Receta Gatimi

Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė

    Mare nga gazeta shqiptare shkruar nga YLLI POLOVINA
    Libri “Gjysma e harruar e Skėnderbeut”, tė cilin para disa kohėsh e promovova nėn kujdesin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori", arriti tė bėhej modestisht lajm. Kjo bėri qė shumė bashkėkombės tė informohen jo vetėm pėr ēka synonte nė evidentimin e gjysmės sė harruar tė Skėnderbeut libri i parė, por edhe i gjithė projekti i triptikut, tre vėllimėshit qė po pėrgatis. Dhe duke qenė se deri sa tė pėrfundojnė e dalin pėr publikun dy librat e tjerė, njė ēast mendova se do tė ishte e dobishme qė kėtė distancė ta bėja tė ndjeshme pėr vėmendjen e lexuesit duke botuar nė shtypin e pėrditshėm herė pas here njė pjesė tė vogėl tė temave qė do tė trajtoja nė ta. Kėshtu mendova njė ēast, por pastaj kjo dėshirė mu zbeh. Deri ditėn kur njė miku im, autor shumė i dėgjuar librash, njohės, zhbirues i historisė dhe nė profilin e vet dijetar, tek u takuam njė ditė rastėsisht mė tha se nuk ishte gjė ajo historia sipas tė cilės Gjergj Kastrioti ka pasardhės tė gjallė. Ai nuk ishte i pari qė e thoshte kėtė gjė. Ky opinion ka me dhjetėra e dhjetėra dekada qė ėshtė akademik e zyrtar, i shumė pohuar dhe i patundur, aspak i vėnė nė dyshim. Mirėpo nė rastin konkret, kur pėr herė tė parė ftuam sė bashku me njė botues italian dhe prezantuam nė Shqipėri Alesandro, Paola e Xhulio Kastriotin, miku im i mirė i pati pritur me respekt. Kjo nuk donte tė thoshte patjetėr se duke u treguar i sjellshėm edhe i njihte si trashėgues tė besueshėm biologjikė tė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, tre Kastriotėt qė jetojnė nė Pulia tė Italisė as qė patėn ardhur pėr tė marrė apo imponuar nė Tiranė ndonjė konfirmim zyrtar. Ardhja e tyre ishte projektuar thjesht si fillimi i njohjes. Do ta vendoste tė vėrtetėn koha e gjatė e kėsaj njohjeje si edhe paraqitja korrekte prej nesh e shumė dokumenteve qė bashkėkombėsit, duke nisur nga njerėzit e thjeshtė e deri tek elita akademike dhe ajo politike, tė bindeshin ose jo. I ishim ruajtur spektaklit tė 27-28 nėntorit 2004, kur i sollėm nė Shqipėri Kastriotėt. Media u tregua e ngrohtė, njerėzit e thjeshtė po ashtu, e mėnjanuar klasa politike dhe korrektėsisht nė distancė profesorati. Por historia e kontaktit me Shqipėrinė e italo-shqiptarėve me mbiemrin Kastrioti dhe e mirėbesimit tė tyre prej opinionit, ėshtė shumė e ndėrlikuar dhe e gjatė, pėrmban mes tyre tė vėrtetė dhe falsė. Kur promovova "Gjysma e harruar e Skėnderbeut", pėr ta bėrė tė qartė se ai botim dhe i gjithė triptiku ishte fryt i njė pune prej mė shumė se dhjetė vitesh e jo pasion i disa muajve apo krijim publicistik qė do tė shpėrfillte rregullat e rrepta tė dokumentacionit, tregova njė episod. Ishte 17 janar 1998, kur vetėm disa javė i ardhur pėr arsye pune nė Romė, ndėrsa mora pjesė nė pėrvjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut, pashė pėr herė tė parė nė mbledhjen pėrkujtimore njė njeri qė drejtuesit e prezantuan si pasardhės tė Skėnderbeut. Ai nė kuvend nuk foli. Kur pas mbledhjes i befasuar se ndryshe nga sa kishim mėsuar nė Shqipėri heroi ynė kombėtar paskej pasur tė gjallė trashėgimtarė biologjikė, kėrkova ta takoj, pretenduesi u largua me shpejtėsi. Kėshtu nisi tundimi pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn dhe nė verė tė vitit 2003, kur botova shkrimin e parė, pata vėzhguar, takuar, kontaktuar, mbledhur prova dhe dokumente tė mjaftueshme pėr tė bindur veten qė Skėnderbeu kishte pasardhės tė gjallė. Ja pėrse nėpėrmjet artikujve nisa "pėrpunimin" e butė tė opinionit, me shpresė se ndėrkohė do tė vazhdoja tė gjeja dėshmi tė reja gjersa mė nė fund tė kisha guximin, siē po bėj tani, tė bindja tė tjerėt, veēanėrisht botėn akademike dhe studiuesit e thellė tė Gjergj Kastriotit.
