Receta Gatimi

60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja ne adoles


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja ne adoles

    60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja deri ne adoleshencė


    Kujdesi pėr parandalimin e sėmundjeve fillon qė nė fėmijėri. Kėshtu, nėse ju do tė jeni tė kujdesshėm me fėmijėn tuaj qė nė moshė tė vogėl me siguri qė do tė keni njė fėmijė tė shėndetshėm. Mos harroni se nėse kėto sėmundje nuk parandalohen dhe trajtohen qė nė moshė tė vogėl, rreziku qė ato tė shfaqen sėrish gjatė gjithė jetės ėshtė tepėr i madh. Nė suplementin e sotėm tė gazetės “Albania”, ju do tė njiheni me 60 sėmundjet kryesore nga tė cilat rrezikohen fėmijėt nga lindja e tyre deri nė moshėn e adoleshencės. Ēdo sėmundje ka specifikat e veta si mėnyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Qė t’ia dilni mbanė me sukses nė pėrballimin e tyre, nė kėtė suplement ju do tė gjeni gjithēka qė duhet tė dini pėr to. Ndėrkohė qė pėr ēdo pyetje ju mund tė na shkruani nė adresėn tonė tė e_mailit:albania.shėndetėsia@gamil.com. Ngritja e fėmijės paraqet pėrgjegjėsi tė madhe, tė cilėn zakonisht e pranojmė si dhuratė dhe pėr tė nuk ka nevojė pėr trajnim. Shumica e prindėrve mėsojnė sipas mėnyrės qė vijnė problemet, ndikimin e mėnyrės nė tė cilėn ata kanė qenė tė kultivuara ose duke u udhėhequr nga ajo qė kanė parė ose kanė lexuar. Prindėrit mund tė kenė stil tė ndryshėm, por caku i tyre ėshtė i pėrbashkėt. Tė gjithė prindėrit duan fėmijėt e tyre tė rriten tė shėndetshėm, tė gėzuar, mirė tė pėrshtatur, tė suksesshėm, dhe nė persona tė rritur tė pėrgjegjshėm tė cilėt do tė mund t’i respektojnė ndjenjat e huaja, do tė jenė tė aftė tė bashkėpunojnė me tė tjerėt dhe me sukses tė ballafaqohet me vėshtirėsitė e jetės. Jashtėzakonisht ėshtė i rėndėsishėm tė motivuarit e prindėrve. A duan ata me tė vėrtetė tė bėhen prindėr ose ndjehen tė pa pėrgatitur dhe tė frikėsuar. Mund tė jenė tė dobishme kėshillat qė vijojnė:
    Duhet tė jeni tė pėrgatitur pėr atė se si prind do tė pėrjetoni ndjenja tė ndryshme. Do tė ketė periudha kur do tė ndjeni dashuri, gėzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione negative sikurse tė hidhėruarit, frika, dhe dėshpėrimi. Emocionet e kėtilla mund tė shkaktojnė ndjenjė tė fajit ose tė mendoni se nuk jeni prindėr i mirė. Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se nuk pritet tė jeni i pa gabueshėm dhe se secili (madje edhe prindėrit) ndonjėherė bėjnė gabime. Informohuni pėr atė qė nuk e njihni. Lexoni letėrsi pėr rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve, ashtu qė do tė dini se ēfarė tė pritni.


    Ēfarė ndodh me fėmijėn tuaj nga 1-36 muajsh

    1 deri 3 muajsh
    Muaji i parė i jetės ėshtė njė periudhė pėrshtatjeje me realitetin e tyre tė ri. Bebet shikojnė fytyrat e prindėrve dhe i vėshtrojnė nė sy. Kjo periudhė fillon me tė ashtuquajturėn “buzėqeshje shoqėrore”, tė cilėn e lėshojnė kur shohin prindėrit apo kur prindėrit u flasin atyre. Nėse u vihet gishti nė dorė, bebet do ta shtrėngojnė dhe nuk do ta lėshojnė pa vullnetin e tyre. Gjatė muajit tė dytė dhe tė tretė, fillojnė tė grenė kokėn, qė e mbajnė lart tė palėkundur. Ato fillojnė tė belbėzojnė apo tė artikulojnė tinguj. Mund tė mbajnė objekte me tė dyja duart apo tė ndjekin me sy objekte qė lėvizin. Gjithashtu mund tė shohin duart e tyre.
    4 muajsh
    Bebet ka shumė tė ngjarė tė ndjekin objekte me sy, tė pėrpiqen t’i kapin dhe t’i fusin nė gojė. Gjithashtu belbėzojnė vazhdimisht dhe me gėzim. Ato mund tė kontrollojnė lėvizjen e kokės. Nėse janė shtrirė me shpinė, pėrpiqen tė ndėrrojnė pozicion duke u rrotulluar dhe nėse janė shtrirė me bark, do tė mbėshteten me krahė pėr tė ngritur kokėn. Nė fund tė muajit, mund tė stimulohen duke i mbėshtetur nė njė jastėk, nė mėnyrė qė muskujt e shpinės tė forcohen dhe mė nė fund tė qėndrojnė vetė.
    5 deri 7 muajsh
    Gjatė muajit tė pestė, bebet fillojnė tė qėndrojnė ndenjur jo vetėm duke pushuar me kėrdhokull, por edhe me krahė, njė pozicion i njohur si trekėmbėsh. Ndėrsa mėsojnė tė kenė vetėbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalėngadalė do tė ulen nė pozicionin vertikal. Kjo ėshtė gjithashtu periudha kur fillojnė tė hanė ushqim tė butė, jogurt etj. Mes muajit tė gjashtė dhe tė tetė, u dalin dhėmbėt qendrorė tė poshtėm. Pėrgjatė muajit tė shtatė bebet kanė fituar aftėsinė tė kalojnė njė objekt nga njėra dorė nė tjetrėn dhe fillojnė tė imitojnė tinguj. Pėr sa i pėrket gjuhės, ata flasin dyrrokėsha (ba-ba).
    8 muajsh
    Gjatė kėtij muaji, bebet tregojnė se janė tė aftė t'i lėvizin duart mė lirshėm. Fillojnė tė godasin objekte nė tryezė dhe pėlqejnė t’i hedhin ato nė dysheme. Kur objektin e kanė larg, do tė zgjaten ta kapin. Ato qėndrojnė ndenjur pa mbėshtetje dhe mund tė mbajnė shishen e qumėshtit. Pėrgjigjen kur i thėrrasin me emėr dhe thonė ma dhe ba. Gjatė kėtij muaji bebet mund tė mos duan tė ndahen nga nėna. Edhe ato qė janė mėsuar tė qėndrojnė pa nėnat pėr pak kohė, tregojnė ndjenja tė forta pakėnaqėsie nė praninė e tė huajve (babai dhe nėna janė tė vetmit njerėz qė njohin). Kjo mund tė rezultojė nė njė gjendje tė fortė angėshtie dhe parehatie. Dhėmbėt e sipėrm qendrorė u dalin mes muajit tė 8-tė dhe tė 10-tė.
    9 dhe 10 muajsh
    Bebet fillojnė tė fitojnė lėvizshmėri. Fitojnė siguri tė zvarriten lirshėm dhe kėrkojnė zona ku tė gjejnė mbėshtetjen pėr t’u ngritur. Fillojnė tė bėjnė gjeste dhe pėrdorin duart pėr t’i pėrplasur dhe pėr tė pėrshėndetur. Aftėsia e tyre e re ėshtė mbajtja e objekteve tė vogla me tė ashtuquajturat “piskatore”, qė formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnė pas objekteve qė kanė hedhur vetė, edhe nėse ato janė prapa tyre. Mund tė njohin persona jashtė familjes dhe tė kujtojnė situata me ta. Mėnyra si reagojnė ndaj ēdo situate varet nga kėnaqėsia qė kanė marrė (apo nuk kanė marrė) nga ajo situatė. Gjatė muajit tė 10-tė fillojnė t’u dalin dhėmbėt e sipėrm anėsorė. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrės dhe vazhdojnė tė pėrsėrisin fjalė tė thjeshta si ma, ba, tata.


    Faqja 14

    12 muajsh
    Bebet ecin me pak ndihmė, duke pėrdorur duart e tė rriturve pėr tė ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnė tė ndihmojnė nėnat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojnė tė ndjekin urdhra tė thjeshta. Gjithashtu mund tė pėrdorin gishtat pėr tė treguar objektet qė duan. Nėse u jepen dy kuba, ato mund t’i ngrenė njėri pas tjetrit. Ato pėlqejnė tė kapin njė objekt qė ka rėnė pėrtokė apo tė kėrkojnė njė qė u ka humbur nga sytė. Kanė mė shumė parapėlqime dhe mospėlqime dhe e dinė se ēfarė duan dhe ēfarė nuk duan, si dhe ēfarė qėndrimi tė mbajnė nė varėsi tė situatės. Po ashtu, mund tė njohin tė afėrmit nė fotot qė shohin. Nė moshėn 1-vjeēare bebet do tė kenė tetė prej njėzet dhėmbėve tė qumėshtit, meqė gjatė muajit tė dymbėdhjetė do t’u dalin dhėmbėt e poshtėm anėsorė.
    Mes muajit tė 13-tė dhe 15-tė
    Bebet tashmė ecin pa ndihmė. Fjalori i tyre ėshtė zgjeruar dhe pėrdorin shumė fjalė, edhe pse njė e nga njė; ato ende nuk dinė si tė formulojnė njė fjali, por edhe nėse e bėjnė, fjalia nuk pėrmban mė shumė se dy fjalė. Ato mbledhin sė bashku tė gjitha objektet me tė cilat luajnė dhe i bėjnė grumbull. Nėse u jepet njė laps dhe njė copė letėr, fillojnė tė vizatojnė viza. Duket se janė tė interesuara nė atė qė hanė, duke treguar kėnaqėsi nė fytyrė dhe
    duke bėrė shenja kundrejt asaj qė pėlqejnė dhe duke refuzuar fuqishėm ato qė nuk pėlqejnė. Mund tė tregojnė dhe mund tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Gjatė kėsaj kohe, goja e tyre do tė forcohet me 4 dhėmbė tė rinj: paradhėmballėt e paraē.
    18 muajsh
    Fėmijėt fillojnė tė flasin mė rrjedhshėm. Tashmė dinė mes pesėmbėdhjetė dhe njėzet fjalėve dhe formojnė fjali jo mė tė gjata se dy fjalė Po ashtu, fillojnė tė hanė vetė dhe ndihmojnė kur i veshin. Nėse u jepen kube pėr tė luajtur, ato ngrenė njėri pas tjetrit vetėm tre apo katėr prej tyre. Gjithashtu fillojnė tė kėrkojnė gjėra duke pėrdorur emrat pėrkatės. Njėra prej lodrave me tė cilėn luajnė bėhet mė e parapėlqyera dhe ato tregojnė pėrkujdesjen dhe pėlqimin e tyre ndaj saj. Nė tė njėjtėn kohė fillojnė tė tregojnė dashurinė e tyre ndaj njerėzve qė u qėndrojnė afėr. Ndėrkaq mund tė ecin sė prapthi dhe tė hedhin njė top. Mes moshės 1 vjeē e gjysmė dhe 2-vjeēare, atyre do t’u kenė dalė tė gjithė dhėmbėt e qumėshtit, meqė tani janė shfaqur edhe katėr dhėmbėt e qenit.
    24 muajsh
    Bebet 2-vjeēare janė shumė tė lėvizshme. Meqė kjo ėshtė koha kur mėsojnė tė koordinojnė kėmbėt pėr t’i ngritur lart dhe pėr t’i ulur poshtė, duhet tė tregohet shumė kujdes, sepse pėlqejnė shumė ta bėjnė kėtė dhe do ta provojnė sa herė qė shohin njė shkallė. Fjalori i tyre ėshtė mė i gjerė dhe mund tė formulojnė fjali me deri nė tri fjalė, edhe pse ende nuk pėrdorin shumė folje; nėse e bėjnė kėtė, do tė ngatėrrojnė kohėt. Ata mund tė thonė emrin e tyre dhe mund tė njohin, tė tregojnė dhe tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Mund tė ndėrtojnė njė kullė me 6 kuba. Nga ky ēast dhe deri nė 2 vjeē e gjysmė, ata do tė kenė pėrfunduar procesin e dhėmbėzimit me katėr dhėmballėt e dyta. Kėta njėzet dhėmbė tė qumėshtit do t’i kenė derisa tė mbushin pesė apo gjashtė vjeē, atėherė kur tė fillon zėvendėsimi me dhėmbėt e pėrhershėm.
    30 muajsh
    Bebet janė shumė tė afta tė koordinojnė lėvizjet, veēanėrisht me gjymtyrėt e poshtme. Kjo mund tė shihet kur kėrcejnė me tė dyja kėmbėt njėherėsh dhe kur godasin njė top qė u pasohet. Kėtė e bėjnė aq shpesh sa kėto lojėra do tė bėhen tė parapėlqyerat e tyre. Ndėrkaq fillojnė tė heqin viza nė copa letre me lapsa tė ndryshėm, qė i zgjedhin vetė, ngaqė tashmė dinė t’i dallojnė ngjyrat e ndryshme. Kjo aftėsi e re pėr tė koordinuar lėvizjet bėn qė bebet tė hanė dhe tė vishen vetė. Kur i pyesin, ato mund tė thonė emrin, moshėn dhe mund tė dallojnė gjininė e tyre. Po ashtu fillojnė tė formojnė fjali tė gjata dhe tė njohin kafshėt dhe objekte tė ndryshme kur shfletojnė libra, njė tjetėr veprimtari qė ato e pėlqejnė shumė.
    36 muajsh
    Nė kėtė kohė, bebet bėhen fjalamanė tė vėrtetė. Formulojnė fjali me katėr apo pesė fjalė, pasi mund tė thonė mes tridhjetė deri pesėdhjetė fjalėve, edhe pse mund tė marrin vesh dhe tė dinė kuptimin e dyqind apo treqind fjalėve. Tanimė fillojnė tė ngasin njė biēikletė me tri rrota apo edhe njė biēikletė tė vogėl me dy rrota, pėr sa kohė qė janė nėn vėzhgimin e tė rriturve. Ato pėrshkruajnė menjėherė vizatimet apo situatat nga librat qė u lexohen. Kur u jepet njė laps dhe njė copė letėr, mund tė zbatojnė udhėzime tė thjeshta, si pėr shembull tė vizatojnė brenda apo jashtė vizave dhe, nėse kanė njė model, mund tė kopjojnė simbolet e njė rrethi (O) dhe njė kryqi (X).


