Sami Frashėri parė nga afėr
Niazi Sulēe

Pėr Sami Frashėrin, pėr ideologun dhe illumunistin e lėvizjes sonė kombėtare tė shekullit tė kaluem, deri mė tash janė botue vėllime tė tana librash, si nė gjuhėn turqishte, po ashtu edhe nė gjuhėn shqipe. Nėpėr konferenca gjuhėsore janė mbajtė dhe mbahen edhe kėsaj dite e kendej me dhjetė e qinda ligjerata mbi jetėn dhe mbi veprat e Sami Frashėrit.
Unė, kėsaj here do tė mundohem me cekė pėrkitazi mbi disa karakteristika kryesore nga jeta e kėtij pinjollit tė madh tė lėvizjes sonė kombėtare Shqiptare, qė deri mė sot s’janė shkrue aq sa duhen nėpėr kėto vėllime tė shumta tė biografėve tė Sami Frashėrit.
Samiu, si pohojnė dhe tregojnė shumė vetė, t’afėrmit dhe tė njofshėmit: ka pasė shtatin e gjatė dhe tė pėrkulun me bel tė hollė, me ball tė gjanė dhe pak tė dalun pėrjashta. Ngjyrėn e syve i ka pasė tė zezė dhe shum tė shkėlqyeshme. Mjekra e bardhė dhe e pastėr, prej mollėzave teposhtė i ka fillue m’u zvarrė. Flokėt, vetėm ne tepe, pakės i kanė fillue me i ra. Prej punės sė pa-lodhėshme dhe intensive, tue mos dhanė pushim vehtes, si shendetin e vetė qė e ka dobėsue, ashtu edhe prej moshės nė dukje tė parė, asht tregue pak ma i vjetėr. Si nė shtėpi, ashtu edhe nė shoqni, gjithmonė serioz, dhe nė tė folun i ambėl dhe buzagaz ka qenė. Askėnd, nė ēfarėdo rasti qė tė jetė, nuk e ka ngucė kurr nė tė folun. Ndaj gjithėkujt xhentil dhe modest asht tregue. Nė pamje tė parė e mandej, nė sejcilin person ka ngjallė respect e dashuni tė thellė.
Gjatė bisedimeve miqėsore, mendimet e tė tjerėve ka ndėgjue me vėmendje shum tė madhe. Tue pasė respect tė thellė ndaj ēdo lloj mendimi, edhe me qenėse s’asht pajtue me atė mendim, deri nė fund mbasi qė ka ndėgjue, tue shtue: “Keni plotsisht tė drejtė, vetėm se unė me tamam nuk pajtohem me mendimin e juej”, ka shtue mbas pak. Mendimet e veta, me tė drejtė, pa impozim deri nė fund ka mbrrojtė. Ndonjiherė nėpėr polemika kur hynte, nga inati, edhe tue mos qenė nė vijėn e drejtė, me lehtėsi ka muejtė me dalė nė krye.
Samiu, si ndaj tė tjerėve, ashtu edhe ndaj familjes, e sidomos ndaj anėtarėve tė shtėpis ka qenė shumė i respektueshėm. Kėrkėnd nuk ka pasė nė zemėr pėr m’e zemrue, sa qė edhe ndaj shėrbėtorėve asht ruejtė shum pėr mos m’e fye nė ndogja. Nė kohėn kur asht nxė e polemizue nė bisedė, ndaj kundėrshtarit: “Shum mbarė po bani”, me tė thanėmen asht mjaftue. Nė ēfarėdo bidedė qė tė jetė, gjithmonė mė za t’ulėt ka pasė dėshirė tė ndėgjonte ndonjifarė zhurme. Ndonjani prej shkallėve me poterė nėse ka dalė, apo nėse ka zdrypė, menjiherė Samiu ka vrapue te dera: “Ēka po bahet? Mos po digjet gja? Ka pyetė.