    Me historianėt nuk bėhet shaka. Ata janė njerėz tė ditur qė punėt i kryejnė ngadalė, por nė mėnyrė tė sigurt. Veē deri ato ēaste nuk kisha qenė unė i vetmi qė pata bėrė tė ditur praninė e pasardhėsve tė gjallė tė Kastriotėve. Vetėm pak muaj mė vonė nga episodi qė pėrjetova nė Romė, nė prill 1998, kishin qenė gazetarėt e Televizionit Shqiptar Engjėll Ndocaj dhe Namik Ajazi, tė cilėt bėnė publik dokumentarin e tyre "Emėr qė nuk shuhet". Nė tė pėrshkruhej me gjuhė tė ngrohtė dhe me kujdes qė tė mos mungonin dėshmitė konkrete, figura e Fra Xhorxho Maria Kastriotit, pasardhėsit gjenealogjik tė Skėnderbeut nė degėn e Kastriotėve tė Napolit. Dy telegazetarėt tepėr menēurisht futėn nėn kamera edhe Xhorxho Maria Kastriotin, vazhduesin e tanishėm tė dinastisė sė tyre. Prej dy vitesh Fra Xhorxho nuk jeton mė. Tė regjistruar nė atė dokumentar janė edhe pamjet e djemve tė Xhorxhos, njėri prej tė cilėve, mė i madhi, Filipi, do tė jetė nesėr nė degėn e Napolit vazhduesi i "emrit qė nuk shuhet". Ajazi dhe Ndocaj atė titull dokumentarit tė tyre qė ėshtė transmetuar mbi dhjetė herė, ia gjetėn nė njė kuptim tė dyfishtė simbolik: Gjergj Kastriot Skėnderbeut nuk do t'i shuhet jo vetėm vepra e tij nė histori, por edhe trashėgimia nė linjėn mashkullore.
    Nė njė sekuencė tė reportazhit tregohet se si Fraxhorxho Maria u dėshmon dy gazetarėve tė televizionit publik shqiptar pemėn gjenealogjike tė familjes sė tij. Kėtė dokument autentik unė e sigurova shumė kohė mė pas dhe njė fragment tė tij po e bėj publike sot nė "Gazetėn Shqiptare". Nė kamera atėherė, thjesht pėr shkaqe teknike, nuk dallohej dot asnjė hollėsi. Tani lexuesi bashkėkombės mund ta shohė fare tė qartė se qė nė 3 shkurt 1910, autoriteti mė i lartė i Konsultės Heraldike Italiane konfirmon se "Pema gjenealogjike e Skėnderbeut e pėrbėrė nga katėrmbėdhjetė breza, duke filluar nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Princ i Shqipėrisė, e mbėshtetur dokumentarisht me akte qė ruhen nė Arkivėn e Konsultės Heraldike, deklarohet autentike". Kjo vėrtetėsi miratohet edhe nga Kryeministri italian, nga ministri i Brendshėm dhe nga Presidenti i Konsultės Heraldike.
    Po mbushet njė shekull nga ky ēast, e megjithatė historiografia qė studion jetėn dhe veprėn e Gjergj Kastriotit ngul kėmbė qė njė vijimėsi nė linjė mashkullore tė Skėnderbeut nuk ka. Sipas saj, ajo ėshtė ndėrprerė shumė shpejt, qė me nipin e tij, dukėn Ferrante. Ky lindi vetėm dy fėmijė. Njėri ishte njė djalė qė pati fat tė hidhur: vdiq dhjetė vjeē. Fėmija e dytė e nipit tė Skėnderbeut ishte vajza me emrin Erina. Duke qenė se pasardhėsit nė degė femėrore sipas tė gjitha rregullave tė atėhershme e tė deritanishme nuk e fitojnė tė drejtėn e trashėgimisė sė njė dere, ėshtė marrė vendimi formalisht korrekt qė nė brezin e katėrt ėshtė shuar pėrfundimisht familja e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.
    Por a mund tė ketė edhe njė tė vėrtetė tjetėr, ose sė paku njė saktėsim?
