Receta Gatimi

Dhimbja e shpines ose e kurizit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Dhimbja e shpines ose e kurizit

    Jonida Tashi

    Dhimbjet e shpinės llogariten ndėr pėrvojat plot vuajtje tė shumė njerėzve dhe pėrbėjnė ndėr shkaqet mė tė shpeshta pėr tė trokitur te mjeku familjar. Kėto dhimbje janė tė pranishme para sė gjithash nė zonėn e unazave kurrizore tė mesit, mirėpo ato paraqiten edhe nė zonėn e unazave kurrizore tė qafės dhe tė kraharorit. Nė bazė tė kohėzgjatjes sė vuajtjes, dhimbjet e shpinės ndahen nė dy kategori: dhimbje akute dhe kronike. Dhimbjet akute tė shpinės zgjasin disa ditė, deri disa javė. Ato kronike mund tė zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmirėsisht ndodh rrallė qė shqetėsimet tė mbajnė kaq gjatė. Mirėpo, pikėrisht kėto raste shkaktojnė mė shumė vuajtje, tė lidhura me njė numėr tė madh bisedash tė rėnda sqaruese, me vizita mjekėsore e terapeutike. Kėtu hyjnė dhe frustrimi, ndonjėherė edhe zemėrimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgėnjimi lidhur me mjekėt dhe terapeutėt, tė cilėt nuk i kuptojnė ose nuk mund t’i ndihmojnė dot pacientėt. Dhimbjet e shpinės janė vetėm simptoma dhe nuk thonė asgjė lidhur me prejardhjen e tyre. Ėshtė e ēuditshme qė me gjithė pėrparimet nė fushėn e mjekėsisė, shpeshherė shkaktari i kėsaj dhimbjeje nuk ėshtė pėrfundimisht i qartė.
    Shfaqjet
    Shfaqjet degjenerative, dėmtimet nė disqet ndėrunazore ose njė statikė e ndryshuar (shpina e pėrkulur) vėrtet mund tė jenė bashkėshkaktarė, mirėpo ato luajnė njė rol shumė mė tė vogėl nė shfaqjen e nė shpjegimin e dhimbjeve tė shpinės se sa mendohet zakonisht. Studimet e ndryshme mjekėsore kanė mundur tė dėshmojnė se plot 80 pėr qind e tė gjithė njerėzve kanė vuajtur ndonjėherė nė jetė nga dhimbjet e shpinės, ndėrsa plot njė e treta i ka pasur kėto vuajtje nė 24 orėt e fundit. Pjesa dėrrmuese e kėtyre shqetėsimeve shuhet sėrish nė mėnyrė spontane ose nėn ndikimin e terapisė pėrkatėse. Afėrsisht njė e treta e pacientėve ankohen pėr episode tė pėrsėritura dhe vetėm tek njė pakicė prej tyre ndodhin kufizime permanente nė jetėn e pėrditshme. Dhimbjet e shpinės hyjnė ndėr motivet mė tė shpeshta pėr njė vizitė mjekėsore.
    Ndryshimi
    Ndryshimi nė zhvillimin e njeriut nga katėrkėmbėsh nė ecjen vertikale ka ēmimin e tij. Dhimbjet e shpinės bėjnė pjesė nė pėrditshmėrinė normale tė njerėzve dhe pėrkundėr tė gjitha mjeteve ndihmėse teknike si dhe ngarkesave fizike nė rėnie gjatė punės, nuk vuajmė mė pak nga dhimbjet e shpinės se sa mė parė. Qartazi nuk luan kėtu rol vetėm puna e rėndė, mirėpo edhe qėndrimi trupor dhe qasja ndaj shqetėsimeve. Pėrveē kėsaj, trupi ynė vetėm pjesėrisht ėshtė i ndėrtuar pėr kohėrat moderne tė automobilave, tė uljes sė mėrzitshme nėpėr stole zyrash, tė ashensorėve, tė shkallėve vetėlėvizėse e shumė tė tjerave. Pėr njė funksionim tė mirė, trupi presupozon lėvizje dhe ngarkesa normale. Shpina formon boshtin kryesor tė trupit tonė. Ajo mbart organin qendror drejtues, kokėn, dhe veē kėsaj, pėrmban njė konstruksion tė tėrė nė formėn e palcės kurrizore dhe rrėnjėsh nervore dalėse. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkėpunojnė pandėrprerė nė njė formė mbresėlėnėse gjatė ēdo lėvizjeje. Kė mund ta ēudisė fakti qė nė kėtė konstruksion aq shpejt mund tė shfaqet ndonjė ērregullim dhe qė shkaku i tij do tė mund tė jetė aq kompleks?
    Kohėzgjatja
    Nė bazė tė kohėzgjatjes sė tyre dhimbjet e shpinės ndahen nė akute dhe kronike. Definicioni i kohėzgjatjes s’ėshtė gjithmonė unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen njė kohėzgjatje nėn 6 javė, ndėrsa mbi 6 javė si kronike. Sipas rastit, mund tė flitet edhe pėr dhimbje subakute tė shpinės (me kėtė nėnkuptohet njė kohėzgjatje e vuajtjes nga 6 deri nė 12 javė). Gjithsesi, lidhur me ndarjen, nė pėrditshmėrinė klinike vendos mė pak njė kohėzgjatje rigorozisht e pėrfunduar. