Pjetėr Bogdani rrėmon nė fjalė tė rralla

Evis HALILI
Shkup, 27 korrik - Rradhinkė, shavar, shamak, kajnak..... Janė fjalė tė rralla shqipe. Dhe thuajse tė harruara. Tė gjalla nė kujtesėn e mė tė moshuarve, por edhe tė ruajtura mirė nė zonat e thella malore, ku ende pėrdoren. Shumė prej tyre do t'i mbijetojnė harresės, pas sistemit nė arkivat e Instituti i Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore "Pjetėr Bogdani" i cili prej disa kohėsh ka nisur hulumtimet e para nė terren.

Fjalė tė rralla tė shqipes janė nė fokus tė ekspeditės qė i ėshtė drejtuar rrethinave tė Shkupit, fshatrave malore aty ku edhe supozohet qė ruhen fjalė autoktone shqipe, shumė pak tė njohura dhe tė pėrdorura nė tė folurėn e pėrditshme. Nerez, Krushopek...., ėshtė itinerari i hulumtuesve. Tė ndarė nė dy grupe,nėn kujdesin e anėtarit tė kėshillit Xhabir Ahmeti, ekspedita me punonjės tė Institutit i janė ngjitur zonave malore, ku kanė mbledhur edhe shumė fjalė qė konsiderohen tė rralla dhe drejt rrezikut tė humbjes.

Kreu i institucionit Mirushe Hoxha, pohon se ky ėshtė ndėr misionet e drejtpėrdrejta tė "Pjetėr Bogdani", qė prek nė trashėgiminė shqiptare. Antroponimet, mikroponimet, patronimet e tė tjera, janė nė fokus tė ekspeditės. Hoxha thotė se katėr asistentėt fjalėt e grumbulluara deri tani janė mbledhur nga dy asistente femra dhe dy meshkuj. Asistentet bisedojnė me gjininė femėrore dhe mbledhin fjalė qė pėrdoren nė kuzhinė, gatime, perime e fruta, erėza si edhe nė punime dore si avlėmend, qėndisje, ndėrsa tė tjerėt grumbullojnė fjalė qė pėrdoren nė bujqėsi, veshje, e tė tjera.

"Ky ėshtė ndėr projektet e para tė kėtij lloji qė realizohet nė vendbanimet shqiptare, deri mė tani janė mbledhur shumė fjalė interesante, por pėr shkak se ky ėshtė njė studim i mirėfilltė rezultatet do t'i bėjmė publike ndoshta pas njė viti", thotė Hoxha. Ekskluziviteti i takon "Pjetėr Bogdani", megjithatė drejtoresha zbardh disa prej tyre. Pėr pjesė tė tezgjahut figurojnė emrat : elemoj, ēerek, ēez. Pėr fijet e barit pėrdoren fjalė si shamak, apo shavar. Nė gatimet e kuzhinės tradicionale, pėr llojin e byrekut (kolarė) pėrdoret fjala rradhinka, ndėrsa bath, pėrdoret nė vend tė fasules, vendburimi i ujit quhet kajnak, e tė tjera.

Ekspedita pritet tė zgjasė edhe muaj tė tjerė. Fjalėt tė sistemuara sipas rendit alfabetik, do tė botohen me shpjegimet pėrkatėse, sipas parashikimeve vitin e ardhshėm. Ndėrsa pas Shkupit instituti do tė vijojė hulumtimet edhe nė vendbanimet e tjera shqiptare pėr tė krijuar mozaikun e fjalėve tė vjetra shqipe.
Arkivi i institutit "Pjetėr Bogdani" do tė pasurohet edhe me fjalėt tė tjera tė rralla tė shqipes, por tė pėrdorura nga shqiptarėt nė Kroaci. Njė studim i anėtarit tė saj, akademikut Aleksandėr Stipēeviē, ėshtė nė realizim e sipėr. Stipēeviē ka pohuar se ky studim qė po i afrohet fundit zgjat prej 20 vjetėsh.

Instituti paralelisht punon edhe nė hartimin e dy monografive pėr humanisten shqiptare "Nėnė Terezė", si edhe pėr personalitetin e letrave Pjetėr Bogdani.