    Gjithēka qė do tė tregojmė nis nė fillim pranverė tė vitit 1469, kur pas vdekjes sė Skėnderbeut bashkėshortja e tij, princesha Donikė, e shoqėruar nga djali i vetėm, Gjoni trembėdhjetė vjeēar, si edhe disa vejusha komandantėsh shqiptarė tė rėnė nė luftė, kapėrceu detin pėr t'u vendosur nė Itali. Ajo nuk po ikte si njė emigrante qė nuk do tė rikthehej mė nė principatėn e vet. Kruja u ishte dorėzuar pėrkohėsisht, pėr tė rritur aftėsinė e saj mbrojtėse, Republikės sė Venedikut dhe shpresohej shumė qė falė edhe rezistencės sė shqiptarėve e ndihmės sė Evropės, pushtimi osman tė prapsej. Donika nė pragpranverė 1468 po e kapėrcente detin bashkė me princin trashėgimtar, pėr ta vijuar luftėn pėrkohėsisht prej andej dhe nė rastin mė tė parė pėr t'u rikthyer. Kastriotėt, mė ato ēaste me Gjonin trembėdhjetėvjeēar, ishin njė dinasti e re nė trojet shqiptare: vetėm katėr brezash. Veē qenė njė dinasti me etje tė fortė pėr pushtet, me vullnet tė madh pėr t'i mbėrritur synimet e tyre, me agresivitet zgjerimi dhe me rregulla shumė tė rrepta tė ruajtjes tė sė drejtės sė trashėgimisė. Pėr arsye qė nuk qartėsohen dot nėpėr disa artikuj dhe qė mjaft historiografė e kanė shpjeguar me aq dokumente sa kanė kėrkuar e parė, Gjergj Kastrioti u martua vonė dhe pėr ta trashėguar principatėn e tij e sidomos statusin e kryekomandantit tė Lidhjes Shqiptare tė Lezhės, ishin preokupuar jo pak. Dihet qė kur martesa e vonė me Donika Arianitin dha frytin e gėzuar tė njė djali (Gjoni lindi afėrsisht nė vitin 1455), ndodhi edhe tradhtia e madhe e nipit tė tij, Hamzait, atij qė pas vdekjes sė tė ungjit, nė kushte tė mungesės sė njė fėmije mashkull, do t'i takonte kurora e Shqipėrisė.
    Si ndodhi qė Donika dhe Gjergj Kastrioti nuk lindėn mė fėmijė tė tjerė, provuan, por nuk ja dolėn dot apo u mjaftuan me lindjen e parė qė pėr fatin e tyre ishte mashkull dhe jo femėr, ėshtė njė temė joshėse jo vetėm pėr historianėt. Domethėnie, pėr kėndin ku ne po trajtojmė ciklin e kėtyre shkrimeve ka fakte se jeta e trembėdhjetėvjeēarit Gjon nė atė ikje tė pėrkohshme drejt brigjeve tė gadishullit tė Apenineve si edhe ajo e pasardhėsve tė tij meshkuj nė Itali, merr mes Kastriotėve rėndėsi tė veēantė. Madje nė tokat pėrtej detit e mbart kėtė peshė edhe mė tė madhe se nė trojet amtare. Nė Itali dhe nė Evropė Skėnderbeu kishte njė emėr tepėr tė madh dhe familja e tij, pra trashėgimtarėt, njė vlerė shumė tė posaēme pėr t'u pėrdorur, qoftė edhe propagandistikisht nė luftėn e gjatė qė kontinenti i krishterė po bėnte kundėr perandorisė osmane me fe zyrtare islamizmin.
    Zhvillimet qė ndodhėn pas mėrgimit tė pėrkohshėm tė familjes sė Gjergj Kastriotit ishin tė tilla, qė brenda njė dekade pothuaj e shuan mundėsinė e rikthimit tė tyre. Megjithėse vetė Gjoni dhe tė paktėn dy nipėr tė tij dėshmohet se nė krye tė komandove tė ndryshme tė financuara e pajisura nga Republika e Venedikut apo Mbretėria e Napolit, kanė rihyrė nė Shqipėri pėr akte diversioni, kapje plastdarmesh apo edhe operacionesh tė gjėra ēlirimi, ajo ikje e pragpranverės 1468 kishte qenė pa rikthim.
    Qė prej kėtij ēasti familja princėrore Kastrioti Skėnderbej e vazhdoi jetėn e saj larg trojeve tė shqiptarėve dhe pėr fat tė trishtė, edhe larg lidhjeve e vėmendjes reciproke tė dy palėve, duke krijuar kėshtu njė nga gropat mė tė mėdha tė kujtesės sonė kombėtare e duke shkaktuar atė dukuri qė e kemi quajtur "gjysma e harruar e Skėnderbeut". Tokat nė vendin e vet i humbi, por jetoi nė feude qė tė atit ja kishte falur pėr shėrbime tė veēanta mbreti Ferdinand i Napolit. Gjoni nuk humbi shkallėn e fisnikėrisė: u quajt Dukė. Nė trashėgimin e titullit ai nuk pati asnjė problem: ishte djalė i vetėm. Problemet nisin mė pas, ku fillon vėrtet njė labirint. Kėtu autorit tė kėtyre radhėve i ėshtė dashur pėr vite me radhė tė ecė me shumė kujdes, gati me kėmbė tė plumbta, pėr t'u shpėtuar ngatėrrimeve tė paqėllimta dhe grackave tė paramenduara. Nė punėn e gjatė tė mbledhjes sė dėshmive, duke e kėrkuar posaēėrisht, katėr vite mė parė ai takoi njėrin prej studiuesve italianė tė familjes Kastrioti, tė cilin e konsideron edhe mė tė vyerin.
