesh, si njė pezmatim i kėtij organi. Pjesa mė e madhe e kėtyre komplikacioneve, shfaqen si pasojė e mbledhjes sė mikrobeve tė ndryshme nė zona tė caktuara tė kanalit tė veshit nė pjesėn e jashtme. Tė gjitha kėto shkaktohen nga lagėshtia e tepėrt, e pasur me mikrobe qė hyjnė nė vesh. Shqetėsuese gjendja mbetet sidomos pėr ata persona tė cilėt frekuentojnė pishinat, ku kėto tė fundit janė dhe mė tė rrezikshme nė kėtė drejtim.
    Simptomat
    Shfaqja e mykut nė vesh mund tė kapet shumė lehtė qė nė fazat e saj fillestare, sepse shfaqet qė nė fillim me simptoma tė dukshme. Nė kėto kushte janė shumė tė pakta rastet kur mund tė jetė krijuar myku nė kanalin e veshit dhe tė mos kuptohet shpejt nga pacienti. Kjo, pasi mbledhja e infeksionit nė zona tė caktuara, duke bllokuar kanalin e veshit bėn qė tė shfaqen menjėherė dhimbje tė forta tė veshit. Dhimbje tė cilat vijnė duke u shtuar gradualisht dhe nėse lihen pa trajtuar, atėherė mund tė kalojnė dhe nė infeksione tė formės sė rėndė, tė cilat duan njė kujdes shumė tė veēantė trajtimi. Pacienti ndjen njė zhurmė si gumėzhitje e cila shtohet gjithnjė e mė tepėr. Po ashtu fillon edhe kruarja e veshit, si dhe shtimi i sekrecioneve tė lėngėta qė mbajnė erė tė keqe dhe tė rėndė.
    Trajtimi
    Trajtimi i sėmundjes bėhet nė forma tė ndryshme nė varėsi tė ecurisė sė saj dhe nė bazė tė veēorive individuale tė ēdo pacienti. Mjeku specialist, pas kontrollit tė imtėsishėm qė bėn ndaj simptomave tė shfaqura, pėrcakton dhe diagnozėn trajtuese tė kėsaj sėmundjeje. Kėshtu, trajtimi fillimisht mund tė konsistojė nė pastrimin apo bėrjen lavazh tė kanalit tė veshit dhe kjo ndihmon nė heqjen dhe shpėrndarjen e grumbullit tė infeksionit tė mbledhur nė zona tė caktuara. Si dhe nėpėrmjet njė fitili, deri nė mesin e veshit, arrihet qė tė shpėrndahet i gjithė pezmatimi i mbledhur. Njėkohėsisht bėhet dhe trajtimi mjekėsor nė tė cilin hidhen antibiotikėt nė vesh pėr tė trajtuar dhe kuruar zonėn nė tė cilėn mė parė ishte mbledhur pezmatimi dhe qė kishin ēuar nė ėnjtjen e veshit. Dhėnia e ilaēeve ėshtė e ndryshme pėr pacientė tė ndryshėm nė varėsi tė sėmundjes. Ndėrkohė qė kur ato nuk japin efekt nė pėrmirėsimin e gjendjes, atėherė kėrkohet ndėrhyrja kirurgjikale. Ėshtė e rėndėsishme qė tė shmanget marrja e ilaēeve qetėsuese vetė nė farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnė nė pėrmirėsimin e situatės, vetėm sa mund ta rėndojnė dhe mė shumė.
    Mė tė rrezikuarit
    Qė tė gjitha moshat preken nga otitet mykotike, myku i veshit. Mjafton qė tė ekspozohet veshi ndaj faktorėve shkaktues dhe askush nuk mund tė shpėtojė nga krijimi i mykut nė kėtė pjesė tė veshit. Por, ajo qė ėshtė mė problematike nė kėtė rast mbetet gjendja te fėmijėt tė cilėt janė dhe mė delikatė. Kėta tė fundit, pėr shkak tė imunitetit tė dobėt trupor, e kanė shumė tė vėshtirė qė tė pėrballojnė simptomat dhe efektet negative qė mund tė lėrė kjo sėmundje. Pothuajse tė njėjtėn gjė mund tė them dhe pėr personat e moshės tė tretė tė cilėt mund tė vuajnė njėlloj nga kėto simptoma, ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhet kujdes nga faktorėt shkaktues. Eliminimi i faktorėve shkaktues ėshtė dhe njė ndėr kurat mė tė mira qė duhet pėr trajtimin e mykut tė krijuar nė vesh.
    Lagėshtia
    Dhimbjet e veshit nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve vijnė si pasojė e pezmatimit tė kanalit tė jashtėm tė veshit, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve shkaktohen nga lagėshtia. Krijimi i lagėshtisė sė tepėrt nė vesh mund tė bėhet shkak pėr dėmtimin e pjesėve tė kėtij organi dhe kryesisht ato tė shtresave tė mesme. Ndėrkohė qė kjo lagėshti e mbledhur nė zonėn qė njihet ndryshe si kanali i mesėm i veshit, mund tė kalojė nė njė infeksion tė njė forme mė tė rėndė dhe pėr pasojė tė arrijė deri nė atė pikė sa tė dėmtojė aftėsinė e dėgjimit. Ndėrsa bėrja e vizitave te mjeku pėrkatės sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, mund tė ndihmojė nė eliminimin dhe nė trajtimin e infeksioneve pa kaluar nė njė gjendje mė tė rėnduar. Krijimi i kėtyre infeksioneve vjen si pasojė e kombinimi tė disa faktorėve, qoftė atmosferikė.
    Rreziku
    Myku nė vesh ėshtė njė rrezik pėr shfaqjen e infeksioneve, pasi ndikon dhe nė organet e tjera tė trupit. Kėshtu infeksioni mykotik mund tė kalojė dhe nė pjesėt e brendshme tė veshit, duke e thelluar dhe mė shumė shfaqjen e infeksionit dhe si e tillė do tė shfaqen komplikacione tė tjera qė lidhen me receptorėt e nervorė si dhe me bllokim tė kanalit tė hundėve apo dhimbje koke. Ndėrkohė qė ato shoqėrohen dhe me rritjen e temperaturės dhe ėnjtjen e veshit dhe krijimin e njė pezmatimi tė rėndė. Kalimi i infeksionit mund tė bėhet dhe nė pjesė tė tjera tė organizmit, pasi njė temperaturė e lartė shfaq probleme tė shumta. Eliminimi i faktorėve shkaktues mund tė ndikojė dhe nė shmangien e pasojave tė rėnda qė lė infeksioni i mbledhur nė kanalin e veshit.
    Komplikacionet
    Ashtu si pėr ēdo sėmundje tjetėr, nėse nuk merret nė kohė trajtimi, komplikacionet qė shfaqen mė pas janė tė shumta. Nė rastin konkret mund tė kalohet nė probleme mė tė rėnda si pėr organizmin, ashtu dhe veēanėrisht pėr vetė organin e dėgjimit. Anashkalimi i saj bėn qė sėmundja tė transmetohet edhe mė thellė nė brendėsi tė veshit duke dėmtuar dhe shtresat e brendshme tė veshit. Njėkohėsisht, pacienti nė kėtė rast mund tė ndiejė lodhje tė shumta dhe e ka shumė tė vėshtirė qė tė ambientohet me zhurmat e ambientit. Ndėrkohė qė ėshtė e rėndėsishme qė tė trajtohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur qė tė mos kalojė qelbėzimi apo krijimi i pezmatimit mė tė rėndė dhe nė pjesėn e brendshme tė veshit tė cilat janė tė lidhura me hundėn dhe mund tė kalojnė deri nė organet e tjera tė trupit, deri nė dėmtimin e receptorėve nervorė.

