Receta Gatimi

Tirana 2 Milan 0


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tirana 2 Milan 0

    Tirana ka shenuar nje fitore te paparashikuar gjate mbremjes se djeshme me nje nga ekipet evropiane me te njohura, Milanin, me rezultatin 2 me 0. Ndeshja eshte ndjekur edhe nga kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej mbreme ne tribunen VIP.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tirana 2 Milan 0

    Skuadra italiane u prit nga kryeministri Berisha. Masa tė forta sigurie nė keyeqytet

    Tirana arriti nje fitore mjaft te bukur ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Edhe pse ishte nje takim miqesor, publiku i pranishem ishte mjaft i madh ne numer, fale presidentit Refik Halili te Tiranes, i cili i bleu biletat e kompanise organizatore dhe i rishiti me cmim me te lire. Tifozet u zbaviten shume, pasi munden te shohin ne “Qemal Stafa” dy gola spektakolare te bardhebluve, si dhe yjet e shumte te Milanit, qe nuk e kursyen perkushtimin. Edhe pse nje sfide jo zyrtare, ajo ka vlera historike per ekipet shqiptare ne ballafaqimet me skuadra kaq te medha si Milani, ndaj gjithcka u festua me fishekzjarre e me nje koreografi e atmosfere tejet dinjitoze, duke ia rrit edhe me shume vlerat ndeshjes.
    ARDHJA - Milani ka shkelur nė Shqipėri rreth ores 12.00, ku do tė luante njė miqėsore ndaj Tiranės nė orėn 19.00 dhe kjo pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme pėr futbollin tonė. Kampionati Italian ėshtė tepėr i ndjekur nė Shqipėri dhe Milani ėshtė njė nga skuadrat qė ka mė tepėr tifozė. Kėshtu qė ardhja e Ronaldinjos me shokė i ka ēmendur tė gjithė. Kryeqyteti sot ka qenė nėn masa tė forta sigurie pėr tė pėrballuar fluksin e tifozėve qė do tė mbėrrinin nga anė e mbanė vendit dhe qė mezi prisnin tė kalonin njė mbrėmje tė paharrueshme. Milani, madje, pėrpara ndeshjes, u prit nė njė vizitė edhe nga kryeministri Sali Berisha. Nė kėtė takim, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i dhuroi njė fanellė kuqezi me numrin 1 kryeministrit, ku ishte shkruar edhe mbiemri i tij “Berisha”. Pak mė parė, nė Rinas, Galiani ishte shprehur duke thėnė: “Sollėm nė Tiranė lojtarėt tanė mė tė mirė dhe kjo ishte edhe njė dėshirė e presidentit tonė Berluskoni, i cili e vlerėson shumė faktin qė Milani ka shumė tifozė nė Shqipėri. Dhe pikėrisht nė respekt tė tyre ne erdhėm me tė gjithė lojtarėt tanė.”
    Nė konferencėn pėr shtyp, tė dhėnė nė mjediset e Hotel Sheratonit nė Tiranė, kanė folur Ronaldinjo, i cili ėshtė pėrfaqqėsues i OKB-sė pėr sportin, kapiteni i kuqezinjve Paolo Maldini, qė pėrfaqėson edhe UNICEF-in nė botė, si dhe trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti. Tė tre milanistėt u shprehėn mjaft tė kėnaqur me mikėpritjen e ngrohtė qė u rezervuan shqiptarėt nė ēastet e ardhjes sė tyre. Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinjo, i pyetur nga “Sportit Shqiptar”, foli edhe pėr njohjen e tij me Lorik Canėn: “E njoh mirė, kemi luajtur bashkė te Paris Saint Zhermeni nė Francė dhe mund tė them se ėshtė njė futbollist i shkėlqyer.”

    Kronika

    Si asnjehere me pare, ne tribunen qendrore te “Qemal Stafes”, kesaj here tundimit te ndeshjes nuk i rezistoi as kryeministri Sali Berisha, prania e te cilit nuk ishte parashikuar. Presidenti i Tiranes, zoti Refik Halili, i dhuroi Galianit ne shenje simbolike kullen e sahatit te Tiranes, nje nga simbolet e kryeqytetit tone. Pragndeshja u karakterizua nga tingujt e muzikes dhe nje xhonglier i talentuar anglez dhuroi spektakel perpara publikut, me disa veprime spaktakolare me topin. Tifozet e Tiranes i kane bere “karshillek” Milanit, duke perfituar edhe nga mungesa e tifozeve italiane te kuqezinjve dhe kane nxjerre disa flamuj gjigande bardheblu.

    Tirana - Milan 2-1
    Shenues: Xhafa 28?, Muzaka 72? / Ronaldinjo 89?
    FORMACIONET
    TIRANA: Nallbani; Abraham, Kēira, Osmani, Memelli (Metani 66?), Muka, Devolli, Sefo, Lila, Muzaka (Sorra 84?), Xhafaj (Deliallisi 66?). Tr: Slickovic.
    MILAN: Abbiati; Pasini, Maldini (Nesta 46?), Favalli, Antonini; Cardacio, Emerson, Ambrosini; Seedorf; Inzaghi (45? Shevchenko), Ronaldinho. Tr: Ancelotti.