    Quhet Xhankarlo Valone, profesor nė Universitetin e Salentos nė Itali. Ai ėshtė i biri i Aldo Valones, nė vendin e vet njė italianist dhe rinovues i studimeve mbi Danten. Historiani me kulturė tė thellė juridike, krahas objekteve tė tjera tė hulumtimit, i ka nisur kėrkimet mbi Kastriotėt nė Italinė e jugut qė nė mes tė viteve shtatėdhjetė tė shekullit tė shkuar. Publikimet e studimeve tė tij kanė filluar nė vitin 1981, janė pėrtėritur mė 1986 dhe 1993. Formėn e plotė, e sigurisht jo pėrfundimtare kėto hulumtime e kanė marrė pak vite mė parė. Njė pjesė prej tyre tashmė sė fundmi ėshtė botuar, njė pjesė akoma jo, prandaj disa tė dhėna qė do tė pėrdorim mė pas, pėrveē tė shkruara do tė jenė dėshmi edhe tė regjistrimit me zė nga Profesor Valone. Ai i hedh mendimet me njė shkurtimėsi tė jashtėzakonshme, pothuaj si tė jenė tekste nė shifėr. Shumica e studimeve tė tij jo mė shumė se dhjetė-pesėmbėdhjetė faqe secili, dy tė tretat referenca dhe vetėm njė e treta tekst i drejtpėrdrejtė parashtrues, nuk mund t'i deshifrosh dot pa ditur qė mė parė shumė gjėra. Pėrfshi edhe pasardhėsit e Skėnderbeut nė Itali. Njeri fisnik dhe i pazhurmshėm, Profesor Xhankarlo Valone jo vetėm nuk i bėri kurrė publicitet kėrkimeve tė tij shkencore, por vazhdon t'i paraqesė faktet e dokumentuara rigorozisht nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė lė hapėsirė pėr t'i interpretuar lirisht.
    Kur shpjegon familjen e Gjonit me pasardhėsit e tij, studiuesi Valone konfirmon atė qė e kanė dėshmuar me kohė shumė historianė tė mėparshėm. Pothuaj nuk ka asgjė tė re. Risia dhe kontributi e tij i veēantė nis me fatin nė Itali tė trashėgimtarėve apo pasardhėsve tė Skėnderbeut nė brezin e katėrt pas tij, pra nė vijim tė Gjonit. Siē dihet, Gjon Kastrioti u martua nė Itali me Erina Brankoviēin, vajzėn e princit serb Llazar. Edhe kėta, pėr shkak tė pushtimit osman, ishin tė emigruar. Siē dihet vetė, Erina ishte bijė e lidhjes martesore tė Llazarit me Helena Paleologun, pjesėtare e familjes perandorake tė Bizantit. Mund tė thuhet se me atė martesė nė shkallėn e fisnikėrisė, Gjon Kastrioti realizoi njė ngjitje mė tė madhe se i ati i tij i famshėm dhe mė tė lartėn nė tė gjithė historinė e derės sė tij. Jo pak libra dhe disa enciklopedi tė mesjetės shkruajnė qė nė rast se nė Itali dhe mė tej saj duan tė gjejnė njė dėshmi pranie tė vijuar tė perandorit bizantin Manuel Paleologu, kėtė gjė duhet ta bėjnė duke kėrkuar nė pasardhėsit e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė

    Interesant ky artikull, flm

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė

    Gjon Kastrioti u martua nė vitet 1475 apo '76. I takon tė ishte njėzetė apo njėzetė e njė vjeē. Gjenetikisht prej tė atit dhe sė ėmės, Kastriotėt dhe Arianitėt, kishte traditė pėr lindje djemsh. Me siguri e ėma, Donika, e cila u kujdes pėr kėtė martesė, nuk pati asnjė merak qė tė birit do t'i ndodhte ndryshe. Kėshtu edhe ndodhi. Ēifti lindi mashkull dhe menjėherė atij iu vu emri i gjyshit tė famshėm: Gjergj. Trashėgimia ishte siguruar. Gjoni, i cili edhe vetė, sipas rregullave dinastike feudale pati ringjallur gjyshin e tij, babanė e Skėnderbeut, nuk e mbylli kėtu ēėshtjen e pasardhėsve tė vet. Ndėrsa Gjergji u lind nė fillim tė vitit 1477, pothuaj mė pak se njė vit mė pas, Erina dhe Gjoni u bėnė me djalin e dytė. I vunė emrin Kostandino. Djali i tretė doli nė jetė po kaq shpejt. U quajt Federiko. Afėrsisht, rreth vitit 1495 lindi mashkulli i katėrt si edhe pa u vonuar njė vajzė, e cila u pagėzua me emrin Maria. Mund tė ketė ngjarė edhe e kundėrta: Maria ka lindur nė fillim dhe mė pas Federiko. Nė kontrollin qė disa studiues italianė e veēanėrisht Prof. Xhankarlo Valone i kanė bėrė librave tė famullive tė vendndodhjeve tė Kastriotėve