    Sėmundjet, problemet dhe gjendjet shėndetėsore tė fėmijės
    1. Adoleshenca
    Adoleshentė llogariten fėmijėt tė moshės nga 12-21 vjet. Nė kėtė periudhė, ata kalojnė nėpėr shumė ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janė tė dhimbshme dhe ndikojnė duke shkaktuar huti te fėmijėt dhe te prindėrit. Shumica e fėmijėve gjatė kėsaj periudhe do ta kalojnė pubertetin. Gjatė pubertetit, trupi i fėmijės rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar nė njė trup burri/gruaje tė moshuar. Adoleshenca ėshtė koha kur fėmijėt fillojnė tė vendosin vetė. Ata e hulumtojnė pavarėsinė e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindėrit. Ata duan qė tė rrinė vetėm nė dhomėn e tyre (kėrkojnė intimitet). Duan tė eksperimentojnė me atė qė ėshtė trend (modė). Duan tė provojnė ide tė reja dhe pėrpiqen me aktivitete tė reja. Shokėt e tyre pėrbėjnė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn e tyre dhe kanė ndikim tė madh nė vendimet e tyre. Nė kėtė moshė fillon dhe tėrheqja ndaj seksit tjetėr. Fėmija juaj do mė shumė liri dhe pavarėsi. I besoni dhe i lejoni qė tė sjellė disa vendime tė veta individuale. Megjithatė, disa sjellje tė caktuara, nuk janė nė rregull asnjėherė, pėr cilėndo fėmijė, i cilėsdo moshė. Fėmija juaj nuk mund tė bėjė zgjedhje pėr gjėra qė e rrezikojnė shėndetin, sigurinė dhe ardhmėrinė e tij. Si tė ballafaqoheni me konfliktet? Dėgjojeni fėmijėn tuaj. Tregoni interes pėr atė ē’ndodh, mos pritni qė tė ndodhė problem e pastaj tė komunikoni. Lejoni qė gjėrat e imta tė ndodhin siē do ai. Ruajeni energjinė pėr gjėra mė tė rėndėsishme. Nėse fėmija juaj mė shumė do qė tė luaj nė fillim, pastaj t’i shkruajė detyrat e shtėpisė, mos insistoni qė tė fillojė me detyrat menjėherė pas shkollės. Ēdo natė, lavdėrojeni pėr punėn e kryer. Mos bėni presion mbi tė. Nėse bėni presion, mund tė ndodh qė t’ju injorojė e mė vonė t’ju injorojė pėr gjėra shumė mė tė rėndėsishme.


    2. Anomalitė e lindura tė sistemit nervor qendror
    Sistemin nervor qendror e pėrbėjnė truri dhe palca kurrizore. Ato mbėshtillen me njė cipė e quajtur membranė meningjeale dhe janė tė zhytur nė lėngun truroshpinor. Truri bashkohet me palcėn kurrizore pėrmes palcės sė zgjatur, e locuar nė bazėn e kafkės. Palca kurrizore ėshtė e vendosur pėrgjatė shtyllės kurrizore dhe ėshtė e mbrojtur nga jashtė me unazat e saj. Nga palca kurrizore dalin nervat tė cilat mė tutje degėzohen kah duart, kėmbėt dhe trupi. Gjatė zhvillimit tė fetusit nė mitrėn e gruas shtatzėnė, truri dhe palca kurrizore formohen nga njė strukturė e thjeshtė e quajtur tubė neurale. Normalisht tuba neurale duhet tė mbyllet deri ditėn e 28 tė shtatzėnisė. Nėse kjo nuk ndodh rezultati ėshtė defekt i tubės neurale. Nė shumė raste kėto defekte mund tė diagnostikohen qysh nė mitėr me ndihmėn e ekzaminimit me ultra zė dhe me ekzaminime tjera, si amniocenteza (analizė e lėngut amniotik). Njihen disa lloje tė defekteve tė tubės neurale, si spina bifida, anencefalia dhe encefalocela.

    3. Anomalitė e lindura tė zemrės
    Zemra funksionon si pompė e formuar nga dy treme dhe dy barkushe. Te tremi (atriumi) i djathtė derdhet gjak i paoksigjenuar nga i gjithė organizmi dhe prej kėtu nė barkushėn e djathtė (ventrikull). Nga barkusha e djathtė gjaku pompohet nėpėr arterien mushkėrore nė mushkėri ku gjaku oksigjenohet. Nga mushkėritė, gjaku i oksigjenuar derdhet nė tremin (atriumin) e majtė prej ku pompohet nė barkushen e majtė (ventrikul) e prej kėtu nė aortė, ku sėrish e fillon rrugėn e tij nėpėr organizėm duke e transportuar O2 gjer te qelizat. Pėrgjithėsisht, gjaku i oksigjenuar pompohet nė arterie kurse gjaku i paoksigjenuar kthehet pėrmes venave. Tė dy anėt e zemrės (e djathta dhe e majta) nė mes vete janė tė ndara me mure dhe nuk kanė komunikacion tė drejtpėrdrejtė. Arteria mushkėrore dhe aorta gjithashtu janė tė ndara dhe nuk komunikojnė. Para lindjes (dhe shkurt pas lindjes) janė prezente dy komunikime - njėra mes tremeve dhe tjetra mes aortės dhe arteries mushkėrore tė cilat pastaj mbyllen spontanisht.

    4. Anomalitė e lindura tė sistemit urinar
    Sistemi urinar pėrbėhet nga veshkat, ureterėt, fshikėzėn e urinės dhe uretra. Trupi i njeriut ka dy veshka (nga njė nga secila anė e shtyllės kurrizore nė regjionin e mesit) pėrmes tė cilave filtrohen produktet hedhėse (produktet e fundit tė metabolizmit) nga gjaku dhe krijohet urina. Secila veshkė ka kanal i cili quhet ureter. Urina del nga veshkat pėrmes ureterėve dhe vjen gjer te fshikėza e urinės ku ruhet njė kohė tė caktuar. Prej kėtu ajo nxiret jashtė pėrmes uretrės (kanal i cili e lidh fshikėzėn me pjesėn e jashtme tė trupit). Anomalitė mė tė shpeshta tė sistemit urinar janė hipospadia, anomalitė opstruktive dhe ageneza e veshkave.


    5. Pėrdorimi i drejtė i antibiotikėve
    Zbulimi i antibiotikėve kah mesi i shekullit tė kaluar, kontribuoi pėr shėrimin e suksesshėm tė mė shumė sėmundjeve, tė cilat mė parė kanė qenė mė fund fatal. Pėr fat tė keq, nė tė njejtėn kohė pėrdorimi i tepėrt dhe i parregullt i kėtyre barėrave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dėme dhe rreziqe tė shumta. Prandaj ēdokush, e sidomos prindėrit, qė vendosin nė emrin e fėmijėve tė tyre duhet tė kenė dijeni elementare rreth pėrdorimit dhe keqpėrdorimit tė antibiotikėve.
    Dhėnia e antibiotikėve ėshtė e arsyetuar vetėm tek infeksionet bakteriale. Pjesa mė e madhe e infeksioneve nė moshėn fėmijėrore janė tė shkaktuara nga viruset, mbi tė cilat antibiotikėt nuk kanė ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk ėshtė e saktė, se me dhėnien e antibiotikėve nė fillim tė infeksionit, ai mund tė pengohet ose tė shkurtohet rrjedha e tij. Ēdo sėmundje ka kohėzgjatjen e saj. Pėrkundrazi, dhėnia e tepėrt e antibiotikėve edhe atje ku nuk ka nevojė, sjell deri te adaptimi i baktereve, tė cilat bėhen tė afta tė shumėzohen dhe tė pėrjetojnė edhe pėrkundrejt prezencės sė antibiotikut. Antibiotikėt mund tė shkaktojnė ndjeshmėri alergjike. Kjo mė shpesh paraqitet si shpėrthim nė lėkurė, i cili mund ta bėjė fėmijėn tė kruhet, por ndonjėherė kėto reaksione mund tė jenė shumė mė tė rėnda dhe mė dramatike. Pėrveē kėsaj disa nga antibiotikėt mund tė shfaqin ndikim toksik, sidomos nėse aplikohen nė doza mė tė mėdha nga se ėshtė parashikuar ose nė intervale kohore mė tė shkurta ose nėse jepen shpesh.

    Faqja 15


    6. Apandeciti
    Zorra qorre e inflamuar ose apandeciti ėshtė ndezja e apendiksit (shtesės) sė zorrės qorre. Paraqitet nė tė gjitha moshat por shumė mė rrallė te fėmijėt mė tė vegjėl se tre vjet. Zakonisht fillon me dhembje tė barkut nė pjesėn e lukthit ose pėrreth kėrthizės. Pastaj dhembjet lokohen nga ana e djathtė, ata janė tė njėtrajtshme, nuk janė shumė tė forta, por me kohė rriten. Mė rrallė sėmundja mund tė paraqitet nė formė tė sulmeve. Fėmija shpeshherė ka temperaturė, mund tė paraqiten edhe barkqitje si dhe vjellje. Gjatė kontrollit tė barkut, mjeku do tė konstatojė dhembje nė pjesėn e zorrės qorre (katrori i poshtėm nė anėn e djathtė), si dhe “defense” muskulor (kontraksion i kohėzgjatur i muskujve) tė murit tė barkut. Gjatė kontrollit tė gjakut do tė vėrtetohet rritja e elementeve tė bardha tė gjakut – leukocideve. Kontrolli rutinor i urnės ėshtė nė rregull. Trajtimi i vetėm ėshtė operacioni me tė cilėn largohet shtesa e inflamuar e zorrės qorre (apendiks). Operacioni duhet tė bėhet urgjentisht dhe nuk duhet tė prolongohet, sepse nėse apendiksi i ndezur pėlcet (perforon) qelbi do tė shpėrndahet nė hapėsirėn e barkut dhe do tė ndodhi peritonitis (ndezja e kėmishės sė barkut) sepse dhe vdekje e mundshme.

    7. Astma
    Astma relativisht ėshtė sėmundje e fėmijėrisė. Prindėrit duhet tė dinė se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė sėmundje fatale dhe nėse shėrohet nė mėnyrė adekuate, rezultati ėshtė i mirė. Pėrvoja tregon se shumė prindėr, duke mos dashur ta pranojnė diagnozėn dhe terapinė bashkėkohore tė astmės, drejtohen nė veprime tė ndryshme alternative, tė cilat ndonjėherė edhe mund ta dėmtojnė fėmijėn. Shpeshherė simptomat e astmės nuk vėrehen as nga prindėrit, e ndonjėherė as edhe nga mjekėt. Tipike, astma ėshtė sėmundje e cila manifestohet me sulme “fishkėllima” nė gjoks si dhe frymėmarrje tė vėshtirėsuar. Ndonjėherė ėshtė e pėrcjellė me mavijosje tė buzėve, kraharori ėshtė i mbushur pėrplot me ajėr, e nė stadiumet mė tė pėrparuara, pas disa vitesh bėhet deformimi i kafazit tė kraharorit. Nėse janė prezente sulme tipike tė frymėmarrjes sė vėshtirėsuar, diagnoza ėshtė e qartė. Atipike, astma mund tė manifestohet edhe me simptome mė tė buta, sikurse qė ėshtė kollitja e mėrzitshme gjatė natės si dhe lodhja kronike. Ndodh qė fėmija me astmė, mė pėrpara me muaj madje edhe me vite tė jetė nėn diagnozė tė gabuar, mė shpesh si ndezje virusale e mushkėrive tė bardha. Fėmijėt e kėtillė shpeshherė pa nevojė traumatizohen me injeksione ose antibiotikė, tė cilėt praktikisht nuk kanė efekt ndaj sėmundjes, kurse mbajnė rreziqe tė fshehta pėr shėndetin e fėmijės. Nė raste mė tė buta, astma manifestohet vetėm me anime tė shpeshta ndaj ftohjeve tė shpeshta, me komplikime tė sinuseve, tė bajames sė tretė etj. Nė astmėn duhet tė mendohet edhe nėse fėmija lodhet shpejtė dhe ka frymėmarrje tė vėshtirėsuar gjatė lodhjes ose nėse ngel prapa me rritjen.

