Alma Mile
Merkure, 08 Tetor 2008 09:22:00
Intervista/ Dirigjenti Eno Koēo tregon pėr jetėn e tij nė Angli, studimet pėr historinė e muzikės, kujtimet e fėmijėrisė, frikėrat dhe dashuritė e tij

Do tė donte ta kujtonin pėr punėn qė ka bėrė, por ja qė mendimit popullor nuk ke ē’i bėn. Kudo e prezantojnė si djali i Teftės. Eh, nuk i vjen keq, por jo rrallė herė e vret mendjen pėr tė gjetur arsyen. Eno Koēo ėshtė njė nga dirigjentėt mė tė mirė shqiptarė. Prej vitesh jeton nė Angli, por lidhjet me Shqipėrinė i ka tė forta. Madje, tashmė qė ndjen se koha ikėn, e ndjen veten mė tė lidhur me vendin dhe vizitat i ka edhe mė tė shpeshta. Erdhi nė Tiranė, pėr tė drejtuar njė koncert me muzikė nga Beethoven, por edhe pėr tė krijuar ca lidhje tė nevojshme. Nė njė intervsitė pėr “Shekullin” Koēo tregon pėr jetėn e tij nė Angli, studimet pėr historinė e muzikės, kujtimet e fėmijėrisė, frikėrat dhe dashuritė e tij. E ndėrsa flet, njeriu, qė jeta i ka mėsuar shumė, pa e kuptuar pėrēon tek bashkėbiseduesit njė energji dhe optimizėm tė jashtėzakonshėm.

U bėnė vite tashmė qė jeni larguar nga Shqipėria, na thoni cila ėshtė jeta juaj nė Angli?

Ndonėse jetoj nė Angli, marrėdhėniet me Shqipėrinė i kam tė rregullta. Tre herė nė vit vij, bėj koncerte, apo marr pjesė nė aktivitete nė fushėn e muzikologjisė. Kohėn qė harxhoj atje e kam 100% pėr Shqipėrinė, aq sa fėmijėt mė thonė: baba, ti vetėm trupin ke nė Angli, sepse kokėn e ke andej. Ėshtė tema, pėr tė cilėn punoj qė mė lidh edhe mė tepėr me vendin. Pėr 10 vjet u mora me kėngėn qytetare nė periudhėn osmane, pastaj me kėngėt qytetare tė kėnduara gjatė viteve ’30. Ē’janė kėto kėngė, nga kanė ardhur, janė tonat, apo i kanė dhe tė tjerėt, janė tė Lindjes, si kanė ardhur tek ne…? Pastaj mendova tė merrem me njė periudhė mė tė herėt, paraosmane, bizantine, kur strukturohet kėnga jonė, mė sė shumti kėnga e jugut. Ky ėshtė subjekti i librit tim tė dytė, qė nuk guxoj ta botoj. Kam nxjerrė copėza nėpėr konferenca, pėr tė matur pak “pulsin”. Jam marrė shumė me kėngėn liturgjike dhe popullore tė arbėreshėve. Jemi marrė me kėtė tė fundit, sepse kėnga liturgjike ėshtė pak “fushė e minuar”, ndėrsa mua mė ėshtė dashur tė merrem me tė vėrtetėn e gjėrave. Dhe them se mė mirė se ē’ėshtė ruajtur geni shqiptar nė kishėn arbėreshe, nuk ėshtė ruajtur askund tjetėr. Ndėrsa nė popull ndihet ndikimi i vendit, ku u vendos, nė kishė, ėshtė ruajtur me fanatizėm kėnga e marrė me vete para pushtimit osman. Ėshtė njė fushė gati e pa hulumtuar.

Si nisėt tė merreni me historinė e muzikės?

Ėshtė aksidentale. Nė kohėn kur shkova nė Angli nuk kisha njė status (ekonomik, politik), kėshtu qė mė duhej tė bėhesha student nė moshė tė madhe. Zgjodha si temė Lirikėn qytetare tė viteve ’30, periudha e prindėrve tė mi, qė unė e njoh mirė, madje njoh njė pjesė tė bashkėmoshatarėve tė tyre, qė nga Poradeci, Kuteli… Mendoj tė shkruaj disa prej kėtyre kujtimeve. Fatmirėsisht kam mbajtur shėnime. Nuk i kisha prindėrit dhe merrja sa mė shumė informacion pėr periudhėn, kur ata jetuan. Kuteli fliste shumė hapur me mua. Isha 19-20 vjeē atėherė, kur mė ftonte nė shtėpi, madje mė pėrgatiste dhe kafenė. Kjo ishte shtysa e parė. Pas doktoraturės, nisa tė bėja tė tjera studime. Fillova tė shkruaja pėr kėngėn karakteristike korēare, nga kam rrėnjėt. Mirėpo ėshtė temė e bukur shumė, qė tė tėrheq. Sa mė thellė hyn, gjen fakte tė tėra dhe kupton se duhen thėnė gjėra qė janė thėnė ose ndryshe, ose nuk janė thėnė me plot gojėn. “Bukėn” e kam fituar me dirigjim, por 90% tė kohės e kaloj me studimin e historikut tė muzikės shqiptare.