nė Pulia, ku nė feudet e veta rrinte shumicėn e kohės Gjoni (e ėma, Donika, qėndronte nė oborrin mbretėror nė Napoli) nuk gjendet asnjė ditėlindje e regjistruar e tė katėr fėmijėve tė tij. Sigurisht kjo u ndodhte shumėve atė kohė. Tė bėn pėrshtypje se pas lindjes sė menjėhershme tė dy djemve tė parė (1477-'7 ēifti Gjon dhe Erina presin mbi pesėmbėdhjetė vite pėr tė nxjerrė nė jetė, sėrish fare afėr njėri-tjetrit, dy fėmijė tė tjerė. Kėtė pauzė tė padokumentuar mund ta interpretosh nė mėnyra tė ndryshme, por njė hamendje hap shteg patjetėr: mos ndėrkohė, nė kėtė tė quajtur pauzė tė gjatė tė pajustifikuar, Gjoni ka pasur edhe fėmijė tė tjerė, natyralė? Emėrtimi "fėmijė natyralė" ka tė bėjė me lindjen e tyre nga lidhje jashtėmartesore. Ndėrsa tė lindurit nga martesa zyrtare quhen juridikisht fėmijė tė ligjshėm, ata tė krijuar nga marrėdhėnie dashurore apo seksi me gra tė tjera, nė vend tė cilėsimit si "fėmijė tė paligjshėm", term i pasaktė juridikisht, thirren "natyralė". Janė prej gjakut tė babait, pasojnė linjėn e tij mashkullore. Gjoni jetonte nė kohėn kur tė paktėn pėr tė fuqishmit e tė pasurit, veēanėrisht me dinastitė, lindja e fėmijėve natyralė ishte gjė e pranuar dhe e justifikuar nga opinioni. Madje nė Mbretėrinė e Napolit, vetė monarku Ferdinand nuk ishte bir i martesės zyrtare tė tė atit tė tij Alfons. Ishte krijesė lidhjeje jashtėmartesore, tė cilin nė mungesė tė njė djali nga martesa zyrtare, vetė mbreti Alfons ia kėrkoi Papės, siē atėherė ishte rregulli, ta shpallte trashėgimtar tė fronit tė tij. Dhe kėshtu ndodhi, edhe pse kundėrshtarėt e mėvonshėm politikė tė monarkut Ferdinand e thėrrisnin me pėrēmim "bastardi". Sidoqoftė ndryshe nga i ati i tij Skėnderbeu, qė u martua shumė vonė (afėrsisht dyzetė e tetė vjeē) dhe bėri vetėm njė fėmijė, i biri vuri kurorė njėzetė e njė dhe nė fund tė jetės sė tij tė mbyllur mė 1505 kishte tė ligjshėm katėr fėmijė. Ndėrsa Skėnderbeu ndėrroi jetė 63 vjeē dhe pėr kėtė shkak iu bė infektimi nga malaria, i biri jetoi vetėm pesėdhjetė vite. Dhe nuk iu ndanė disa drama qė i erdhėn njėra pas tjetrės. I biri i tij njėzetvjeēar, Kostandini, qė nga fundviti 1497 ipeshkv i qytezės sė Izernias, dy vite mė vonė u sėmur rėndė dhe ndėrroi jetė, duke tronditur veēanėrisht gjyshen e tij, Donika, e cila i ngriti nė njė nga kishat e Napolit njė varr monumental. Tė dhėna tė tjera jo plotėsisht tė sigurta dėshmojnė se nė vitin 1500, pra kur ndėrroi jetė Kostandini, mund tė ketė vdekur edhe djali i tretė, Federiko. Secili lexues qė po e ndjek me vėmendje kėtė shtjellim tė pemės gjenealogjike tė Skėnderbeut, do tė thotė: Sidoqoftė ėshtė gjallė djali i parė, Gjergji, sipas rregullit dinastik vetė trashėgimtari. Mirėpo kėtu pas dy dramave tė para do tė mbėrrinte edhe e treta, mė e madhja e tyre. Djalin e madh, pikėrisht ngjallėsin e emrit tė Skėnderbeut dhe trashėgimtarin e principatės nė Shqipėri dhe tė titullit tė fisnikėrisė, duke filluar nga fillimi i vitit 1501 Gjon Kastrioti nuk e pa mė. Ai nėn nxitjen dhe nė shėrbim tė Republikės sė Venedikut shkoi pėr mision kryengritjeje nė Shqipėri, ku dėshtoi keq dhe nuk u kthye mė. U bashkua me turqit dhe u vendos nė Kostandinopojė. Pėr fat Gjoni iku nga kjo jetė vetėm pak muaj pasi nė shtėpi i mbėrriti gjėma. Pėr pesė vite ishte pėrmbysur e gjithė qėndrueshmėria dhe ardhshmėria e brezit tė pestė me emėr tė Kastriotėve. Shpresa e vetme mbeti vetėm djali i fundit, i vogli Ferrante. Kur i ati u nda nga jeta, ai ishte po aq sa edhe vetė Gjoni kur mori rrugėn e emigrimit: vetėm trembėdhjetė vjeē. Kėtu edhe u kalua trashėgimia e dinastisė. Nuk e bėri dot Gjoni, i cili deri sa mbylli sytė akoma priste tė rikthehej nė shtėpi djalin e madh, Gjergjin. Kėshtu tė drejtėn e trashėgimtarit dinastik e kreu e ėma, Erina.