    Simptomat e mykut nė vesh
    Ėnjtje e veshit
    Pezmatim i kanalit
    Dhimbje e fortė
    Vėshtirėsi nė tė dėgjuar
    Dhimbje koke
    Temperaturė e lartė
    Sekrecione


    Pėrgatiti: Jonida Tashi


    Tė rejat nga shkenca/ Zbulohet bar i ri pėr migrenėn

    Mė shumė se 5 pėr qind e njerėzve do tė mund ta pėrdorin barin e ri kundėr migrenės, i cili do tė gjendet nėpėr barnatore brenda tri viteve tė ardhshme, kanė njoftuar shkencėtarėt amerikanė. Ekspertėt kanė arritur t’i kuptojnė mė mirė mekanizmat e trurit, tė cilėt janė tė pėrfshirė nė shfaqjen e migrenės, dhe nė bazė tė tyre kanė prodhuar barna tė reja tė cilat i ndėrpresin kėto mekanizma. Rezultatet e hulumtimeve klinike tė barit tė ri do tė publikohen brenda kėtij muaji nga Shoqata amerikane pėr mjekimin dhimbjeve tė kokės. Migrena ėshtė formė e veēantė e dhimbjes sė kokės, e cila zakonisht paraqitet nė njėrėn anė, ndėrsa ėshtė tri herė mė e shpeshtė te femrat sesa te meshkujt.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Infeksionet qė merr veshi nga pishinat dhe deti

    flm, po vertet ne pishina duhet patur shume kujdes nga infeksionet....sidomos kur nuk jane te disifektuara mire me klor

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kosovari qė veshi Lionel Mesin
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-01-2013, 06:25 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 09:05 PM
  3. Nxjerr tymin e cigares nga veshi!
    Nga abdullah92 nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2011, 01:52 PM
  4. Infeksionet bakteriale tė thonjve
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2010, 07:32 PM
  5. Njė muaj burg se veshi pantallona
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 11:59 PM