Receta Gatimi

njohuri mbi perandorine Romake


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    16

    njohuri mbi perandorine Romake

    Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romės gjatė qindvjeēarėve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.

    Dy datat qė shėnojnė fillimin dhe fundin e perandorisė romake janė viti 27 p.e.r., fillimi i vitit tė principatės sė Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda pėrfundimisht mes nė pjesėn perėndimore (pars occidentalis) dhe atė lindore (orientalis).

    Shtysa e perandorisė romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritėve Romakė" (Senatus Populusque Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."

    Nga koha e Augustusit gjer ne Rėnien e Perandorisė Perėndimore, Roma zotėronte Evroazinė Perėndimore dhe Afrikėn e Veriut dhe pėrbėnte shumicėn e popullsisė sė rajonit. Zgjerimi i Perandorisė Romake nisi shumė mė parė se shteti Romak tė kthehej nė njė perandori dhe arriti kulmin e saj nėn Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisė nė vitin 106. Nė kėtė kulm sipėrfaqja e zotėruar nga Perandoria Romake pėrfshinte rreth 5 900 000 km² .

    Tregtia, artet dhe kultura arritėn lulėzimin e parė tė lartė tė tyre gjatė kohės sė Perandorisė romake dhe nė zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilėsia dhe niveli i popullsisė sė asaj kohe do tė duhej tė riarrihej nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut shekuj mė vonė.

    Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetėm brenda kufinjve tė saj, por edhe pėrtej tyre. Nė gjysmėn e saj lindore ky ndikim u pėrzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Pėrkundrazi Perėndimi u latinizua.

    Gjuha latine si gjuha e Romės, ishte gjuha zyrtare qė pėrdorej nė mbarė Perandorinė romake. Megjithėkėtė, nė perandorinė romake u pėrdorėn dhe u ruajtėn edhe gjuhėt vendase. Latinishtja ka qenė me pas nė mbarė Evropėn me qindra vjet gjuha e tė shkolluarve, sidomos nė shkencė, gjer nė kohėn baroke. Ende nė ditet e sotme latinishtja pėrdoret dhe rikrijohet nė disa degė tė shkencės, si p.sh. nė mjekėsi dhe biologji. Prej gjuhės latine kanė lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frėngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumė fjalė tė huazuara gjenden nė gjuhėt gjermanike dhe nė sllavishten. Edhe gjuha shqipe ėshtė ndikuar shumė nga latinishtja dhe nė tė gjenden shumė huazime nga latinishtja.

    Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishės katolike romake deri nė Kėshillin e Dytė Vatikanor.

    Fundi i Perandorisė Romake zakonisht ėshtė, edhe nėse jo shumė i saktė, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisė Romake tė Perėndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zėvendėsua. Megjithatė, Diokleciani, qė u tėrhoq nė vitin 305, ishte perandori i fundit i njė perandorie tė pandarė, kryeqyteti i sė cilės ishte Roma. Pas ndarjes sė perandorisė nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit, tė dyja pjesėt vazhduan t“a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perėndimit u prir dhe ra gjatė qindvjeēarit tė 5-tė dh 6-tė. Perandoria Romake e Lindjes (e cila pėrvetėsoi mė vonė gjuhėn greke si gjuhėn e saj zyrtare), njihet gjerėsisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake sė bashku me elementet helenike dhe ortodokse tė krishtera edhe pėr njė mijėvjeēar tjetėr, gjer nė rėnien e saj nė duart e Perandorisė Osmane nė vitin 1453.

    Vlen tė pėrmendet se, ndikimi nė kulturė, ligj, teknologji, arte, gjuhė, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturėn e qytetėrimeve qė pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisė Romake ka ndikuar shumė nė sistemin shtetėror Evropian para sė gjithash nė drejtėsi dhe ligjshmėri.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    16

    Re: njohuri mbi perandorine Romake

    * Klaudiusi II goti (268-270), nga Panonia e Poshtėme.
    * Kuintilusi (270), vėllai i tij.
    * Aureliani (270-275), nga Panonia.
    o Markus Klaudius Tacitus (275-276), nga Umbria.
    * Florianusi (276), ndoshta gjysmė vėllai i tij poashtu nga Umbria.
    * Probusi (276-282), nga Panonia.
    o Markus Aurelius Karus (282-283), tradicionalisht pėrfshirė mes tė ashtuquajturve "Perandorė Ilirė", lindur nė Narbo tė Galisė. Numeriani (283-284) dhe Karinusi (284-285) ishin bijtė e tij.

    Disa perandorė tė tjerė me prejardhje ilire, apo pjesėrisht tė lindur nė Iliri, veēanėrisht afėr qytetit tė Sirmiumit. Megjithėkėtė, ata nuk pėrfshihen mes perandorėve ilirė. Nė renditje kronologjike ata janė:

    * Para epokės sė perandorėve ilirė:
    o Trajan Deciusi (249-251)
    * Pas epokės sė perandorėve ilirė:
    o Diokleciani (285-306), lindur nė Dalmaci
    o Maksimianus Herkulius (285-310)
    o Konstantini I i Madhi dhe familja e tij.
    o Justini I, lindur pranė Dardanisė.
    o Justiniani I i Madh.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    16

    Re: Njohuri mbi perandorine Romake




+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Njohuri te nevojshme
    Nga kuklla nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 05:42 PM
  2. Njohuri nga fizika
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-10-2008, 05:05 PM