GJIROKASTĖR- Ata ishin njė komunitet i vogėl nė numėr, por me botė dhe histori tė madhe. Dhe sigurisht, nė jetesėn e tyre lanė gjurmė tė pashlyeshme, qė megjithėse kanė kaluar dekada vazhdojnė tė kujtohen, gjithnjė me nostalgji. Ėshtė thėnė dhe shkruar pak pėr hebrenjtė qė kanė jetuar nė “Qytetin e Gurtė”, megjithėse ata dhanė shumė pėr tė. Pothuajse tė gjitha gjurmėt e tyre tė lėna kanė humbur, pėrveēse ato tė mbetura nė memorjen e personave qė i kanė njohur.

***

Delisia Kofina, ėshtė e vetmja trashėgimtare e mbetur nė Gjirokastėr nga komuniteti hebre qė ka jetuar pėr gati njė shekull. Megjithėse nuk di gjithēka pėr historinė dhe bashkėjetesėn e tė parėve tė saj, krenaria e prejardhjes nga njė komb i tillė ėshtė e para gjė qė bie nė sy. Nė qafė mban njė zinxhir tė hollė floriri, ku varet ylli hebraik me gjashtė cepa. “Ėshtė njė dhuratė qė im atė fatkeqėsisht nuk mundi tė ma realizonte dhe pas humbjes sė tij ėshtė kthyer nė njė simbol tė shenjtė pėr mua”,- tregon Delisia. Historia e familjes Kofina, ashtu sikurse ajo e tė gjitha familjeve tė tjera tė komunitetit hebre qė mbėrritėn nė Gjirokastėr nga Janina, diku nė fillimin e viteve 1930. “Stėrgjyshi im erdhi i pari nga Janina, ku kanė lindur tė gjithė pjesėtarėt e familjes sime, edhe babai im Sollomon. Pjesa tjetėr e familjes vazhdoi tė qėndronte po nė Janinė. Gjyshi im Matathia, i cili ishte rabin (udhėheqėsi shpirtėror i fesė hebre) sė bashku me vėllanė e vet kishin pėrfunduar gjimnazin Zosimea dhe flisnin nga shtatė gjuhė tė huaja. Mbaj mend qė babai mė tregonte se xhaxhai i saj, Samueli, mblidhte fėmijėt dhe u mėsonte atyre frėngjisht. “Edhe Enver Hoxhės, Samuel Kofina ia ka mėsuar gjuhėn frėnge. Mė tej, pas luftės, hallėn time e ndihmuan dhe i dhanė mundėsinė tė vijonte shkollėn e lartė vetėm nga ky fakt”,- rrėfen Delisia.

***

Pesė familjet e komunitetit hebre tė vendosura nė Gjirokastėr, pikėrisht ato me mbiemrat Kofina, Batino dhe Bituli kanė qėndruar kryesisht nė lagjen Varosh. “Megjithėse jetuan pėr dekada me radhė nė qytet, gjithmonė kanė qėndruar nė shtėpi me qira, pasi e kishin parim qė tė mos blinin shtėpi. Tė gjitha familjet merreshin me tregti, qė e zhvillonin nė Qafėn e Pazarit, ndėrsa familja jonė merrej me tregtinė e metrazheve. Deri para luftės ekzistonte edhe sinagoga, e vendosur te Bashteja e Teqesė, ku kryenin tė gjitha ritet fetare. Rreth 22 anėtarė tė familjes sė mbetur nė Janinė u internuan nė kampet e pėrqendrimit dhe u shuan gjatė luftės. I vetmi qė shpėtoi nga kampet ishte burri i hallės, por qė nuk u bė mė i gjallė. Ndėrsa pėr familjet nė Gjirokastėr babi mė tregonte se marrėdhėniet e mira me fqinjėt dhe banorėt e qytetit, tė cilat nuk e treguan asnjėherė prejardhjen tonė dhe fakti se nė kohėn e regjimit tė Ahmet Zogut pjesa mė e madhe i ndryshuan emrat bėnė qė tė shpėtojnė. Babai im nga Sollomon, mė tej nė dokumente njihej me emrin Sulejman”,- vijon mė tej tregimin pėr historinė e familjes Kofina, e vetmja trashėgimtare qė vazhdon tė jetojė nė Gjirokastėr.

