Rreziqet qė na kanosen nga deti, dielli dhe rėra


Nė fillim mund tė duket mrekullia vetė: deti, dielli, rėra, njė shezlong dhe njė ēadėr me ngjyra. Pushimet jane ato qė ke pritur, njė kohė e vėrtetė relaksi, qė mund t’i prishė ndoshta vetėm njė shi i paparashikuar. Apo edhe vetė ai det, ajo rėrė edhe ai diell. Sepse, pikėrisht aty nė mes tė asaj qė tė ngjan me njė mrekulli, fshihen edhe rreziqet. Mund tė digjesh pėr shembull: ngjyra ēokollatė, aq e lakmuar, rrezikon tė mos arrihet dot dhe nė vend tė saj ta gjesh veten me flluska apo djegie. Por mund edhe tė infektohesh, dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė qė kjo tė ndodhė. Nė rėrė, nė ujė, madje edhe aty, nė shezlong duke marrė rrezet e arta tė diellit. Pasojat qė mund tė shfaqen janė disa probleme tė vogla shėndetėsore qė lidhen me lėkurėn, tė cilat vijnė nga njohuria e dobėt e njerėzve qė kanė pėr shėndetėsinė nė pėrgjithėsi, por dhe nga disa faktorė patologjikė tė cilėt e dėmtojnė rėndė lėkurėn. Shumė prej kėtyre problemeve varen nga faktori mjedis, lidhja diell-det-rėrė.
Infeksionet
Gjatė pushimeve nė plazh lėkurės mund ti shfaqen disa infeksione. Dielli krahas efektit pozitiv qė influencon nė shėndetin e njeriut mund tė bėhet shkak pėr disa patologji kutane, qė vijnė nga ekspozimi pa kriter ndaj rrezeve ultra violet dhe sidomos ato infra tė kuqe, tė cilat hasen nga ora 10 e mėngjesit deri nė orėn 16 pasdite. Pėr kėtė, shpesh kėshillohet mbrojtja ndaj kėtyre rrezeve duke evituar kėshtu qėndrimin pėr orė tė gjata nė diell dhe pėrdorimin e produkteve mbrojtės. Patologjia mė e shpeshtė nė kėto raste ėshtė dermatiti solar si dhe combustoni i gradės sė parė, qė manifestohet me skuqje, nxehje, dhimbje tė lėkurės. Kjo ėshtė e theksuar tek fėmijėt dhe lėkurat me mė pak melaninė (biondėt). Njė rrezik tjetėr qė haset gjatė ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet, apo infra tė kuqe ėshtė edhe acarimi i nishaneve, si dhe pigmenteve tė tjera tė vogla tė lėkurės. Kėto tė fundit, janė elemente tė dyshimtė pėr melaunoma (tumor malinjė pigmentit melaninė) duke aktivizuar kėshtu qelizat malinje tė kėtyre elementėve. Ky ėshtė njė problem pėr tė cilin ėshtė folur shumė nga mjekėt dermatologė dhe onkologė.
Deti
Deti veē kėnaqėsive tė shumta qė na falė rrallė herė mund tė bėhet shkak edhe pėr dalje e elementėve alergjikė tė lėkurės. Kėto elementė vihen nė dukje tek njerėzit nė formėn e puērrave tė kuqe tė vogla qė shpesh provokojmė kruajtje dhe bezdisin personin. Kėto dermatite alergjike mund tė lindin gjatė kontaktit tė lėkurės nė ujė, me ndonjė algė apo bimė tjetėr ku ai/ajo person ka alergji ndaj kėtyre agjentėve bimorė. Shkak pėr shfaqjen e kėtyre dermatiteve alergjikė bėhen lėndė tė ndryshme kimikate, tė sjella nė dete nga lumenjtė apo pėrrenjtė qė derdhen aty. Veē tė tjerave nuk pėrjashtohen gjithashtu edhe infeksionet purulente tė lėkurės. Kėto lėndė pėrveē fenomeneve kutane, influencojnė nė mbylljen e poreve tė lėkurės (kur bien nė kontakt me lėkurėn) duke favorizuar kėshtu shfaqjen e folikuliteve apo rrallė herė edhe furunkulave. Rreziku mė i madh pėr shfaqjen e tyre ndodh nėse mbas daljes nga deti nuk bėhet shplarja e shpejt.
Rėra