Le tė kthehemi pak pas nė kohė… Cili ėshtė kujtimi mė i hershėm qė ju vjen nė mend?

Kam pasur njė fėmijėri tė brishtė. Nga mosha 4-14 vjeē nuk do tė shkėpusja asgjė interesante. Mė tej nis diēka mė interesante. Kur isha pionier (nuk isha i dalluar, por mė futėn ashtu…) shkova nė Bullgari, ku pashė qė kishte dhe qytetėrim tjetėr veē Shqipėrisė. Pastaj njė vit mė vonė shkova tek halla ime nė Rumani. Nuk e dija qė ajo ekzistonte. Ai ėshtė momenti qė ndryshoi jetėn time. Pashė njė njeri qė mė donte shumė. Ajo kishte vite qė kishte humbur kontaktet me vėllanė e saj, nuk e dinte qė unė kisha lindur. Nga pikėpamja jetėsore ky ishte momenti mė i bukur. Unė nuk e dija ē’ishte dashuria dhe s’ma hante mendja qė mund ta doja aq shumė. Nė moshėn 16 vjeē shkova nė Bashkimin Sovjetik, ku filloi jeta ime me muzikėn, ku mora principet e edukimit, tė tė menduarit, tė punės. Njė periudhė shumė e domosdoshme. Edhe kur u ktheva kėtu, nuk u shkėputa nga kjo mėnyrė pune. Kėtė vit me rastin e ditėlindjes, familja vendosi tė mė ēojė nė San Petersburg. Shkova tek shkolla e muzikės dhe asgjė nuk kishte ndryshuar qė atėherė.

Nėse do tė kishit mundėsi ta rijetonit jetėn nga e para, ēfarė do tė ndryshonit?

Tashmė asgjė nuk mund tė ndryshojė, ndaj nuk do tė doja ta mendoja. Ndoshta fėmijėrija… Por unė jam i kėnaqur. Kam pasur fėmijėri tė vėshtirė, por mė ka bėrė mė tė fortė. Mė vonė, pas viteve ’60 kisha njė dajė, “armik i Partisė dhe Popullit”, Koēo Tashko. Nga njėra anė ishte Tefta, nga ana tjetėr Koēo dhe nuk e dija nga anonte balanca. Ishte njė periudhė qė zgjati shumė. Kjo mė bėnte mua si njeri, jo tė vendosur, jo tė qartė. Ēdo gjė duhet ta bėja…, jo me njė dyzim agresiv. Nuk u bėra anėtar partie dhe nuk isha tepėr i zellshėm pėr tė treguar devotshmėrinė time ndaj sistemit. Veēse isha shumė i kujdesshėm. Mė pėlqen ajo ē’ka thėnė Kristo Frashėri: “e gjithė kjo mė ka kushtuar 280 lekė, sa njė dryn, qė ia vura gojės e nuk fola mė”. Mė vonė jeta rrodhi normalisht. Nuk kanė fund ato qė do njeriu tė bėjė, por unė ndihem mirė.

Cili ėshtė mėsimi mė i mirė qė jeta ju ka dhėnė?

Jetėn e kam filluar me shumė vėshtirėsi dhe mėsimi mė i mirė ishte tė rezitoja dhe tė pėrballoja situata tė ndryshme. Vendosmėria pėr tė arritur njė gjė tė caktuar, dėshira pėr tė ecur nė gjurmėt e prindėrve.

Pėr ēfarė iu detyroheni prindėrve tuaj?

Mua edhe sot mė njohin mė shumė si djalin e Teftės se sa pėr punėn time, edhe pse kam gati dyfishin e jetės qė jetoi ajo.. U detyrohem sepse kanė qenė patriotė, jo nė kuptimin nacionalist, por sepse dhanė kontribut, lanė vendet nga ishin pėr tė ardhur nė Shqipėri, ndryshe nga unė qė ika jashtė.

