Mirėnjohje dhe falje pėr Gjeneral Telinin
Shkruar nga Besnik Bakiu
85 vjet mė parė, mė 27 gusht 1923, u vranė nė krye tė detyrės pėr zbatimin e vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės, gjeneral Enriko Telini dhe bashkėpuntorėt e tij.
Figura dhe vepra e gjeneral Enriko Telinit ėshtė vendosur nė shumė enciklopedi tė botės (nė atė shqiptare jo), ėshtė ruajtur nė memorien historike tė popullit shqiptar dhe ishte skalitur me mjeshtėri nga skulptori i madh, Odhise Paskali, nė shtatoren e vendosur te sheshi pėrpara ku sot ėshtė Akademia e Shkencave.
Personalisht kjo figurė mė doli e plot para disa vitesh duke kėrkuar materiale pėr njė studim qė po pėrgatisja, kur mė ra nė dorė njė punim botuar nė revistėn “Studime albanologjike” pėr ēėshtjet e kufijve jugorė tė Shqipėrisė nė vitin 1922-1923.
Aty hasa pėr herė tė parė edhe emrin e gjeneral Enriko Telinit, kryetarit tė Komisionit tė Caktimit tė Kufijve shqiptarė. E ndjeva veten “fajtor”, pėr heshtjen qė kishte shoqėruar kėtė figurė dhe hulumtova rreth kontributit tė tij. Kėshtu u pėrpoqa (aq sa mundja) ta rinxirrja nė pah kėtė personalitet, por pa arritur ndonjė gjė tė madhe.
Nė kėtė pėrvjetor prisja qė nga strukturat e shtetit tim tė bėhej njė pėrkujtim simbolik, por edhe kėtė radhė asgjė (mos kėrkoj shumė, kur mjeranėt harruan, apo nuk e dinin fare, tė festonin edhe ditėn e krijimit tė institucionit tė tyre, Forcave tė Kufirit?!)
Nė kėto vite postdiktaturė janė dhėnė dekorata e qytetari nderi pėr shumė tė huaj, qė kanė kontribuar pėr vendin tonė (bile edhe grada shkencore profesor doktor!), por, si kudo, ka njė hierarki (kontributesh, gradash, sakrificash e personaliteti) dhe gjeneral Telini ėshtė hierarku i huaj, jo vetėm mė gradėn mė tė lartė, por edhe me njė kontribut tė jashtėzakonshėm, qė e pagoi me gjakun e vet ndershmėrinė dhe pėrkushtimin pėr ndjenjėn e detyrės.
Historia ėshtė histori, e vėrteta e vėrtetė, detyra e jonė ėshtė ta dėshmojmė ndershmėrisht, ta vlerėsojmė e pėrkujtojmė siē ka ndodhur.

Shtet pa kufij…
Caktimi i kufijve tė Shqipėrisė u bė nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Me 22 mars 1913 u vendosėn pėrfundimisht kufijtė veriorė dhe nė qershor-gusht 1913 u morėn vendimet pėr kufijtė jugorė.
Konferenca e Ambasadorėve krijoi dy komisione ndėrkombėtare; njėrin pėr kufijtė me Malin e Zi e Serbinė dhe tjetrin pėr kufirin me Greqinė. Gjatė punės nė terren, komisionet, sidomos ai i Jugut, hasėn nė vėshtirėsi tė mėdha, deri nė paralizimin e punės. Pėr kėtė ju propozua Fuqive tė Mėdha njė vijė e re kufiri, e cila u vendos nė Firence, ku Komisioni hartoi mė 17 dhjetor 1913 protokollin mbi kufijtė jugorė e juglindorė tė Shqipėrisė, tė cilėt, me disa ndryshime tė vogla, janė po ato qė ekzistojnė edhe sot. Populli akuzoi “Shqipėrinė e vogėluat, e bėtė siē deshėt vetė”.
Ishte kjo padrejtėsi historike ndaj njė prej popujve mė tė vjetėr tė Evropės, qė do tė sillte ndeshje, gjak, mėri, dhunė dhe lot deri nė fillimin e shekullit tė XXI (E drejta vonon, por s’mungon).
Shqiptarėt tė drobitur nga luftėrat dhe tė tradhtuar, vendosėn t’i zgjidhin vetė problemet, duke vėnė para faktit tė kryer Fuqitė e Mėdha. Lufta e Vlorės, Kongresi i Lushnjės etj. sollėn pranimin e Shqipėrisė mė 17 dhjetor 1920 nė Lidhjen e Kombeve.