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė rrjedha dhe tendenca e shqetėsimeve. Dhimbjet qė pas disa javėsh fashiten ngadalė, ende vlejnė si akute, madje edhe atėherė kur vazhdojnė pėr shtatė ose tetė javė. Edhe dhimbjet e qafės ndahen nė akute dhe kronike. Nė bazė tė pėrmirėsimit spontan, kryesisht tė ngadaltė, nė krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri ėshtė kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes pėrbėn njėrin ndėr kriteret themelore nėse dhe sa sqarime tė tjera janė tė domosdoshme. Kėshtu, shpina duron gjatė gjithė jetės ngarkesa tė mėdha. Ndėrsa dhimbjet e kryqeve, tė pandryshueshme ose tė pėrkeqėsuara, tė cilat, me ose pa terapi, qė zgjasin mė shumė se sa gjashtė javė, duhen sqaruar mė tej nga mjeku familjar ose specialisti. Pėr dhimbjet e qafės vlen i njėjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute nė regjionin e kryqeve fashiten sėrish nė mėnyrė spontane ose nėn efektin e terapisė nė 80 deri 90 pėr qind tė rasteve me ose pa radiografi.
    Shkaktarėt
    Si shkaqe tė dhimbjeve tė shpinės pėrmenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethėnė reaksionet amortizative (nga shkėrmoqjet) nėpėr nyjat kurrizore, si dhe statika
    e gabuar. Veēanėrisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund tė paraqiten shqetėsime, tė cilat kanė njė ndikim tė ngjashėm me njė artrozė nė nyjen (kyēin) e gjurit ose tė legenit. Statika e gabuar vjen nė shprehje pėr shembull: nė rastin e njė shpine tė sheshtė, tė rrumbullakėt, madje te njė pėrkulje anėsore e shtyllės kurrizore. Segmente tė shtyllės kurrizore me diskun ndėrunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme e
    butė e diskut ndėrunazor shpėrthen jashtė dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrėnjėt nervore, duke ēuar te njė zėnie pisk e tyre. Nė pėrgjithėsi kėto lloj ndryshimesh luajnė njė rol shumė mė tė vogėl nga sa mendohet zakonisht. Vetėm nė njė masė shumė tė theksuar ose si pasojė e ndonjė sėmundjeje tjetėr ato janė pėrgjegjėse
    tė vėrteta pėr shqetėsimet. Nė rastin e zhvillimit tė dhimbjeve kronike, njė rol tė madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kėshtu pėr shembull, stresi dhe pakėnaqėsia nė vendin e punės, por edhe qėndrimet e pafavorshme trupore gjatė punės si dhe duhanpirja, shpien nė ndryshime tė theksuara degjenerative nė njė zonė lumbale tė shtyllės kurrizore. Si tė tilla pėrmenden: formėsimi i njė mbėrthecke kockore, artroza e nyjave (kyēeve) tė vogla kurrizore, qė pėrkundėr stadit tė pėrparuar mund tė jenė pa dhimbje, ngushtim i disqeve ndėrunazore.
    Disqet
    Sipas rastit edhe dėmtimet e disqeve ndėrunazore mund tė shpien tek dhimbjet e shpinės. Mirėpo pėr ēudi, shumė njerėz tė shėndetshėm, ndonėse nė radiografi kanė dėmtime tė konstatueshme nė disqet ndėrunazore, nuk vuajnė nga dhimbjet. Ekzaminimet kanė treguar se 40 pėr qind e tė gjithė njerėzve kanė shkarje disqesh ndėrunazore, pa pasur dijeni pėr kėtė fakt. Nė raste tė rralla, ndėrkaq, shkarjet e disqeve ndėrunazore (ndryshe quhen edhe herni diskale) pėr shkak tė fqinjėsisė sė ngushtė me rrėnjėt nervore, shpien tek dhimbjet rrezatuese nė kėmbė ose nė krah, ose tek dobėsimi i grupeve tė caktuara tė muskujve. Kėto raste futen domosdoshmėrisht nė trajtimin mjekėsor. Pėr shkak tė fqinjėsisė sė ngushtė tė shtyllės kurrizore me organet e barkut, rrallė ndonjėherė edhe sėmundjet e organeve tė brendshme, si pėr shembull, pankreasi, mund tė reflektohen
    nė shpinė dhe tė prezantohen, pėrkatėsisht, si dhimbje shpine. Nė rast dyshimi, mjeku duhet tė pėrjashtojė edhe shumė shkaktarė tė tjerė. Kėshtu edhe osteoporoza mund tė ēojė nė thyerje tė kockės kurrizore dhe mund tė shfaqen madje dhe inflamacione nė disqet ndėrunazore. Kėto shfaqen gjithashtu dhe te njė sėrė sėmundjesh inflamatore-reumatike nga tė cilat mė e njohura ėshtė sėmundja e Bechtereė-it (Spondylitis ankylosans). Edhe ngacmuesit (viruset, bakteret) mund tė shpien tek njė inflamacion nė diskun ndėrunazor, para sė gjithash tek sėmundjet shoqėruese, si pėr shembull te sėmundja e sheqerit (Diabetes mellitus). Vetėm nė raste tė jashtėzakonshme
    mund tė vijė deri te shtresėzimi (metastazat) nė shtyllėn kurrizore nga disa lloje kanceresh.

