Receta Gatimi

10 organizatat kriminale mė tė rrezikshme nė botė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    10 organizatat kriminale mė tė rrezikshme nė botė

    10 organizatat kriminale mė tė rrezikshme nė botė
    Shkruar nga Blendina Cara
    e mėrkurė , 17 shtator 2008
    ImageEdhe pse filmat e Hollivudit shpesh na bėjnė tė besojmė se organizatat kriminale pėrbėhen nga mafiozė tė dashur me theks italian, realiteti ėshtė se sindikatat e krimit tė organizuar veprojnė nė ēdo vend tė planetit. Sa mė tė mėdha bėhen kėto organizata aq dhe mė brutale janė. Shumė pak komunitete nė tokė kanė mbetur tė paprekura nė ndonjė mėnyrė nga krimi i organizuar, qoftė kjo nėpėrmjet zhvatjes qė trondit tregtarėt lokalė, apo drogės qė vjen nga kartelet globale nė duart e bandave tė rrugės.

    Revista elektronike "Askmen" prezanton dhjetė organizatat kriminale mė famėkeqe tė botės, sė bashku me bazat e tyre, aktivitetet kriminale apo dhe bosin aktual tė tyre. E para ėshtė organizata kriminale ruse "Solntsevskaya brava". Ish agjenti special i FBI-sė, Bob Levinson e ka cilėsuar mafien ruse si "njerėzit mė tė rrezikshėm nė tokė", njė nocion tmerrues, kur mendon se bėhet fjalė pėr rreth 300 mijė anėtarė tė shpėrndarė nė rreth 450 grupe. Grupi kryesor ėshtė ai me bazė nė Moskė, "Solnsevskay brava", njė sindikatė jashtėzakonisht e kamur dhe e pamėshirshme, e cila drejtohet nga themeluesi i saj, Sergei Mikhailov, njė njeri i ashpėrsuar nga vitet e tij nė gulagėt sovjetikė dhe veēanėrisht me lidhje tė krijuara falė kriminelėve qė njohur atje. Mė pas vjen organizata japoneze "Yamaguchi-gumi". Banda e vendosur nė Kobe daton nė vitin 1915, por ia detyron statusin aktual trurit tė sindikatės mė tė madhe dhe mė tė fuqishme kriminale tė Japonisė, njeriut super tė dhunshėm, Kazuo Taoka. Nė fakt, vdekja e tij nė vitin 1981 ishte aq e rėndė sa tronditi themelet e grupit. Sot, numri i anėtarėve tė "Yamaguchi-gumi" mendohet se ėshtė rreth 40 mijė dhe drejtohet nga doni i gjashtė, njė person diplomatik, por jo mė pak i dhunshėm, Shinobu Tsukaka, i cili e mori postin nė vitin 2005. Vendin e tretė e mban organizata mafioze italiane, "Ndrangheta". Me rreth 10 mijė anėtarė e duke u shtuar gjithnjė e mė shumė, me tė ardhurat vjetore qė kapin dhjetėra miliarda dollarė, Ndrangheta e Italisė tashmė ėshtė njė prej operacioneve mė tė fuqishme tė vendit nė trafikun e kokainės dhe njė furnizues i madh evropian, sipas njė raporti tė lėshuar nga komisioni anti-mafia, nė parlamentin italian.

    1 - Solntsevskaya bratva

    Baza: Moskė, Rusi
    Aktiviteti kriminal: Trafik droge, vjedhje makinash, trafik objektesh arti tė vjedhura, pastrim parash, zhvatje, vrasje me pagesė, trafik armėsh, trafik materialesh pėrthamore, trafik nafte, prostitucion
    Bosi: Sergei Mikhailov
    Ish agjenti special i FBI-sė, Bob Levinson e ka cilėsuar mafien ruse si "njerėzit mė tė rrezikshėm nė tokė", njė nocion tmerrues, kur mendon se bėhet fjalė pėr rreth 300 mijė anėtarė tė shpėrndarė nė rreth 450 grupe. Grupi kryesor ėshtė ai me bazė nė Moskė, "Solnsevskay brava", njė sindikatė jashtėzakonisht e kamur dhe e pamėshirshme, e cila drejtohet nga themeluesi i saj, Sergei Mikhailov, njė njeri i ashpėrsuar nga vitet e tij nė gulagėt sovjetikė dhe veēanėrisht me lidhje tė krijuara falė kriminelėve qė njohur atje.

    2 - Yamaguchi-gumi

    Baza: Kobe, Japoni
    Aktiviteti kriminal: Zhvatja, kumari, kontrabanda, prostitucioni, trafiku i drogės
    Bosi: Shinobu Tsukasa
    Banda e vendosur nė Kobe daton nė vitin 1915, por ia detyron statusin aktual trurit tė sindikatės mė tė madhe dhe mė tė fuqishme kriminale tė Japonisė, njeriut super tė dhunshėm, Kazuo Taoka. Nė fakt, vdekja e tij nė vitin 1981 ishte aq e rėndė sa tronditi themelet e grupit.
    Sot, numri i anėtarėve tė "Yamaguchi-gumi" mendohet se ėshtė rreth 40 mijė dhe drejtohet nga doni i gjashtė, njė person diplomatik, por jo mė pak i dhunshėm, Shinobu Tsukaka, i cili e mori postin nė vitin 2005.