Thatė se vazhdojnė t’ju quajnė djali i Teftės, por si do tė donit t’ju kujtonin?

Do tė doja tė kisha emrin tim, pėr punėt qė kam bėrė, por s’ke ē’i bėn. Dhe jo vetėm mua, por edhe timė bijė e thėrrasin mbesa e Teftės. Mendimit popullor s’ke ēi bėn. Dhe nuk di ta shpjegoj.

Cila ėshtė pasuria juaj mė e madhe?

Familja, por edhe ana intelektuale.

Cila ėshtė frika juaj mė e madhe?

Frika ime mė e madhe ėshtė mos mė zhduken materialet qė kam nė kompjuter. Mundohem t’i ruaj nė shumė mėnyra. Mė duket njė panik i jashtėzakonshėm. Ėshtė puna e gjithė jetės dhe mė duhet tė marr tė gjitha masat qė kjo tė mos ndodhė.

Ēfarė ju bėn tė qeshni?

Budallallėqet e shumta qė dėgjoj. Gėnjeshtrat qė shiten si tė vėrteta nėpėr televizione. Kjo mė bėn tė qesh, por edhe mė nervozon. Nga pikėpmja e vėrtetė e tė qeshurit, mė pėlqen humori nė fjalė, jo nė gjeste, nė kontekst, nė veprimin e fjalės. Mė shumė tė nėnqesh (nuk qesh me zė tė lartė). Mė pėlqen humori anglez. Nė fillim nuk e kuptoja, por tani mė pėlqen.

Kur keni qarė pėr herė tė fundit?

Nė shtėpi ēuditen se si nuk mė kanė parė ndonjėherė tė qaj. Nuk e mbaj mend kur kam qarė pėr herė tė fundit. Thjesht mund tė kem pasur ndonjė moment mallėngjimi. Nuk e di, kur vdiq Ledi Djana, pata njė lloj prekjeje. Dhe tani qė e mendoj, ēuditėrisht, lotova pak dhe nuk e mbajta dot veten, nė koncertin qė organizuam vjet nė Korēė, ku Teuta kėndoi “Perėndeshėn e bukurisė” me Grupin “Lira”. E ēuditshme si ndėrrohen brezat. Ata tė moshuar nga 80, apo 90 vjeē dhe Teuta e re, qė kėndonte me ta..

Si do ta pėrkufizonit sot dashurinė?

Nė mendje mė vjen halla. Kur takova atė, kuptova se kishte edhe njė njeri qė mė donte. Ajo dukej sikur rrezatonte dhe ishte e vėmendshme ndaj ēdo gjėje qė bėja dhe tė them tė drejtėn pėr mua, dashuria e hallės, ka mbetur simboli i dashurisė humane. Madje librin e parė qė kam shkruar ia kam dedikuar hallės.

Ēfarė libri i dedikuat asaj?

Bėhet fjalė pėr librin “Tefta dhe koha e saj”, tė cilin do tė doja ta zgjeroja. Ėshtė shkruar edhe mė parė pėr Teftėn, por atėherė gjėrat glorifikoheshin, ndoshta ishte nevojė e kohės pėr heronj. Shumė gjėra u zmadhuan edhe pėr Teftėn. U shkrua sikur Tefta ka dhėnė koncerte nė fshatra, pastaj njė pikturė ku e hipėn nė qerre, mė vonė filmi me Lushnjen. Dhe vazhdoi kjo puna e qerres… Por duhet tė themi tė vėrtetėn, qė Tefta nuk ka shkuar ndonjėherė nė fshat. Sigurisht ka dhėnė koncerte nė Fier e Lushnje, por ishin qytete atėherė, sado provinciale. Nuk di tė jenė transportuar piano me buaj. Kėshtu qė nė librin qė shkrova janė vetėm fakte reale. Bazohet mbi korrespondencėn, letra, shkrime nėpėr gazeta, opinione dhe aty-kėtu shėnime qė kam mbajtur nga bashkėkohėsit. Pra hallės i dedikova njė libėr pėr nėnėn, tė zhveshur nga emocionet, por vetėm me fakte.

Cili ėshtė kompozitori juaj i preferuar?

Moxart! E padiskutueshme. Nė Angli e kanė zakon, qė kur vdes, tė pėrcjellin me muzikė dhe unė dua Moxart. I ka tė gjitha, dramėn, tragjedinė, bukurinė, lirikėn, ndjeshmėrinė, fisnikėrinė, hyjnoren… Gjithēka.