Fundi i Luftės dhe regjimi Komunist

Pėrfundimi i luftės dhe vendosja e regjimit komunist do tė sillnin edhe rėnien ekonomike tė familjeve hebre, tė cilat gjithė jetėn ia kishin kushtuar tregtisė. “Librat e shenjtė qė gjyshi im i kishte trashėguar prej brezash i dogjėn nga frika e pėrndjekjes, nėse do t’i gjenin. I gjithė mundi dhjetėravjeēar dhe e gjithė pasuria e familjes sime u konvertua vetėm nė njė shtėpi, ku vazhdojmė tė jetojmė aktualisht unė dhe nėna ime. Edhe ritet fetare ishin tė pamundura tė kryheshin nė atė periudhė dhe sinagoga u prish. Me ndėrrimin e sistemeve babai vinte nė kishė. Ndėrsa pas luftės pothuajse tė gjitha familjet e komuniteti tonė u larguan drejt Tiranės, ndėrsa besoj se pas viteve 1990 ato kanė shkuar pėr tė jetuar nė Izrael”,- tregon mė tej Delisia.

Dėshira

Krenare pėr prejardhjen e saj, Delisia shprehet se e ka ėndėrr tė shkojė njėherė nė Izrael, nė atdheun e paraardhėsve tė saj, ku aktualisht jeton halla, por mundėsitė ekonomike aktualisht nuk ia lejojnė njė udhėtim tė tillė. “Nė Izrael jeton halla ime, me tė cilėn mbaj kontakte vazhdimisht. Vajtja ime atje do tė mundėsohet njė ditė, pėr tė plotėsuar njė ėndėrr tė pėrbashkėt familjare”,- tregon ajo.

Familjet gjirokastrite tregojnė bashkėjetesėn dhe zakonet e “fqinjėve” tė tyre nga Izraeli

Zakonet “ndryshe” tė hebrenjve

GJIROKASTĖR- Lagjja Varosh nė qytetin e Gjirokastrės ėshtė njė nga zonat mė tė bukura e mė tė preferuara pėr tė jetuar. Nikollaq Donon e gjejmė tė ulur nė sofatin e shtėpisė sė tij, teksa bisedon me bashkėmoshatarėt. E ndėrsa pyesim pėr familjet hebre qė kanė jetuar nė kėtė zonė, Nikollaqi pranon menjėherė tė tregojė. “I kam njohur tė gjithė, si nuk i kam njohur. Kanė qenė pesė familje qė pjesėn mė tė madhe tė jetės, rreth 40 vjet e kanė kaluar kėtu. Ja kėtu pėrballė, ku tani ėshtė punishtja ka qenė njė shtėpi e madhe ku ka jetuar njėra nga familjet, njė tjetėr diku mė lart, e kėshtu me radhė. Ruaj pėrshtypjet mė tė mira pėr ato familje, ishim si njė shtėpi. Pėr ēdo gėzim apo hidhėrim mblidheshim tė gjithė sė bashku. Me rastin e festave ata bėnin ėmbėlsira tė mrekullueshme dhe i ndanin me ne, ndėrsa kur nėna ime bėnte gatime gjirokastrite i thėrriste nė shtėpinė tonė. Ishin tė gjithė nė gjendje ekonomike shumė tė mirė, se merreshin me tregti, kryesisht me manifakturė. Ata nuk blinin shtėpi dhe nuk mbanin asnjėherė pula, pasi thoshin qė kėto dy gjėra ishin pa leverdi. Mbaj mend gjithashtu qė nuk pėrdornin asnjėherė gjalpė. Kur vdiste njeri, Matathia Kofina qė ishte rabin zėvendėsonte priftin ose hoxhėn dhe thoshte lutjet nė hebraisht. Vetėm nė raste vdekjesh e pėrdorte gjuhėn e tyre. Asnjėherė nuk kishte probleme se ishim tė feve tė ndryshme. Ishin njerėz shumė tė civilizuar. Vinim gjithmonė nė dyqanet e tyre ku psonisnim. Ishin gjithashtu edhe nikoqirė tė pėrsosur siē i themi ne gjirokastritėt. i ndihmonin shumė edhe kur shihnin fukarenjtė”, tregon me nostalgji Nikollaqi. E kur e pyet se nėse ky komunitet kishte pasur probleme gjatė luftės, mohon kategorikisht. “Asnjėherė nuk u mor vesh se ata ishin hebrenj. Jo vetėm nga tė rriturit, por edhe fėmijėt e dinin se kjo gjė duhet tė ishte njė sekret. Komandatura gjermane nuk ishte shumė larg prej kėtej dhe mbaj mend qė komandanti ishte njė austriak. Por asnjėherė nuk dyshuan se kėtu shumė pranė tyre jetonin hebrenj. Kur ikėn kėtej nga ne, kanė qarė shumė, tė gjithė kemi qarė, sepse kishim kaluar bashkėjetesė shumė tė mirė”, pėrfundon 72-vjeēari Nikollaq Dono. E. Bani