    Fakte lidhur me dhimbjet e shpinės
    Dhimbjet akute, pėrkatėsisht, dhimbje qė zgjasin disa ditė deri disa javė, shėrohen sėrish spontanisht dhe nuk kanė nevojė pėr sqarim, nė veēanti s’kanė nevojė pėr radiografi ose pėr tomografi kompjuterike (CT ose MRI).
    Nė rastin e dhimbjeve akute tė shpinės, mund tė ndihmojnė medikamentet, fizioterapia, trajtimi manual ose kiropraktik, shpesh shqetėsimet kalojnė edhe pa marrė ndonjė masė.
    Nė rastin e dhimbjeve akute tė shpinės vetėm nė raste tė jashtėzakonshme duhet tė rrini nė shtrat. Ėshtė e rėndėsishme qė sa mė parė t’u riktheheni aktiviteteve tė pėrditshme.
    Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para sė gjithash atėherė kur dhimbjet akute tė shpinės rrezatohen nė kėmbė ose kur atyre u shtohen nė formė pėrcjellėse ca simptoma pėr ju tė paqarta, si: temperatura, dhimbje tė rrezatuara nė bark ose kraharor.
    Dhimbjet e shpinės qė zgjasin shumė javė (kalimi nė dhimbje kronike) kanė nevojė pėr sqarim mjekėsor. Vizitojeni mjekun tuaj familjar, ai do tė japė sqarime plotėsuese (pėr shembull radiografinė) dhe do t’ju udhėzojė eventualisht pėr te specialistėt e aparatit lėvizor (reumatologu/ ortopedi).
    Nė radiografi shpeshherė vėrehen ndryshime degjenerative ose dėmtime tė disqeve ndėrunazore qė s’kanė vlerė patologjike dhe i takojnė procesit normal tė plakjes.
    Mjete ēudibėrėse pėr trajtimin e dhimbjeve kronike tė shpinės nuk gjenden. Mos u besoni kėshillave tepėr optimiste. Lejoni tė kėshilloheni mirė nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist. Shpesh ka nevojė pėr ndėrhyrje tė ndryshme speciale pėr tė arritur te njė lehtėsim. Shumė tė kėshillueshme janė programet rehabilituese interdisiplinare ambulatore ose stacionare.
    Operacionet nė shtyllėn kurrizore janė tė nevojshme vetėm nė raste tė rralla. Pėrpiquni qė me gjithė dhimbjet kronike te shpinės tė mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) tė ēon drejt dobėsimit tė muskulaturės dhe tė shumtėn i shton akoma mė shumė dhimbjet. Rehabilitimi nėnkupton “tė rikthesh shprehitė” dhe jo tė ruhesh.

    Tė rejat nga shkenca/ Vitamina D dhe fraktura e legenit


    Niveli i ulėt i vitaminės D nė gjak rrit rrezikun pėr frakturė tė legenit te femrat nė menopauzė. Ky pėrfundim ėshtė pohuar nga shkencėtarėt amerikanė, tė cilėt kanė realizuar njė studim, nė tė cilin janė pėrfshirė femra tė moshave ndėrmjet 50 dhe 70-vjeēare, prej tė cilave gjysma kanė qenė tė shėndosha dhe kanė shėrbyer si grup i kontrollit, ndėrsa gjysma tjetėr e kanė thyer legenin. Rezultatet kanė treguar se gratė me mungesė tė vitaminės D kanė qenė ato tė cilat kanė pasur legen tė thyer lehtė dhe ato tė cilat ishin tė rrezikuara pėr thyerjen e legenit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Re: Dhimbja e shpines ose e kurizit

    Ka qe sa ore qe jam para Pc- dhe te them te drejten kam pak dhimbje..
    Njeri nga fakotert qe u cek me lart eshte shkak i kesaj .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dhimbjet e shpinės, shkaktarėt dhe trajtimi i tyre
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2010, 12:20 AM
  2. Dite vjeshte...... dhimbja ime
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 01:41 AM
  3. Kompjuteri dhe dhimbja e qafės
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 06:12 PM