    3 - Ndrangheta

    Baza: Kalabri, Itali
    Aktiviteti kriminal: Trafik droge, vrasje me pagesė, zhvatje
    Bosi: Hierarki horizontale - udhėhiqet nga asambleja
    Me rreth 10 mijė anėtarė e duke u shtuar gjithnjė e mė shumė, me tė ardhurat vjetore qė kapin dhjetėra miliarda dollarė, Ndrangheta e Italisė tashmė ėshtė njė prej operacioneve mė tė fuqishme tė vendit nė trafikun e kokainės dhe njė furnizues i madh evropian, sipas njė raporti tė lėshuar nga komisioni anti-mafia, nė parlamentin italian. Suksesi i kėsaj organizate ėshtė i njėjtė me atė tė restoranteve "fast-food", nė mėnyrėn se si ato e ofrojnė "markėn identike dhe tė njohur e tė njėjtit produkt kriminal". Ato ruajnė besnikėrinė e lidhjeve familjare dhe mungesėn e njė lidershipi tė centralizuar.

    4 - D-Company

    Baza: Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
    Aktiviteti kriminal: Trafiku i armėve, trafiku i drogės, terrorizmi, zhvatja, falsifikimi dhe vrasjet me pagesė
    Bosi: Daėood Ibrahim
    Perandoria kriminele e "D-Company" drejtohet nga Daėood Ibrahim, njė person i kėrkuar nė rang ndėrkombėtar dhe aktivitetet e organizatės variojnė nga zhvatja e deri tek aktet e dyshuara terroriste. Ibrahim ka statusin e njė celebriteti nė rajon, duke qenė se ėshtė pėrfshirė nė industrinė e filmit nė Bollywood si nė rang social ashtu dhe profesional. Sipas Departamentit Amerikan tė Thesarit, Ibrahim ka lidhje me Al-Kaedėn dhe Talebanėt dhe mendohet se fshihet nė Pakistan. Mendohet gjithashtu se ai ka kryer operacione plastike pėr tė ndryshuar paraqitjen.

    5 - 14K

    Baza: Hong Kong
    Aktiviteti kriminal: zhvatja, vrasja me pagesė, rrėmbimi, kumari, prostitucioni, trafiku njerėzor, falsifikimi dhe trafiku i drogės
    Bosi: Nuk dihet
    "14K" ėshtė njė prej triadave mė tė mėdha tradicionale nė Hong Kong dhe nė vitet '90 konsiderohej si mė e madhja nė botė, deri sa gjyqi i njė krimineli shumė tė njohur nė Portugali, mbylli nė qeli kreun e celulės "14K". Organizata besohet se ėshtė pėrhapur nė pjesė tė tjera tė Azisė dhe se ėshtė stabilizuar nė njė numėr tė madh qytetesh, nė SHBA. Asnjė aktivitet kriminal nuk duket se ėshtė nėn nivelin e tyre duke qenė se ėshtė akuzuar pėr ēdo gjė tė ligė qė mund tė ndodhė nė botė.

    6 - Mafia siciliane

    Baza: Siēili
    Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogės, korrupsioni politik, trafiku i armėve, vrasja me pagesė, zjarrvėnia, mashtrimi, falsifikimi
    Bosi: Matteso Messina Denaro (supozohet)
    E organizuar sipas territorit dhe me rreth 100 familje, mafia siciliane daton nė mes tė shekullit tė 19-tė, por nuk e pėrftoi identitetin e plotė kriminal deri nė pjesėn e parė tė shekullit tė 20-tė. Kur Lucky Luciano e eksportoi mafian nė SHBA, nė vitet '30, baza e tyre kriminale u zgjerua dhe madje edhe sot, mendohet se kanė rreth anėtarė amerikanė. Nė Siēili, mafia u bė me pushtet dhe pasuri nėpėrmjet kontrollit tė kontratave tė ndėrtimit, duke u bėrė mė pas njė faktor kyē nė trafikun e heroinės dhe armėve.

    7 - Dai Huen Jai

    Baza: Kinė
    Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogės, trafiku i qenieve njerėzore, mashtrimi, falsifikimi, prostitucioni
    Bosi: Askush
    "Dai Huen Jai" janė njė produkt kurioz i Revolucionit Kulturor tė Mao Ce Dunit. Pas vdekjes sė Maos shumė prej rojeve tė kuqe paraushtarake u dėrguan nė kampe riedukimi, ku ato vuajtėn abuzime tė tmerrshme duke dalė mė tė korruptuar shpirtėrisht e mendėrisht, seē kishin hyrė. Ndryshe nga shumė sindikata kriminale, "Dai Heun JaI" nuk ka njė organizim formal; ato janė konsideruar si njė grumbull njerėzisht qė takohen pėr tė luajtur njė lojė basketbolli. Anėtarėt janė misteriozė dhe mendohet se janė tė shpėrndarė nė Azi, Amerikė dhe Australi.

