NĖ HULLI TĖ HISTORISĖ

Botohet me shkurtime pėr herė tė parė / Konferencė e mbajtun mė 22 nėntor 1942 nė Theatrin Savoja nė Tiranė

Mustafa Kruja

Shokė,

Nė kėtź lokal e bash prej kėtij vźndi i kam drejtue fjalėn t’eme opinjonit shqiptar para 32 muejsh. Si atėherė ashtu edhe sod qėllimi i fjalės s’eme s’ka qenė e s’āsht tjetėr veēse me zhdavaritun do ré tė zeza tė grumbullueme nė qiellin t’onė, nė short me na lėshue teposhtė tufane breshnash e rrufésh. Atėherė kishem folun vetėm si nji privat qi pėr tridhet e kusur vjet rrjesht ka qenė pėrpjekunme i a vū ndonji gur themelit tė ksaj Shqipnije, me bukė e pa bukė, me pźndė e me pushkė, tue lānė nė mėshirė tė tjetėr kuj e ndėr kāmbė anmiqsh nānė, babė, grue e fėmij.

Sod flas prap me atė frymė, sadoqi vźnd-vźnd ka me m’u dashun tė shfaq edhe mendimin e Qeverķs.

Analizė objektive

Kriza shpirtnore e mendore nė tė cilėn āsht zhytun pjesa intelektuale e shqiptarģs qyshė prej prillit tė 1939-s, sod duket se ka mbėrrģ nė kulm. Jam tue thānė thjesht krizė shpirtnore e mendore pėrgjithsisht, pa dashun tė flas pėr ato shfaqje konvulsive qi kjo krizė ka shkaktue aty-kėtu me pak pasoja tė pėrgjakshme. Nuk janė kėto konvulsjone, lumtunisht sporadike, qi na trźmbin, por kriza e shpirtnave dhe e mendjeve qi na ka mbulue pothuejse tė gjithė sa i thomi vetes intelektualė, tue lānė tė paprekun, por gjithmonė nė rrezik tė tė ngjituni, vetėm grumbullin e shėndoshė tė popullit.

Kėtij pėshtjellimi tė pėrgjithshėm i duhet gjetun pa tjetėr e sa mā shpejt bari i shėrimit po qe se nuk deshirojmė me fitue mallkimin e pėrjetshėm tė breznive t’ardhėshme. Ata qi t’a kujtojnė veten tė paprekun a mā pak tė prekun prej ksaj sėmunde e kanė pėr detyrė tė mblidhen nė konsultime, tė bājnė diagnozėn qi lypet e tė proponojnė pa vonesė kurėn. Un do tė rrekem tė bāj kėtu nji analizė objektive qi secili prej jush ka tė drejtė t’a fusė nė shoshėn e mendjes sė vet pėr tė mbajtun ēa t’i pėlqejė e pėr tė hjedhun atź qi s’i duket e vjyeshme.

Kriza e jonė, mbas mendimit t’em, āsht kriza e atij qi nuk din ēa don e nuk din se ē’rrugė tė marrė pėr me mbėrri atje ku don. Shkaku i drejtpėrdrejtė āsht kalimi i pėrnjihershėm e i papritun prej nji gjendjeje sendesh, me tė cilėn ishim mėsue qyshė prej shumė vjeē, nė nji tjetėr, krejt tė ré pėr mendjet tona tė pastėrvituna me bāmė analiza tė thella ndodhjesh historike kaqė kolosale si kėto tė soēmet.

Historija e Rilindjes Shqiptare

Kemi āndrrue nji Shqipnķ krejt tė pavarun, ashtu mbas tipit klasik tė shteteve tė vogla e tė mėdhą qi kemi njohun nė kohėn t’onė, na brezi ynė, due me thānė brezi i moshės s’eme dhe ai qi na ka primė e frymzuem. Historija e Rilindjes Shqiptare āsht e ré, e shkurtėn: s’i kalon dż breza. Tue dashun me krahasue pak natyrėn fizike tė Vźndit t’onė me atź tė Zvicrės- e drejta me nji analogjķ tepėr tė largė e me nji fantazķ tepėr tė zhvillueme- dhe pak numurin e popullsķs s’onė me atź tė popullsķs helvetike, ndoshta edhe prej lakmģs qi i kemi pasun kėtij Kombi tė lumtun, sa herė kemi kėlthitun: “ Ah, Shqipnija e jonė kishte m’u bā nji Zvicėr e dytė!”. Kėshtu nji pakicė patrijotėsh āndrratarė. Por kur jemi ulun prej fikut, kur na ka ēue puna me i vu kāmbėt mbi tokėn e thatė, kemi kapun kryet nė grusht, kemi shkulun flokėt prej mėnderės sė realitetit aqė tė largė nga āndrrat t’ona. E kemi konstatue me tėmerė se ndėrmjet kėshtjellave tė ngrehun nė fantasģn t’onė e tė kasollave tė Popullit kishte nji ferk sa dita me natė.

