Receta Gatimi

Si mund tė aplikoni pėr studime nė Gjermani


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Si mund tė aplikoni pėr studime nė Gjermani

    E Shtune, 27 Janar 2007


    Luljeta NDOKA

    Sekretari i pare i ambasades gjermane, Christian Jetzlperger, shpjegon se cilat jane dokumentet e vlefshme per te aplikuar per vize ne ambasaden gjermane. Bursat qe ofron shteti gjerman ne nivele te ndryshme studimesh

    Luljeta NDOKA

    Nese keni mbaruar shkollen e mesme, nje universitet apo edhe doni te beni kerkime shkencore, tani keni shansin me te mire. Shteti gjerman do te vere ne dispozicion mjaft bursa per shtetasit shqiptare te interesuar. Te gjitha shpenzimet do t“i mbuloje shteti gjerman nepermjet DAAD-it.

    Studimet

    Gjermania ofron bursa studimi te programit master, doktorature, gjermanistike, shkolla verore etj. Ndersa ata qe kane kryer nje universitet ne Shqiperi, kesaj here kane shansin me te mire qe te kryejne ose nje universitet te dyte, ose master. Christian Jetzlperger, sekretari i pare ne ambasaden gjermane, thote se, nese universiteti shqiptar jep pelqimin, atehere diploma e Shqiperise njihet ne Gjermani. Ne Gjermani ka tri lloje shkollash te larta kryesore: universitete, institute te larta profesionale dhe shkolla te larta te arteve. Ne menyre shume te pergjithshme mund te thuhet se, studimet ne universitete jane me teorike dhe me te gjata ne kohe, studimet ne institutet e larta profesionale jane me praktike dhe te shkurtra, ndersa ne arte, vleresimi eshte specifik.

    Aplikimi per vize

    Sipas Christian Jetzlperger, per te aplikuar per vize personat duhet te paraqiten personalisht dhe duhet te dorezojne 10 dokumente. Me konkretisht, behet fjale per tre formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tri fotografi aktuale me sfond te bardhe. Pervec ketyre nevojitet edhe pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj, njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje. Per sa u perket kurseve te gjuhes, duhet nje vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize, me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6 deri ne 8-javore per shqyrtimin e dokumentacionit. Nje dokument tjeter qe duhet per te aplikuar per vize ne ambasaden gjermane, eshte garanci nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer. Gjithashtu, edhe nje vertetim banimi per periudhen e qendrimit, certifikate lindjeje te legalizuar te perkthyer dhe te fotokopjuar, deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar, tarifen prej 30 eurosh (ne leke) dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.

    Dokumentet qe duhet te paraqiten per te aplikuar per vize:

    Tre formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tri fotografi aktuale me sfond te bardhe

    Pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj

    Njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje

    Per kurset e gjuhes:

    Vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize, me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6 deri ne 8-javore per shqyrtimin e dokumentacionit

    Garancia nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer.

    Vertetim banimi per periudhen e qendrimit ose kontrate qiraje te konviktit ose te baneses se gjetur

    Certifikate lindjeje te legalizuar, te perkthyer dhe te fotokopjuar

    Deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar

    Kjo flete informacioni duhet paraqitur e firmosur ne origjinal

    Tarifen prej 30 eurosh (ne leke) dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.


  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e monellina
    Anėtarėsimi
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ...ne imagjinaten tende...
    Postime
    102
    Reputacioni
    0

    Re: :arrow: Si mund tė aplikoni pėr studime nė Gjermani

    Informacion shume i vlefshem dhe i sakte i ReniX, por per me shume mund te vizitoni website-n e DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst) www.daad.de
    ose per me thjeshte ne linkun:
    http://www.daad.de/deutschland/deutschl ... 09.en.html

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e pajazitkrasniqi
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Prishtina«, Kosova
    Postime
    6
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    A vlen kjo edhe per studentet nga Kosova apo jo?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Lotaria Amerikane - Ja si te Aplikoni!
    Nga ReniX nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-10-2014, 09:45 PM
  2. Si te aplikoni buzekuqin ngjyre dark?
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2012, 06:59 PM
  3. Gjermani: Apple nuk mund te shese disa produkte online
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2012, 04:14 PM
  4. Lady Gaga - lėndė pėr studime :)
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 12:51 PM
  5. Si Mund te aplikoni per Studime ne Britnin e Madhe (UK)
    Nga goranin nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 11:03 PM