Edhe nga rėra nė plazhe mund tė merren disa infeksione tė lėkurės kryesisht ato mukotike qė i marrim nė rėrė, apo nė ambiente tė tjera tė plazhit, qofshin ato sportive apo gjetiu, ku persona tė sėmurė me epidermofite tė kėmbėve kanė lėshuar mucetat. Si infeksion mė tė rėndėsishėm mykotik mund tė pėrmendim epidermofitin e kėmbėve. Ky infeksion merret edhe nga veshja e shapkave tė plazhit tė personave tė tjerė qė kanė kėtė patologji. Sėmundja shkaktohet nga agjentė infeksioz mykotik tė quajtur epidermofitone, qė janė tė llojeve tė ndryshėm dhe ndodhen nė lėkurėn e kėtyre personave. Epidermofitia e kėmbėve paraqitet me skuqje nė mes tė gishtėrinjve, rrjepjen dhe kruarje tė tyre. Nė rastet kur sėmundja avancon mund tė infektohet e gjithė shputa dhe anash kėmbės. Kėta tė sėmurė lėshojnė bashkė me petėza tė holla tė vogla tė lėkurės sė kėmbėve tė sėmura dhe micele epidermafitonesh nė tokė, shapka, shezlonge etj.
Njollat
Njollat e zbardhura (Pityriasis versicolor) ėshtė njė tjetėr infeksion mykotik sipėrfaqėsor qė mund tė merret edhe nė plazh dhe shkaktohet nga njė agjent mykotik i quajtur malassezia furfur. Kjo sėmundje e lėkurės paraqitet me njolla tė zbardhura mbi lėkurėn e shpatullave, gjoksit, krahėve dhe qafės. Mund tė gjendet nė vatra tė vogla tė veēuara apo dhe tė bashkuara qė marrin formėn e hartės. Nganjėherė kėto vatra janė mė tė pigmentuara se lėkura e shėndoshė. Disa njerėz kėto njolla ose vatra i quajnė gabimisht si mungesė vitaminash duke e konfonduar si vitiligon. Edhe pse studimet mbi kėtė dermatoze mykotike nuk kanė formuar ende karakterin kontagjoz (infektiv), pėrsėri mendohet se kėtė infeksion mund ta marrėsh nė plazh gjatė fshirjes sė trupit me peshqir “kolektiv” apo shezlonge. Gjithashtu, njė mundėsi tjetėr janė dhe dyshet e shpeshta tek persona seborroike, duke e bėrė kėshtu lėkurėn tė pėrshtatshme pėr tė marrė pitirosporonet.
Kruajtja
Si pėrfundim vlen tė pėrmendet dhe njė infeksion tjetėr qė mund tė merret nė plazh. Ėshtė fjala pėr scabies (kruarje e lėkurės) e shkaktuar nga sarcoptes (acarues). Scabie ėshtė njė parazit mjaft i vogėl qė nuk shihet me sy. Infektimi bėhet nga fjetja nė jastėkėt (ndoshta dhe tė pastra), por qė kanė fjetur njė orė ose njė natė mė parė persona tė infektuar me kėtė parazit, duke i lėshuar kėto tė fundit nė ēarēafė. Personi “viktime” mund tė infektohet menjėherė sapo shtrihet pėr tė fjetur nė kėto jastėk. Sėmundja manifestohet me tė kruara tė shumta tė trupit kryesisht nė bark, krahė, sipėrfaqe, ku lėkura ėėshtė mė e hollė. Nė kėto zona dalin puērra tė vogla tė kuqe sa koka e gjilpėrės ēifte-ēifte. Kruarja dhe shqetėsimi prej tyre ndodh kryesisht natėn. Tė gjitha kėto patologji tė lėkurės qė pėrmenden mė sipėr duhen pasur parasysh nga ēdo person qė shkon pėr pushime nė plazh, nė mėnyrė qė ti shmanget kėtyre infeksioneve apo afeksioneve tė lėkurės, duke mos u larguar kėshtu nga plazhet me patologji tė kėtilla.


Pėrgatiti: Jonida Tashi

Tė rejat nga shkenca
Fitosterolet dhe acidet Omega-3 ulin yndyrat nė gjak
Ėshtė i njohur veprimi i fitosteroleve nė zvogėlimin e kolesterolit nė organizėm dhe po ashtu dihet ndikimi pozitiv i acideve omega-3-yndyrore nė profilin e lipoideve nė gjak. Shkencėtarėt austriakė kanė testuar ndikimin e kombinimit tė kėtyre dy substancave te 60 pacientė me hiperlipidemi (nivel tė lartė tė yndyrave nė gjak). Kombinimi i fitosteroleve (2 g/ditė) dhe acideve omega-3-yndyrore (1.4 g/ditė) ėshtė treguar shumė efikas. Pas tri javėsh niveli i pėrgjithshėm i LDL-kolesterolit (“kolesterolit tė keq”) ka qenė mė i ulėt pėr 13 pėr qind, ndėrsa vlerat e HDL-kolesterolit (“kolesterolit tė mirė”) janė ngritur pėr 9 pėr qind.