Receta Gatimi

Matematika


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Matematika

    Matematika ėshtė mbretėreshė e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilėsore tė objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapėsinore. Sipas Burbakistėve (Nicolas Bourbaki) ajo ėshtė shkencė qė studion relacionet dhe nė thelbin e saj ėshtė kuptimi i numrit. Matematika ėshtė shkencė deduktive d.m.th pėrfundimet e saj janė tė pėrgjithshme dhe tė sakta.

    Fillimet e matematikės humben nė thellėsitė e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vėshtrimeve dhe pėrvojės sė njerėzve nė pėrballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe pėrmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonė. Kinezėt e lashtė, civilizimi i Inkėve, pastaj nė Indi kishte njė zhvillim tė konsiderueshėm tė matematikės.

    Nė Greqinė antike matematika pėrjetoi njė zhvillim tė paparė nga njė plejadė e tėrė matematikanėsh siē janė: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekėt e vjetėr matematikėn e kuptonin nė sensin e gjeometrisė dhe tė parėt ishin ata qė tė vėrtetat matematikore tė cilat ato i quanin teorema i vėrtetonin. Njohuritė matematikore tė grekėve tė vjetėr mė vonė i pėrvetėsuan dhe i pasuruan arabėt tė cilėt quhen edhe themelues tė algjebrės. Pėrkthimet arabe tė veprave tė matematikanėve grekė nė mesjetė depėrtuan nė Evropė.

    Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikės e morėn nė dorė Evropianėt. Nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Mė vonė dolėn nė skenė Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Nė fund tė shekullit XIX David Hilberti njė matematikan i shkėlqyer gjerman nė kongresin ndėrkombėtar tė matematikanėve tė mbajtur nė Paris nė vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njėzetetre (23) probleme matematikore tė cilat shekulli XIX ia le nė trashėgimi shekullit XX. Shumė prej kėtyre problemeve i preokupuan matematikanėt nga gjithė bota njė kohė tė gjatė dhe shumica e tyre u zgjidhėn pas njė pune tė palodhshme ku participuan njė numėr i madh matematikanėsh nga gjithė bota.

    Matematika nė ditėt e sotme pėrjeton njė zhvillim marramendės dhe ėshtė e shpėrndarė nė shumė degė tė specializuara tė cilat janė mjaft abstrakte. Nė ditėt e sotme ėshtė e pamundur tė gjendėt njė autoritet si Hilberti i cili tė ketė njė pasqyrė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė degėt e matematikės. Poashtu nuk u gjet njė matematikan i cili nė fund tė shekullit XX tė propozonte probleme pėr shekullin XXI. Kjo ėshtė e kuptueshme sepse matematika si edhe tė gjitha shkencat tjera kanė pėrjetuar njė zhvillim tė paparė.

    Matematika nė interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por nė tė njėjtėn kohė ajo edhe vetė pasurohet. Sot matematika ka depėrtuar edhe nė ato degė tė shkencės nė tė cilat deri para pak kohe as qė ishte e imagjinueshme. Matematika nė pėrgjithėsi e mban karakterin e njerėzve tė cilėt e zhvillojnė atė. Ėshtė i gabueshėm mendimi i njerėzve pėr tė cilėt matematika ėshtė e pakuptueshme se nė matematikė nuk ka konteste dhe ē'do gjė ėshtė e qartė. Ndėrmjet matematikanėve ka pikėpamje tė ndryshme pėr matematikėn. Fatmirėsisht kjo nuk do tė thotė se matematika nuk ka perspektiva tė ndritshme.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Matematika

    Algjebra

    Algjebra studion strukturat algjebrike (Grupet, Unazat, Trupat, Hapsirat vektoriale, etj.). Me ndihmėn e saj bėhet zgjedhja e Ekuacioneve dhe sistemeve tė Ekuacioneve. Nė algjebren lineare shqyrtohen Matricat dhe Detirminantet. Me teorinė e Galois-it, bėhet shqyrtimi i problemeve gjeometrike nė mėnyrė algjebrare.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Matematika



    Integrali ėshtė term shkencor i pėrdorur nė matematikė dhe nė degė tė ndryshme tė teknologjisė. Zakonisht shėnohet me

    Integrali ėshtė koncepti thelbėsor i matematikės sė pėrparuar, posaēėrisht nė fushėn e analizės matematike. Integrali i funksionit f(x) (lexo f tė x-it ose funksion i x-it) i njė ndryshoreje x dhe njė intervali [a,b] i njė vije reale ėshtė :



    Ky integral paraqet syprinėn (ose sipėrfaqen) e njė pjese nė planin xy i lidhur nga grafiku i f-ės, aksit x, dhe vija vertikale x = a dhe x = b.

    Fjala "integral" gjithashtu mund tė nėnkuptojė njė kundėrderivat, njė funksion F derivati i tė cilit ėshtė funksioni i dhėnė f. Nė kėtė rast njihet si integral i pafund, ndėrsa integralet e diskutuara nė kėtė artikull quhen integral tė pėrcaktuar.

    Principet e integrimit u formuluan nga Isaac Newton dhe Gottfried Wilhelm Leibniz nė fundin e shekullit tė shtatėmbėdhjetė pėrmes teoremės themelore tė analizės matematike qė ata zhvilluan tė pavarur nga njėri tjetri. Integrali ėshtė i lidhur me diferencialin, dhe integrali i pėrcaktuar i njė funksioni mund tė llogaritet vetėm nėse kundėrderivati ėshtė i njohur. Integralet dhe derivatet u bėnė instrumente themelore pėr analizėn matematike, me shumė zbatime nė shkencė dhe inxhenieri.

    Njė definicion mė rigorozė matematikorė i integralit u dha nga Bernhard Riemann, bazuar nė njė procedurė kufizimi qė pėrafron zonėn e njė hapėsire vijlineare duke shkėputur hapėsirėn nė fasha vertikale tė holla. Njė integral vijorė ėshtė e pėrcaktuar pėr funksione me dy ose tre ndryshore, dhe inervali i integralit [a,b] ėshtė zėvėndėsuar nga njė lakore e sigurt qė lidhė dy pika nė fushė ose nė hapėsirė. Nė njė integral sipėrfaqėsorė, lakorja ėshtė zėvendėsuar nga njė copė e sipėrfaqes nė hapėsirėn tri dimenzionale.

    Integralet e formave tė ndryshme luajnė rol themelorė nė gjeometrinė moderne tė diferencialėve. Kėto pėrgjithėsime tė integraleve fillimisht u bėnė pėr shkak tė nevojave tė fizikės dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė formulimin e shumė ligjeve tė fizikės ku tė njohur janė ligjet e elektrodinamikės. Konceptet moderne tė integrimit janė tė bazuara nė teoremėn abstrakte matematikore tė njohur si integrimi Lebesgue, zhvilluar nga Henri Lebesgue.

    nga Enciklopedia

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Matematika e Romances
    Nga ulkina nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 09:14 PM