    Ferrante, ky djalė qė nuk duhej tė ishte mė shumė se pesėmbėdhjetė apo gjashtėmbėdhjetė vjeē kur Marin Barleti nė krye tė librit tė tij "De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis" ("Historia e jetės dhe e veprės sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, Princi i Epirit") do t'i bėnte pėrkushtimin e zjarrtė, mbetet edhe kyēi i tė gjithė historisė nė mos dhe keqkuptimit.
    Pasardhėsit
    Pikėrisht me fėmijėt e Ferrantes nis pyetja dhe kėrkohet pėrgjigjja pėrfundimtare nėse u shuan apo vijuan pasardhėsit nė linjė mashkullore tė heroit kombėtar shqiptar. Mė shumė se nė Shqipėri kjo vazhdimėsi, e pėrsėrisim, kishte rėndėsi tepėr tė madhe nė Itali dhe nė tė gjithė Evropėn, ku Skėnderbeu zotėronte famė pothuaj globale. Viti 1505 do t'i sillte trashėgimtarit, Ferrantes ende tė vogėl, jo vetėm dhimbjen e vdekjes sė tė atit, por edhe tė gjyshes. Donika ndėrroi jetė vetėm pak muaj para tė birit, Gjonit. Dha shpirt nė Spanjė, nė oborrin mbretėror Aragonez. Ajo jetoi edhe tridhjetė e shtatė vite mė shumė nga i shoqi, por nė vjeshtė 1505 vdekjen e saj e pasoi papritur i biri. Kėshtu ikėn nga kjo botė sė bashku ata dy qė sėrish sė bashku, nėnė e bir, nė pranverėn e vitit 1468 patėn lėnė Shqipėrinė me shpresė tė riktheheshin. Ferrante ishte me titull tė trashėguar nga i ati, Gjoni, dukė i Galatinės dhe kont i Soletos. Sipas sėrės sė tij u martua me njė familje fisnike italiane. Ajo quhej Adriana Akuaviva (Adriana Acquaviva) dhe ishte bijė e dukės sė Nardosė, Belisario Acquaviva. Lindja e parė qe sipas traditės: djalė. Pas diēka mė shumė se njė viti fėmija e dytė. Doli vajzė. Duka Ferrante i vuri emrin e nėnės, Erina. Janė afėrsisht vitet 1516-18. Me njė djalė u duk sikur problemi jetik i trashėgimit tė dinastisė pėr Ferranten u zgjidh, por nuk ėshtė kėshtu. Kėtu nis pjesa mė e ndėrlikuar e tė gjithė historisė gjenealogjike tė pasuesve tė Skėnderbeut nė Itali. Ėshtė edhe mė spektakolarja.