Komisioni i Caktimit tė Kufijve
Nė kėto kushte, mė nė fund, Konferenca e Ambasadorėve nė Paris, mė 9 nėntor 1921, vendosi qė kufijtė shqiptaro-grekė tė mbeteshin po ato tė caktuara nga Protokolli i Firences, kurse pėr kufijtė verilindore bėri pėrsėri ndryshime nė favor tė Jugosllavisė. Pėr caktimin e kėtyre kufijve konkretisht nė vend, u la tė formohej njė komision me pėrfaqėsues tė Anglisė, Francės, Italisė dhe Japonisė, i cili u krijua mė 8 janar 1922.
Nė tė tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesi i Italisė, gjeneral Enriko Telini; i Anglisė, kolonel Gilles; i Francės, kolonel Ordion, dhe kapiten De Limperani qė ishte sekretar i Pėrgjithshėm i Komisionit. Japonia nuk dėrgoi delegatin e saj.
Kryetar i komisionit u caktua gjeneral Enriko Telini dhe jo rastėsisht.
Gjeneral Telini (Enrico Tellini) kishte lindur mė 25 gusht 1871 nė Kastelnuovo tė Garfanjanės. Ai kishte marrė pjesė nė luftėn italo-turke dhe nė Luftėn e Parė Botėrore. Pėr zotėsinė e disiplinėn e lartė arriti tė marrė gradėn e gjeneralit tė brigadės pas shėrbimit si kolonel i Shtatmadhorisė.
Pranė komisionit do tė punonte dhe njė komitet tekniko-gjeografik. Shtetet e interesuara pėr kufijtė, Shqipėria, Greqia dhe Jugosllavia do tė kishin pėrfaqėsuesit e tyre pranė komisionit. Pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė fillim u caktua z. Bajram Fevziu, i cili me pas u zėvendėsua nga Z. Dhimitėr Berati, sekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
Komisioni erdhi nė Shqipėri nė mars 1922 dhe filloi punimet nė zonėn kufitare nga mali Gramoz deri nė pikėn e kufirit greko-shqiptaro-jugosllav, pėr tė vazhduar pastaj pėr mė nė jug.
Komisioni hasi pengesa tė mėdha nga delegacioni grek. Nė njė raport tė gjeneral Telinit, thuhet: “Ky delegacion nuk mė jep besim pėr njė bashkėpunim tė sinqertė. Delegacioni kėrkon me tė gjitha mjetet dhe pretekstet pėr t’u larguar…Autoritetet dhe trupat greke nxjerrin pengesa nga mė tė ndryshmet”. Nė nėntor pėr shkak tė kėtyre pengesave dhe dimrit qė po afronte, Konferenca e Ambasadorėve vendosi qė punimet e caktimit tė kufijve tė rifillonin mė 1 maj 1923.
Gjeneral Telini gjatė punės sė tij u pėrpoq tė ishte i paanshėm. Nė marrjen e vendimeve, sipas rastit, ai nuk kurseu as shqiptarėt, as grekėt, as jugosllavėt. Nė raportin e fundit drejtuar Konferencės sė Ambasadorėve, mė 26 gusht 1923, pikėrisht njė ditė para vrasjes, gjeneral Telini shprehet: “…vendimet e komisionit janė tė paanėshme” dhe ai “po kryen detyrėn e tij duke u bazuar nė ndėrgjegjen e vet e drejtėsinė”.
Gjatė qėndrimit nė zonat shqiptare, gjeneral Telini u prit si mik dhe u respektua pėr punėn qė po bėnte. Shpesh i shoqėruar nga delegati shqiptar dhe nga anėtarė tė tjerė tė komisionit ai bėri vizita nė fshatrat shqiptare. Banorėt sa herė qė e takonin nė rrugėt e Korēės, nė koncertet e Bandės Kombėtare “Vatra” apo nė kinema “Modern”, ku shėtiste lirisht, e pėrshėndesnin me gėzim e dashuri tė dukshme.
Krejt e kundėrta ndodhte nė shtetin fqinj, ku ndaj punės sė komisionit kishte njė qėndrim agresiv e sabotues. Sipas njė raporti tė Konsullatės italiane nė Janinė, gjatė njė diskutimi nė njė moment rrėmbimi pėrfaqėsuesi grek kishte thėnė pėr gjeneral Telinin: “Duhet vrarė”. Kėtė frazė ky kolonel e ka pėrsėritur edhe nė njė lokal publik.