Nji grusht njerėz, intelektualė, qi kanė marrė vesht nėpėr shkolla e libra nė gjuhė tė hueja se ē’āsht nji shtet kombtar, kanė trajtue nė menden e tyne nji fytyrė tė kėtij Shteti dhe kanė bā plane e tentativa kryengritjesh pėr lirķ, kanė derdhė bujarisht mundė, pare e gjak pėr me realizue āndrrėn fisnike tė tyne. Por hiq epopén e lindun nga Lidhja e Prizrenit, tė gjitha tentativat tjera kanė dėshtue, pse s’kanė pasun frymė popullore. Nisjatorvet s’u ka shkue kush mbrapa, se i kanėbā hesapet pa popullin e s’kanė qenė prijsa populli. Ata qi kanė mujtė me i ndjekun verbnisht pėr miqsģ e besim personal, janė shą e pėrbuzun e nga nji herė mbytun nė gjak prej vllazėnve tė tyne; ose prijsat vetė kanė qenė pengue nė qėllimet qi kanė pasun po prej njerėzve tė vet qi s’e kanė kuptue lirģn ashtu si āsht dashun t’u imponohej. Poeti kombtar e psikolog i pėrsosun e ka pamun Shqiptarin autentik tue luftue gjithmonė “pėr Mbret e troje tė veta” dhe jo pėr ideologjģt e āndrratarvet...

Tridhjet vjetėt e fundit

Historia tyrko-shqiptare e vjetvet 1908-1912, historija Shqiptare e tridhetė vjetvet tė fundit janė deshmķ kuptimplote tė kėtyne pohimeve. Luftimet ndėrmjet dż alfabetavet; reakcjoni kundra kryengritjes sė Malsķs sė Madhe; lufta kundra shkollavet shqipe; dėshtimi i kryengritjes sė shkėlqyeshme nė Kosovė e gati nė tānė Shqipnķn, pėrfunduen me ndėrrimin e nji qeverije nė Stamboll dhe me 14 pikat qesharake tė Shkupit; kundrėshtimi i ngrehjes sė Qeveris sė Pėrkohėshme t’Ismail Kemalit nė Durrės; pengimet e padame tė shumė nacjonalistave kundra ksaj Qeverije nė Vlonė; ngurrimet kundra shpalljes sė pavarsķs nė shumė vise deri qi ushtrija sėrbe s’u kishte mbėrrī te porta; qeverija esadjane e Shqipnķs sė Mesme pėrkrahun prej nacjonalistash nė zā kundra Vlonės; reakcjoni antiwidist e antikombėtar i Shqipnķs sė Mesme e lufta civile ndėrvllaznore; grindjet politike ndėrmjet nacjonalistave mbas luftės botore tė pėrparshme; diktatura 15vjeēare e Zogut qi e shkatrroi popullin shqiptar moralisht mā zi se kurrė, e vorfnoi dhe shtoi nė nji masė katastrofale korruptimin e huej nė vendin t’onė, rrenoi rinģn e rritun pa pikė ditunije nga historija kombtare, sidomos nga historija e Rilindjes Kombtare, me konsekuencat e mjerueshme qi po shohim sod me s?; grindjet e pėrēamjet e nacjonalistave nė mėrgim; dhe mā nė fund shpektakulli i shėmtuet i sotshėm, nė tė cilin na lėndon zemrėn e na tėmeron pėr avenirin t’onė shoqnuer, drama familjare. Jo mā qeni tė zonė, por s’āsht tue njohun, ndėgjue e nderue fėmija prindėn e grueja burrin.

Kur i mban mźnd fisi i ynė gjestet e turpshme donkishotjane tė nji palė femnave, qi kanė mbathun pantallonat e burrave tė tyne dhe lānė nė shtėpķ fistanet e veta pėr ta? Shumkuj prej nesh i ka takue me lānė grue, motėr e bijė nė shtėpķ, ku ka vendin, pėr me dalė me pushkė nė mal ose me hy nė burg; por kurrė s’na ka shkue mendja se do tė vijė nji ditė qi nė Shqipnģn t’onė ka me ndodhė e kundėrta! Kėta janė numrat e pjekunģs s’onė morale, politike e shoqnore, pa zānė me gojė vobeksģn e tėmershme nė lāmėn kulturore e teknike...

Shkėmbime mendimesh

Besoni se jemi tė gabuem? Ejni e na thoni. Besoni se kemi pėshtymun mbi tė gjithė jetėn t’onė tue u bāmė vegėl e ndokuj pėr ndonji farė interese? Ejni e na thoni burrnisht.