    Ndėrsa e kishte djalin si trashėgimtar dhe po ashtu njė vajzė mjaft tė bukur, Erinėn, e cila do tė bėhej edhe shumė e mėnēur, nipi i Skėnderbeut, Ferrante, lindi fėmijėn e tretė. Ėshtė djalė. I vė emrin Federiko. Ndodhemi nė 1519, pra njė vit mė pas nga lindja e Erinės. E papritura: Ferrante kėtė djalė nuk e ka me gruan e tij tė ligjshme, dukeshėn Adriana Akuaviva, por me njė tjetėr. Ajo quhet Pacienca Polastra (Pazienza Pollastra), bijė e njė qytetari tė thjeshtė. Me Federikon nis cikli i fėmijėve natyralė tė nipit tė vetėm tė Skėnderbeut dhe po ashtu mbyllet lindja e fėmijėve tė ligjshėm. Ferrante dhe Adriana jetuan bashkė normalisht, duke bėrė 46 vite martuar. I nipi i Skėnderbeut ndėrroi jetė nė 27 dhjetor 1561 dhe bashkėshortja e tij nė 10 dhjetor 1568. Pra tė dy i ndau vetėm vdekja. Atėhere pėrse ndodhi qė Adriana Akuaviva, me sa duket njė grua shumė e urtė pėrballė tė shoqit tepėr tė trazuar nga pasionet dhe protagonizmi, nuk bėri mė fėmijė? Pikėpamja ime, tė cilėn nuk e kam dėgjuar nga asnjė tjetėr edhe pėrmatanė brigjeve, ėshtė se ajo nuk ka mundur dot tė lindė mė. Patjetėr Ferrante ishte i ndėrgjegjshėm dhe i vendosur qė trashėgimtarin e dinastisė Gjergj Kastriot Skėnderbeu ta vijonte nga martesa me Adrianėn. Doemos edhe vetė Adriana kėtė gjė e dėshironte shumė, ca mė tepėr qė ashtu pasonte edhe emrin e derės sė saj prej dukeshe nga Akuavivat. Si grua, deri edhe pėr sfidė ndaj flirteve tė tij dhe grave rivale, ajo do t'ia kishte "rrėmbyer" Ferrantes tė paktėn njė djalė. Kastriotėt prodhonin djem. Pėr Adrianėn zemėrbutė shtysa e rėnies shtatzėnė pėr trashėgimtarin e ligjshėm do tė ketė qenė jo vetėm e vazhduar, por edhe tepėr torturonjėse, po tė tregojmė se djali i saj i vetėm vdiq papritur nė moshėn dhjetėvjeēare. Kėsaj krijese tė pafajshme nuk i gjendet emri, por sipas studiuesit italian Alessandro Laporta, jeta e tij e shkurtėr u harkua mes viteve 1516 dhe 1528. Kėtė ēast tragjik nipi i Skėnderbeut kishte edhe njė djalė natyror, Federikon, por kjo nuk e zgjidhte lehtėsisht vijimin ligjor tė dinastisė. Adriana Akuaviva donte tė lindte fėmijė me tė shoqin, por patjetėr nuk ka mundur dot biologjikisht. Pėr fat tė trishtė ajo grua e mirė duhet tė jetė shterpuar, ndoshta nga ndonjė sėmundje. Krijesa e katėrt e Ferrantes ėshtė vajzė, sėrish fryt dashurie jashtėmartesore. Quhet Lukrecia (Lucrezia). Nėna nuk ėshtė saktėsuar dot. Fėmija vijues quhet Alfons. Nipi i Skėnderbeut e ka me Pacienca Polastrėn, me atė qė pati lindur Federikon. Tashmė ajo ėshtė rreth tė tridhjetave. Pra Ferrante pėr mė shumė se pesėmbėdhjetė vite nuk e ka braktisur.
    Krijesat e tjera tė nipit tė Skėnderbeut janė djem. Njėrit iu vu emri Pardo dhe nėna e tij quhej Porcia de Urizio (Porzia de Urrisio), nga njė familje e njohur e dukatit tė Galatinės. Tjetri u pagėzua me emrin Akile (Achile) dhe pėr nėnė kishte Dianora Koronitėn (Dianora Coronita), njė skllave, tė cilėn Ferrante ia kishte blerė njė anijeje greke apo venedikase dhe e pati shpallur tė lirė. Djali pasonjės quhet Ēezare (Cesare). Nėna e tij mbetet e paidentifikuar. Djali i gjashtė Annibale, pagėzuar mė 3 shtator 1552, pa tė dhėna pėr nėnėn. Mė 7 gusht 1554 lindi vajza me emrin Porcia (Porzia), frut i lidhjes jashtėmartesore tė Ferrantes me Maria Vilamarin (Maria Villamari). Njė vajzė tjetėr, emri i tė cilės do tė ngjallė gjyshen Donika (Adronica) do tė ishte krijesa e re. Ajo ka nėnė Porcia de Urrizion, me tė cilin nipi i Skėnderbeut pati edhe djalin Pardo. Mė vonė njė vajzė e katėrt jashtė martese do tė marrė emrin e gjyshit Gjon (Giovanna). Mė 3 maj 1562 u pagėzua i shtati djalė. U quajt Ferrante, nė kujtim tė tė atit, sepse tashmė i nipi i vetėm i Skėnderbeut kishte disa muaj qė pati ndėrruar jetė. Shtatė djem, katėr vajza, katėr gra jashtė martese dhe dy tė tjera akoma anonime, janė bilanci (ndoshta i pėrkohshėm) i jetės intime tė dukės Ferrante. Kėtu ka nisur pėshtjellimi, pse jo edhe shumė dėshirė qė historia e pasardhėsve tė Skėnderbeut tė mbyllet njėherė e