Vladimir Qirjaqi shpjegon si ka ndikuar kultura hebraike nė jetėn e historinė e qytetit. “Ata sollėn tregtinė e kontrabandėn”

Studiuesi: Si e ndryshuan Hebrenjtė Gjirokastrėn

GJIROKASTĖR- “Ėshtė pothuajse e pamundur tė flasėsh pėr Gjirokastrėn pa folur pėr komunitetin hebre qė ka jetuar kėtu, pasi kanė dhėnė shumė pėr kėtė qytet”, e nis bisedėn e tij studiuesi Vladimir Qirjaqi. Ai pohon se hebrenjtė nuk i dhanė qytetit tė gurtė vetėm anėn ekonomike, por i sollėn atij njė zhvillim tepėr tė madh tė panjohur deri atėherė, duke i dhėnė njėkohėsisht fizionominė e njė qyteti perėndimor.

***

“Gjirokastra ka njė pozicion tė veēantė, jo pėr atė se ēfarė bėnė hebrenjtė, por pėr ndryshimin thelbėsor nė orientimin e qytetit. Sollėn pėr herė tė parė elementėt e tregtisė dhe kontrabandės, tė cilėt luajtėn njė rol kryesor nė rimėkėmbjen e tij. Nė mėnyrė domethėnėse kjo gjė shfaqet nė mesin e shekullit tė XVIII-tė, kur familjet e rėndėsishme hebre ndėrruan karakterin e pazarit, nga qendėr administrative nė njė qendėr tregtare. Pak a shumė, nė kėtė periudhė, Pazari i Gjirokastrės kopjoi ato europiane, ku katet e para ishin dyqane, ndėrsa katet e dyta shėrbenin si magazine. Nga burimet historike, njė fakt i rėndėsishėm qė tregon pėr njė institucionalizim tė kėtij komuniteti ishte prania e varrezės hebre. Nga ana tjetėr, burimet nga kodikėt e kishave flasin pėr dhėnie tė drejta zhvarrimi pėr hebrenjtė qė mbeteshin brenda varrezave tė krishtera”.

***

Sipas Qirjaqit pjesa mė e madhe e zanatēinjve, duke filluar nga teneqexhinjtė, orėndreqėsit, dentistėt, ėmbėltorėt dhe tregtarėve, si shitėsit e vajit dhe drithėrave, tė verės e suvenirėve, eksportuesit e lėndėve tė para dhe pasqyrave ishin pikėrisht nga komuniteti hebre. “Tepėr i rėndėsishėm ėshtė kontributi i familjeve hebre nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare nė Gjirokastėr. Nė tė gjitha shoqatat qė u krijuan rreth obeliskut, ata ishin pjesėmarrės. Nė lagjen Varosh ku kanė qėndruar, nė ditėn e “sabatit” (dita e shtunė) fėmijėt e lagjes ishin ata qė u hapnin portat, dritat dhe ēezmat pėr tė respektuar festėn e tyre”,- tregon mė tej Qirjaqi. Gjithashtu me keqardhje ai pohon se me gjithė kontributin e padiskutueshėm tė kėtij komuniteti, nė Gjirokastėr tashmė nuk ka asnjė shenjė qė tė tregojė pėr ekzistencėn e tyre. “Si varrezat ashtu edhe sinagoga janė prishur dhe kanė humbur. Tė paktėn njėrės prej rrugicave nė lagjen ku ata jetuan pėr dekada me radhė duhet t’i vihej emri “Rruga e Hebrenjve”, pikėrisht nė respekt tė gjithēkaje qė ata dhanė pėr qytetin tonė dhe tė kujtimit tė tyre”, pėrfundon Qirjaqi.