    8. Bronkoliti
    Kjo ėshtė sėmundje e rėndė ė cila paraqitet te foshnjat (2-24 muaj). Prezente ėshtė ndezja e rrugėve mė tė imėta tė frymėmarrjes-bronkiolet. Shkaktarė janė viruset, nė 80 pėr qind tė rasteve shkaktarė ėshtė virusi respirator sinciciel (VRS). Pasqyra klinike ėshtė mė e vėshtirė se sa te bronkitisi. Prezente ėshtė frymėmarrja e shpejtuar, tėrheqja e hapėsirave nėn brinjė dhe mes brinjėve si shprehje e frymėmarrjes sė vėshtirėsuar (tirazh). Mjeku nė askultacion dėgjon fishkėllima dhe krepitacione. Fėmija e refuzon ushqimin. Zakonisht nuk ka temperaturė.
    Shėrimi bėhet nė spital. Antibiotikėt nuk kanė efekt, jepen nėse dyshojmė nė infeksion sekondar. Me rėndėsi ėshtė rehidratimi i cili kryhet nė mėnyrė intravenoze me tė ashtuquajturėn terapia suportive.

    9. Bronkiti akut
    Bronkiti akut ėshtė dezja akute e bronkeve (gypave tė frymėmarrjes). Zakonisht shkaktarė janė viruset. Simptomat janė: Kollitja, ndonjėherė temperaturė e lartė. Mjeku me dėgjuese (nė auskultacion) do tė konstatojė prezencėn e grithjeve respiratore, ndonjėherė frymėmarrja ėshtė fishkėllyese (vizing). Bronkiti obstruktiv ėshtė shumė i shpeshtė nė vendin tonė, kryesisht i shkaktuar nga viruset. Mė shpesh paraqitet deri nė moshėn tre vjeēare. Zakonisht gjatė paraqitjes sė fishkėllimave iu paraprin infeksioni i rrugėve tė larta tė frymėmarrjes 1-3 ditė, pastaj manifestohet “vizingu”. Zgjat rreth 10-15 ditė. Te njė pjesė e kėtyre fėmijėve bėhet fjalė pėr astmėn. Nėse ėshtė prezent vizingu me opstrukcion jepen bronkodilatatorė (psh. Salbutamol me inhalime ose si sirup). Antibiotikėt nuk duhet tė jepen, vetėm nė qoftė se mjeku dyshon nė infekcion bakterial, mund tė japė antibiotik (mė shpesh amoksicilin ose ko-trimoksazol.

    10. Dalja e dhėmbėve
    Me daljen e dhėmbėve nėnkuptohet procesi i daljes tė dhėmbėve tė parė te fėmija. Zakonisht i pari del dhėmbi i pėrparmė i poshtėm e pastaj i pėrparmi lart. Kur fėmija do tė rritet pak, kėto dhėmbė tė para do tė zėvendėsohen me dhėmbė tė pėrhershme. Zakonisht fillon mes muajit 4-7, por disa fėmijė lindin me dhėmbė, e te tė tjerė dhėmbėt nuk dalin deri nė muajin e dymbėdhjetė. Tė dy situatat llogariten si normale. Mund tė mos ketė asnjė simptomė ose dalja e dhėmbėve mund tė jetė me dhimbje. Mishi i dhėmbėve (gjingjivat) mund tė jetė i ėnjtur dhe me dhimbje. Prezente ėshtė njė tajitje e zmadhuar e jargės. Fėmija fut nė gojė ēfarėdo dhe e pėrtyp. Mund tė jetė i padisponuar dhe i shqetėsuar. Pėrkundrejt bindjes tė pėrhapur, dalja e dhėmbėve nuk shkakton temperaturė tė lartė e as probleme me tė fleturin apo diarre. Fėmijės mund t’i jepni tė pėrtyp njė shtojcė speciale pėr dhėmbė (apo diēka tė fortė, qė ėshtė mjaftueshėm e madhe qė tė mos e gėlltit). Me kėtė mund t’i lehtėsohet dhimbja. Mos i jepni tė pėrtyp unazė pėr gjingjiva me pėrmbajtje tė lėngėt brenda. Mund tė ndodh qė tė pėlcet a pėrmbajtja brenda nuk ėshtė e sigurtė. Nėse unazėn speciale pėr gjingjivat e futni nė frigorifer nxirreni jashtė para se tė forcohet tepėr. Nėse ėshtė shumė e fortė mund t’i gėrvishtė gjingjivat e ėnjtura tė bebes. Me gishtin tuaj (paraprakisht tė larė) u bėni masazhė gjingjivave. Asnjėherė mos ia varni unazėn rreth qafės. Mund tė mbytet. Ia fshini jargat nė fytyrė qė tė pengoni paraqitjen e rashit. Nėse ėshtė i sėmurė i jepni acetaminofenė qė t’ia lehtėsoni. Kulaēe pėr gjingjiva nuk preferohen pasi pėrmbajnė sheqer dhe mund tė shkaktojnė karies. Procesi i daljes sė dhėmbėve zgjat zakonisht 20 dhėmbėt e para dalin deri 2.5-3 vjet.

    11. Dehidrimi
    Nė kushte normale, organizmi pėr ēdo ditė humbet njė sasi tė caktuar tė ujit pėrmes urinės, lotėve, djersės dhe jashtėqitjeve. Nėse kėta humbje janė shumė tė mėdha vjen deri te dehidri mi. Sa mė i vogėl qė ėshtė fėmija (sidomos foshnjė ose fėmijė i vogėl), aq dehidrimi ėshtė gjendje mė serioze, e cila ndonjėherė mund ta kėrcėnoj ė edhe jetėn e fėmijės. Mund tė ndodh si rezultat i zmadhimit tė humbjes sė ujit, i shkaktuar nga temperatura e lartė, diarre, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar. Nė situata tė tilla kini kujdes pėr shfaqjen eventuale tė shenjave tė dehidrimit te fėmija juaj. Fėmijėt mė tė vegjėl dehidrojnė lehtė.

    12. Dhembja
    Dhembja paraqet vuajtje fizike dhe psikike, qė krijohet si rezultat i dėmtimit tė indeve dhe organeve tė ndryshme, i shkaktuar nga faktorė tė ndryshėm. Mė parė ėshtė menduar se fėmijėt kanė tolerancė mė tė madhe ndaj dhembjes, pėr shkak tė mospjekurisė biologjike, se reagojnė mė mirė ndaj anelgjetikėve dhe se tregojnė prirje mė tė madhe ndaj kėtyre barėrave. Dhembja mund tė ndodh pėr shkak tė ndonjė intervence ose pas operacionit. Nė situata tė tilla, zakonisht jepen analgjetikė-barėra qė i pėrshkruan mjeku, tė cilat ndikojnė pėr ta zvogėluar dhembjen. Disa gjendje, siē janė sėmundjet malinje ose disa sindrome tjera me dhembje karakterizohen me dhembje tė fortė. Tek ata, nė tretmanin e dhembjes, pėrveē mjekut, nė mėnyrė aktive janė tė inkuadruar edhe prindėrit. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet, se te sėmundjet malinje, barėrat opijate nuk duhet tė rruhen pėr stadin e fundit, por nėn kontrollin e mjekut, duhet tė aplikohen mė herėt, atėherė kur dhembja bėhet intensive.


    14. Sėmundja e sheqerit te fėmijėt
    Sėmundja e sheqerit (diabeti) ndodh kur nė organizėm ėshtė i pamjaftueshėm hormoni insulinė. Qė tė mundet tė punojė organizmi i ynė, duhet tė sigurojė energji tė nevojshme, ngjashėm sikurse pėr tė punuar vetura duhet tė ketė benzinė. Organizmi e pranon kėtė energji, ashtu qė ushqimin tė cilin e pranon e zbėrthen nė glikozė, tė cilėn mė tutje kryesisht e pėrdor si energji. Kėto procese ndodhin nė zorrė dhe nė mėlēi, kurse janė tė ndihmuara nga enzima tė caktuara. Ekzistojnė dy lloje kryesore tė diabetit: tipi 1 dhe tipi 2. Fėmijėt dhe tė rinjtė kryesisht fitojnė diabetin e tipit 1 i cili paraqitet pėr shkak tė mungesės sė insulinės. Njerėzit tė cilėt fitojnė diabetin nė mosha mė tė vjetra, zakonisht fitojnė tipin 2 tė diabetit, kur kanė insulinė, por ai nuk vepron normalisht. Edhe pse rrallė, edhe nė moshėn fėmijėrore mund tė paraqitet diabeti. Diabeti i tipit 1 ndodh nėse janė tė shkatėrruara qelizat e pankreasit, tė cilėt pėr kėtė shkak nuk mund tė prodhojnė insulin tė mjaftueshėm. Diabeti te fėmijėt mė sė shpeshti fillon nė moshėn 12-15 vjeēe, por disa fėmijė mund ta fitojnė shumė mė herėt, kurse te tė tjerėt mund tė fillojė mė vonė. Edhe pse sasia e insulinit zvogėlohet gradualisht, fėmija mė sė shpeshti sėmuret pėrnjėherė (akute).

    15. Displazioni i zhvillimit tė kėrdhokullit (DZhK)
    Mė parė njihej me emrin dislokimi i lindur i kėrdhokullit. Nė fakt nyja e kėrdhokullit te foshnja e lindur ėshtė e dislokuar ose me tendencė pėr dislokim. Rreth 95 pėr qind prej fėmijėve tė lindur me DZhK mund tė shėrohen me sukses. Mė shpesh bėhet fjalė pėr vajza (raporti 1:600 te vajzat krahas 1:3000 te djemtė). Kėrdhokulli i majtė, tre herė mė shpesh ėshtė i pėrfshirė nė krahasim me tė djathtin. Nuk ėshtė i rrallė dhe dislokimi i tė dy kėrdhokullave. DZhK ėshtė mė i shpeshtė te foshnjat tė lindura me disa sėmundje tė veēanta, siē ėshtė paraliza cerebrale dhe spina bifida. Nė 1/3 e rasteve ekziston anamnezė familjare pozitive.


    16. Dermatiti atopik (ekzema)
    Dermatiti atopik (njėlloj ekzemi) ėshtė sėmundje me kohėzgjatje dhe pėrsėritėse e lėkurės. Fjala “dermatitis” shėnon reakcion ndezės tė lėkurės, kurse fjala “atopike” tregon se nė bazė ėshtė anim i trashėguar pėr zhvillimin e raste alergjike. Dermatiti atopik nuk ėshtė sėmundje ngjitėse, nuk bartet prej njėrit tek personi tjetėr gjatė kontaktit. Shkaku nuk ėshtė i njohur. Ėshtė vėrtetuar pjesėmarrja e faktorėve gjenetik (faktorėve trashėgues) si dhe faktorė nga mjedisi. Nėse njėri ose qė tė dy prindėrit kanė pasur ndryshime nė lėkurė gjatė fėmijėrisė sė tyre ose /janė tė sėmurė nga rinitisi alergjik dhe astma, mundėsitė pėr paraqitjen e dermatitit atopik te fėmija ėshtė mė i madh. Shenjat mė tė shpeshta janė paraqitja e lėkurės sė thatė, kruarje e shprehur, si dhe dalje tė puērrave nė fytyrė, nė anėn e brendshme tė bėrrylave, pas gjunjėve, shuplakat dhe shputave, prapa veshėve. Pamja e ndryshimeve tė lėkurės varet nga ajo se a ka kruarje fėmija dhe sa ka dhe se sa janė prezente infeksione sekondare. Lėkura mund tė jetė me luspa, e ngritur dhe e shkėlqyer, e mbuluar me flluska tė imta, a mundet tė shtrydhet lėng me paraqitjen e koreve dhe infeksionit me qelb.

    Faqja 16


    17. Probleme me tė fjeturin - mė shumė
    se njė bebe
    Pėr prindėrit e binjakėve, trinjakėve, katėrnjakėve ose tė mė shumė fėmijėve mund tė paraqitet njė problem i vėrtetė kur duhet t’i venė nė gjumė fėmijėt e tyre. Ata mund tė qajnė dhe tė luajnė gjatė tėrė natės, ndėrsa prindėrit tė rraskapiten pėr njė kohė shumė tė shkurtė. Pėr kėtė ndihmojnė dhe problemet shtesė tė cilat janė tė shpeshta te kėto fėmijė, siē ėshtė pesha e vogėl trupore dhe nevoja pėr t’i ushqyer shpesh (mė shpesh se fėmijėt tjerė). Qė t’u krijoni shprehi pėr gjumė nate, e rėndėsishme ėshtė qė ēdo natė t’i vini nė shtrat nė mėnyrėn e njėjtė. Me partnerin tuaj apo me ata qė u ndihmojnė merruni vesh qė ta vendosni rutinėn pėr gjumė nate.

