Dikur laprakasit, teksa prisnin autobuset e linjes me kryeqytetin, thoshin me te qeshur: "Po shkojme ne qytet, ne Tirane". Tani, pas shume vitesh, po vjen koha qe kjo shprehje te levize, por ne te kundert, sepse pas nje viti laprakasit do te kene arsye te thone: "Jemi ne Tirane". Nga sot, Lapraka, qe perdite gjallon ne amorfitet te plote dhe ku gershetohet zona rurale me elemente te pakte urbane, ia ka hedhur "dorashken" e sfides me te re dhe te madhe, urbanizimit. Ekskavatoret qe prej ditesh kane prishur qetesine me rrafshimin e gjithckaje qe pengon projektin e urbanizimit te Laprakes, se bashku me ndertuesit e tjere qe punojne, po ndiqen dite pas dite, per 360 dite me radhe nga ata 62 mije banore qe jetojne aty. Kane mjaftuar si fillim 3 milione euro kredi e bute te "Cooperazione Italiana", qe ne bashkepunim me qeverine, Bashkine e Tiranes dhe Njesine nr. 11 te Laprakes, sfiden e urbanizimit, do ta transformojne me rehabilitimin e 7 kilometrave rruge, te 5 kilometrave kanalizime te ujerave te zeza dhe siperfaqesore, 2 km ndertim te ujesjellesit te ri, sherbimit te ri te zjarrfikesve, 2 hektare siperfaqe te gjelberuara, mjedise clodhese per femije dhe te moshes se trete, nje fushe futbolli, kend lojerash per femije, rikonstruksion te kinemase dhe bibliotekes.

Urbanizimi i nisur me 1939

Urbanizimi i zones kryesore te Laprakes ne fund te viteve ‘39-te, nisi pikerisht aty, ne zonen qe me pas u quajt "Shkolla e Partise". Sipas planit urbanistik te inxhiniereve italiane, ndertimet perfshine krejt zonen me kazermat e ushtrise italiane, banesat e oficereve, magazinat etj. "Po t'i shohesh nga lart me avion te gjitha palacinat italiane dykateshe te ndertuara qysh ne kohen e fashizmit, jane vendosur ne menyre te tille qe te lexosh "Viva Duce", thote Alfonsi, nje nga banoret e lindur dhe rritur aty, ne Laprake.

Por sot, askush nuk mund te thote nese plani i urbanizimit funksionoi gjate kohes komuniste. Sepse me perjashtim te disa pallateve te mjera, qe vazhdojne te mbajne vulen e shemtuar te varferise komuniste, ne shumicen e saj, Lapraka dikur me 10000 banore dhe qe sot perfshin edhe Koder-Kamzen, Bregun e Lumit, Instituti Bujqesor, i perkiste me se shumti ndermarrjes bujqesore.

Miniqyteti qe nisi me te ardhurit

"Kemi vendosur qe ta shkruajme historine e zones me te gjitha zhvillimet dhe problemet e saj", thote Haki Mustafa, kryetari i Njesise nr. 11 te Laprakes, sipas te cilit, gjithcka qe lidhet me zhvillimin e zones ka nisur keshtu, pa asnje plan konkret. Dibranet ishin te paret qe ne fundvitin 1991 dhe ne vijim erdhen per te shenuar keshtu fillimin e gjate te ardhacakeve nga zonat e varfra rurale veriore. Me pas, u pasuan me te ardhur nga Gramshi, Puka, Tropoja dhe Kukesi. "Pushtimi" i tokave shteterore ne kete zone vijoi vit pas viti, por duke ndryshuar gjeografine e ardhacakeve, ku te ardhurit u perkisnin zonave jugore, deri ne Korce. Dhe teksa popullimi vijoi te rritej me shpejtesi, ndertimet e bera aty-ketu, pa asnje rregull urbanistik, "mbyten" zonen, asfiksuan mjediset e lira.

