Receta Gatimi

Laj dhėmbėt, qė tė mbrosh zemrėn


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Laj dhėmbėt, qė tė mbrosh zemrėn

    Laj dhėmbėt, qė tė mbrosh zemrėn
    Goja ėshtė pasqyra e shėndetit tė njeriut. Freskia e gojės dhe njė buzėqeshje vezulluese janė padyshim njė armė e fortė dhe e rėndėsishme pėr tė gjithė, prandaj shumė njerėz mundohen tė kujdesen pėr dhėmbėt me shpikjet e fundit tė teknikės sė avancuar, duke pėrdorur produkte nga mė tė ndryshmet pėr mirėmbajtjen e tyre: ēamēakėzė, zbardhues e aromatizues. Por, pėr njė higjienė orale mė tė mirėfilltė, duhet t‘i besojmė mė shumė njė metode natyrale, larjes sė kujdesshme me furēė dhe pastė dhėmbėsh. Kjo mund ta zgjidhė mė mirė dhe pėr njė periudhė mė tė gjatė problemin e erės sė pakėndshme tė gojės apo acarimin e mishrave tė dhėmbėve.

    Njė arsye mė shumė pėr t‘i larė mirė ato? Higjiena orale tė mbron zemrėn. Nė fakt nuk ėshtė njė risi, por njė ēėshtje e rėndėsishme, e cila ėshtė prekur shumė herė gjatė kongresit tė "Society for General Microbiology" ("Shoqėrisė pėr Mikrobiologjinė e Pėrgjithshme"), qė ėshtė zhvilluar nė Dublin pas zbulimit tė disa studimeve tė reja shkencore pėr temėn nė fjalė. "Infeksionet bakteriale tė gingivave (mishrave tė dhėmbėve) janė njė faktor i rrezikshėm pėr sėmundjet kardiovaskulare", ka theksuar njė studiues nga Universiteti i Bristolit. "Pra, me fjalė tė tjera, nuk ka rėndėsi sa tė shėndoshė apo tė dobėt jemi, ose sa i lartė ėshtė kolesteroli ynė. Tė kesh njė gojė "tė ērregullt" paraqet njė rrezik pėr zemrėn". Nė gojėn e njeriut gjenden tė paktėn 700 baktere tė ndryshme dhe pėrdorimi i furēės rrezikon t‘i shumojė ato. Mes kėtyre baktereve ka nga ato qė janė "shumė tė mirė", tė domosdoshėm pėr shėndetin tonė. Pjesa tjetėr janė tė rrezikshėm, madje mund tė provokojnė njė sėrė ngjarjesh biologjike, pasoja e tė cilave mund tė jetė rreziku i infarkteve ose iktusit.

    Gingiva tė gjakosura

    "Nėse keni mishra tė gjakosur, atėherė bakteret e kanė mė tė letė tė hyjnė nė rrėkenė e gjakut dhe t‘u ngjiten pllakėzave, duke lehtėsuar kėshtu tendencėn e tyre pėr t‘u grumbulluar dhe pėr tė formuar pengesa qė mund tė dėmtojnė rrjedhjen e gjakut. E kemi shpjeguar shumė herė qė bakteret mund tė pėrdorin mekanizma tė ndryshme pėr tė favorizuar kėtė tendencė, natyrisht, pėrveē formimit tė pllakėzave bakteriale qė mbulojnė dhėmbėt dhe gingivat", ka shpjeguar studiuesi. Pra, kjo jo vetėm qė favorizon infarktet dhe iktuset, por gjithashtu i "mbron" bakteret nga ataku i sistemit imunitar dhe terapitė e mundshme antibiotike. Njė tjetėr studim i bėrė nga njė shkencėtar prej Zelandės sė Re, ka treguar se disa baktere tė tjera qė jetojnė nė kavitetin oral mund tė shkaktojnė arteriosklerozė pėrmes rrjedhjes sė fenomeneve biologjike, tė cilat lidhen me inflamacionin.

    Njė studim i publikuar nė "Journal of Periodontology" nė 2004-ėn kishte nxjerrė nė pah se 19 pėr qind e pacientėve qė vuanin nga sėmundjet koronare, vuanin edhe nga ato paradentale. Gjithashtu, njė tjetėr studim i Universitetit tė Kolumbias nė Nju Jork, publikuar nė tė njėjtėn revistė nė 2005-ėn, kishte treguar lidhjen mes nivelit tė baktereve tė gojės dhe trashėsisė sė murit tė karotideve.

    Dhėmbėt dhe sėmundje tė tjera

    Nga kėrkimet e shumta qė janė bėrė nė tė kaluarėn ėshtė zbuluar se ekziston njė lidhje mes sėmundjes paradentale dhe diabetit, nė tė cilin ėshtė ēekuilibri glicemik ai qė ua dobėson rezistencėn mishrave tė dhėmbėve. E njėjta gjė vlen edhe pėr osteoporozėn, e cila gėrryen kockat maksilare dhe mandibulare (nofulla e sipėrme dhe e poshtme). Pra, ai qė vuan nga kėto shqetėsime, duhet t‘i kushtojė njė kujdes tė madh higjienės sė gojės. Studime tė tjera kanė nxjerrė nė pah kombinimin e infeksioneve tė ndryshme mes aparatit tretės dhe atij tė frymėmarrjes. Ėshtė vėnė re se sėmundja paradentale prek edhe gratė shtatzėna. Femrat qė u nėnshtrohen trajtimeve tė ndryshme pėr tė stimuluar lindshmėrinė, janė mė tė prekura nga inflamacioni i mishrave tė dhėmbėve, gjė qė mund tė rrezikojė suksesin e terapisė. Kėtė problem e ka sugjeruar njė studim i publikuar nė "Journal of Periodontology". Ndaj, kėshilla pėr tė gjitha gratė ėshtė qė tė tregojnė njė kujdes tė veēantė pėr gojėn dhe tė bėjnė kontrolle tė herėpashershme te dentisti.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Laj dhėmbėt, qė tė mbrosh zemrėn

    Shume i nevojshem ky material. Faleminderit kuklla.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mos i laj dhėmbėt menjėherė pas ngrėnjes
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2013, 12:04 AM
  2. Si ti zbardhojm dhembet (pWs Production)
    Nga system K1LL3r nė forum Mesime Design/Photoshop
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2012, 02:14 PM
  3. Kujdesuni pėr dhėmbėt tuaj
    Nga aurel nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-11-2009, 10:41 PM
  4. Rregulloni dhembet ne Indi!
    Nga tony65 nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 02:16 PM