    18. Pozita e fėmijės gjatė fjetjes
    A ėshtė mė mirė foshnja tė flejė nė shpinė apo nė bark?
    Shumica e pėrfaqėsuesve tė botės sė kafshėve (pėrveē njeriut) nuk flenė nė shpinė, por nė bark. Gjatė viteve tetėdhjetė tė shekullit tė kaluar, ekzistonte tendencė foshnjat tė vendosen tė flenė nė bark. Si rezultat i pėrvojave tė asaj kohe, qėndrimet e sotshme janė tė reviduara. Nė vitin 1992 Akademia Amerikane pėr Pediatri rekomandoi qė foshnjat e shėndetshme me tė vogla se 6 muaj tė flenė nė shpinė. Ky rekomandim bazohej nė dijenitė e mėparshme se fjetja nė bark mund tė sjell deri te vdekja e papritur e foshnjės dhe se nė SHBA nga ky shkak vdesin rreth 3000 foshnja nė vit. Edhe pse nuk ėshtė krejtėsisht e qartė se ēfarė nė tė vėrtetė e shkakton vdekjen e papritur dhe tė paqartė, ėshtė vėrtetuar se fjetja nė shpinė e zvogėlon kėtė numėr pėr mė shumė se 40 pėr qind.

    19. Gjumi dhe fėmija juaj
    Net pa gjumė pas ardhjes tė foshnjės sė re deri kur?
    Pėr prindėrit e rinj ėshtė njė sfidė e madhe si tė pranohet njė situatė e re, nė tė cilėn pėr shkak tė nevojave tė foshnjės, ata duhet ta prishin gjumin ēdo natė, mandej ndjehen kronik tė lodhur dhe tė pa fjetur. Fakt ėshtė se foshnjat kanė nevojė pėr t’i ushqyer dhe pėr t’ua ndėrruar pelenat nė intervale tė rregullta, gjatė 24 orėve. Por e besueshme ėshtė qė fėmija juaj sė shpejti do tė koordinohet me rutinėn e rėndomtė familjare dhe do tė flejė mė shumė gjatė natės. Netėt e pagjumė nuk do tė zgjasin pa kufi. Por, tė mos e gėnjejmė veten! E sigurt ėshtė qė prindėrit e rinj do tė duhet tė heqin dorė nga netėt pa brenga dhe nga fjetja kur u konvenon dhe sa u konvenon atyre siē kanė bėrė nė periudhėn para ardhjes tė anėtarit tė ri. Tani ai ka prioritet nė orarin familjar. Disa kėshilla mund t’ju shėrbejnė dhe t’ju ndihmojnė mė lehtė tė ballafaqoheni me situatėn e re.

    20. I porsalinduri dhe vitamina K
    Vitamina K ėshtė e nevojshme pėr koagulimin e gjakut. Fėmijėt mė tė mėdhenj dhe tė rriturit zakonisht me vitaminė K furnizohen nėpėrmjet baktereve nė zorrėt qė e prodhojnė vitaminėn dhe nė sasi tė caktuar nga ushqimi. Nėse nuk ka mjaftueshėm vitaminė K, prerje tė vogla mund tė sjellin deri te gjakosje qė do tė gjas mė shumė se sa duhet dhe nga lėndime tė vogla mund tė krijohen hematome tė mėdha. Gjakosja mund tė shfaqet nė vende tė ndryshme tė organizmit. Menjėherė pas lindjes bebet kanė shumė pak vitaminė K. Vitamina K nuk e kalon placentėn, ndėrsa zorrėt pas lindjes janė sterile (nuk ka baktere tė cilat do ta prodhojnė vitaminėn K). Pas lindjes bebet pranojnė pak vitaminė K pėrmes qumėshtit tė nėnės. Tė porsalindurit, gjatė javėve tė para derisa bakteret e zorrėve nuk fillojnė ta prodhojnė, mund tė kenė mungesė tė vitaminės K. Qumėshtit tė adaptuar i shtohet vitaminė K, kėshtu qė fėmijėt nė ushqim artificial tė kenė mė shumė. Disa bebe kanė gjakosje tepėr tė rėnda pėr shkak tė mungesės sė vitaminės K mė tė rėnda janė gjakosjet nė tru, qė shkaktojnė dėmtim tė pėrhershėm tė trurit. Kėto gjakosje emėrtohen, sėmundje hemoragjike e tė porsalindurit.


    21. Infeksionet e sistemit urinar te fėmijėt
    Fėmija juaj ka infeksion tė traktit urinar (ose shkurtimisht ITU), atėherė nė urinė (e marrur nė mėnyrė korrekte) do tė pwrfitohet rritje sinjifikante e baktereve. Pėrveē kėsaj, janė prezent simptoma dhe shenja tė caktuara qė sugjerojnė nė infeksion urinar. Infeksionet e sistemit urinar janė tė shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnė sė pari nė fshikėzėn e urinės, duke u ngjitur nėpėr uretėr. Nė pėrgjithėsi, uretra ėshtė e mbrojtur, por nėse vrima e uretrės (ose te vajzat vulva) ėshtė e inflamuar, bakteret shumėzohen lehtė. Te njė pjesė e fėmijėve deri tek infeksioni vjen pėr shkak tė prezencės sė anomalive tė cilat e pengojnė rrjedhjen normale tė urinės: anomali obstruktive ose refluks. Tek fėmija juaj, infeksioni mund tė shkaktojė sėmundje dhe tregon tendencė pėr tu pėrsėritur. Tek njė pjesė e fėmijėve me ITU, tek tė cilėt janė prezente anomali, ata duhet tė trajtohen nė mėnyrė adekuate, qė tė pengohet dėmtimi i veshkave. Qė tė shihet a ekzistojnė anomali te fėmija juaj, ėshtė e nevojshme qė tė bėhet ekzaminim me tė cilin do tė shihen veshkat dhe trakti urinar siē ėshtė ultra zėri ose ndoshta edhe inēizime tjera.


    22. Kariesi te foshnja
    Kariesi i dhėmbit mund tė shfaqet shumė herėt, edhe nė moshėn e foshnjėrisė (mes 6–12 muaj). Te foshnja mė shpesh janė tė pėrfshira katėr dhėmbėt e sipėrm prerės (dhėmbėt e pėrparmė). Te ato, karja e dhėmbit mė shpesh ėshtė i shkaktuar me pėrdorimin e parregullt tė bibironave dhe shisheve. Mund tė mos jetė lehtė qė tė zbulohet se a ka foshnja karjes tė dhėmbit. Zbulimi do tė varet prej asaj se sa ka pėrparuar karjes dhe mund tė manifestohet nė kėtė mėnyrė: Paraqitja e njė vije tė bardhė pėrgjatė mishit tė dhėmbėve ėshtė njė shenjė fillestare. Tregon qė ka ndodh demineralizimi i dhėmbit. Zakonisht kjo nuk hetohet nga prindėrit. Paraqitja e njė kurore tė verdhė apo tė kafenjtė rreth qafės sė dhėmbit, qė sugjeron se demineralizimi pėrparon kah kaviteti (zbrazėtirė nė dhėmb). Dhėmb qė ngjason nė njė mbetje tė kafenjtė nė tė zezė flet pėr njė karje tė pėrparuar me paraqitje tė kavitetit. Zakonisht janė tė pėrfshirė katėr prerėsit e pėrparmė (dhėmbėt e pėrparmė). Prerėsit e poshtėm janė tė pėrfshirė relativisht rrallė.

    23. Kolapsi (sinkopa)
    Kolapsi (sinkopa, alivanosja) ėshtė humbje e shkurtėr e vetėdijes me kohėzgjatje prej disa sekondave ose minutave.
    Sinkopa ndodh si rezultat i asaj qė truri nuk ka oksigjen tė mjaftueshėm. Shkaku shpeshherė nuk ėshtė i njohur. Mund tė bėhet fjalė pėr njėrėn qė vijon: Rėnia e pėrnjėhershme e tensionit tė gjakut mund tė sjellė gjer te sinkopa. Ajo mund tė jetė e provokuar gjatė ngritjes sė shpejtė nė pozitė tė drejtė. Punė e mundimshme ose loja, posaēėrisht nėse koha ėshtė e nxehtė. Frymėmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni). Gjatė gjendjes sė stresit dhe brengės i cili mund tė veprojė nė tensionin e gjakut. Si reaksion i ndaj ndonjė ilaēi. Kollitje e shprehur, dhembje gjatė urinimit ose lėvizje tė dukshme tė zorrėve. Zgjatjes ose lakimit tė shpejtė tė kokės mėnjanė. Rėnia e sheqerit nė gjak (i shpeshtė te njerėzit me diabet). Alkool, marihuanė, kokainė. Shtypje e qafės (psh. Jaka e ashpėr e ngushtė). Dhembje e fortė gjatė lėndimeve, frika. Probleme tė zemrės, probleme me shtypjen e gjakut, sėmundje tė ndryshme.
    Sinkopa mund tė ndodhė nė cilėn do moshė, por alivanosja pėr shkak tė rrėnjės sė menjėhershme tė tensionit sė gjakut ėshtė mė e shpeshtė te personat mė tė moshuar. Te fėmijėt problemi mė sė shpeshti tejkalohet me rritjen.
    Para se tė alivanoset fėmija ndien dobėsim ose dridhje, zbehet dhe mund tė ankohet nė ndjenjė tė nxehtėsisė, dhembje nė bark ose ērregullime nė tė shikuarit.

    Faqja 17


    24. Kolikė infantile
    Nė moshėn mes 2 dhe 16 javė disa bebe kalojnė nėpėr periudhėn kur qajnė rregullisht dhe pa arsye tė qartė. Kėto kriza tė qarjes zgjasin mė sė paku tre orė dhe zakonisht paraqiten vonė pasdite ose herėt nė mbrėmje. Duket sikur fėmija vuan nga dhimbje barku. Kjo dukuri njihet mė emrin “kolikė” dhe shfaqet te rreth njė e treta e tė gjithė foshnjave. Zakonisht nuk ndihmon nėse e merrni fėmijėn nė dorė dhe mundoheni ta qetėsoni duke e luhatur. Nė rastet mė tė lehta shfaqen vetėm periudha kur fėmija ėshtė i shqetėsuar. Shkaku pėr paraqitjen e kolikave nuk dihet, por ato kalojnė-pa tretman-pas disa javėsh. Kolikat paraqiten prej dy deri katėr javėt e para tė jetės dhe maksimumin e tyre e arrijnė rreth javės sė gjashtė deri tė tetėn. Zakonisht foshnja duket e shėndoshė dhe e kėnaqur, deri vonė pasdite apo herėt nė mbrėmje kur shfaqen simptomat qė vijojnė: Bebja bėn grimasa qė tregojnė se diēka i dhemb. Fytyra i skuqet. I shtrin kėmbėt, duke treguar kėshtu se i dhemb barku. Qan zėshėm dhe e shqetėsuar. Tė qarėt zgjat nga tre orė apo mė shumė dhe nuk qetėsohet. Mė nė fund fiton gazra ose zbrazje, kjo shfaqet mė shpesh kur do tė ndėrpritet tė qarėt, por mund tė jetė edhe koincidencė.
    Epizodat kalojnė, asgjė e keqe nuk i ndodh bebes.

    25. Kongjestia (ėnjtėsira) e sinuseve
    Hunda ka shtatė vrima ashtėrore tė mbushura me ajėr(sinuse), cilat ndihmojnė qė ajri i cili kalon nga kėtu, tė ngrohet dhe laget. Kur fėmija ka ndezje tė sinuseve ai ndjen se ėshtė i zėnė, shtypje ose dhembje nė fytyrė, nė anėn e sinusit tė zėnė, kollitje dhe sekrecion nga hunda. Kongjestia e sinuseve ndodh kur janė bllokuar vrimat e sinuseve nė zbrazėtirat e hundės. Nė atė rast sekrecioni normal nga sinuset nuk zbrazet, kėshtu qė bėhet mbushja e tepėrt dhe ndjenjė shtypėse. Zakonisht kjo paraqitet gjatė tė ftohurit dhe shpeshherė ėshtė e pėrcjellė me temperaturė tė lartė. Pa trajtim sinuset zakonisht hapen pas njė jave. Komplikimi kryesor ėshtė nėse bėhet shumimi i baktereve nė sinusin e bllokuar, duke shkaktuar infekcion (sinusitis). Nė atė rast vjen deri te paraqitja e temperaturės sė lartė, kurse dhembja rritet. Ndonjėherė lėkura mbi sinuset (rreth syrit ose faqeve) skuqet dhe gufon. Ky tip i sinusit duhet tė mjekohet me antibiotikė. Infekcionet e pėrsėritura tė sinuseve mund tė shkaktojnė kollitje kronike. Sinusi kronik karakterizohet me kokėdhembje, sekrecion nga hunda, kollitje dhe opstrukcion tė hundės (hunda e zėnė, mbyllur).

