Perandoria Osmane (1299 - 1923), ėshtė shteti paraardhės i Republikės sė Turqisė sė sotme dhe njė nga perandoritė mė tė mėdha tė historisė. Pėrfshinte 22.9 milion km² nė majė tė lulėzimit nė shekullin XVI duke mbajtur tė pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afėrt, Kaukazi deri nė Evropė. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundėr tė cilave ndėrmori shumė fushata ushtarake. Brenda perandorisė mbizotėronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit tė shtetit.

Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulėzimit tė kėsaj perandorie, ndėrsa nė shekujt XVIII dhe XIX luftėrat e shpeshta me Rusinė dhe Austro-Hungarinė shėnojnė rėnien. Pėrfshirja nė Luftėn e Parė Botėrore, nė krah me fuqitė qendrore, Austro-Hungarinė dhe Perandorinė Gjermane, osmanėve iu solli shkatėrrimin e plotė tė perandorisė sė tyre. Lėvizjet nacionaliste turke shpallėn Republikėn e Turqisė nė territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.