Receta Gatimi

Deshmi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Deshmi

    Mu duk e arsyeshme qe te hap nje teme te tille, ku te gjithe te krishteret mund te shkruajne deshmi te ndryshme nga jeta e tyre, ose te te njohurve te tyre.

    Te gjithe, pothuajse kemi deshmi ne jeten tone, kur Perendia na flet ne nje menyre apo ne nje tjeter, kur i pergjigjet lutjeve tona, ne nje problem, ne nje pune, ne nje semundje, me nje zbulese, me nje interpretim, etj.

    Te gjithe te krishteret mund ti sjellin ketu duke i permbledhur shkurt, ne menyre qe te mos behen te lodhshme dhe te merzitshme per te gjithe anetaret e tjere qe do ti lexojne!


    Zoti largoi kataraktin nga syte e mi!

    Doktori i klinikės ruse tė syve nė Tiranė, vėshtroi syrin e Kleas e mė pas dosjen e saj.
    Nuk ishte i qartė. “S’kishte ē’tė thoshte kur i pėrmenda fjalėt e tij se vajza ime nuk do tė shihte mė pėrsėri, por ishte i prekur.” - thotė babi i Kleas, Mehmeti.

    Gjashtė vjet mė parė, nė shtator 1998, Mehmet dhe Roza Zenelaku nga Ponēara, afėr Bilishtit, vunė re se vajza e tyre, Klea, kishte njė shenjė tė vogėl, tė bardhė nė qendėr tė syrit tė djathtė. “Nuk kishte as temperaturė e as ndonjė sėmundje.

    Menduam se ndoshta e kishin marrė mė sysh.” - thotė Mehmeti. Gjatė dy muajve nė vijim vėshtrimi i saj u keqėsua. Pas disa vizitave nė Korēė ata e ēuan Klean tek njė specialist nė Tiranė. Ai tha se vajza katėr vjeēare ishte shumė e vogėl pėr t’u operuar dhe kjo mund ta bėnte syrin mė keq.

    Atėherė Mehmeti e ēoi vajzėn nė njė spital nė Selanik. Pas katėr ditė vizitash doktorėt dolėn nė tė njėjtin pėrfundim: vajza ishte tepėr e vogėl pėr operim. Problemi qė u shfaq ishte i dyanshėm: Klea kishte njė perde si edhe njė katarakt ujėrash e gjaku. Kur Mehmeti e ēoi Klean pėr herė tė dytė nė tė njėjtin spital, nė shtator 1999, ajo ishte plotėsisht e verbėr nga syri i djathtė. “E dija kėtė sepse shpesh herė rrėzohej.” - thotė Mehmeti.

    Nė muajin mars tė vitit 2000, doktorėt nė Selanik ishin gati ta operonin. “Ata thanė se operacioni do tė kishte 70% mundėsi tė dilte me sukses pėr heqjen e perdes sė bardhė, por nuk mė dhanė ndonjė shpresė qė ajo do tė shikonte pėrsėri.” - shpjegon Mehmeti. “Do tė ishte vetėm nga ana kozmetike. Isha nė njė dilemė tė vėrtetė. S’dija ēfarė tė bėja.” Pasi bisedoi me familjen, ai vendosi tė mos e bėnte operacionin.

    Mehmeti vendosi ta ēonte vajzėn nė klinikėn e syve, Uznova, nė Tiranė me shpresėn se do tė gjente njė zgjidhje. Aty i rekomanduan se operacioni bėhej vetėm nė qendrėn e tyre nė Rusi. Mehmeti bėri pėrgatitjet; ēmimi vetėm pėr vizat dhe biletat e avionit ishte 1110 dollarė. Nė 13 janar 2003, Mehmeti e ēoi Klean deri nė Moskė.

    “Ata thanė se vajza ime kishte lindur me kėtė problem dhe nuk do tė shihte mė,” - thotė ai. “Thanė se mund tė bėnin njė operacion por do tė ishte vetėm pėr pamjen e jashtme. U inatosa dhe u thashė doktorėve: ‘Pėrse mė sollėt deri kėtu kur nuk mund ta bėni tė shikojė pėrsėri?’” Doktori shpjegoi se e kishte informuar me njė faks klinikėn nė Tiranė.