Sot ne Laprake banojne 62 mije banore, shifer qe ia kalon edhe qyteteve me te vjetra ne Shqiperi. “Ne cdo cep ku ndertuan, urbanizimin e bene vete banoret, qe bashke me shtepite bene rrugicat, lidhjet mes "lagjeve" te reja, por qe te gjitha te "bunkerizuara" me mure. Deri dhe pallatet jane te rrethuara me mure dhe sot, ketyre fenomeneve, qe jane tipike rurale, u ka ardhur fundi me projektin e urbanizimit. Projekti do te perfshije dhe prishjen e 60 ndertimeve private, banesa dhe lokale. Vete banoret ne heshtje e kane pranuar edhe kete fakt, se ndryshe, asgje nuk mund te ndryshoje. Edhe ata tani jane te lodhur nga situata ekzistuese”, tregon Hakiu. Urbanizimi nderkohe po shoqerohet edhe me legalizim, pasi jane 7100 banesa, lokale etj., pronaret e te cilave i kane dorezuar formularet e legalizimit. “Kane mbetur vetem 1500 familje, te cilat te vendosura para viteve '90-te kur shteti i asaj kohe u dha nga 250-300 metra toke per banesa, qe nuk kane plotesuar formularet e legalizimit”, thote Hakiu.

Lapraka qytet...?

Lapraka qytet? Afersisht ngjason, pasi ka 62 mije banore, 16 biznese prodhues ne industrite e konfeksioneve, prodhimit te kepuceve, mobilieve, perpunim drurit, materiale ndertimi, 600 njesi tregtare, 6 shkolla, 5 cerdhe dhe kopshte per femije, 3 qendra shendetesore. Por ka dhe shume papunesi, ku 60% te fuqise punetore te afte per pune, te papune, tipike per qytetet. Te vetmet modele qe afrojne Lapraken me Tiranen, sot jane blloku i banesave “Gintash”, qe sjell nje mjedis te rregulluar dhe te sistemuar dhe dy zona te vogla, ne krye te rruges kryesore. Me tej pamjet ndryshojne. Dhe me nje popullsi ku mbi 75% jane te ardhur nga zonat rurale, Lapraka s’ka si te mos kete dhe problemet e veta te renda. Sepse gjithkush qe ka ardhur, ka sjelle me vete probleme te lidhura me vendlindjen. “Jane 4 familje ne gjak dhe ne i dime, i mbajme nen kujdes aq sa mundemi”, thote Haki Mustafa. Por, problemet nuk mbarojne me kaq. Eduardi, nje nga banoret e Laprakes se vjeter, jep pamje tronditese per 250 familjet qe jetojne ne ish-Shkollen e Partise, kryesisht ish-te persekutuar. "Ne kushte te jashtezakonshme, ata jetojne ne nje geto te vertete”, thote ai. Dhe te tilla pamje afron sot edhe Instituti Bujqesor, ku jetojne gjithashtu shume familje ne kushte te tejskajshme varferie. Por, megjithate, ne Laprake problemet qe lidhen me rregullimet infrastrukturore i kane paraprire projektit te urbanizimit. Ne 2003 perfunduan disa projekte si shtrimi i rrjetit te kanalizimeve, te linjave elektrike ne zonen e Bregut te Lumit. Vjet ka nisur nje projekt me financim te buxhetit te shtetit dhe ministrise se Puneve Publike, per rrjetin e kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza ne Koder Kamez, me vlere 80 milione leke te reja, apo ne zonen e Bregun te Lumit, me vlere 45 milione leke te reja, e qe perfundojne brenda ketij viti.