Pa pastėrtin, parregullinė, shpėrndamjen e teshave aty-kėtu, aspak nuk ka pėlqye. Nėpėr kambė, as ndonji letėr tė vogėl tė shkyeme nuk ka pėrballue pėr m’e pa. Mandej, as ma tė voglėn mahi nuk e ka pasė nė zemėr pėr m’e ndie.
Samiu, ndaj jetės sė re menjiherė kambė ka ndrrue, si me thanė me mall ka pėrqafue. Mbrapambetuninė gjithmonė ka luftue me tė gjitha forcat e veta. Jetėn e lirė dhe tė njerėzishme gjithmonė ka lakmue dhe ka vue vehtes pėr princip ashtu me jetue. Ndaj modes sė re dhe pėrtrimjes gjithmonė ka shkue, krah pėr krah. Moden, jo vetėm pėr ashta, por edhe mbrenda shtėpis ka dijtė pėr mrekulli pėr me aplikue. Nė tė veshun, nė jetėn komode, me veprime e me gjeste edhe ndaj fėmijėve tė vetė ēdo herė ka qenė si shembelltyrė. Samium jo pėrjashta, por as brenda, me bizhame kurrkush nuk e ka pa tue u endė. Samiu, nė shtėpi, gjatė verės, nji kėmishė me jaka tė tėrhequna dhe tė mbyllėta ka veshė. Ndėrsa kambėve, nėpėr shtėpi gjithėkush shihte tue veshė nji palė pupuqe ku pjesa e mbrapme ishte e mėshelun. Gjatė dimnit, nji mantil tė zi dhe shum tė gjatė, apo herė mbas here, nji palltė nė formė tė xhypės, edhe kjo e ngjyrės sė zezė, e gjatė dhe e bollshėme shiheshte qė e veshte. Herkė, mė qenėse s’ka pasė nė qejf, asnjiherė nuk e ka veshė. Po ashtu edhe sendet e mėndafshta ka pasė shumė mėni pėr me veshė. Nė shtrat nė jorgan nuk asht mbulue. As batanijen nuk e ka pėrdorė asnjiherė.
Me qenėse ka qenė smuet ngapak shėndetit tė vet, Samiu ka dhanė kujdesė tė veēantė. Pėr ditė kryet dhe fytyren me ujė tė ftofėt, e mjekrėn e gjatė dhe tė bardhė me sapun e ka fėrkue dhe e ka la. Nė rojtore shum rrallė ka shkue. Mjekra me t’u rritur vetė me gėrshanė e ka pre dhe e ka ujdisė. Nė dhomėn e punės dhe tė fjetjes, ditė e natė pa rreshtun stufen e ka ndezė.
Samiu, ndaj tė gjithė fėmijve, e sidomos fėmijve tė vetė, ka qenė shumė i kujdesshėm. Pėr rrethė edukimit tė tyne, ēdo sakrificė ka tregue. Pėr dhanje tė mėsimit profesora specialė ka nxanė. Pėr dhanje tė gjuhėnave arabishte e frengjishte nergut prej Algjeris ka nxanė njifarė Mesut Efendiun. Ndėrsa mėsues i gjuhės turqishte, Abdurrahman Efendinė vinte. Pėr mėsimet e vizatimit, tė punėdorės e pėr mėsimet e muzikės (pijanos), tė tjera profesore nė shtėpi i kanė ardhė. Dhe vetė Samiu, n’atė kohė procedimin e tė dhanunit mėsim nėpėr shkolla tue mos e pėlqye, djalin e vetė, sportistin gjenial tė ma vonėshėm tė Turqis, Ali Samiun, tue mos e ēue nė shkollė, nė shtėpi vetė ka fillue m’e eduku. Por, prej lutjeve tė shumta tė baxhanakut, tė mjekut Xhelal Ismail Pashės nė nji anė, dhe n’anė tjetėr edhe tė nipit, ish ministrit tė punėve tė jashtėme, tė Safa Beut, disi Samiun e kandisen dhe kėshtu djalin Ali Samiun, ka fillue m’e dėrgue nė shkollėn mė tė mirė, n’atė tė Galatasarajit nė Stamboll.