    “Ma kishin lexuar faksin vetėm njė ditė para se tė nisesha pėr nė Rusi, kėshtu qė nuk dija ē’tė bėja.” - thotė Mehmeti. “Kisha paguar gjithēka. Kisha biletat dhe vizat. Ēfarė tė bėja tjetėr? Doja tė shihja se mos kishte ndonjė mundėsi!” Kur doktorėt thanė pėrsėri se ekzistonte 30% mundėsia pėr ta dėmtuar syrin vetėm duke hequr perden, Mehmeti vendosi tė kthehej nė Tiranė. “Ndihesha shumė keq. Nuk kisha ēfarė tė bėja tjetėr.” - thotė ai.

    Mėsuesja e Kleas, Alketa Xhafi, ėshtė anėtare e Kishės Ungjillore nė Bilisht. Bashkė me anėtarė tė tjerė e mbanin Klean nė lutjet e tyre. “I thashė mamasė sė Kleas: ‘Roza, mos u mėrzit. Ne do tė lutemi.’” - thotė Alketa. “E di se Perėndia po bėn diēka.”

    Kur Mehmeti dhe Klea u kthyen nė shtėpi nga Moska, Alketa i kėrkoi pastor Arjan Larashit nėse kisha e Bilishtit mund tė lutej sė bashku pėr Klean. U organizua njė takim nė shtėpinė e Alketės dhe u mblodhėn tetėmbėdhjetė vetė. “U mblodhėm pėrreth Kleas dhe vendosėm duart tona mbi syrin dhe kokėn e saj, ndėrkohė qė tė tjerė luteshin dhe lavdėronin Perėndinė.” - thotė Alketa. “Arjani i kėrkoi tė mbyllte syrin me tė cilin shikonte. Unė i thashė, duke lėvizur dorėn para syrit tjetėr: ‘A mund tė shikosh?’” “Nuk shikoj asgjė. Shikoj mjegull. Gjithēka ėshtė mjegull.” - u pėrgjigj Klea.

    “E provova dy herė pėr tė qenė e sigurt.” - thotė Alketa. “Kishte njė problem me besimin tim nė kėtė moment sepse nuk mund ta besoja se do tė ndodhte.”
    Mamaja e Alketės i kėrkoi Kleas tė shikonte pėrsėri. “E di qė mund tė shikosh.” - tha ajo. “I thashė: ‘A mund tė shikosh tani se sa gishta janė?’” - thotė Alekta. “Mbuloi syrin e shėndetshėm dhe tha: ‘Tani mund tė shikoj qė ke dy gishta.’” Njerėzit nė dhomė u habitėn. Alketa e provoi pėrsėri. “Ajo thoshte numrin e saktė tė gishtave. Tė gjithė po bėrtisnin, por shumica po qanin nė atė ēast.”

    “Tė gjithė qė ishim nė dhomė filluam tė qanim.” - thotė pastor Arjani. “Lavdėruam Zotin. Kėrcyem. U hodhėm mbi divanė nga gėzimi!”
    Alketa e bėri gati Klean pėr gjumė. “E pyeta: ‘A je e sigurt se nuk shihje?’” - “Po mėsuese.” - tha ajo. “I thashė shumė herė: ‘Sa gishta kam tani… po tani… po tani…?’
    Gjithmonė thoshte numrin e duhur.” Nė mėngjes u bėnė edhe prova tė tjera, kur prindėrit e saj erdhėn nga Ponēara. Me syrin e shėndetshėm tė mbuluar, Klea mund tė dallonte ngjyrat, celularėt, pultin e televizorit…

    Qė nga ajo kohė syri i djathtė i Kleas ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm. Katarakti u largua. Prindėrit e saj kanė filluar tė ndjekin takimet e kishės nė Bilisht. Pas njė viti, pikėrisht nė 24 janar 2004, Mehmeti e ēoi pėrsėri vajzėn tek klinika ruse nė Tiranė pėr vizitė. Ajo qė panė i la doktorėt pa fjalė.

    "UJEVARE"

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    gjithmone zoti i ploteson lutjet kur ato jane te arsyeshme jo lutje kot

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    pershendetje te gjithe te krishteret ungjillore,une ja e re ketu dh eme pelqeu dhe me preku kjo deshmi,sepse shpesh harrojme se sa i vertet eshte Perendia

    Shume bekim kjo deshmi e fuqis se Perendise.
    Kjo deshon qe Zoti eshte i gjalle dhe jo nje spektator apo nje personazh biblik.

    Perendia yne eshte i gjalle

  4. #4
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    edhe un jam i krishtere por nk di cfare te shkruaj...

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    eshte e thjesht...mos shkruaj..

  6. #6
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Une mendoj qe vetem po te besosh vertet, atehere mund te te realizohen gjerat per te cilat ti lutesh me gjithe shpirt.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Deshmi te reja per Adrianopolin
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2008, 08:07 AM