Receta Gatimi

vithkuqi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    vithkuqi

    Shkruar nga Zylyftar HOXHA


    Sa mbarova faqen e fundit tė librit "Vithkuqi, 100 krojeve dhe 24 kishave", tė autorit tė njohur, Gjikė Kurtiqi, i hodha edhe njė herė njė sy titullit nė kopertinė, pėr tė parė se sa ngjiste ai me ato qė thuheshin aty brenda, pasi mu duk se mė shumė se kroje dhe kisha Vithkuqi paska pasur burra tė rėndė, patriotė kalibri si Evstrat Vithkuqari, Kostė Cepi, Naum Veqilharxhi, Spiro Dine, qė i kanė bėrė nder jo vetėm Vithkuqit, por edhe gjithė kombit shqiptar. Shto kėtu atė lob tė fuqishėm vithkuqarėsh tė Amerikės, qė, sipas njė dokumenti tė botuar nė gazetėn "Tradita" tė shoqatės sė Vakėfeve, me ndihmat e tyre ekzaltuan aq shumė Nolin, sa ai nė ēast hodhi nė letėr vargun e famshėm "Mbahu nėno, mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė".
    Qerosi ēau festen qė t'i dukej qimja. Po ky Gjika, miku im i mirė, thashė me vete, qė mat tre herė e pret njė herė, flokėve tė bukur u paska vėnė kapele, tė kishte diēka simbolike qė nė kopertinė pėr ato qė thashė mė lartė. Veē kėsaj vėrejtjeje tė vogėl, tė thėnė qė nė fillim, qė besoj se autori duhet tė mė kuptojė drejt, libri mė pas shkon llagar.

    Vithkuqi i 100 krojeve e 24 kishave" ėshtė me tė vėrtetė njė libėr model se si duhet tė shkruhet historia e njė krahine, e njė zone apo e njė fshati. Ai, e para e tė parave, ėshtė shkruar me dashuri, qė mė pas ka sjellė njė stil tė shkathėt e tė thjeshtė, njė informacion tė pasur tė dokumentuar, por edhe njė mėnyrė tė rrėfyeri tė kuptueshėm si pėr akademikėt seriozė, qė duhet ta shfrytėzojnė kėtė libėr, ashtu edhe pėr atė bariun vithkuqar qė e mban nė trastėn e bukės pllajave tė Gorrulit e Rrungajės dhe krenohet me bukuritė dhe historitė e kėtij fshati tė lashtė.

    Se pėr historikun e Vithkuqit ėshtė shkruar edhe mė parė, dhe jo pak, nė revistat historiko-shkencore, siē janė punimet e Ilo Mitkė Qafzezit, Petraq Pepos, Vangjel Priftit, Pandi Rapos, Piro Priftit etj.; janė shkruar artikuj nė organe shtypi brenda dhe jashtė vendit pėr figurat mė nė zė tė kėtij fshati, madje edhe libra tė mirėfilltė janė bėrė pėr tė, por "Vithkuqi" i fundit i Gjikės ka njė strukturė tjetėr, elegante, do tė thosha, jo tė rėndė e tė lodhshme, me kapituj e pjesė tė shkurtra, qė ndonjė herė nuk e kalojnė njė faqe, por qė janė krejtėsisht tė bonifikuara nga uji i tepėrt. Dhe kėtė e gjen jo vetėm te "Vithkuqi", por te e gjithė krijimtaria letrare e tij, qė ēuditėrisht ka njė pėrputhje interesante me vetė natyrėn autorit, gjithmonė tė matur, tė kursyer, tė saktė nė gjithēka, nė letra, por edhe nė jetėn e pėrditshme, nė tavolinat e zakonshme tė kafes me miqtė.