Samiu, edhe me gjithė admirimin e dashurin e pa-kufishme qė ka ndie pėr fėmij, ata, pėrveē kohės sė bukės, vetėm gjatė orėve tė duhura tė ditės i thirrėtė pranė vehtes, ku edhe ata, si fėmij ma, i vijshin sa ora, turr e vrap, me plot gaz e gėzim nė zemėr. Samiu, ndaj tyne, gjithmonė me matuni shum tė madhe ka folė e ka bisedue me ta.
Me qenėse gjatė kohės sė pleqnis, ka lengue shum prej smundjes sė shiatikut, nė shtėpi, tė shtatė fėmijt me rradhė, i kanė friksionue kambėt e Samiut. Nė mbramane, nė orėt e shprazėta, shum herė vajzės sė vetė ka lutė qė tė lexonte copa prej Viktor Hygos, apo prej vargjeve tė bukura tė Lamartinit. Ku edhe ajo, me plot dėshirė, deri nė fjetje, rrinte tue lexue babės sė vetė shum tė dashun.
Ma vonė, kur asht ndalue dalėja e Samiut nėpėr rrugė, vetėm dy herė nė muej, kanė pa tue dalė prej shtėpis, shum i menduem dhe tė mėrzitun prej halleve tė shumta tė jetės.
Dalja me familje nėpėr rrugė, dhe mandej hypėja nėpėr qerre ndamas tė grave e tė burrave, Samiun pa masė e ka zemrue.
Jeta familjare e Samiut, larg prej disharmonis larg prej thashė e thanėmeve tė hallkut; jetė modeste dhe shum pastėr ka kalue.

Si ēdo kush, edhe Samiu ka pasė lloj-lloj dėshirash, shprehinash dhe nji memorje shum tė fortė ēpikėse. Tė vizatuemit edhe me qenėse nuk ka dijtė, por kaliografin e tė shkruemit e ka pasė jashtėzakonisht shum tė bukur. Kjo shihet qartė nga korrespondenca qė ka pasė me shum miq, nga tė katėr anėt e botės. Shum tabela tė dyqaneve dhe tė shitoreve, vetė Samiu ka pregaditė. Edhe kompozicionet e kopėrtinave tė tė gjitha veprave tė veta vetė i ka hartue. Pėrpos kėtyne, edhe klishet e tyne. Mandej, planin e qyshkut ku ka banue n’Erenkoj, kush thueni qė ka mbarrue? Vetė Samiu me dorėn e vetė. Mandej edhe maqinėn daktillografike me shkronja arabe, vetė ka ujdisė. Zejėn e zdruktaris me qenėse e ka pėlqye shum, nė kopshtin e qyshkut tė vetė edhe shum pemė ka mbjellė dhe e ka shartue. Llambėn me gaz nuk e ka pėrdorė asnjiherė, natėn nėn dritėn e qiriut ka pasė shum dėshirė me shkrue.
Samiu perimet nuk i ka pėlqye. As vojin e ullinit, as pilafin nė gojė nuk e ka shtie. Prej hėve ma sė shumti ēorben, henat me spanaqė, me zela, me tambėl e me djathė shum i ka pėlqye. Cigaren nuk e ka pėrdorė pėr tanė jetėn. As lojėn e letrave nuk e ka pėlqye. Samiu, edhe fėmi kur ka qenė, aq shum me shokėt e mahallės, apo me tė tjerė fėmij nuk ka luejtė. Vetėm libra tue lexue, qysh nė fėmini ka pasė dėshirė tė flakėt m’u ba dijetar. Ende tue qenė nė moshėn 8-10 vjeēare, veshjen e hoxhallarėve tue kopjue, ashtu gadi pėr ēdo ditė ka shetitė.
