Receta Gatimi

si te jetojme deri ne 100 vjet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    si te jetojme deri ne 100 vjet

    Ushqimi i duhur pėr tė jetuar 100 vjeē


    Nė njė botė high-tech, ku shkenca dhe mjekėsia ecėn me hapa gjigante, nuk ėshtė e vėshtirė tė jetosh 100 vjeē, madje tė bėsh edhe njė jetė tė shėndetshme, nėse zbaton me pėrpikmėri rregullat e domosdoshme pėr organizmin. Vetėm kėshtu mundėsitė pėr tė jetuar “sa tė duash” janė tė mėdha. Sipas asaj qė shkencėtarėt thonė, ndėr kėto rregulla kryesore pėrfshihen stili i jetesės dhe ushqimet. Nė tė vėrtetė nuk ka studim, sidomos ata qė i kushtohen jetės sė shėndetshme dhe jetėgjatėsisė, qė tė mos pėrmendet peshku dhe perimet. Por jo vetėm kaq, peshku ėshtė edhe ushqimi mė i dashur nė recetat e dietologėve, duke e kaluar mishin pa asnjė vėshtirėsi. I pasur me pėrbėrės ushqimorė thelbėsorė ėshtė mjaft i dobishėm pėr organizmin tonė, ndaj kėshillohet tė pėrdoret mė shumė se tri herė nė javė. Ėshtė partneri mė i vjetėr i verės, ilaēi mė i mirė pėr shumė sėmundje dhe ushqimi i padiskutueshėm i darkave fisnike. Ndihmon nė uljen e kolesterolit tė keq nė gjak, parandalon alzhaimerin, demencėn, forcon kockat dhe na bėn mė inteligjentė. Vaji i tij lehtėson qarkullimin e gjakut, pėrdoret nė rastin e pezmatimit tė nyjeve dhe nė disa raste, mund tė pėrdoren pėr trajtimin e ekzemės, migrenės. Nė botė “jetojnė” mė shumė se njėzet mijė lloje peshqish dhe pothuajse tė gjithė pėrmbajnė proteina qė asimilohen mirė. Ato pėrmbajnė aminoacide, shumė tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, qė ndikojnė nė formimin e muskujve apo tė glutamines, qė vepron kundėr lodhjes. Peshqit pėrmbajnė shumė proteina, madje edhe mė shumė se mishi (nė 100 gramė peshk gjenden 27 tė tilla). Mė tė pasurit me proteina janė peshku ton dhe barbuni me 24 gramė. Vitaminat dhe proteinat janė tė domosdoshme pėr sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata pėrmbajnė kalcium, fosfor dhe jod i nevojshėm pėr prodhimin e hormoneve tė tiroideve e mjaft i rėndėsishėm pėr krijimin e embrionit tė bebes, si dhe nė moshėn e pubertetit tė fėmijėve. Por nuk duhen lėnė pa pėrmendur edhe elemente tė tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Nė tė gjendet edhe njė sasi e madhe vitaminash, ku mė e rėndėsishmja ėshtė vitamina A, qė vepron kundėr dobėsimit tė shikimit nė errėsirė, vitamina D, e domosdoshme pėr forcimin e kockave dhe rakitizmit te fėmijėt. Ėshtė e vėrtetė se peshku pėrbėn ushqimin kryesor pėr njė numėr tė madh njerėzish qė nuk e fusin fare nė gojė mishin. Peshku pėrmban vitaminėn B, si vitaminėn B6, e cila lufton aneminė dhe vitaminat B2, B12.

    Ilaēi i shumė sėmundjeve
    Peshqit janė tė pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore tė pangopura dhe mbrojtėse ndaj sėmundjeve kardiovaskulare. Janė pikėrisht kėto acide qė ndihmojė tė jesh energjik, tė shtojnė tonalitetin e muskujve dhe tė ulin peshėn e tepėrt. Por, ato janė edhe shumė delikate dhe shkatėrrohen shpejt nė temperatura tė larta. Pėr tė ruajtur vlerat e tyre ėshtė mirė tė gatuhen nė avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnė nė uljen e kolesterolit tė keq LDL, duke ruajtur njėkohėsisht kolesterolin e mirė HDL.
    Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencėtarėt e Universitetit tė Kembrixhit nė Angli, pas vitesh tė tėra studimi te njerėzit mbi 65 vjeē qė konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herė nė javė, arritėn nė pėrfundimin se toni apo peshqit e pjekur nė zgarė e pakėsojnė rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kėshtu, studimi mė i fundit i bėrė te gratė shtatzėna thanė se ngrėnia e njė sasie tė konsiderueshme peshku gjatė 9 muajve tė shtatzėnisė (rreth 340 gramė nė javė) ndikonte mjaft nė inteligjencėn e fėmijėve. Gratė qė e kishin konsumuar vazhdimisht kėtė produkt, jo vetėm qė lindnin fėmijė mė tė zgjuar, por edhe kishin njė shikim mė tė mirė. Nga ana tjetėr, peshku kėshillohet shumė gjatė periudhės sė shtatzėnisė, pasi kėto gra kanė njė nevojė shumė tė madhe pėr hekur.

    Aktiviteti fizik
    Aktiviteti fizik u ndihmon shumė tė sėmurėve kronikė, meqenėse nė tė njėjtėn kohė mban sėmundjen nėn kontroll dhe pengon keqėsimin e gjendjes. Analiza e 163 studimeve me mė shumė se 22 mijė pacientė, ka treguar se ėshtė shumė me rėndėsi qė tė sėmurėt kronikė tė edukohen me qėllim qė tė nxitet aktiviteti fizik i tyre. Sipas kėtyre analizave, suksesi i edukimit nuk varet nga mosha, gjinia, apo statusi socio-ekonomik, mirėpo pacientėt qė vuajnė nga sėmundjet e ndryshme (p.sh. ata me sėmundje kardiovaskulare dhe diabetikėt) ėshtė vėshtirė qė tė binden pėr tė ushtruar. Ėshtė me rėndėsi se nė kuadėr tė edukimit tė pacientėve tė pėrfshihet qėllimi i qartė, ndryshimet nė mėnyrėn jetėsore, kohėn e caktuar tė ushtrimeve, inkurajimin dhe dhėnien e lėvdatave pėr pacientėt tė cilėt iu pėrmbahen rregullave dhe nxitjen e vetė-kontrollimit.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    ah sikur te jetonim te gjithe me shume se 100vjet!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto nga qyteti ku jetojme!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-05-2013, 03:12 PM
  2. E duam atdheun, por jo tė jetojmė nė tė. Pse?
    Nga Enkelejda_24 nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-02-2013, 10:53 PM
  3. Peshku, ushqimi qė na bėn tė jetojmė 100 vjeē
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 12:45 AM
  4. Bukuritė e botės ku jetojmė
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2011, 10:53 PM
  5. Kartolina udhėton 72 vjet deri tek e fejuara
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 10:27 PM