“Punojme me qeverine dhe bashkine”

"Ne po kerkojme te bashkepunojme me Bashkine e Tiranes dhe qeverine qe ne partneritet, te mund te ndertojme banesa sociale", tregon planet qe do te mund te zgjidhin shume probleme per zonen, kryetari i Njesise nr. 11 te Laprakes, Haki Mustafa. Ne fakt, duket se "drita" e partneritetit ka zbritur edhe me tej, qysh se projekti per urbanizimin nisi te merrte formen fundore. Kryetari i nje prej degeve te PD-se ne Laprake, Alfons Muca, tregon se kane vendosur qe te ngrene nje "keshill te urtesh", se bashku me socialistet per te perballuar se bashku te gjitha problemet sociale. Me ta, ne ndahemi vetem ne diten e votimeve, sepse perdite takohemi dhe ja njohim hallet njeri-tjetrit, ndaj s’ka perse te mos bashkepunojme, thote i bindur ai. Ndihet sot e gezuar edhe deputetja e zones, Majlinda Bregu, qe dhe ka nxitur projektin e urbanizimit te zones se Laprakes. "Ne 2005, degjova se ekzistonte nje projekt per urbanizimin e Laprakes, nisur ne 2004, po ku dy ministra, nuk binin dakord per ta firmosur marreveshjen dhe ta dorezonin te Cooperazione Italiana”. Viti 2005, ishte vit elektoral, keshtu qe vonesat ishin prezent, por u punua qe te kaperceheshin dhe ajo qe ka rendesi sot, eshte se ketu nuk ka te humbur, pasi perfitues jane te gjithe banoret", thote Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deputete e Laprakes. Megjithate, ajo pranon edhe veshtiresite njerezore. "Natyrisht nuk eshte e kendshme kur shikon se nje ndertim, pavaresisht se si eshte bere, te prishet. Por ne shumice, qytetaret per hir te projektit te madh te Laprakes, kane qene te bindur se kjo duhet bere. Ky projekt qe nisi sot, ka rendesi qe te mbaroje brenda afatit, qe t’i kthehet kesaj zone, pamja normale e kryeqytetit", shton e qeshur ajo, sepse ia ka dale qe zones qe e ka votuar, t’i ktheje qytetin.

Urbanizimi nuk eshte me enderr

Dhe Bashkia e Tiranes ndihet e kenaqur qe ka arritur te realizohet nje projekt, qe ne fund te fundit ndihmon gjitheperfshirjen e kryeqytetit mes zonave urbane. "Neser Bashkia e Tiranes do te miratoje buxhetin dhe shume shpejt do te behen te ditura projektet qe kemi per urbanizimin e zonave ne Tirane, si dhe ketu, ne Laprake", shpjegon nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi.

Urbanizimi tashme nuk eshte me enderr. Dikur, zona e Bathores nuk e pranoi kete proces. Lapraka ia doli. Por, per Haki Mustafen, kryetarin e Njesise nr. 11, "ndryshimi i mentalitetit duke e kthyer me fytyre nga integrimi, mbetet sfida e dyte dhe ndoshta me e veshtire, por si cdo gje, do ta perballojme". Hapat e deritashme, jane te mbara. Vullneti duket se nuk do te mungoje. Mjafton qe 62 mije banore mezi presin fundin e 360 diteve per te thene: "Jemi ne Tirane".



Te dhenat:

62 mije banore ka Lapraka

75% te ardhur nga zonat rurale

60% papunesi

4 familje ne gjak

16 biznese prodhuese

600 njesi tregtare

6 shkolla

5 cerdhe dhe kopshte

3 qendra shendetesore



Projekti: Urbanizimi i Laprakes

Fondi fillestar: 3 milione euro

Zbatuese: firma italiane "F.lli SAVINI" s.r.l

Kohezgjatja: 360 dite

Konsulente dhe supervizore: studio italiane "SWS Consulting & Hydea" spa

Germime dhe levizje dherash: 30,650 m3

rehabilitim te plote rrugesh: 7 km

Punime asfaltimi: 40,450 m2

Rehabilitim i plote i trotuareve: 55000 m2

Ujesjelles: 5,6 km

Kanalizime: 2,5 km

Siperfaqe e gjelberuar: 2 ha