    26. Kontrolli i parė i bebes tuaj
    Ju lindėt njė bebe tė mrekullueshme. Numėruat 10 gishta tė bukur, njė hundė dhe tė tjera. Fėmija duket pa tė meta. Por, a ėshtė ashtu? Ndonjėherė pas pamjes ideale, prapė se prapė mund tė fshihet problem shėndetėsor. Para se ta lėshoni spitalin, mjekėt do ta kontrollojnė beben tuaj dhe do tė bėjnė teste dhe tretmane tė caktuara. Me ta, do tė sigurohen qė fėmija ėshtė e shėndoshė dhe do tė ndihmojnė qė tė mbetet ashtu.

    27. Shtangimet (sulmet)
    Shkaqet e shumta tė cilat sjellin deri te ngacmimi i trurit mund tė sjellin edhe deri te shtangimet. Pėr shembull, shtangime mund tė ndodhin si rezultat i sasisė sė ulėt tė sheqerit nė gjak ose ērregullimi i disa pėrbėrjeve normale nė gjak. Shtangime mund tė ndodhin si rezultat tė dėmtimit traumatik tė trurit infekcione, paraliza cerebrale, retardimi mental, tumore tė trurit, hidrocefalus, anomali tė trurit. Megjithate kur flitet pėr shtangimet qė kanė burrim nga truri tė ashtuquajtura konvulzione, mė sė shpeshti mendohet nė sulme epileptike si dhe sulme tė tjera tė ngjajshme tė epilepsisė. Epilepsia relativisht ėshtė sėmundje e shpeshtė. Sulmet febrile nuk duhet tė ngatėrrohen me epilepsinė. Kėto sulme nuk janė tė shkaktuara nga temperatura. Epilepsia manifestohet me forma tė ndryshme tė sulmeve, tė cilat ndodhin si rezultat i ndryshimeve tė trurit.
    28. Laringobronkitisi
    Laringobronkitisi ėshtė ndezja e fytit (laringiti) dhe gypave tė frymėmarrjes (trakesė dhe bronkeve). Shkaktarėt janė viruse tė thjeshta, mė sė shpeshti virusi parainfluenca tip 1, e mė rrallė mikoplazma pneumonie.
    Klinikisht karakterizohet me frymėmarrje tė vėshtirėsuar tė ajrit, kollitje dhe marrje tė zėrit. Te fėmijėt mė tė rritur mund tė paraqitet humbja e zėrit, dhembje nė fyt dhe kollitje e cila krahasohet me ulurimė tė qenit. Ekziston mundėsia qė infekcioni tė lėshohet nė rrugėt e poshtme tė frymėmarrjes dhe tė paraqitet frymėmarrje fishkėlluese e ndėgjueshme-opstrukcion. Nė raste tė rėnda ka mundėsi qė tė paraqiten ērregullime tė sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor dhe dehidratacioni. Terapia pėrcillet nė kushte spitalore. Me infusion intravenoz jepen lėngje, fėmija vendoset nė oksigjen, laget ajri dhe jepen antibiotikė, ndonjėherė kortikosteroide. Antihistaminikėt janė tė kontraindikuar nė raste mė tė vėshtira fėmija intubohet.


    29. Leucemia te fėmijėt
    Leuēemia te fėmijėt ėshtė njė lloj kanceri. Ai ėshtė kancer i qelizave tė bardha. Qelizat e bardha krijohen nė palcėn ashtėrore (pjesa e butė e e mesit tė ashtit). Roli primar i tyre ėshtė qė tė luftojnė kundėr infeksioneve. Kur fėmija ėshtė i sėmurė nga leukemia, palca ashtėrore prodhon njė numėr tė madh tė qelizave abnormale tė cilat i shtypin qelizat normale tė gjakut. Kjo i vėshtirėson funksionet e gjakut. Nuk ka numėr normal tė qelizave tė bardha tė gjakut, pėr tė luftuar me infeksionin. Pasi qė gjatė leukemisė ėshtė ērregulluar edhe prodhimi i pllakave tė gjakut (trombociteve) fėmijėt kanė gjakosje nėpėr lėkurė dhe nė organet e brendshme. Leucemia e fėmijėve fillon nė palcėn ashtėrore . Prej atje mund tė pėrhapet edhe nėpėr pjesėt e tjera tė organizmit. Nuk ekziston test special me anė tė sė cilit mund tė bėhet zbulimi i hershėm i leucemisė. Ekzistojnė mė tepėr tipe tė leuēemisė: Limfoblaste dhe jo limfoblaste. Nė marrėdhėnie me fillimin dhe rrjedhjen e sėmundjes ekzistojnė: Akute dhe Kronike.
    Tė gjitha moshat mund ta fitojnė leukeminė. Ky ėshtė lloji mė i shpeshtė i kancerit, te fėmijet. Te raca e bardhė ėshtė mė e shpeshtė, nė krahasim me racat e tjera. Njėsoj sėmuren edhe djemtė edhe vajzat. Mė sė shpeshti paraqitet nė moshėn 2-8 vjeēare.

    30. Pneumonia
    Pneumonia ėshtė ndezje e mushkėrive tė bardha (ėshtė prekur parenhimi i mushkėrive, alveolet dhe septave interalveolare). Paraqitet shpesh te fėmijėt. Sipas OBSH (Organizat Botėrore Shėndetėsore198 klasifikimi ėshtė bazuar nė tre kriteriume: anatomike, etiologjike dhe funkcionale, nė bazė tė pasqyrės klinike. Forma e butė te tė cilėt ėshtė prezente kollitja ose frymėmarrja e vėshtirėsuar, numri i respiracioneve ėshtė normal pėr moshėn. Forma mesatare – prezenca e kollitjes, frymėmarrja e shpejtėsuar (tahipnea), pa tėrheqjen e hapsirave ndėr dhe mes brinjėve (tirazh). Forma e rėndė – kemi kollitje, tahipne, tirazh, por nuk ka mavijosje (cianozė) fėmija mund tė pijė lėngje. Forma shumė e rėndė – prezenca e kollitjes, frymėmarrja e vėshtirėsuar (dispnea), tirazh, cianoza, pranimi i lėngjeve ėshtė i vėshtirėsuar. Pneumonia neonatale – pneumonia tek foshnjet, frekuenca e frymėmarrjes ėshtė mė e madhe se 60/min, ėshtė i pranishėm tirazhi dhe ekspiracioni i dėgjueshėm (frymėmarrje e pėrmbledhur). Shpesh shkaktarė janė viruset–virusi respirator sinciciel (VRS) te fėmijėt 10 muajsh deri nė 2,5 vjet, te fėmijėt prej 5 muajsh deri 5 vjeē – adenovirusi dhe te fėmijėt mė tė moshuar influenca dhe parainfluenca.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: 60 sėmundjet qė rrezikojnė fėmijėt nga lindja ne adoles

    31. Puberteti
    Puberteti ėshtė koha kur nėn ndikimin e hormoneve, trupi i vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fėmija juaj do piqet prej fėmije nė grua gjegjėsisht burrė. Zakonisht, te vajzat fillon mė herėt se sa te meshkujt. Ekziston njė diapazon i gjerė i moshės kur mund tė fillojė. Te vajzat mė shpesh fillon mes 9-13 vjet. Te djemtė mes 10 dhe 16 vjet. Mė shpesh fillon nė tė njėjtėn kohė siē ka ndodhur te prindėrit. Puberteti mund tė zgjas e dhe deri 8 vjet. Te disa njerėz mbaron mė herėt. Te tė tjerė rrjedh mė ngadalė. Nėse jeni tė brengosur rreth ndryshimeve nėpėr tė cilat kalon fėmija juaj. Nėse mendoni se herėt shfaqen kėto ndryshime apo se shfaqen me vonesė.
    Cilat ndryshime priten te vajzat?
    Zakonisht nė fillim rriten gjinjtė
    Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cikli menstrual. Zakonisht kjo ndodh, gjatė 2 viteve pasi kanė filluar tė rriten gjinjtė
    Paraqiten qime nė pjesėn pubike (pjesėn mes kėmbėve) dhe nėn sqetulla
    Lėkura bėhet mė e yndyrshme. Paraqiten puērra (akne).
    Era e trupit bėhet mė e fortė
    Fillon tė fitojė nė peshė, sidomos rreth kofshėve.
    Fillon me shpejtėsi tė rritet nė lartėsi
    Cilat ndryshime priten te djemtė?
    Rritet penisi dhe testiset (herdhet). Zakonisht ky ėshtė ndryshimi i parė
    Zėri trashet
    Rritet nė lartėsi. I zgjerohen supet
    Bėhet leshator nė duar, fytyrė, kėmbė dhe nė pjesėn pubike (pjesėn mes kėmbėve)
    Lėkura bėhet mė e yndyrshme. Mund t’i shfaqen puērra (akne)
    Era e trupit intensifikohet
    Fillon tė fitojė nė peshė


    32. Refluksi vezikoureteral
    Te vajza juaj tre vjeēare ėshtė diagnostikuar infeksion urinar dhe mjeku juaj dyshon se ka refluks vezikoureteral. Nėpėr kokė kalojnė mė shumė pyetje, pėr tė cilat kėrkoni pėrgjigje. Pėr ēfarė anomalie bėhet fjalė, si ėshtė rrjedha dhe tretmani, ē’mund tė bėhet qė tė korigjohet? Urina krijohet nė veshka, dhe prej atje pėrmes kanaleve tė quajtura ureterė drenazhohet nė fshikėzėn e urinės. Kur mbushet fshikėza, fitojmė senzacion pėr urinim: fshikėza kontraktohet, ndėrsa sfinkteri i jashtėm i uretrės (kanal pėrmes tė cilit urina hudhet jashtė nga fshikėza) relaksohet dhe urina hudhet jashtė. Refluksi vezikoureteral shfaqet kur gjatė kontraktimit tė fshikėzės urina nė vend qė tė hudhet jashtė pėrmes uretrės, kthehet prapa pėrmes ureterėve nė veshka. Urina shkon nėpėr rrugė tė gabuar.

    33. Sindroma nefrotike
    Ē’ndodh me veshkat dhe me organizmin te sindroma nefotrike?
    Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė t’i filtrojnė produktet hedhėse pėrfundimtare qė krijohen gjatė metabolizmit, nga gjaku nė urinė. Kjo realizohet nė atė mėnyrė qė gjaku qarkullon nė veshka nėpėr njė rrjetė kapilarėsh (enėt mė tė imta tė gjakut), qė lejojnė filtrim tė ujit dhe molekulave tė imta, por nuk lejojnė tė humbasin molekulat e mėdha, siē janė proteinat. Mund tė thuhet se veshkat punojnė si njė sitė. Te sindroma nefrotike, si rezultat i inflamacionit, vrimat e “sitės” bėhen mė tė mėdha, dhe nėpėr to nga gjaku nė urinė kalojnė proteinat, dhe kjo, sė pari ato me masė molekulare mė tė vogėl, siē janė albuminat. Albuminat paraqesin pjesė pėrbėrėse tė rėndėsishme tė gjakut. Njėri nga funksionet e tyre ėshtė ta mbajnė ujin tė mos kalojė pėrmes kapilarėve nė indet pėrreth. Kur niveli i albuminave nė gjak ėshtė shumė i ulėt (si rezultat i asaj se humben me urinėn, siē ėshtė rast te sindroma nefrotike), uji del nga kapilaret, akumulohet nė indet pėrreth dhe shkakton tė ėnjtura, qė paraqesin karakteristikė kryesore e sindromės nefrotike. Veshkat duke u pėrpjekur ta kompensojnė humbjen e albuminave pėrmes urinės, e mbajnė kripėn mė shumė se zakonisht dhe me kėtė tė ėnjturat potencohen.

    34. Cirkumcizioni
    Nėn cirkumcizion nėnkuptojmė ndėrhyrje kirurgjike me tė cilėn hiqet lafsha qė e mbulon majėn e penisit.
    Shumica e shoqatave tė pediatėrve duke e pėrfshirė edhe Akademinė Amerikane pėr Pediatri nuk e rekomandojnė cirkumcizionin si rutinė. Rekomandimi i tyre ėshtė qė vendimin pėr cirkumcizion ta sjellin prindėrit. Shkaqet qė vijojnė mund tė ndikojnė nė vendimin pėr cirkumcizion.