    Njė nga kapitujt qė tė mban tė mbėrthyer nė libėr, veē tė tjerėve, ėshtė zhvillimi mesjetar i qytetit tė Vithkuqit, i pėrshkruar nė dhjetė faqe, por qė sjell njė informacion tė bollshėm pėr tė pėrfytyruar atė periudhė tė largėt, ato zhvillime tė para kapitaliste nė gjirin e njė shoqėrie obskurantiste feudale. Atėhere kur Korēa sa kish lerė dhe ku veē disa objekteve social-fetare tė ndėrtuara nga themeluesi i saj, Iljaz Mirahori, dhe 33 shtėpive, s'kishte asgjė tjetėr, Vithkuqi dhe Voskopoja aty afėr ishin ndėr qytetet mė tė zhvilluara tė Shqipėrisė juglindore, me prirje ekonomike dhe kulturore qė e kishin zili edhe qytetet mė tė zhvilluara tė kohės, pasi bėnin tregti nė pazaret e Venetikut, Vjenės dhe Laipsigut. Nė shekullin e 18-tė Vithkuqi kishte, sipas Ilo Mitkė Qafzezit, 10-15 mijė dyer dhe 24 kisha, por e korrigjuar nga autorė tė tjerė, fjala dyer ėshtė zėvendėsuar me banorė, qė 10-15 mijė s'janė pak, po tė kemi parasysh periudhėn pėr tė cilėn bėhet fjalė.
    Duke ecur mė tej nė historinė e Vithkuqit mėson se edhe ai ka patur tė njėjtin fat si dhe Voskopoja fqinje duke u djegur tri herė, njė fat historik qė tė bėn tė mendosh se sa tė pasigurt kanė qenė kėto qytete me pėrkatėsi krishtere brenda regjimit despotik dhe tė anarkisė feudale tė pushtimit turk, ku vetė regjimi nxiste e miklonte bejlerė fermanlinj zullumqarė, hajdutė e kaēakė ordinerė tė zgjeronin pronat e tyre nė kurriz tė kėtyre njerėzve tė ndershėm e punėtorė, denbabaden nė trojet e tyre, qė mallin e gjėnė e kishin vėnė me gjak e djersė dhe qė u detyruan tė merrnin arratinė nė Hungari, Ukrainė, Bullgari, Manastir, Berat, Korēė e gjetkė. Kėto fakte historike autori i shpalos me dhimbje nė libėr, pa u bėrė analizė tė hollėsishme. Ai nuk ėshtė historian dhe nuk merr pėrsipėr ta bėjė kėtė, siē bėjnė disa tė tjerė qė flasin qesim. Jo, ai lė tė kuptojė se historia u ka borxh veēanėrisht dy qyteteve, Vithkuqit dhe Voskopojės me vakumet qė ka lėnė pėr ta, vakume qė mė pas kanė sjellė keqkuptime, keqinterpretime tė fakteve historike, apo edhe diskutime, si ai qė ndodhi kohėt e fundit me romanin "Tė jetosh nė ishull" tė Ben Blushit.

    Njė ndėr pjesėt mė tė rėndėsishme tė librit, ėshtė ajo ku flitet pėr figurat mė tė ndritura tė Vithkuqit qė fillojnė me Evstrat Vithkuqarin ose Jani Stratin, siē quhej ndryshe, me kėtė pararilindės, ndoshta ndėr shqiptarėt mė tė shquar dhe mė tė zgjuar tė fundshekullit tė 18-tė dhe fillimshekullit tė 19-tė. Me fakte e dokumente tė reja, Kurtiqi ndriēon pjesė tė jetės sė tij akademike, qė fillojnė si profesor i Akademisė sė Voskopojės, mėsues nė Pėrmet, Girokastė, Artė, Janinė e qė vazhdojnė me mėsimin e gjuhės shqipe qė i jep shkencėtarit dhe diplomatit anglez Ėiliam Lik nė oborrin e Ali Pashė Tepelenės, bashkė me tė cilin fillon edhe disa punime shkencore pėr hartimin e njė gramatike dhe tė njė fjalori tre gjuhėsh, shqip, anglisht, greqisht, ndėrsa njė punim tjetėr pėr rregullat etike dhe logjike ia vjedhin. Nė fund tė jetės sė tij Strati vendoset nė Konstandinopojė, duke lėnė njė sėrė veprash gjuhėsore, por edhe njė punim tė pa pėrfunduar, analizėn gramatikore tė "Iliadės sė Homerit.