Nuk ju imtoj tė flisni nė publik. Ju vź nė dispozicjon gjithė mbasditat e mija prej orės17 e mbrapa pėr kshillime vllaznore me tė gjithė jue e tjerė qi s’ndodhen kėtu, tue fillue qė nesėr e deri mė 20 dhetuer. Urdhnoni e ejni grupe-grupe. Lajmomėni pėrpara pėr tė ju caktue rradhėn. U ap besėn e burrit Shqiptar se ferrė nė kāmbė nuk ju hyn pėr mendimet qi do tė mė shfaqni lealisht. Ju ap besėn e burrit Shqiptar se asnji dyshim i jueji, qoftė edhe kundra personės s’eme a tė nji shoqi t’em, s’ka pėr tė ju shkaktue kurrfarė dāmi. Do tė vdesė tek un e do tė jetė pėr mue nji element vendimi e veprimi pėr t’ardhmen n’interesė t’Atdheut. E kam vendosun: Ja bāj bashkimin e gjithė patrijotvet Shqiptarė vullnetmirė jase e pres shpresėn pėr hesapin t’em, nga nji shėrbim i frytshėm pėr kėtė popull dhe mė mbushet mendja qi, sa pėr mue, āsht e kotė tė sakrifikohem tue e bāmė natėn ditė pėr nji qėllim qi s’mund t’a qes nė krye. Do tė gjindet sigurisht nji tjetėr Shqiptar mā i aftė e mā i besueshėm se un pėr kėtė misjon tė madh. Ja t’organizohemi e tė punojmė me shpirt e doradorėn tė gjithė, jase t’a lāmė fatin e Kombit nė rrjedhė tė vet.

Besoj, or shokė, se mbas nji thirrjeje kaqė leale qi po i bāj opinionit shqiptar pėr vete edhe pėr shokėt e Qeverģs s’eme, mbas ksaj rruge direkte qi po i hap secilit pėr me e thānė fjalėn e vet pėr fatin e Atdheut shi atje ku duhet tė zānė vend, kurrkush s’ka mā tė drejtė m’u ankue e me pėshpėritun poshtė e pėrpjetė pa e pasė harxhue kėtė fjalė e pėr nė qoftė se ka pėr njimend vullnet e qėllim tė mirė.

Ju siguroj se disa sakrifica, or shokė, janė aqė tė rānda qi s’ka tituj as miljona nė botė qi mund t’i shpėrblejnė. Kėshtu kishte me qenė sakrifikimi i nji jete patrijotike tė papėrlyeme tridhetepesėvjeēare; kėshtu āsht sakrifikimi i miqsive tė shtrenjta personale; kėshtu āsht sakrifikimi i pėrhershėm i āmbėlsģs sė jetės familjare. Kėto sakrifica mund tė pėrballohen vetėm pėr nji ideal shumė mā tė naltė qi āsht ai i Atdheut dhe vetėm me shpresė sukcesi.

Zoti na ndriēoftė e na ndihmoftė!

Nė kujtim tė Mustafa (Merlika) Krujės (1887-195

Organizohet sot nė Hotel Tirana njė konferencė shkencore. Me vitin qė po ikėn bėhen pesėdhjet vjet nga vdekja e intelektualit dhe politikanit, me figurėn e tė cilit koha jonė dhe epoka e djeshme e regjimit totalitar ka ruajtur u distancua me refuzim tė plotė, me armiqėsi dhe sė fundi me hezitim pėr tė parė me objektivitet kontributin dhe rolin e Krujės gjatė kohės qė jetoi, por edhe tė veprės sė tij pas vdekjes. Pėr kėtė arsye konferenca e sotme shkencore ka njė temė qė quhet “Rishkrimi i historisė dhe figura e Mustafa Krujės”, dhe nuk organizohet nga ndonjė institucion shtetėror apo shoqatė.

Nė seancėn e paradites flasin Bashkim Merlika, Nevila Nika, drejtoreshė e Arkivit Qendror Shtetėror, Kolec Topalli i cili referon pėr studimin analitik qė Kruja i ka bėrė Fjalorit tė Bardhit, vepėr qė u botua kėtė vit, pas njė gjysmė shekulli. Ledi Shamku-Shkreli sjell “Mustafa Kruja si gjuhėtar”, Aleksander Meksi flet pėr kontributin e Krujės nė historiografinė shqiptare, dhe Enriketa Papa pėr mendimi e tij politik.

Nė seancėn e dytė Ardian Ndreca referon pėr “Mustafa Krujėn dhe rishkrimi i historisė sonė kombėtare”, Evalda Paci pėr "Qukrrimet” e Mustafa Krujės nė revistėn "Shpirti shqiptar" 1954 – 1955. Merr pjesė edhe Eugjen Merlika i cili do tė thotė dy fjalė pėr gjyshin Mustafa.