    35. Temperatura e lartė
    Temperatura e lartė ėshtė simptomė e shpeshtė nė fėmijėri, e cila te prindėr pa edukatė mjekėsore dhe pa eksperiencė tė mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku.
    Temperatura trupore normale ėshtė 37 0C. Gjatė ditės mund tė fluktuojė nga 36.10 C nė mėngjes deri 380C vonė pasdite, por fėmija ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe ėshtė i disponuar. Nė pėrgjithėsi, llogaritet se temperatura ėshtė e lartė nėse temperatura rektale (nė pasdalje) ėshtė mbi 38°C, orale (nė gojė) mbi 37.8°C ose aksilare (nėn sqetulla) mbi 37.2°C. Termometri mė i sigurtė ėshtė elektroniku, ai ėshtė mė i lehtė pėr pėrdorim, por mė i shtrenjtė. Mė shpesh pėrdoret termomteri prej qelqi me zhivė, i cili ėshtė edhe mė i lirė. Mund tė pėrdoret pėr matje tė temperaturės aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para ēdo pėrdorimi, ėshtė e rėndėsishme qė tė shkundet zhiva, ashtu qė vija e zhivės tė bie nėn 370 C. Pas ēdo pėrdorimi lajeni me ujė dhe e thani. E rruani nė vend tė sigurtė larg fėmijėve, nė kėllėf qė tė mbrohet nga thyerja.
    Zakonisht temperatura nuk ėshtė e rrezikshme, as qė mund t’i bėj keq fėmijės me pėrjashtim kur ėshtė e lartė (mbi 41.10), kur mund tė ketė efekte tė padėshirueshme mbi funksionin e trurit. Nė fakt, temperatura e lartė gjatė infeksioneve ėshtė e dobishme pėr organizmin. Nė kushte tė temperaturės sė lartė, mikroorganizmat (shkaktarėt e infeksioneve) shumėzohen mė ngadalė, dhe krijojnė mė pak produkte toksike.


    36. Thithja e gishtit
    Thithja e gishtave ėshtė njė gjė normale nėse bėhet fjalė pėr foshnjė. Shumica e fėmijėve e humbin kėtė shprehi diku mes vitit tė 2-4. Deri nė shtatė vjet zakonisht nuk ka efekte negative tė pėrhershme te dhėmbėt, pasi qė bėhet fjalė pėr dhėmbėt e parė, tė qumėshtit, tė cilėt sidoqoftė do tė ndėrrohen. Nėse thithja vazhdon edhe pas vitit tė shtatė, pasi do dalin dhėmbėt e pėrhershėm, do tė shfaqen probleme me dhėmbėt. Lėkura e gishtit qė thithet, nėn ndikimin e pėshtymės, mund tė lėndohet dhe tė jetė derė e hapur pėr infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin nė gojė mund tė futen mikroorganizma tė ndryshėm, disa prej tyre tė aftė tė shkaktojnė sėmundje. Thithja e tepėrt e gishtit tė madh mund tė sjell deri te deformimi i qiellzės dhe i dhėmbėve, duke e ndryshuar nivelin e dhėmbėve (kafshimin). Qiellėza bėhet e lartė, kafshimi i parregullt, pasi qė dhėmbėt e sipėrm dalin pėrpara dhe jashtė. Te disa fėmijė formulimi i disa tingujve ėshtė i ērregulluar.


    37. Shwndeti i tepwrt te fėmijėt
    Trashėsia pėrkufizohet si prezencė e tepėrt e dhjamit. Fėmija i trashė ka mė shumė ind dhjamor, sesa qė pėrputhen pėr moshėn. Trashėsia shpesh ėshtė karakteristikė familjare. Prindėrit e trashė ėshtė e mundshme tė kenė fėmijė tė trashė. Kjo ėshtė rezultat i kombinimit tė faktorėve tė trashėgimisė dhe mėnyrės jo tė shėndetshėm tė ushqimit dhe tė jetesės, me mungesė tė aktivitetit fizik. Ndonjėherė trashėsia ėshtė e shkaktuar nga shkaqe mjekėsore (sėmundje) ose si rezultat i ndikimit tė disa barėrave. Ēfarė problemesh mund tė shkaktojė trashėsia?
    Trashėsia mund tė sjell deri te astma dhe deri nė apne nė gjumė. Mund tė sjell deri nė sėmundje tė zemrės, sėmundje tė sheqerit, tension tė lartė, pikė nė tru dhe kancer.
    Fėmijėt e trashė mund tė jenė tė pėrqeshur dhe tė larguar nga shoqėria. Fėmijėt e trashė janė me rrezik mė tė madh pėr depresion.

    38. Urinim i pavullnetshėm natėn
    (Enuresis nocturna)
    Me termin “urinim natėn”, emėrtohet urinimi i pavullnetshėm gjatė tė fjeturit. Duhet tė dallohet nga urinimi ditėn, kur urinimi i pavullnetshėm ndodh gjatė ditės. Urinimi natėn haset shpesh tek fėmijėt. Llogaritet si problem, nėse paraqitet te fėmijė meshkuj mė tė mėdhenj se 6 vjet dhe te vajza mė tė mėdha se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshėm natėn ėshtė frustruese edhe pėr fėmijėn edhe pėr prindėrit, duke shkaktuar ndjenjė tė nėnēmimit te fėmija. Asnjėherė nuk duhet tė hidhėrohemi e as tė dėnojmė fėmijė qė urinon natėn, pasi qė ai kėtė nuk e bėn me vullnet. Sipas njė teorie ėshtė prezent ērregullim i gjumit dhe i qendrės pėr zgjim nė trurin e madh. Kėta fėmijė flenė shumė fortė dhe nuk zgjohen kur do tė fitojnė shtytje pėr urinim.
    Sipas njė teorie tjetėr bėhet fjalė pėr ērregullim / mungesė e hormonit tė hipofizės, i cili normal tajitet gjatė natės dhe shpie deri tek krijimi i njė sasie mė tė vogėl tė urinės gjatė natės.

    39. Verdhėza
    Verdhėza karakterizohet me ngjyrosje tė verdhė tė lėkurės dhe tė syve. Shpesh haset te tė porsalindurit (te 6 nga 10 tė porsalinur shfaqet verdhėza, e shkallės sė ndryshme), te foshnjat e lindura para kohe ajo ėshtė mė e shpeshtė. Verdhėza ėshtė e shkaktuar nga teprica e substancės kimike e quajtur bilirubinė, e cila normal eliminohet pėrmes mėlēisė. Mėlēia e tė porsalinurit ėshtė e pazhvilluar mjaftueshėm, por mė shpesh pėr disa ditė ajo aftėsohet qė ta procesojė bilirubinėn. Nėse bėhet fjalė pėr foshnjė tė lindur nė kohė, verdhėza e shprehur lehtė nuk ėshtė diēka qė duhet t'ju brengos, ajo do tė tėrhiqet pėrafėrsisht pėr njė javė. Prapė se prapė, nėse foshnja ka lindur para kohe ose ėshtė e sėmurė, apo niveli i bilirubinės nė gjak ėshtė shumė i lartė, e nevojshme ėshtė njė ndjekje e kujdesshme dhe tretman mjekėsor. Verdhėza mund tė jetė e shkaktuar dhe nga shkaqe tjera, si prania e kundėrtrupthave ndaj grupeve tė gjakut (Rezus faktor ose ABO inkompatibili), anemia hemolitike, hepatiti dhe galaktozemia.


    40. Veshkat
    Normalisht ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme tė brinjėve. Pėrmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė litėr gjak (njė e pesta e tėrė gjakut qė pompohet nga zemra). Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė veshkave. Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura nefrone. Ēdo nefron pėrmban njė filtėr tė vogėl tė quajtur glomerul, i cili ėshtė i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit sė bashku me produktet hedhėse ndahet nga gjaku me njė proces tė quajtur filtrim dhe shkon nė kanalthe. Pjesa mė e madhe e ujit dhe e materieve tjera tė cilat janė tė rėndėsishme pėr organizmin kthehen prapė nė gjak pėrmes kanaltheve. Nė kėtė mėnyrė produktet hedhėse koncentrohen nė urinė. Nga kanalthet urina mbartet nė kanalin tė quajtur legeni i veshkės, e pastaj pėrmes ureterėve nė fshikėzėn e urinės, dhe mė nė fund pėrmes uretrės jashtė. Normalisht, veshkat krijojnė rreth 1-2 litra urinė ēdo ditė, nė varėsi nga sasia e ujit tė pirė. Veshka normale ka aftėsi tė lejojė njė mbingarkim. Nėse humbet njėra veshkė, tjetra veshkė zmadhohet qė ta kompensojė funksionin e veshkės tjetėr.

    41. Vjellja
    Infeksionet akute tė zorrėve, tė shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnė vjellje dhe diarre, tė cilat transmetohen lehtė nga fėmija nė fėmijė. Nė raste tė tilla ėshtė e rėndėsishme tė izolohen tė sėmurėt. Vjellje dhe diarre mund tė paraqitet si fenomen shoqėrues gjatė infeksionit tė veshit, infeksion urinar ose gjatė problemeve tjera. Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila ėshtė prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet mė shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditės sė 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjėherė pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita nė ditė pėrforcohet ndėrsa fėmija mbetet i uritur dhe humb nė peshė. Jashtėqitjet janė tė pakta dhe tė errta. Kjo sėmundje sot pėrcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shėrohet me operacion. Duhet tė bėhet dallim mes vjelljes sė vėrtetė dhe gromėsirės qė shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund tė jetė e shoqėruar me vjelljen e sasisė sė vogėl tė qumėshtit. Kjo ėshtė dukuri normale. Ndonjėherė mund tė jenė ngjitėse, nė varshmėri nga sėmundja qė i ka shkaktuar.


    42. Diarreja
    Vjellja dhe diarreja janė simptoma tė shpeshta tė cilat mund tė shfaqen nė suaza tė mė shumė sėmundjeve. Shkaku mė i shpeshtė janė gabimet kualitative dhe kuantitative nė ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim tė pėrzier mund tė jetė shkaku pėr vjellje dhe diarre. Nė disa raste vjellja ėshtė si rezultat i alergjisė ndaj qumėshtit tė lopės. Dhėnia e ushqimit qė nuk pėrgjigjet pėr moshėn, ushqim i yndyrshėm ose i infektuar gjithashtu mund tė jetė shkak pėr vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh mė shpesh gjatė muajve tė verės. Nėse fėmija ka diarre, menjėherė duhet filluar me dhėnien e lėngjeve. Pėr kėtė sėmundje, mė e rėndėsishme ėshtė sa do tė pijė, se sa do tė ha. Mė sė miri ėshtė t’i jepet tretje orale elektrolite (siē ėshtė Neliti), i cili ėshtė special i formuluar pėr foshnja dhe fėmijė tė vegjėl. Nuk duhet tė jepen lėngje frutash ose pije tė ėmbla, sidomos jo foshnjave tė vogla. Fėmijėve mė tė mėdhenj qė pranojnė ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithėra tė ziera, molla dhe mish tė zier. Duhet tė vazhdohet me dhėnien gji ose me qumėshtin nga formula (nėse ėshtė nė ushqim artificial), me pėrjashtim nėse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet tė jepen lėngje tė kthjella.

    43. Ftohja
    Kjo ėshtė sėmundja mė e shpeshtė pėr shkak tė cilės fėmijėt dėrgohen nė mjek. Mesatarisht gjatė vitit fėmijėt ftohen mes 6-8 herė. Numri mė i madh i ftohjeve janė tė shkaktuara nga viruset tė quajtura rinoviruse (nė greqisht rino do tė thotė hundė). Ekzistojnė mė shumė se 100 lloje tė rinoviruseve me afinitet ndaj mukozės sė hundės, tė cilėt mund tė inicojnė reakcion imunologjik qė manifestohet si dhembje fyti, kokėdhembje dhe pengesė nė frymėmarrjen pėrmes hundės. Si momente predisponuese janė ajri i thatė dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Pėrkundrejt besimeve tė pėrhapura se do tė ftoheni nėse nuk visheni mirė, nėse fleni apo rrini nė rrymė ere ose dilni jashtė me flokė tė lagura, kjo nuk ėshtė e vėrtetuar. Sė pari shfaqet ndjenjė gėrvishtjeje nė fyt dhe rrjedhje hundėsh ose hundė tė zėna dhe teshtitje. Pėrveē asaj fėmijėt mund tė ankohen nė dhembje fyti, kollitje, kokėdhembje, temperaturė mesatarisht tė lartė, plogėshti, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundėt fillimisht ėshtė si ujė, pastaj trashet dhe bėhet i verdhė ose i gjelbėrt. Ftohja ėshtė ngjitėse nė 2-4 ditėt e para pasi qė shfaqen simptomat. Fėmija juaj mund tė sėmuret ashtu qė do tė thith pjesėza tė virusit qė pėrhapen nė ajėr pėrmes teshtitjes dhe kollitjes tė fėmijėve tjerė ose me kontakt direkt. Fėmija juaj do tė sėmuret nėse e prek gojėn ose hundėn, pasi qė paraprakisht ka prekur ndonjė sipėrfaqe tė kontaminuar me rinoviruse.