Romane me lexue nuk ka pasė aq shum dėshirė. Mirėpo, me gjithė kėtė, edhe vetė romane ka shkrue, dhe shum tė tjera, prej gjuhėnave tė hueja edhe i ka pėrkthye. Prej romancierėve, ma sė shumti shkrimtarėt e letėrsis franceze dhe angleze, si dhe tregimet e letrarėve tė rij i ka pėlqye. Pėr ta: “Kėta shum do tė pėrparojnė, vetėm nėse vazhdojnė me shkrue nė gjuhėn e tyne tė pastėr amnore dhe letrare” – ka thanė.
Dėshira ma e madhe e Samiut ka qenė qė numrin e veprave tė veta m’e nxjerrė nė njiqint. Mandej revistat: “Toka dhe Qielli”, pa nda me nxjerrė. Nė jetė, e vetėmja dėshirė e zjarrtė, vetėm niherė me dalė nji shėtisė nėpėr Kinė e Hindi.

Mėnyrė e punės ditore tė Samiut asht kėshtu: Ai, ēdo mengjez shum herėt, me t’u zbardhun drita asht ēue. Menjiherė stufėn e dhomės e ka ndėzė, shtrojen mbasi qė ka rregullue, deri nė tė lėmun tė diellit vetėm ka punue.
Shkrimet e pregadituna me Llallėn mbasi qė i ka dėrgue nė shtypshkronjė, ēajin vetė me dorė e ka nxe. Mbas kaftjellit nji orė tė tanė mbasi qė ka pushue, prap tė shkruemit ka vazhdue, deri nė mesditė vetėm ka punue.
Nė bukėn e drekės me zilė asht thirrė. Nė sofėr, gadi gjithmonė vetė i mbrami ka zhdrypė. Mbas tė granunit tė bukės, nja dy orė ka pushue. Mandej prap punės ia ka fillue. Afėr mbramjes, mbasi qė ka krye tė shkruemunit, nji kupė tė vogėl me konjak ka marrė. Ndėrmjet kupės sė konjakut dhe tė bukės sė mbramjės, vetėm nji ēaj ka pie. Mandej deri nė ngranje vetėm ka bisedue. Gjatė kohės sė dimnit, pėr m’u nxe, kėtij ēajit pak konjak i ka shtue. Ndėrsa gjatė ditėve tė nxehta tė verės, herė mbas here, deri nė “ēiftehavuzlar” ka shkue. Aty, nė shoqni, nji kupė tė madhe me plot shkuma tė birės ka pie. Tė ngranunit bukė nė mbramje me orė ka zgjatė. Mbas bukės mbramnore aspak s’ka punue. Nėkohen kur s’ka pasė vizitues, herėt ka ra me flejtė. Samiut herė mbas here, vizitues prej vendeve t’Afganis, Hindis, prej Egjyptit, prej Persis e Hungaris i kanė ardhė. Kėta shpesh herė kanė ardhė edhe pėr darkė. Samiu me ta, nė gjuhen e vendit tė tyne u ka dhanė pėrgjigjen prej miqėve shqiptar me sė shumti Vaso Pasha, Jani Vretoja dhe shumė shqiptar prej vendeve tė jashtme kanė ardhė. Ndėrsa prej miqėve vendas, ma sė shumti i kanė ardhė Veletin Ēelebiu, Nexhip Asimi dhe poeti Mehmet Xhelali.
Nga tė katėr anėt e botės, Samiut, nė shtatė gjuhėna letra i kanė ardhė. Postierėt pėr Samiun, thojshin se ishte njeriu qė merretė ma sė shumti letra n’atė kohė nė Stamboll. Edhe vetė ai, shumė letra nė ditė ka shkrue. Nji ditė, tue dyshue, tė gjitha letrat i paskanė marrė, si dhe vetė Samiun i paskanė marrė nė hetime. Kur i kanė ndalue vizitorėt pėr me shkue nė shtėpi tė Samiut, atėherė kurrkush nuk paska guxue me trokitė, veē shqiptarėve nė shtėpi tė tij.