Shtegtimi nga “Toka e Shenjtė” nė Iliri

Thuhet se prania e hebrenjve nė truallin e Shqipėrisė, daton qė kur ky vend quhej Iliri. Njė anije romake me skllevėr nga vendi i judejve qė po i ēonin drejt Romės, u zu nė mes tė njė stuhie dhe skllevėrit u hodhėn nė det, meqė ishin pranė brigjeve ilire. Njė tjetėr etapė do tė vinte gati 1500 vjet mė vone, kur rreth viteve 1490 nėn mbretėrimin e Ferdinandit dhe Izabelės, Spanja katolike dėboi nga territori i saj hebrenjtė sefardikė. Kryevepra “Ēifutka e Toledos ” e Fojtvangerit e pėrshkruan mrekullisht atė epokė. Njė pjesė e madhe e tyre erdhėn nė Ballkanin e zotėruar nga turqit otomanė, tė cilėt ditėn ta mendojnė mė gjatė punėn dhe t’i shfrytėzojnė cilėsitė dhe talentet e hebrenjve. Nė dokumentet osmane tė quajtura “Salname i devlet aliye Osmaniye 1294 hixhra” (viti 1876), shkruhet se nė qytetin e Janinės ishin 1555 jahudinj (hebrenj), ndėrsa nė territorin e Shqipėrisė sė sotme, ngulimi mė domethėnės ishte sigurisht “Rrugica e izraelitėve” nė Vlorė, pėrveē familjeve qė u vendosėn nė Berat, Durrės, Shkodėr, Tiranė, Kavajė, Gjirokastėr apo Sarandė. Akoma dhe ne vitin 1939, familje hebreje vijonin tė stabilizoheshin nė Shqipėri, siē tregon edhe lista e gjetur nė arkivin e shtetit, fondi 494, e cila flet pėr 28 hebrenj tė ardhur nga Greqia nė prefekturėn e Gjirokastrės dhe jo mė pak nė prefekturėn e Sarandės.

E ndėrtuar pak vite pas vdekjes sė Krishtit ajo ėshtė njė nga 12 sinagogat e vetme qė ndodhen nė detin Mesdhe

Sinagoga e Sarandės dhe hebrenjtė e parė nė Iliri

SARANDĖ- Njė shenjė e fortė e prezencės sė hebrenjve nė historinė e vjetėr shqiptare ėshtė edhe Sinagoga e Sarandės. Bėhet fjalė pėr njė vepėr arti me njė vlerė shumė tė madhe qė tregon shtegtimet e njė populli tė tėrė. Kjo sinagogė i pėrket shekullit tė parė tė pas Krishtit dhe ėshtė klasifikuar si njė nga mė tė rrallat nė Mesdhe. Nė tė gjithė Mesdheun ndodhen 12 sinagoga tė tilla. Kjo tregon se nė Sarandė ka ekzistuar njė komunitet i madh hebre dhe se kjo zonė ka pasur njė zhvillim tė madh ekonomik nė kėtė periudhė. Sinagoga e zbuluar ėshtė njė ndėrtesė qė ka jetuar deri gati nga ēereku i fundit tė shekullit tė VI. Me pushtimet e sllavėve, sikundėr ėshtė shkatėrruar atėherė gjithė Saranda, ėshtė shkatėrruar edhe ndėrtesa. Vihet re qė sinagoga ndodhet brenda murit rrethues tė qytetit antik. Ėshtė e ndėrtuar nė dy faza; nga faza e parė kemi njė ndėrtesė mė tė thjeshtė nė formė L-je, me mozaikė, ku paraqitet simboli i tyre qė ėshtė shandani me shtatė krahė menoraja dhe pastaj vihet re se komuniteti ėshtė zhvilluar ekonomikisht, ka pasur me sa duket kėtu prosperitet mė tė madh dhe kėshtu ka ndėrtuar njė vend kulti me njė sallon shumė tė madh, qė ėshtė i planit bazilikal. Kjo ėshtė bazilika qė kemi sot, e mbuluar me mozaikė nė qendėr. Njė gjė tjetėr e veēantė ėshtė ajo qė gjithė mozaikėt nė kėtė sinagogė paraqesin skena biblike. Ato janė shumė interesante dhe shumė tė rėndėsishme pėr studimin e kulturės dhe tė simboleve hebraike, megjithėse mozaikėt janė tė zhvilluar, pasi punoheshin nga atelietė lokale nė atė kohė .