    44. Gjiardiazė (Lambliazė)
    Gjiardiaza lamblia ėshtė parazit i cili te fėmijėt dhe tek tė rriturit shpesh shkakton infektim tė zorrėve. Transmetohet pėrmes jashtėqitjeve ose pėrmes ujit tė kontaminuar dhe ushqimit. Pėrveē kėsaj, parazitėt e gjiardiazės mund tė kalojnė te njerėzit nga kafshėt e infektuara (p.sh. qentė). Nė institucionet me qėndrime ditore infektimi mund tė pėrhapet pėrmes duarve tė ndotura (fėmijėt ose edukatoret), lodra tė ndotura, mobilje dhe shtrojeve. Ndonjėherė infektimi me gjiardiazė ėshtė pa simptoma. Nė raste tjera shkakton diare (mund tė ndėrrohet me kaps). Fėmijėt e infektuar mund tė ankohen nė gazra, fryerje tė barkut, humbje tė oreksit dhe humbje nė peshė. Te fėmijėt e vegjėl paraqitet vjellje. Periudha e inkubacionit ėshtė nga 1-4 javė. Fėmijėt janė ngjitės (tė aftė ta pėrhapin infeksionin) deri sa kanė cista tė gjiardiazės nė jashtėqitjet e tyre. Fėmijėt e infektuar ose personeli qė tregojnė simptoma tė gjiardiazės, duhet tė largohen deri sa trajtohen dhe jo mė gjatė se sa kanė diare. Individėt e infektuar qė nuk kanė simptoma paraqesin rrezik tė vogėl pėr pėrhapjen e simptomave dhe zakonisht nuk duhet edhe tė trajtohen e as tė largohen.

    45. Verdhėza (Hepatiti A)
    Hepatiti A paraqet infeksion viral i mėlēisė. Transmetohet nė mėnyrė oro-fekale domethėnė me duar tė papastėra pas kontaktit paraprak tė duarve me jashtėqitjet e personit tė infektuar. Mund tė transmetohet edhe pėrmes ujit dhe ushqimit tė kontaminuar. Foshnjat dhe fėmijėt e vegjėl shpesh nuk kanė asnjė simptomė. Gjasat e verdhėsimit tė lėkurės dhe syve (verdhėsia) rriten me moshėn (shumica e fėmijėve tė vegjėl nuk kanė verdhėsi, shumica e tė rriturve kanė). Simptoma tjerė qė mund tė paraqiten janė humbje oreksi, lodhje, pėrzierje, vjellje, dhembje muskujsh, temperaturė, urinė tė errėt dhe jashtėqitje tė zbehta pa ngjyrė.Periudha e inkubacionit: zakonisht 15-50 ditė.
    Periudha ngjitėse zgjat rreth 2 javė para fillimit tė simptomave dhe rreth 1 javė pas fillimit tė verdhėsisė. Fėmijėt duhet tė largohen nga qėndrimi ditor deri 1 javė nga fillimi i simptomave dhe derisa verdhėsia nuk zhduket.

    46. HIV
    Nė disa pjesė tė botės, shkalla e infektimit me HIV ose AIDS rritet me shpejtėsi tė madhe dhe AIDS paraqet shkaku kryesor i sėmundjeve dhe vdekshmėrisė. Nė vendin tonė infektimi me HIV ende nuk ėshtė i shpeshtė. HIV ėshtė shkurtesė pėr virusin human tė imunodeficiencės. Ai ėshtė virus qė e atakon sistemin e imunitetit. Sistemi i imunitetit ndihmon qė tė mbrohemi nga sėmundjet. Kur imuniteti ynė ėshtė i dobėsuar, organizmi nuk ėshtė i aftė qė tė luftojė kundėr sėmunjeve. Infektimi me HIV shpie deri te AIDS (sindromi i imunodeficiencės sė fituar). Nėse ndonjė person ėshtė HIV pozitiv, kjo do tė thotė se testi i gjakut tregon qė virusi ėshtė prezent nė organizėm. Deri sa virusi nuk e atakon sistemin e imunitetit (ndonjė herė pas shumė viteve), ai person nuk ka AIDS.

    47. AIDS
    AIDS paraqet sindrom i imunodeficiencės sė fituar kur HIV gjatė kohė ka luftuar me sistemin e imunitetit dhe ai ėshtė harxhuar dhe fillon paraqitja e infeksioneve dhe sėmundjeve tjera (pneumonitė dhe llojet e ndryshme tė kancerit) me pasoja tė rėnda pėr organizmin dhe mė nė fund me vdekje. Zakonisht kalojnė shumė vite para se tė ndodh kjo fazė. Me aplikimin e trajtimit adekuat kjo periudhė mund tė vazhdohet. Emocionet dhe reakcionet kur personat kuptojnė se janė HIV pozitiv lėvizin prej ndjenjės sė hutisė, hidhėrimit, shqetėsimit, frikės, panikės, dėshpėrimit, depresionit, mendimeve pėr vetėvrasje, mosbesimit, ndjenjės qė nuk ėshtė e drejtė ajo qė u ndodh. Me kalimin e kohės, shumica e personave bėhen tė aftė ta pranojnė sėmundjen dhe tė mėsojnė tė jetojnė me tė, duke u bėrė mė tė fortė shpirtėrisht dhe emotivisht, duke e kuptuar se ē’ėshtė e rėndėsishme nė fakt, dhe e jetojnė jetėn nė tėrėsi. Njerėzit tė cilėt janė HIV pozitiv ballafaqohen me atė se si tu tregojnė familjarėve, shoqėrisė dhe tė dashurve. Ata shumė shpesh ballafaqohen me diskriminimin pėrmes injorimit gjė qė ėshtė pasojė e mungesės sė edukatės.


    Faqja 19


    48. Infeksioni i lėkurės (impetigo)
    Me impetigo nėnkuptohet infeksion i lėkurės, i cili shfaqet shpesh te fėmijėt mė tė vegjėl. Shkaktarė janė bakteret qė mė shpesh e atakojnė lėkurėn qė paraprakisht ėshtė e lėnduar nga shkaqe tė ndryshme (plagė, gėrvishtje, djegie). Mė shpesh janė tė kapura duart dhe fytyra sidomos pjesa rreth hundės dhe gojės. Infeksioni mė lehtė paraqitet te fėmijė tė cilėt tėrė kohėn kanė rrjedhje hunde, fėmijė qė i kafshojnė buzėt, e thithin gishtin ose e kruajnė vendin e pickimit nga insektet dhe me atė shkaktojnė gėrryerje nė lėkurė. Impetigo ėshtė sėmundje ngjitėse qė transmetohet pėrmes duarve ose me kontakt direkt me lezionet-edhe atė nė pjesė tjera tė trupit ose te fėmijė tjerė. Infeksioni mund tė transmetohet edhe pėrmes teshave tė kontaminuara ose riza qė kanė qenė nė kontakt me plagė tė hapura. Sė pari nė lėkurė paraqiten puērra tė kuqe, tė cilat pastaj mbushen me lėng (tė a.q flluska-blister). Blisterėt lehtė plasin ndėrsa lėngu derdhet duke formuar korriēkė, me ngjyrė mjalti. Ndonjėherė blisterėt nuk plasin, ose plasin duke mos u formuar korriēka dhe nė vendin e tyre formohet regjion me ngjyrė rozė nė tė kuqe. Impetigo-ja nuk shkakton temperaturė tė lartė. Periudha e inkubacionit ėshtė nga 4-10 ditė. Periudha ngjitėse gjatė tė cilės fėmijėt duhet tė largohen nga institucionet me qėndrim ditor zgjat 24 orė pas fillimit sė terapisė me antibiotikė. Pas kėsaj periudhe llogaritet qė ndryshimet nuk janė mė ngjitėse.

    49. Infeksionet me Hemophillus Influenzae
    Bakteri Hemofillus Influenca tipi B gjendet mes shkaktarėve mė tė shpeshtė tė meningjitit, te fėmijė mė tė vegjėl se 5 vjet. Fėmijėt e infektuar me kėtė bakter mund ta zhvillojnė njėrėn nga sėmundjet qė vijojnė: Meningjit - infeksion i cipave qė e mbulojnė trurin dhe palcėn kurrizore. Shenjat: temperaturė e lartė, shqetėsim, pėrgjumėsi, plogėshti, humbje oreksi, kokėdhembje dhe shtangie tė qafės. Bakteremi - infeksion i gjakut. Shenjat: fėmija duket keq, temperaturė e lartė, plogėshti, shqetėsim. Epiglotit – infeksion i epiglotisit dhe i strukturave tjera nė pjesėn e pasme tė fytit; ėnjtja i bllokon rrugėt e frymėmarrjes dhe mund tė shkaktojė vdekje, nėse nuk aplikohet tretman mjekėsor emergjent. Shenja: fėmija ėshtė i frikėsuar dhe manifeston frymėmarrje tė vėshtirėsuar, lėshon tinguj fishkėllor si kėndim gjeli dhe merr njė pozitė tė pėrkulur qė ta lehtėsojė frymėmarrjen. Celulit – infeksion i lėkurės. Shenjat: regjioni i pėrfshirė (zakonisht rreth syve dhe mollėzat) ėnjtet, e ėnjtura ėshtė e ngrohtė, me dhembje dhe e kuqe ose rozė; temperaturė e lartė, pamje e keqe e fėmijės. Pneumoni- infeksion i mushkėrive. Shenjat: kollė dhe frymėmarrje e vėshtirėsuar. Artriti septik - infeksion i nyjes (shpesh kėrdhokulli). Shenjat : temperaturė dhe ēalim.

    50. Kolla e bardhė (Pertusis)
    Kolla e bardhė ėshtė sėmundje ngjitėse serioze qė shfaqet te foshnjat gjithashtu edhe tek fėmija mė i madh. Mund tė sjellė gjer te komplikimet si inflamacioni i mushkėrive, ngėrēet, koma dhe vdekja, zakonisht te fėmijė mė tė vegjėl se 1 vit. Shkaktar ėshtė bakteri Bordetella pertussis, ndėrsa transmetohet pėrmes sekreteve tė rrugėve tė frymėmarrjes. Nė fillim paraqitet teshtitje, rrjedhje hundėsh dhe kollė. Zakonisht fėmija nuk ka temperaturė ose ka temperaturė tė ulėt. Pas njė deri dy javė, fėmija fillon tė fitojė sulme (paroksizma) tė kollės, tė shoqėruara me tingull fishkėllues ose si kėndimi i gjelit. Sulmet e kollės janė tė shoqėruara me vjellje tė mukusit. Zakonisht, mes sulmeve fėmija duket mirė. Periudha e inkubacionit zgjat nga 6-20 ditė. Fėmijėt janė ngjitės 3 javė pas fillimit tė kollės paroksizmale, ose 5 ditė pas fillimit tė tretmanit me antibiotik specifik sipas rekomandimit tė mjekut.
    51. Konjunktiviti
    Me termin konjunktivit nėnkuptohet inflamacion (iritim) i syve. Kjo mund tė jetė si rezultat i infeksioneve virale dhe bakteriale. Mund tė jetė e shkaktuar prej alergjisė nga materieve kimike (medikamentet, gazra tė ndryshme, klori nga pishinat dhe ngjashėm). Konjunktiviti infektiv (viral ose bakterial) ėshtė ngjitės. Pėrhapet nga njė person te tjetri me kontakt direkt dhe pėrmes sekretit nga sytė.
    Konjunktiviti i qelbėzuar ėshtė i shkaktuar nga infeksioni bakterial. Pjesa e bardhė e syrit, brenda nėn kapakun bėhet e kuqe ndėrsa fėmija ankohet nė kruarje dhe dhembje. Prezent ėshtė njė sekret i dendur i bardhė, i verdhė ose i gjelbėrt, ndėrsa kapakėt e syve si zakonisht nė mėngjes pas zgjimit, janė tė ngjitura. Ndonjėherė, fėmijėt me konjunktivit tė qelbėzuar zhvillojnė edhe infeksion tė veshit. Shenjat qė vijojnė sugjerojnė nė komplikim tė tillė: temperaturė e lartė, ngacmueshmėri, gjumė tė keq, humbje oreksi, ose nėse fėmija i tėrheq apo i qėllon veshėt. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat 2-7 ditė. Periudha infektive gjatė tė cilės ėshtė e nevojshme fėmija tė largohet nga qėndrimi ditor zgjat 24 orė pas fillimit tė terapisė me antibiotikė.


    52. Meningjiti
    Meningjiti paraqet inflamacion i cipave tė trurit, qė e mbulojnė trurin dhe palcėn kurrizore. Mund tė jetė i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht ėshtė mė i lehtė, ndėrsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz qė mund tė mbarojė me vdekje nėse nuk jepet shpejtė terapi antibiotike. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin qė vijon. Mund tė paraqitet temperaturė e lartė, kokėdhembje e fortė, shtangim i qafės, pėrgjumėsi e shprehur ose shqetėsim, refuzim i ushqimit, pamundėsi qė tu pėrgjigjet pyetjeve tė parashtruara, nėse bėhet fjalė pėr foshnjė , ajo nuk qetėsohet kur e merrni nė dorė. Qė tė diagnostikohet meningjiti mjeku duhet tė bėjė punkcion lumbal: me gjilpėrė hyn nė shtyllėn kurrizore dhe merr pakėz lėng. Lėngu ekzaminohet nėn mikroskop, pėr prezencėn e qelbit dhe baktereve dhe bėhet kulturė, qė tė shihet a ka prezent bakter dhe tė caktohet lloji i bakterit. Trajtimi bėhet nė kushte spitalore dhe pėrfshin dhėnien e antibiotikėve dhe terapi tjetėr suportive.