    8 - Karteli Tijuana

    Baza: Meksikė
    Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogės, vrasja me pagesė, ryshfetet, shantazhi
    Bosi: Eduardo Arellano Felix
    Rėnia e karteleve kolumbiane nė vitet '90 krijoi njė vakum, i cili ėshtė mbushur mė sė miri nga tre kartele meksikane. Nė mėnyrė specifike ato janė: karteli Sinaloa, i drejtuar nga Joaquin Guzman, karteli Juarez i drejtuar nga Vicente Carrillo Fuentes dhe karteli Tijuana i drejtuar me gjasė, nga Eduardo Arellano Felix. Karteli Tijuana konsiderohet si mė i dhunshmi dhe agresivi nga te tre dhe luftėrat midis kėtyre tre organizatave kriminale nė dekadėn e fundit, kanė shkaktuar humbjen e qindra jetėve.

    9 - United Bamboo

    Baza: Tajvan
    Aktiviteti kriminal: Mbledhja e borxheve, vrasja me pagesė, borxhet me kamatė, kumari, ryshfetet
    Bosi: Askush
    Besohet se ėshtė triada kryesore e Tajvanit, me rreth 10 mijė anėtarė. "United Bamboo" vepron sipas njė kodi tė vjetėr etike qė thekson unitetin ndėrmjet anėtarėve, si dhe "harmoninė me njerėzit". Edhe pse ato e kanė mohuar vazhdimisht, "United Bamboo" besohet tė jetė pėrfshirė nė trafikun e drogės dhe sfera e tyre e influencės shtrihet nė gjithė Azinė, nė Paqėsor, Evropė dhe dy Amerikat. Ndryshe nga sindikatat e tjera kriminale "United Bamboo" nuk drejtohet nga njė bos, por ka strukturė horizontale.

    10 - Pesė familjet

    Baza: SHBA
    Aktiviteti kriminal: Bastvėnia, borxhet me kamatė, zhvatja, kumari, trafiku i drogės
    Bosi: Vincent Basciano, Nicholas Corozzo, Carmine Persico, Daniel Leo, Vittorio Amuso
    Pesė familjet mafioze tė krimit tė Nju Jorkut - Bonanno, Colombo, Gambino, Genovese, and Luēhese - kanė kontrolluar pjesėn mė tė madhe tė krimit tė organizuar nė SHBA qė prej viteve '30, por tashmė nuk kanė tė njėjtin pushtet si atėherė, falė pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė ligjit pėr t'u ndėrprerė aktivitetin. Nga kėto tė pesta, familja Genovese ėshtė mė e madhja dhe mė e fuqishmja. "La Cosa Nostra" e SHBA-sė ėshtė themeluar nga famėkeqi Lucky Luciano, i cili vetė ishtė anėtar i mafies siēialiane dhe qė erdhi nė SHBA nė vitet '20 duke sjellė me vete shumė prej strukturave dhe praktikave tė mafies.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 10 organizatat kriminale mė tė rrezikshme nė botė

    te gjitha qenkan tmerr, te fusin friken te biesh ne dore te tyre, si ne filma.

  3. #3
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    ......................pablo eskobar bosi i shperndarjes se droges ne shba dhe ne bote tronditi kolumbine me vrasje lufte kundra shtetit dhe me afersisht 5 milion dollare fitime ne dite nga heroina.kolumbia kontrollon 80% te droges ne bote dhe pablo eskobar 90%te kolumbise ka qene edhe deputet ka dhuruar shtepi per te varferit ka ndertuar stadiume dhe ka dhuruar shuma marramendese per te varferit duke u ndryshuar jeten.ushtria e tij ishte me e perparuar se ajo e kolumbise dhe krahasohej me ate te shba-se.ai adhuronte al kaponen dhe ne baze te sondazheve ai ua kalonte atyre duke u kthyer ne ikone.ai mbeti i vrare barbarisht nga forcat e policise te cilet ishin ne numer te madh.ai ishte ne arrati dhe u zbulua nga bisedat ne telefon me te birin dhe gruan.ai deshirnte qe i biri te mos behej si ai por te ishte i shkolluar dhe ka paguar shuma marramendese qe ai te behej i ditur dhe te kishte jete normale dhe familjare gje qe ai nuk e kishte.ai hodhi ne ere nje avion pasagjeresh varau me mijera njerez dhe eshte njeriu me mizor ne bote pas hitlerit.......................................... .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 organizatat mė tė mėdha mafioze [FOTO]
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 08:03 PM
  2. Investimet kriminale ne Shqiperi do sekuestrohen
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 10:40 AM
  3. Atletet mė tė rrezikshme se takat
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 11:33 PM