Vrasja nė Janinė
Mė 27 gusht 1923 komisioni i kufirit do tė shkonte nga Janina nė Kakavijė, ku do tė pėrfundonte vendosjen e disa gurėve kufitarė atje. Herėt nė mėngjes u nisėn nga Janina automobilat e delegatėve shqiptarė, grek e italianė. Automobili i pėrfaqėsuesve grekė pėsoi njė defekt. Automobili i italianėve parakaloi atė grek duke ndjekur automobilin shqiptar. Gjeneral Telini ishte 30 minuta larg pėrfaqėsisė shqiptare. Pasi kaloi automobili i komisionit shqiptar nė afėrsi tė Janinės, nė vendin e quajtur Zepe (54-55 km larg Janinės), 4 km larg Delviqanit dhe 10 km larg kufirit shqiptar, midis Delviqanit dhe Arnishtes, gjakėsorėt bllokuan rrugėn me drurė tė mėdhenj. Vendi i zgjedhur ishte shumė i pėrshtatshėm pėr pusi, nė bėrrylin e njė kthese. Kur arriti automobili i gjeneralit, shoferi Renixho Farneti, pėrkthyesi shqiptar, Thanas Kraveri (Leskoviku) zbritėn pėr tė larguar drurėt nga rruga, por u qėlluan prej gjakėsoreve dhe mbetėn tė vdekur qė tė dy. U vra dhe doktori Luixhi Korti qė ndodhej brenda nė makinė. Adjutanti Mario Bonaēini sapo doli prej automobilit, u plagos rėndė e mbeti nėn tė. Gjenerali u hodh nga makina dhe pasi u largua rreth 20 m mbeti i vrarė me revolver nė dorė.
Nga ora 0845 deri nė ora 10 misioni shqiptar e priti mė kot atė italian. Disa herė ai kėrkoi tė kthehej tė shikonte se ē’kishte ndodhur, por nuk u lejua, vetėm nė ora 17.00 iu dorėzua njė telegram me anėn e tė cilit lajmėrohej se misioni italian nuk mund tė vazhdonte nė drejtimin e caktuar, sepse ishin parė banditė rreth e rrotull. Delegati shqiptar i mbėshtetur nga dr. Xhioti ( i Institutit Gjeografik italian) kėrkoi sėrishmi qė tė shkonte nė ndihmė tė gjeneral Telinit, por pėrsėri nuk u lejua njė gjė e tillė. Vetėm nė orėn 18.00 iu dha leja. Rrugės morėn vesh qė vrasja kishte ndodhur nė ora 09.00 tė mėngjesit. Trupat ishin transportuar nė Janinė e nė vendin e ngjarjes kishin mbetur vetėm disa gjurmė gjaku.
Pėr nder tė tyre nė Janinė u dha njė meshė dhe trupat e italianėve tė vrarė me nderimet e duhura u nisen nė Prevezė pėr nė kishėn katolike. Edhe kėtu u dha njė meshė. Nė ora 12.30 tė datės 19 shtator 1923 trupat e tyre u nisėn nė mėnyrė ceremoniale pėr nė Taranto tė Italisė me avulloren “San Marko”. Ceremonia zyrtare u bė nė kishėn Santi Apostuli nė Romė ku morėn pjesė Duka i Aostės, Duka i Gjenovės, Konti i Torinos, Princi i Udines, Musolini me ministrat, tė gjithė ambasadorėt dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė huaj. Pastaj trupat u dėrguan secili pėr nė vendin e lindjes. Gjeneral Telini u varros nė Firence.
Me 8 shtator 1923 Konferenca e Ambasadorėve vendosi tė dėrgojė nė Janinė njė komision special hetimi, i cili nuk mundi tė jepte njė mendim pėrfundimtar tė saktė rreth pėrgjegjėsive qė ēuan nė atentatin e 27 gushtit.
Vrasja e komisionit italian shkaktoi krizė nė marrėdhėniet italo-greke. Qeveria italiane bėri pėrgjegjėse palėn greke dhe kėrkoi dėmshpėrblim pėr kėtė vrasje. Kjo krizė solli edhe pushtimin e pėrkohshėm tė Korfuzit nga ana e italianėve.
Kush ishe vrasėsi i misionit italian? Komisioni i hetimit nuk dha pėrfundime. Por njė gjė ishte e sigurt, krimi u krye pėr motive politike. Autorė tė tij ishin ato forca, tė cilave u prishte punė korrektėsia dhe paanėsia e gjeneral Telinit dhe delegacionit italian.