    53. Fruthi (Morbilli)
    Fruthi-morbili paraqet sėmundje serioze virale nė fėmijėri. Transmetohet pėrmes sekreteve nga hunda dhe goja e tė sėmurėve tė hedhura nė ajėr. Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditė pas ekspozimit ndaj virusit. Ato pėrfshijnė temperaturė tė lartė, simptoma qė i ngjajnė ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve) dhe shpėrthim i kuq i imėt nė lėkurė nė formė tė pikave qė fillon nga fytyra dhe qafa dhe pėrhapet gradualisht teposhtė duke e mbuluar tėrė trupin. Komplikime tė mundshme pėrfshijnė infeksione tė veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallė i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat 10-12 ditė. Fėmijėt zakonisht janė ngjitės nga 1-2 ditė para fillimit tė simptomave, ose 3-5 ditė para zhvillimit tė shpėrthimit nė lėkurė, deri ditėn e katėrt pas shfaqjes sė shpėrthimit. Largimi nga ēerdheja/qėndrimi ditor/shkolla: fėmijėt nuk duhet tė vijnė deri nė ditėn e gjashtė pas fillimit tė shpėrthimit nė lėkurė.


    54. Pedikuloza (morrat)
    Morrat janė parazitė qė ngjasojnė me insektet pa krahė, jetojnė nė leshrat e trupit. Morrat janė tė shpeshtė nė shkollat, nė qendrat me qėndrim ditor dhe sipėrfaqet tjera, tė cilat janė tė mbingarkuara dhe ku fėmijėt janė nė kontakt tė afėrt mes tyre. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tjetėr qė ka morra, lexojeni me vėmendje kėtė informacion. Morrat nuk mund as tė kėrcejnė e as tė fluturojnė. Transmetohen me kontakt direkt ose nė mėnyrė indirekte, me pėrdorim tė pėrbashkėt tė kapelave, kėsulave dhe krehrave. Femrat i deponojnė vezėt nė flokė edhe atė nė afėrsi tė rrėnjės sė qimes (afėrsia e skalpit) ku ėshtė mė ngrohtė. Vezėt ngjasojnė nė grimca me ngjyrė tė bardhė nė tė pėrhimtė qė janė tė fiksuara pėr rrėnjėn e qimes dhe nuk mund tė hiqen lehtė si zbokthi. Mė shpesh janė tė vendosura nė pjesėn e pasme tė kokės (zverkun) ose pas veshėve dhe mund tė shihen me sy. Morrat e vjetėr janė me ngjyrė mė tė errėt dhe shihen kur lėvizin nėpėr flokė. Te infestimet e rėnda ėshtė prezente njė kruajrje intenzive e skalpit. Fėmijėt me morra shpesh etiketohen, por kjo ėshtė e gabuar pasi qė praktikisht ēdo kush mund tė zėrė morra. Morrat preferojnė lėkurė tė pastėr dhe tė shėndoshė tė skalpit. Higjiena e mirė nuk mund ta mbrojė fėmijėn tuaj nga morrat. Nuk ėshtė e pėlqyeshme dikush tė fitojė morra por sidoqoftė nuk ėshtė diēka fatale. Mėnyra e vetme me tė cilėn morrat vėrtetė mund t’ju dėmtojnė ėshtė nėse pėr shkak tė kruarjes plagėt sekondarisht infektohen.Kur dikush do tė zėrė morra duhet tė trajtohet e tėrė familja. Morrat fshihen nė krehėrat pėr flokė, nė krevatin dhe nė mobiljet e shtėpisė dhe pėrhapen lehtė. mNė tė kaluarėn, por te ne ende ėshtė dukuri e shfaqur qė tė qethen flokėt e kokės dhe tė lyhet me vajgur. Kjo nuk duhet bėrė, pasi qė sot ekzistojnė shampona efikasė qė mund tė gjenden nė barnatoret lokale.


    55. Shytat (Parotiti)
    Shytat janė sėmundje virale e shkaktuar na virusi mumps, qė shpėrndahet pėrmes sekreteve tė traktit respirator (mukus nga hunda dhe goja). Fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka shyta. Fillimisht shfaqet temperaturė e lartė, dhembje koke dhe ėnjtje me ndjeshmėri (mė shpesh nga njėra anė) e gjėndrave pėshtymore pranėveshore tė vendosura nė kėndin e nofullės (para, nėn dhe pas veshėve). Mė rrallė mund tė jenė tė kapura edhe gjėndrat nėnnofullore dhe nėngjuhore (nga njėra anė ose nga tė dyja anėt). Te djemtė pas pubertetit shytat mund tė sjellin deri te inflamacioni i testisėve. Komplikime tjera tė mundshme janė humbja e tė dėgjuarit dhe inflamacion i trurit dhe cipave tė trurit (meningoencefalit). Periudha e inkubacionit zgjat 12-25 ditė pas ekspozimit. Fėmija ėshtė ngjitės pėr tė tjerėt shtatė ditė para fillimit tė ėnjtjes sė gjėndrave dhe nėntė ditė pasi qė tė shfaqet ėnjtja. Largimi nga institucionet me qėndrim ditor: deri 9 ditė pasi qė tė shfaqet ėnjtja e gjėndrave parotide (pranėveshore).

    56. Rubeola
    Rubeola ėshtė sėmundje virale qė paraqitet nė fėmijėri. Transmetohet pėrmes sekreteve respiratore qė hidhen nė ajėr (mukus nga hunda dhe goja). Nėse gruaja e paimunizuar infektohet me rubeolė, fėmija i saj mund tė vdes para lindjes ose mund tė lind me dėmtime serioze, siē janė katarakta, retardacioni mendor, shurdhėsia, tė metat e zemrės, shpėrthim nė lėkurė dhe zmadhim tė mėlēisė dhe shpretkės. Fėmijėt me rubeolė zakonisht kanė ngritje tė lehtė tė temperaturės, shpėrthim nė lėkurė me njolla tė kuqe me madhėsi mesatare dhe gjėndra tė zmadhuara dhe tė ndjeshme, pas veshėve dhe nė qafė. Tė rriturit mund tė kenė njė ngritje tė lehtė tė temperaturės, kokėdhembje dhe rrjedhje hundėsh. Ata mund tė ankohen nė dhembje dhe ėnjtura tė nyjeve. Infeksioni mund tė kalojė edhe duke mos u shfaqur simptoma tė qarta. Nė raste tė rralla, mund tė vijė deri te inflamacioni i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditė pas ekspozimit. Periudha ngjitėse dallohet te rubeola postnatale dhe te ajo kongjenitale. Rubeola postnatale 1 javė para shfaqjes dhe 7 ditė pas shfaqjes sė shpėrthimit nė lėkurė. Rubeola kongjenitale, kėto foshnja llogariten se janė ngjitėse deri nė fund tė vitit tė parė ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (qė janė marrė pas muajit tė tretė).




    57. Sėmundja meningokoksike
    (Neiseria meningitidis)
    Shkaktar i infektimit tė gjakut (meningokoksemisė) ėshtė bakteri meningokok. Shenjat dhe simptomat janė: Temperaturė e lartė dhe shpėrthim nė lėkurė me gjakosje karakteristike nė lėkurė. Pa tretman, shpejt vjen deri nė shok, komė dhe vdekje; Ky bakter gjithashtu mund tė shkaktojė inflamacion tė cipave tė trurit (meningjit), i cili manifestohet me temperaturė, kokėdhembje, shtangim tė qafės, letargji ekstreme, dhe refuzim tė ushqimit; Pėrveē asaj, sėmundja meningokoksike mund tė komlikohet edhe me infeksion tė nyjeve ose me infeksione nė pjesė tjera tė organizmit.
    Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-10 ditė. Periudha infektive ėshtė deri 24 orė pas fillimit tė trajtimit. Fėmija i infektuar mund tė kthehet nė ēerdhe/shkollė atėherė kur do tė lejojė mjeku.
    Parandalimi dhe trajtimi
    Fėmijėt (dhe personeli) qė kanė qenė tė ekspozuar nė infeksionin (kanė qenė nė kontakt me fėmijė tė infektuar), duhet tė parambrohen me antibiotik specifik. Antibiotiku do tė ndihmojė tė eliminohet meningokoku nga hunda dhe nga fyti dhe me atė tė parandalohet pėrhapja e sėmundjes. Antibiotiku jepet gjatė 24 orėve nga pėrcaktimi i diagnozės te rasti i parė, sipas udhėzimeve tė sektorit lokal tė ministrisė sė shėndetėsisė. Derisa ta pranojnė dozėn e parė tė antibiotikut tė gjithė fėmijėt duhet tė largohen nga shkolla.
    Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tė sėmurė nga infeksioni me meningokok, gjatė muajit tė ardhshėm, mbikėqyreni me vėmendje. Nėse sėmuret ose nėse shfaqet temperaturė e lartė kontaktoni me mjekun. Nėse ai vėrteton se punohet pėr menigokoksike, informoni pėrgjegjėsit nė shkollė, qė tė mund tė ndėrmarrin masa mbrojtėse.

    58. Krimbat ( Oksiuriaza)
    Krimbat paraqesin larva pejėzore, tė vogla (mė tė vogla se ½ cm nė gjatėsi), tė bardha qė shpesh i investojnė zorrėt. Ata lehtė transmetohen prej personi nė person pėrmes kontaktit me fecesin qė pėrmban vezė. Vezėt mund tė mbahen nė duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund tė kalojnė nga kafshėt nė njerėz. Sidomos janė tė shpeshta mes fėmijėve nė shkollė ose nė qendrat ditore. Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive tė pasdaljes, sidomos i shprehur gjatė natės, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund tė shihen me inspekcion tė regjionit rektal gjatė gjumit. Diagnoza mund tė pėrcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani nė anus, pasi qė tė zgjohet fėmija nė mėngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nėn mikroskop, qė tė pėrdėftohet prezenca e vezėve.


    59. Tuberkulozi
    Tuberkulozi ėshtė sėmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janė tė pėrfshira mushkėritė, nė tė cilat krijohen nyje tė vogla tė tuberkulozit, tė cilėt mė tutje do tė sjellin deri te dėmtimi i indit. Nėse organizmi infektohet pėr herė tė parė-flasim pėr tuberkuloz primar. Organizmi i shėndoshė zakonisht me sukses e mbizotėron infeksionin edhe pa barėra. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojė infeksionin, organizmi sėmuret nga tuberkulozi i mushkėrive. Bacilet e TB mbeten gjatė (me dekada) nė organizėm. Personi mund tė mos ketė simptoma tė sėmundjes, e mė vonė (pas disa viteve) kėta bacile shkaktojnė njė infeksion tė ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave tė shėndoshė janė mjaftueshėm tė fortė qė tė luftojnė me infeksionin. Me rrezik tė zmadhuar qė tė fitojnė TB janė kategoritė qė vijojnė: Foshnjat, qė kanė imunitet mė tė dobėt; Njerėzit mė tė moshuar, personat me AIDS, ata qė marrin kemoterapi dhe disa barėra tė tjera, sepse gjithashtu kanė imunitet tė dobėsuar.



    60. Vaksinimi
    Vaksinimi (imunizimi) ėshtė procedurė me tė cilėn mundėsohet mbrojtja nga sėmundjet ngjitėse. Imunizimi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr mbrojtjen e fėmijėve nga sėmundjet e rėnda qė mund tė shkaktojnė edhe vdekje. Fėmijėt duhet tė vaksinohen pa pagesė kundėr: Hepatitit B, Tuberkulozit, Paralizės sė fėmijėve, Difterisė, Kollės sė bardhė, Rubeolės. Vaksinat pėrmbajnė shkaktarė sėmundjesh tė dobėsuar ose tė vrarė. Tė pėrgatitur si vaksinė, ata nuk mund tė shkaktojnė sėmundje te fėmija. Me injektimin e vaksinės nė organizmin e fėmijės krijohet mekanizėm mbrojtės natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtėse. Nėse gjatė jetės fėmija infektohet me sėnundjen kundėr sė cilės ėshtė i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojė nga sėmundja e rėndė dhe komplikimet. Pėr mbrojtje komplete dhe tė qėndrueshme tė fėmijės, ėshtė e nevojshme tė jepen njė numėr i ndryshėm i dozave tė vaksinave, nė intervale kohore tė caktuara dhe nė moshė tė ndryshme tė fėmijės. Pėr kėtė qėllim ekziston kalendari i vaksinimit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2011, 05:46 PM
  2. Faktorėt qė rrezikojnė kujtesėn
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 06:32 PM
  3. Nėnat duhanpirėse rrezikojnė fėmijėt
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 10:57 PM
  4. Ajri i ndotur dhe lindja e parakohshme
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 09:04 PM
  5. Alarmi, nė treg lodra qė rrezikojnė fėmijėt
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2007, 10:43 AM