Receta Gatimi

Gjeneva, qyteti ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gjeneva, qyteti ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare

    Gjeneva, qyteti ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare
    ISIDOR KOTI
    16/09/2008 Reportazh nga qyteti ku shkencėtarėt po eksperimentojnė se si lindi universi

    Kėtė fillim shtatori e gjeta Gjenevėn tė pėrlotur nga kapriēot e natyrės. Shiu i imėt e kishte shprishur paksa bukurinė e natyrės brilante dhe konfigurimin estetik, por jo imazhin qė shfaqet fill pas lindjes sė diellit. Nėn petkun e pasqyrės sė vet, njė ndėr 10 qytetet mė tė bukura dhe mė tė pasura tė Evropės, shkėlqen si askush nga simotrat e tjera. Njė qytet i qėndisur me shumė kujdes nga Zoti, i cili i ka dhėnė me tė dyja duart gjithēka, aq sa vendasit mburren pėr origjinėn e tyre, edhe pse janė tė paktė nė numėr. Tani ėshtė bėrė mė i zhurmshėm se kurrė nga prova historike e lindjes sė universit.

    Nė tė vėrtetė, mė shumė se 60% e popullsisė prej 185 mijė banorėsh pėrbėhet nga tė huajt, tė cilėt e kanė parė me zili kėtė perlė botėrore dhe kanė kryer aty procese historike shumė tė rėndėsishme, duke instaluar edhe njė sėrė institucionesh ndėrkombėtare. Gjeneva ėshtė po ashtu njė prej qyteteve mė tė gjelbra nė botė, falė numrit tė madh tė parqeve dhe njė numri tė madh tė vendeve pėr pushim dhe relaksim. Koha e kthjellėt ėshtė karakteristike, temperatura ėshtė e ndryshueshme dhe dita mund tė jetė me diell, ndėrsa vetėm pas disa minutash mund tė ketė shi. Disa thonė se dimri nė kėtė qytet mė sė shpeshti ėshtė i ftohtė dhe me borė, ndėrsa ndonjėherė edhe i mjegullt. Pas Zyrihut, Gjeneva ėshtė vendi mė i banuar nė Zvicėr, ku flitet gjuha frėnge dhe ėshtė pa mėdyshje nė listėn e qyteteve me standard tė lartė jetese.

    Mirė se erdhėt nė qytetin e ndėrkombėtarizuar!

    Nė mes shenjave dalluese tė kėtij qyteti historik ėshtė selia e Kombeve tė Bashkuara, qė mund tė shihet dhe vizitohet nė kėtė qytet vetėm nga grupet turistike pėr shkak tė sigurisė sė numrit tė madh tė emrave tė njohur ndėrkombėtar qė punojnė atje. Rrugės pėr nė parkun kryesor tė qytetit vihet re edhe selia e parė e Kryqit tė Kuq, njė institucion human i themeluar pikėrisht nė kėtė qytet. Pėrpos shumė institucioneve tė tjera, mė krenar ngjan Liqeni i Gjenevės, si njė prej simboleve etiketuese tė kėtij qyteti. Nė tė gjendet statuja e Jet d’eau, qė ėshtė 140 metra e lartė dhe nė ndonjė mėnyrė e tregon fuqinė e vet hidraulike. “Flower clock” ėshtė njė kopsht i mrekullueshėm, qė rrethohet nga tufa tė mėdha lulesh. Ėshtė i pėrbėrė nga 6500 lule dhe disa herė nė vit bėhet ndryshim i aranzhimit tė tyre. Nė udhėtim e sipėr s’ka si tė mos tė tė bėjė pėrshtypje ishulli i Rusoit, qė ėshtė krijuar nė kujtim tė filozofit nga Gjeneva Jean-Jacques Rousseau, shumė pranė lumit Ron dhe ofron njė pamje tė mrekullueshme, nėse gjendeni nė njė prej restoranteve tė tij. Rreth tij, nė pjesėn jugperėndimore shtrihen dy vargje malore: Alpet dhe Jura. Numrin prej 185 mijė banorėsh e pėrbėjnė kryesisht banorė tė komunitetit protestant, tė cilėt jetojnė nė njė qytet me transport tė zhvilluar, qė i ka tė gjitha llojet e komunikacionit. Nė sport, mė tė njohura janė klubet futbollistike dhe ata tė hokejit.

    Liqeni i Gjenevės, ēfarė perle!

    Ėshtė njė ndėr liqenet mė tė vjetėr tė botės mė njė ekosistem me gjallesa ujore si koran, belushke etj. Peizazhet magjepsėse liqenore nuk mund tė lėnė askėnd pa u mahnitur. Sapo del me tren nė tė pėrparmen e Kodrės sė Lozanės, syri tė rrok pamje tė mrekullueshme ujore tė liqenit fantastik tė Gjenevės, majtas e djathtas nė Lozanė e deri nė qytetin princėror. I shtrirė nė njė sipėrfaqe tė madhe me anije dhe varka tė pafund me vela, liqeni i Gjenevės i jep mrekullinė vetė qytetit. Stola tė bukur pėrgjatė shėtitores liqenore tė pambarimtė, pisha e drurė tė tjerė zbukurues, lule nga mė tė ndryshmet e me tė gjitha ngjyrat e ylberta, shpend qė fluturojnė lirisht…

    Gjeneva e vjetėr dhe e re, muzetė, katedralet, institucionet ndėrkombėtare, parqet, lojėrat, patinazhi nė ujė, fontana e famshme qė pėrcjell ujin nė 80 metra lartėsi etj. Kuzhina ėshtė mikse, mė shumė franceze dhe italiane. Pėrgatitu para se tė paguash, sepse ēdo gjė kushton sa qimet e kokės. Nėse dėshiron tė punėsohesh, ėshtė pak e vėshtirė, por jo e pamundur. Duhet tė gjesh dikė qė tė punėson pėr tė marrė lejen e qėndrimit.