    Njė tjetėr figurė qė Gjika e pėrshkruan me vėrtetėsi e ndjenjė, ėshtė Naum Veqilharxhi, rilindėsi ynė i parė. Letra enciklike e Veqilharxhit, ėshtė promemoria dhe dokumenti i parė i platformės politike tė lėvizjes sė re qė po lindte nė gjirin e intelektualėve shqiptarė, Rilindjes Kombėtare. Ajo tregon largpamėsinė e kėtij ideologu, i cili me njė herė mė pas "futi duart nė brumit", duke nxjerrė tė parėn abetare shqiptare. Letra e Veqilharxhit, drejtuar nipit tė tij, edhe kjo e botuar e plotė nė libėr, shkėlqen si prizėm diamanti, ngado qė ta rrotullosh, pėr idetė qė mbart, pėr gjuhėn aq tė bukur dhe tė qashtėr, pėr figurat artistike, pėr vlerat morale, politike, pedagogjike dhe shoqėrore. Gjynah qė kjo letėr tė mbete jashtė teksteve shkollore.

    Duke vazhduar mė tej, me Spiro Dinen e "Bletės Shqiptare" e plot figura tė tjera, sidomos me aradhėn e vithkuqarėve tė Amerikės tė fillimit tė shekullit 20-tė, por sidomos me vlerat kulturore tė kishave dhe objekteve tė tjera sociale tė Vithkuqit, Gjika jo vetėm ia ka rritur peshėn librit, por e ka nxjerrė atė nga kuadri i ngushtė lokal e krahinor, duke e bėrė njė libėr tė kėrkuar me interes pėr tė gjithė.
    "Vithkuqi i 100 krojeve e 24 kishave" shkon deri nė njė periudhė tė caktuar historike, deri nė vitin 1939. Autori premton pėr vazhdimin e tij nė njė vėllim tė dytė, ndoshta edhe tė tretė. Jemi nė pritje tė kėnaqėsie tė vėrtetė.

    Jetėshkrimi

    • Ka lindur nė Vithkuq mė 3 qershor 1943.
    • Mė 1970 pėrfundon studimet nė fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės.
    • Mė 1982 kryen kualifikimin Pasuniversitar pėr Filozofi.
    • Ka punuar si gazetar tek "Studenti", "Mėsuesi", "Finoku", "Hosteni" si dhe ka bashkėpunuar me organe tė tjera tė shtypit tė kohės.
    • Ka punuar nė institucione qendrore shtetėrore:
    • Drejtor i Teatrit tė Kukullave
    • Drejtor i drejtorisė sė arteve nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės
    • Drejtor i Personelit nė Ministrinė e Kulturės
    • Specialist nė Ministrinė e Informacionit
    • Nė Kryeministri, nė sektorin e Marrėdhėnieve me Publikun

    Veprimtaria letrare
    • Njihet ndėr njė nga fabulistėt mė tė mirė tė vendit tonė me kėta libra:
    • "Thėngjilli i mbuluar"
    • "Ėndrra e dhelprės"
    • "Korbi pallua"
    • "Guri thyen ēekanė"
    • "Hija e mėngjesit"
    • "Hedhin valle minjtė"
    • "Dhe gomari bėhet mbret"
    • "Gjashtėdhjetė fabula"
    • "Toka dhe reja"
    • "Lopa dhe pula"
    • "Dy pėllumba"
    • "Miq tė paftuar" (komedi), vėnė nė skenė mė 1980 nga Teatri Popullor
    • "Ėndėrr pėr njė karrige" (kinokomedi), realizuar nga Kinostudio "Shqipėria e Re" nė vitin 1983, etj.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: vithkuqi

    Faleminderit kuklla

+ Pėrgjigju tek Diskutimi