Kur ka qenė Samiu tue shkrue, kurrkush nė dhomėn e tij nuk ka guxue me hye. Vetėm macės sė madhe dhe tė larme qė shum e donte, shtrimjes sė saj afėr kambėve tė veta, pėr kėtė nuk ka nxjerrė fare zanin.
Samiu, ka pasė zakon qė shkrimet tė shkruente nėpėr letra ngjyrė tė kaltėrtė tė mbyllėt. Kėto i ka pre pėr sė gjati dhe ashtu ka shkrue. Nėpėr skeje tė letrave, gjithmonė: “notizime marzhinale” mbasi qė ka shkrue, e ka kthye mbrapa. Nė shkrimet e pėrditėshme ka pėrdorė gjithmonė ngjyrėn e zezė. Ndėrsa titullin e shkrimit ka shkrue me ngjyrė tė kuqe. E notizimet qė ka kthye mbrapa, janė shkrue me ngjyrė tė kaltėrtė. Kėto ngjyra, qė tė mos pėrzihen shkrimet njana me tjetrėn, i ka pėrdorė me dashje.
Shkrimet e veta, Samiu, ka shkrue shum bukur, tė lexueshėm dhe kuptimplotė. Kėto shkrime t’shkrueme, Samiu s’ka pasė zakon tė rilexoj pėrsėri, ashtu tu bė i ka dėrgue menjiherė nė shtypshkronjė.
Prej veprave tė mbėdha dhe tė vogla, sa ka shkrue, Samiut, gazetave qė i ka dėrgue herė mbas here; prej kėtyne shkrimeve shumė pak tė holla i ka hye nė dorė. Me kėto tė holla, Samiu shpenzimet ditore dhe indigencat e tjera familjare, me shum vėshtirėsi ka pėrballue. Mandej, pėr shkak tė mbarrimit tė qyshkut tė ri n’Erenkoj (nė Xhadebostan) edhe shum nė borxhe ka hye. Sa qė edhe shtėpin e re si rehinė ka lanė. Pėrveē kėsaj, edhe pėr libra qė ka prue prej sė jashtėmi, vetėm pėr kėto, edhe 1500 lira tė tjera nė borxh pėrsėri ka hye. Ndėrsa rroga mujore qė ka marrė n’atė kohė Samiu prej detyrės zyrtare, edhe atė nė kohėt e fundit, ka qenė vetėm 50 lira. Kėto tė holla qė ka marrė, medoemos tė gjitha nevojat familjare nuk i ka pėrballue. Veē rrogės, Samiut, burim i vetėm pėr me mbetė gjallė ka qenė t’ardhurat nga veprat.
Edhe tue qenė kėshtu, nė kėto kondita kaq tė vėshtira tue jetue, Samiu prap se prap, veprat e veta nuk ka shkrue pėr me fitue tė holla, por pėr ideal, edhe ate pėr ideal tė njerzimit. Ma na fund, nė kohėn kur ka nxjerrė gazetėn e pėrditshme “Sabah” (Mėngjezi), gazetat e tjera ditore edhe pse shiteshin pėr 40 pare, Samiu, ēmimin e gazetės sė vetė, pėr me pasė lexues ma tepėr, pėr 10 pare ma ulet e ka zhdrypė. Edhe veprat e mavonėshme, qė kanė vleftė shkencore, gjuhėsore e kombėtare, edhe kėto nuk ka nxjerrė pėr fitesė, por, me qenė i dobishėm, me i shėrbye ma tepėr popullit shqiptar. Samiut, inspirimi dhe influenca e vetėme qė detyrue pėr me shkrue kėto vepra gjeniale, asht dėshira e flakėt dhe pasioni i ēelnikėt qė ka pasė pėr me shkrue pėr atdhe.