    Sa shumė shqiptarė!

    Mund tė duket qesharake, por shqiptarėt e tregojnė si anekdotė: “Kur tė zbresėsh nė Gjenevė, tė tretin person qė do tė takosh fliti shqip e tė drejton nga dėshiron tė shkosh.” Nė kėtė qytet dominon njė simbol shqiptar, pikėrisht busti i Skėnderbeut, qė ndodhet pas ndėrtesės sė Organizatės Botėrore tė Tregtisė, ngjitur me liqenin. E si tė mos ndihesh krenar pėr njė hero tė ngulitur njė herė e pėrgjithmonė nė mendjen e evropianėve! Studiuesi Albert Ramaj tregon se nė Zvicėr jetojnė rreth 200 mijė shqiptarė, shumica e tė cilėve janė nga Kosova, pastaj nga Maqedonia, Serbia Jugore, Mali i Zi dhe njė pjesė e vogėl nga Shqipėria. Rreth zanafillės sė pranisė sė shqiptarėve nė Zvicėr nuk ka ndonjė studim tė veēantė deri mė tani qė mund tė shpjegonte historikisht kontaktet e para tė Zvicrės dhe popullit shqiptar. Nė shumicėn e studimeve nė gjuhėn shqipe apo gjermane qė janė bėrė rreth shqiptarėve nė Zvicėr merren nė konsideratė vetėm periudhat e pas Luftės sė Dytė Botėrore, bile qė prej viteve 1960. Pėr fat tė keq, nė shumicėn e rasteve mendohet se kontaktet mes popullit shqiptar dhe zviceran datojnė vetėm nga vitet 1960 dhe me kėtė pa tė drejtė lihet anash i tėrė aktiviteti i atyre njerėzve shqiptarė qė kishin vepruar nė Zvicėr para Luftės sė Dytė Botėrore, apo edhe atyre zviceranėve qė kishin vepruar nė Shqipėri. Kontaktet e para mes Zvicrės dhe shqiptarėve datojnė qysh nė vitin 1431. Nė kėtė vit ėshtė mbajtur Koncili i Bazelit, nė tė cilin ishin ftuar zyrtarisht pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė debatuar mbi ēėshtjet kishtare tė asaj kohe edhe etėrit kishtarė nga Shqipėria. Njė aktivist shumė i shquar nė kėtė koncil ishte edhe Andreas von Kram, i njohur me emrin Andrea Zamometich. Zamometich ishte lindur mė 1420 nė Nin dhe vdiq nė Bazel nė vitin 1484. Ai kishte jetuar po ashtu edhe nė Granea tė Shqipėrisė si ipeshkėv i atij vendi. Kėtė mund ta gjejmė edhe nė leksikonet zvicerane. Ka disa autorė shqiptarė qė mendojnė se ky person e ka mbiemrin Camaj apo Camometich, por kjo ėshtė mė shumė hipotezė dhe nuk duket tė ketė tė bėjė shumė me tė vėrtetėn.

    Njė pjesė e historisė sonė ndodhet nė Zvicėr

    Nė Zvicėr kishin jetuar pėrkohėsisht apo mė gjatė Faik Konica, Sami e Mithat Frashėri, Mustafa Kruja, Ismail Qemali, Fan Noli, Eqrem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima. Aleksandėr Moisiu vdiq mė 22 mars 1935 dhe u varros nė varrezat Morcote mbi liqenin e Luganos, nė Zvicėr. Qysh nė atė kohė Sami Frashėri i propozoi Mithat Frashėrit idenė se modeli zviceran i bashkėjetesės dhe paqes tė realizohet edhe nė Shqipėri. Gazeta "Shqipėria - Albanie" nė mes tė viteve 1903-1906 ishte botuar nė Gjenevė. Prapė mė vonė, mė 1915-1919, gjejmė njė revistė tjetėr me tė njėjtin emėr, pra "Shqipėria - Albanie", qė ishte botuar nė Lausanne. Nė Gjenevė ėshtė botuar "Liria kombėtare" - La Liberté Nationale gjatė viteve 1925-1935. Po ashtu nė Gjenevė ėshtė botuar "Biblioteka zėri i Shqipėrisė" (La Voix de L`Albanie), mė 1935 dhe1936.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gjeneva, qyteti ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare

    Kete nuk e mendoja kurre: Kur tė zbresėsh nė Gjenevė, tė tretin person qė do tė takosh fliti shqip e tė drejton nga dėshiron tė shkosh.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto nga qyteti ku jetojme!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-05-2013, 02:12 PM
  2. Qyteti im
    Nga kuklla nė forum Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 09:16 AM
  3. Pak histori dhe gjeografi per malet shqiptare
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 05:29 PM
  4. Burgosja e kombėtares shqiptare hyn nė histori
    Nga kuklla nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 02:26 PM