    Minutat
    1? - Muka dhe Memelli nisin topin e pare, arbiter eshte Albano Janku, tifozet e Tiranes brohorasin. Ne stadium eshte mbushur vetem tribuna qendrore dhe ajo perbri, ndersa sektoret e tjere jane bosh.
    7? - Ndeshja nuk duket aspak si miqesore, te dyja ekipet vrapojne me ritem mjaft te larte dhe luajne me intensitet. Nje gje te tille e konfirmon fakti, qe dy lojtare te Tiranes nderhyjne per t’i hequr topin Inzagit.
    19? - Inzagi fiton nje faull ne kufirin e zones. Godet Ronaldinjo, topi devijohet nga barriera dhe perfundon ne goditje nga kendi.
    25? - Ronaldinjo leshon nje parabole nga distanca, portieri Nallbani e ndjek topin i qete me sy, duke menduar se po shkonte jashte, por trajektora e mahnitshme e brazilianit godet traun. Vazhdon aksioni, Inzagi tenton roveshaten, por pa sukses.
    28? - Gooooooooooooooooooool Tiranaaaa! E mahnitshme. Pas nje harkimi ne zonen e Milanit, Memelli ul topin me koke dhe Xhafa godet fluturimthi, ne nje gjuajtje alla-Van Basten, e cila nuk i le asnje mundesi per reagim Abiatit. Historike, Tirana-Milan 1-0! Emocione te papare ne Qemal Stafa!
    36? - Stadiumi ehste teresisht i mbushur me tifoze, Tirana administron me lehtesi kontrollin e lojes. Ronaldinjo detyrohet te kthehet per te ushtruar presing.
    38? - Ronaldinjo perpiqet te sherbeje Inzagin ne thellesi, por funksionon “carku” i mbrojtjes bardheblu dhe sulmuesi perfundon ne pozicion jashte-loje.
    40? - Dalin ne nxemje Shevēenko dhe Nesta, te cilet me siguri do te aktivizohen ne pjesen e dyte.
    41? - Pas nje harkimi ne zone, Inzagi me nuhatjen e tij prej “grabitqari” perpiqet t’i rrembeje topin Nallbanit, por nga perplasja milanisti mbetet i demtuar ne kofshe, por nuk eshte dicka e rende dhe lojtari kthehet ne fushe.
    45? - Ronaldinjo perpiqet te depertoje ne zone por ndalet me force nga dy mbrojtes. Braziliani reagon duke kerkuar penallti. Gjyqtari Janku ben me shenje te vazhdohet loja. Shevcenko zevendeson Inzagin.
    45? - Perfundon pjesa e pare. Tirana kryeson 1-0. Ronaldinjo vazhdon te protestoje me gjyqtarin. Ne pushimin mes pjeseve zhvillohet ceremonia e dhurimit te nje ceku prej 100 mije eurosh per UNICEF-in, para keto qe do te investohen ne krijimin e disa bibliotekave ne vend.
    49? - Shevcenko pason per Ronaldinjon ne zone, por braziliani nuk gjen hapesire.
    50? - Ambrozini pason per Shevcenkon, qe kekron te caje ne zone mes tre bardhebluve, por ndalet.
    52? - Pas disa fintesh, Muzaka leshon nje harkim nga e majta, i cili per pak sa nuk e befason portierin Abiati.
    66? - Shpeton per fije Tirana nga goli i barazimit. Sedorf hyn ne zone pas pasimit te Ronaldinjos dhe e kalon topin pas kraheve te Abiatit, por largon Sefo nga vija fatale, ndersa Shevcenko po mundohej ta shtynte topin ne rrjete.
    72? - GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL MUZAKAAAAAAAAAAA. Super Gol i Gjergji Muzakes, i cili godet nje predhe me trinen e jashtme nga 30 metra pas nje kombinimi te shpejte ne mesfushe. Abiati qendron i shtangur.
    73? - Sedorf harkon me te majten ne zone: godet Shevcenko me koke, topi kalon ngjitur me shtyllen dhe del jashte.
    81? - Harkim i Ambrozinit nga e majta, qe hedh ne zone nje top ne gjysem lartesie. Shevchenko devijon ne vrapim e siper topin drejt portes, por refleksi felin i Nallbanit shpeton porten tiranase nga goli.
    87? - Sedorf godet forte me te djathten jashte zones, topi shume i larte.
    89? - SHENON MILANI. Ronaldinjo merr nje pasim te Shevcenkos ne zopne dhe i pashqetesuar godet ne porte. Ukrainasi perfitoi ne aksionin e tij nga nje gabim i Abrahamit.
    94? - Perfundon takimi, Tirana arrin nje fitore historike!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tirana 2 Milan 0

    Urime Tiranes....ps: dhe mos ti rritet shum mendja

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. AC Milan vs FC Inter
    Nga paolo maldini nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 09-05-2012, 02:44 PM
  2. FORCA MILAN
    Nga LAKJA nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 10-04-2012, 08:07 PM
  3. Champions League: Milan- Barcelona
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 05-04-2012, 09:07 PM
  4. AC Milan Kampion - Serie A
    Nga argent nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-05-2011, 11:34 PM
  5. Milan shkateron Juventusin
    Nga arditu nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2010, 07:15 PM