mirė. Mirėpo pikėrisht kėtu, nė kėtė rrėmujė me pasion tė tepruar (pse jo edhe tė intriguar), gjendet fare mirė edhe hapėsira pėr qartėsim, shpjegim dhe mirėkuptim. Tė lėmė mėnjanė qejfet e Ferrantes,atė kohė gjė rutinė, por krahas dramės qė pati bashkėshortja e tij fisnike Adriana Akuaviva, ka mjaft prova qė na bėjnė tė mendojmė se nipi i Skėnderbeut dhe trashėguesi i atij emri shumė tė famshėm nė Itali dhe Evropė, ėshtė mė pak mėkatar dhe pėrgjegjės nga sa duket me shikim tė parė. Ferrante i trajtoi dukshėm tė gjithė fėmijėt e vet natyralė si t'i kishte tė ligjshėm. Kėtė gjė e bėri jo vetėm me vetėdije, por edhe me pėlqimin e gruas sė tij Adriana. Mė sė pari u dha mbiemrin e tij, pra pėrkatėsinė e dinastisė. Ata ishin tė gjithė Kastriotė Skėnderbej. Profesor Xhankarlo Valone ka gjetur njė dokument tė 12 majit 1566, ku thuhet se nė Galatinė nė martesėn e dy shqiptarėve (Kirenti me Korinėn) janė tė pranishėm bashkė "zoti Don Achile, zoti don Pardo dhe zoti don Cesare, djemtė e tė nderuarit Zotit Dukės sonė". I nipi i Skėnderbeut u dha emrat mė tė shtrenjtė tė Kastriotėve: Donika dhe Gjon. Po ashtu siē edhe e kishin vėnė rregull pas ikjes nė Itali u vunė edhe emrat e dy monarkėve tė Mbretėrisė sė Napolit, at e bir, Alfons dhe Federik. Ferrante u dha pasuri. Federikos, djalit tė parė natyral, i dhuroi pėr martesė 6000 dukate, njė shifėr shumė hutuese. Andronikės i bėri pajė 1400 dukate, Pardos njė shtėpi tė madhe me oborr nė qendėr tė qytetit. Lukrecias po ashtu i dha pajė 545 dukate nė dorė dhe 600 tė tjerė nė pasuri tė paluajtshme.
    I nipi i Skėnderbeut pothuaj tė gjithė fėmijėve tė tij natyralė u kujdes t'u jepte tituj fisnikėrie, kompetencė qė e kishte vetėm mbreti. Federikon mė 26 gusht 1548 e martoi me Aurelia de Nohan, tė motrėn e Vinēenso Marias (Vincenzo Maria), baron i Nohės. Djali i tij trashėgimtar Gjoni (Giovanni) u bė baron i Galianos. Akili mori grua Izabela Sanseverinon (Isabella Sanseverino), derė princėrore dhe pasardhėsit e tij u bėnė baronė. Pardo lidhi jetėn me Antonela Stafanjolin (Antonella Stefagnoli) nga njė familje fisnike vendase. Ēezare mė 2 gusht 1587 ėshtė baron i Bakaricos (Baccarizzo) dhe i Santo Xhorxhos (Santo Giorgio). Lukrecia u martua me Ēezare Baronin (Cesare Baroni), feudal i Disos. Xhovana u martua me Mario Kavacėn (Mario Cavazza) nga njė familje baroni me origjinė nga Taranto. Ferrante bėri gjithēka qė djemtė e tij natyralė tė kishin autoritetin e tė ligjshmėve. U dha gjakun e tij. Kėshtu, me sa mundi, e zgjidhi vazhdimėsinė e dinastisė dhe nė atė jetėn tjetėr me siguri ėshtė i qetė dhe pa brengėn e tmerrshme se mbylli derėn e zėshme tė gjyshit tė tij. Kur e mendon se tek emri i Gjergj Kastriotit ne shqiptarėt ruajmė njė simbol tė madh a nuk ėshtė pak si tepėr ngurtėsi qė nuk pranojmė se Skėnderbeu nuk e ka shuar vazhdimėsinė nė linjėn mashkullore, por e ka vijuar deri sot. Konkretisht si? Kjo ėshtė temė tjetėr. Me kėtė cikėl bėmė vetėm njė pėrpjekje tė zhbllokojmė brezin e akuzuar, atė tė nipit tė tij tė vetėm Ferrante. Pastaj nė shpjegimin degė pas dege tė pemės gjenealogjike tė heroit tonė kombėtar (sepse pasardhėsit e tij janė sot tė gjallė) do tė jemi mė tė qetė. Nė tė gjithė kėtė histori tė gjysmės sė harruar tė Skėnderbeut nuk lypen as tituj fisnikėrie e ca mė pak ndonjė fron apo kurorė. Thjesht kėrkohet njohja sa mė e plotė e rrėnjėve tona, e identitetit qė kemi.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 2pac ėshtė gjallė?!
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 08:13 AM
  2. Han ēdo 15 minuta pėr tė mbetur gjallė
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-07-2010, 05:35 PM
  3. E gjalle me thike ne zverk!
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2008, 05:00 PM
  4. Gjenealogjia, pasardhesit e shquar te Kastrioteve
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2008, 12:42 PM
  5. Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit
    Nga EMAUS nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 05:57 PM