Veprat e Samiut qė e ka shtyp n’atė kohė dhe gazeta “Sabah”, pronari i ma vonėshėm i saj ka qenė Mihrani. E ky person, n’atė kohė nė Babilai, asht i njoftun si njeri shum dorėshtrėnguet. Mihrani, me kohė tė hollat e shkrimeve tė Samiut tue mos i pague, Samiun e ka shtie nė shum shtrėngesa, tė mbėdha. Sa qė shumė herė edhe e ka turbullue e revolute shumė Samiun. Mihrani, kur Samiun sulltani e ka ēue si syrgjyn tė Trablusgarb, dhe ma vonė nė mbarrimin e qyshkut n’Erenkoj, thashė e thanėmet qė fliteshin ndėr popull se Mihrani ka ndihmue Samiun, kėto nuk kanė baza tė shėndosha dhe nuk janė aspak tė vėrteta.
Samiut prej fjalorit tė famėshėm dhe tė parė frengjisht-turqisht, nė dorė me saktėsi sa tė holla i kanė hye, aq mirė nuk dihet. Mirėpo, prej shkencave natyrore nė krye tė formės (e forma me qenėse pėrmbanė 16 faqe), prej Mihranit ka marrė vetėm 3 lira. Ndėrsa prej volumit tė fundit qė s’ka marrė kurrnji pare, kėtė antarėt e familjes sė tij e dėshmojnė. Vepra “Shkencat Natyrore” sė pari asht parapa tė dali nė 5 volume, por mė vonė tue pa se kjo nuk mjaftonte, edhe shtypja e tė gjashtit volum ka qenė i pa evitueshėm. Prej abonimeve tė shumta qė ka shkrue n’atė kohė gazeta “Sabah”, shihet qartė se Samiu prej volumit tė fundit s’ka marrė asnji pare. Mundė tė bahet, qė Mihrani tue mos marrė prej abonuesve tė holla pėr ket volum, edhe Samiut natyrisht nuk i ka dhanė. Prej fjalorit tė gjuhės turqishte, Samiu prej Ahmet Xhevdetit, nė krye tė formės, ka marrė 5 lira, qė n’atė kohė mundė tė numrohet si niveli ma i naltė qė ka marrė Samiu n’atė kohė prej tė gjitha veprave tė veta.
Samiu, nė kohėt e fundit tė jetės, pėr tė holla shumė shtrėngesa tė mėdha ka hekė. Pėr 500 lira qyshkun e mbarruem ka dhanė pėr rehinė. Me qenėse borxhin me kohė nuk e ka pague, hisedarėt edhe qyshkun nė shitje e kanė nxjerrė. Pėr kėtė, Samiu aq shumė qenka dėshprue, sa qė edhe goja ju paska marrė. Rrafsh dy ditė tė plota nuk paska muejtė me folė. Qyshkun lirė pėr me ble, edhe Ragip Pasha musallat qenka ba. Mbas vdekjes sė Samiut, mbas pak Ragip Pasha qyshkun e paska ble, dhe familjes sė tij, pėr m’u bajtė, vetėm 24 orė afat i paska dhanė. Afati me t’u sosun, fėmijt e Samiut, qenkanė detyrue qė teshat e shtėpis m’e bajtė n’oborrin e xhamis.
Edhe biblioteka e pasun e Samiut mbas vdekjes, pėr 800 lira qenka nxjerrė nė shitje. Nji pjesė tė kėtyne veprave tė ēmueshme Zyhejrizade Ahmet Pasha, dhe pjesėn tjetėr Ahmet Xhevdeti paska ble.
Samiu, nė ditėn pak para vdekjes, vajzės sė vetė: “Mė lexo pak prej Gazilellės”, paska lutė. Edhe ajo babės sė vetė, prej librit nji pjesė tė dashme e paska lexue. Samiu, tue dhanė shpirt, prej buzėve tė veta vetėm kėto dy fjalė paska pėshpėritė: “Shqipėri” dhe “Allah”.