Mirėnjohja shqiptare
Kjo vrasje shkaktoi njė zi tė pėrgjithshme nė Shqipėri. Opinioni publik shqiptar i konsideroi viktimat therori pėr tė drejtat ndėrkombėtare. Parlamenti shqiptar nė shenjė zie ndėrpreu punimet e tij pėr 24 orė. Autoritetet mė tė larta shqiptare iu dėrguan telegrame ngushėllimi personaliteteve italiane dhe familjeve tė viktimave. Telegrame dėrguan dhe bashkitė dhe populli i tė gjitha qyteteve shqiptare. Nė Korēė, nė kishėn e Shėn Gjergjit, u bė njė pėrshpirtje pėr gjeneralin e shokėt e tij ku merrnin pjesė autoritetet mė tė larta tė qytetit. Populli i Vlorės ditėn e 3 shtatorit kur do tė pėrkujtonte me festime 3 vjetorin e ēlirimit tė qytetit nga forcat italiane, vendosi tė shfaqte hidhėrimin e tij pėr vrasjen ēnjerėzore me anė manifestimesh. Manifestuesit qė arrinin nė 3 - 4 mijė vetė u drejtuan nė konsullatėn italiane ku i shprehen ngushėllimet konsullit italian. Qė andej vajtėn nė kishėn katolike ku u bė njė pėrshpirtje. Po ashtu nė Tiranė, nė kishėn katolike, nė atė ortodokse dhe nė xhami u kryen gjithashtu shėrbesa fetare pėr shpirtin e tė ndjerėve tė komisionit italian.
“Gazeta e Korēės” mė 1 shtator 1923 e vlerėson gjeneral Telinin: “Emėri i tij do tė mbetet i paharruar pėr popullin shqiptar. Historia e Rilindjes tonė Kombėtare emrin e kėtij gjenerali tė nderuar, sė bashku me atė tė kolonel Tomson do ta pėrmendė me njė nderim tė madh, pėr shėrbimet q’i solli Kombit tonė tė shumėvuajtur”.
Gazeta “Vatra Shqiptare” do tė shkruante: “Gjeneral Taliini pėr ne pėrfaqėson, njėkohėsisht idenė e drejtėsisė dhe atė tė mbrojtjes tė interesave tona. Tė dy kėto ide i ngjajnė fort njėra-tjetrės. Ideja e dytė ndjek pas idenė e parė si hija e saj. Shqiptari qė e ka tė thellė kuptimin e drejtėsisė e tė miqėsisė, ėshtė e pamundur tė mos ishte frymėzuar me njė mirėnjohje tė thellė pėr gjeneralin italian”.
Pėr tė nderuar dhe pėrjetėsuar kujtimin e gjeneral Telinit, 18 vjet pas vrasjes u vendos nė njė nga sheshet qendrore tė Tiranės shtatorja e tij, vepėr e Odise Paskalit.
Sipas kritikės sė kohės, nė kėtė monument “Odise Paskali, shqiptar me ndjenja tė larta, e ka pas tė thellė me doemos kėtė ndjenjė mirėnjohje dhe si artist i hollė ka ditur ta shprehė fare mirė kėtė ndjenjė njėkohėsisht vetjake dhe kombėtare, ka ditur tė bėhet interpreti i mbaruar i mirėnjohjes qė ka nė zėmėr shqiptari pėr gjeneral Telinin. Nė punimin e veprės, Odise Paskali ėshtė pushtuar prej njė sentimentalizmi tė gjallė dhe ka dėshiruar e menduar qė ta shfaq ndjenjėn e tij duke simbolizuar e konceptuar gjeneral Telinin, kėtė dėshmor, ashtu siē ka qenė ai nė realitet, njė simbol pėr neve. Gjeneral Telini i ngjan tepėr njė gjenerali tė Romės sė vjetėr”.
“U krye mė sė fundi kjo detyrė. Dhe u krye lumtėrisht nė njė mėnyrė qė na nderon, pse monumenti ėshtė i denjė pėr heroin, tė cilit do t’i pėrjetėsojė kujtimin”.

Nė pėrfundim desha t’u ribėj apel instancave kompetente shtetėrore (Presidentit tė Republikės, ministrit tė Punėve tė Jashtme, ministrit tė Brendshėm) dhe atyre akademike, pėr tė filluar procedurat mbi rivlerėsimin e merituar dhe tė vonuar tė figurės dhe veprės sė gjeneral Enriko Telinit dhe bashkėpunėtorėve tė tij. Tė bėjmė minimumin e asaj qė bėnė paraardhėsit tanė pėr figurėn dhe veprėn e tij.