Gjashtė rregullat pėr tė parandaluar rrezikun e trombozave
Si t’u shpėtoni goditjeve tė diellit, alergjive, infarkteve dhe diarresė. Kėshillat qė duhet tė keni parasysh pėr tė qenė nė formė gjithė verėn

Temperaturat e lartė gjatė stinės sė verės bėhen shkak pėr shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Pėr tė parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet tė kihen parasysh rregullat dhe kėshillat kryesore qė japin mjekėt. Ndėrkohė qė mė tė rrezikuarit nga temperaturat e larta janė tė moshuarit, sidomos ata qė kanė probleme me zemrėn dhe fėmijėt. Mjekėt rekomandojnė tė pini sa mė shumė lėngje pėr tė shmangur dehidratimin e organizmit, e pėr rrjedhojė, pėr tė luftuar trombozat. Kėshilla mbėrrin nga kirurgėt e shoqėrisė italiane tė kirurgjisė vaskulare dhe endovaskulare, qė shpjegojnė se si me anė tė djersės arrihet njė pėrqendrim mė i madh i rruazave tė kuqe tė gjakut dhe tė trompociteve, duke shtuar rrezikun pėr shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitė e vjetra zakonisht pėrkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorėt predispozues pėrfaqėsohen nga disa sėmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave tė kuqe tė gjakut, pėr tė kaluar te problemet qė shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sėmundjet e imunitetit dhe tumorale. Nė veēanti, trombozat arteriale janė mė tė fshehura. Janė tė shumtė studimet qė mbėshtesin rolin e “inspissatio sanguinis” nė shfaqjen e kėtyre trombozave. Kjo ėshtė arsyeja qė gjatė kėsaj periudhe tė vitit kėrkohet njė kujdes i jashtėzakonshėm pėr parandalimin e kėtyre problemeve. Nga analizimi i tė dhėnave tė mbledhura nga rastet klinike tė paraqitura ndėr vite, ka rezultuar se ekziston njė lidhje e ngushtė mes nxehtėsisė dhe shtimit tė numrit tė rasteve me kėtė patologji. Nė fakt, kėto tre vitet e fundit rastet me ishemi akute periferike janė hasur gjatė muajve tė nxehtė tė vitit, nga maji deri nė shtator, duke shfaqur njė rrezikshmėri mė tė lartė se nė periudhėn tjetėr tė vitit.


Rregullat antitrombozė
Me sloganin “Qarkullim pa pengesa” janė pėrpiluar gjashtė rregullat pėr tė parandaluar rrezikun e trombozave:

Pini vazhdimisht ujė, deri nė 2 litra nė ditė, nė mėnyrė qė tė arrini ta bėni gjakun mė fluid

Nėse djersini shumė, pėrdorni pėrbėrės tė kripės

Shmangni ekspozimin nė diell gjatė orėve mė tė nxehta

Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nėse dielli ėshtė i nxehtė

Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumėrat

Pėr personat e predispozuar kėshillohet pėrdorimi i antikoagulantėve, por gjithmonė nėn rekomandimin e mjekut specialist


Kėshilla, pėr tė qenė nė formė gjithė verėn
Vera imponon rregulla tė forta edhe pėr linjat e trupit. Nga njėra anė joshin ushqimet kalorike, nga ana tjetėr rrobat e banjės kėrkojnė trup tė bukur dhe tė rregullt. Por si mund tė realizohet diēka e tillė? Ja, rregullat qė vendosin dietologėt pėr kėtė sezon tė nxehtė:

Pėrpiquni tė ruani tė njėjtin racion ditor. Mund tė tregoheni maniak, vetėm pas lėngjeve dhe frutave

Pini sa mė shumė ujė natyral apo tė gazuar. Kėshillohet dhe pak limon ose mente, sipas preferencės

Pėrdorni sa mė shumė sallata tė freskėta me perimet e stinės, veēse pėrdorni sa mė pak vaj

Nė restorant, porosisni peshk ose mish me garniturė perimesh dhe nė vend tė makaronave merrni fruta deti

Hani sa mė shumė fruta, por mos e privoni veten dhe nga akulloret

Lėvizni sa mė shumė, bėni sa mė shumė shėtitje, not dhe aktivitet fizik

Mos i lini pas dore lėngjet. Uji ėshtė ndihmėsi mė i mirė pėr t“i shpėtuar vapės, sepse vera ėshtė stina qė than mė tepėr lėngjet e trupit

Pini sa mė shumė edhe lėngje tė tjera natyrale (qumėsht, ēaj, lėng supe)

Shmangni ushqimet e rėnda dhe hani sa mė shumė perime, sallata dhe fruta. Lajini me kujdes

Dilni sa mė pak nė diell mes orėve 10.00-16.00. Ėshtė mirė qė tė sėmurėt me tension, fėmijėt dhe tė moshuarit tė mos dalin fare jashtė nė kėto orare

Mbani sa mė shpesh kapele dhe syze dielli

Vishni rroba tė lehta dhe tė pambukta, qė t’ju pinė djersėn

Pėrgatiti: Jonida Tashi

Tė rejat nga shkenca
Studimi, rrushi zvogėlon rrezikun pėr sėmundjet kardiovaskulare
Studimi i ri spanjoll ka treguar se fibrat ushqyese tė cilat janė tė pranishme nė rrushin e zi zvogėlojnė rrezikun pėr sėmundje kardiovaskulare, edhe atė shumė mė tepėr sesa burimet tjera tė fibrave ushqyese. Nė studim janė pėrfshirė 21 pjesėmarrės me nivele normale tė kolesterolit dhe 13 pjesėmarrės me nivel tė rritur tė kolesterolit, tė cilėt kanė marrė fibra ushqyes shtesė nga rrushi. Pas 16 javėsh tė marrjes nga 7.5 gramė nė ditė tė fibrave ushqyes nga rrushi, niveli i pėrgjithshėm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit nė mėnyrė tė dukshme ėshtė zvogėluar, edhe atė mė sė shumti nė grupin e pjesėmarrėsve nė studim tė cilėt nė fillim tė studimit kishin pasur nivel tė rritur tė kolesterolit.