Receta Gatimi

Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 18 prej 18
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    Pse?



    Sot kemi ndertesa shume me te larta sesa me pare, por ne vazhdojme te zvarritemi shume poshte.

    Harxhojme akoma me teper, por shijojme akoma me pak.

    Kemi shtepi te medha por familje te vogla.

    Kemi shtuar pasurite tona, por kemi kufizuar vlerat e jetes.

    Kemi arritur te shkojme deri ne hene dhe te kthehemi perseri ne toke, por ngurrojme te shkojme perballe qe te shohim fqinjin tone.

    Arritem te pushtojme galaktikėn, por nuk arritem te kontrollojme boten tone te brendshme.

    Flasim shume, duam pak dhe urrejme ne menyre te paemagjinueshme.

    Rritem te ardhurat tona por pakesuam moralin tone.

    Kemi me teper liri, por me pak gezim.

    Hyne dy rroga ne shtepi, por ankohemi se nuk na mjaftojne.

    Kemi shtepi shume te bukura, por shume me teper familje te shkaterruara.

    Lexojme shume me teper se me pare, por mbyllemi akoma me teper ne veten tone.

    Pergjigja eshte shume e thjeshte :


    Sepse lame Perendine dhe u mbeshtetem ne veten tone dhe ne fuqite tona.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    ASNJE NUK ESHTE I PADOBISHEM NE VEPREN E PERENDISE!

    Nje fshatar, shpesh ngarkonte uje nga cezma ne shtepine e tij , me dy kaceke lekure, qe i varte ne te dy anet e nje shkopi, te cilin e mbante ne supet e tij. Nje nga kaceket ishte pak i shqyer, me perfundim te rrjedhi gjate gjithe rruges. Kjo ishte arsyeja qe kaceku te ndihej me i ulet kundrejt tjetrit qe ishte me i ri.

    Nje dite kaceku i prishur i tha njeriut: ''Njeri i mire, me vjen keq per gjendjen time dhe per ujin qe humbas gjate gjithe rruges. Me vjen keq sepse ti lodhesh, por une sjell ne shtepine tende me pak uje sesa duhet. Jam i padobishem...".
    Atehere njeriu iu pergjigj: ''Dua te vesh re gjate rruges sone lulet e bukura qe kane celur gjate monopatit per te shkuar nga cezma ne shtepi".
    Kur pas pak arriten ne shtepi, njeriu pyeti kacekun e prishur:
    ''I pe lulet? Nuk ishin te bukura?''
    ''Po" u pergjigj kaceku i vjeter e i prishur.
    ''Por, nuk kuptova, cfare lidhje kane lulet me mua, qe jam i padobishem?".
    ''Kane lidhje dhe lidhje te madhe bile" u pergjigj njeriu.
    ''E vure re sa lule ka vetem nga ana jote, kur ju mbaj qe nga cezma per ne shtepi?
    Duke kaluar, ti i ujit dhe i ben qe te celin e te lulezojne gjate rruges tone.
    Aroma e tyre lehteson peshen dhe lodhjen time dhe e ben te kenaqshme rrugen time me ngarkesen e ujit qe mbaj...
    E kuptove pra, se nuk je i padobishem!!!

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    INTERVISTE ME ZOTIN.


    "Degjova, se me kerkove te me marresh ne interviste".
    "Po, Zot, nese ke pak kohe ne dispozicion..." iu pergjigja.
    Perendia buzeqeshi me miresi dhe me tha:
    "Koha ime eshte e perjetshme dhe e mjaftueshme, qe te bej cdo gje!". Dhe vazhdoi: "Te degjoj pra, cfare do qe te me pyesesh?"
    "Zot, dua te pyes, cfare eshte ajo gje qe te cudit me shume me njerezit?"
    Perendia m'u pergjigj: "Ajo qe me cudit me shume me njerezit eshte se humbasin shendetin e tyre qe te fitojne parate, dhe me pas humbasin parate qe te fitojne shendetin e tyre. Jane ne ankth dhe shqetesohen per te ardhmen e tyre dhe harrojne te tashmen me perfundim qe te mos jetojne dhe te mos gezojne as te tashmen dhe as te ardhmen.
    Jetojne sikur nuk do te vdesin kurre, dhe vdesin sikur nuk jetuan kurre".

    Qendruam per pak minuta ne heshtje dhe me pas i bera pyetjen tjeter.
    "Zot, si Ate, cili eshte mesimi qe do te doje te mesonin femijet e Tu?" Perendia buzeqeshi dhe me tha:
    "Dua qe te mesojne se nuk mund t'i detyrojne te tjeret qe t'i duan. Ajo qe mund te bejne eshte te lejojne veten e tyre qe te duan.
    Te mesojne se ajo qe vlen me shume, nuk eshte ajo qe kane ne jeten e tyre, por ke kane te rendesishme ne jeten e tyre.
    Te mesojne se nuk duhet te krahasojne veten e tyre me te tjeret. Shembulli qe duhet te ndjekin duhet te jete Jezus Krishti!

    Te mesojne se i pasur nuk eshte njeriu qe ka me shume, por njeriu qe mjaftohet me pak. [b]Te mesojne se mjaftojne pak sekonda qe te hapin plage tek njerezit qe duan, por marrin vite qe t'i sherojne keto plage. Dua qe, te mesojne te falin ne te vertete. Te mesojne se parate mund te blejne te gjithe dhe te gjitha, pervec shpetimit te shpirtit te tyre. Te mesojne se dy persona mund te shikojne te njejten gje, duke e pare nga nje kendveshtrim i ndryshem. Per kete duhet te respektojne mendimin e njeri - tjetrit. Te mesojne se nuk eshte e mjaftueshme se cfare u kane falur te tjeret, por duhet edhe ata te falin te tjeret".

    Qendrova per pak duke shijuar keto momente. Me pas, falenderova Zotin per kohen qe me kushtoi dhe Ai plot miresi me tha:
    "Ne cdo moment, jam ketu, biri Im, 24 ore. Te vetmen qe mund te besh, eshte te me kerkosh dhe Une do te pergjigjem!"

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    KRYQI



    Nje i ri u ul ne gjunje per t'u lutur.

    ''Zot, nuk mund te vazhdoj" tha, "kryqi im eshte shume i rende per t'u ngritur".
    Zoti iu pergjigj: "Biri im, ne qofte se nuk mund te durosh peshen, vendose kryqin tend brenda ne kete dhome, pastaj hap deren tjeter dhe zgjidh cilin kryq te duash".
    I riu u lehtesua dhe tha: "Faleminderit Zot".

    Dhe beri ashtu sic i tha Krishti.
    Hapi deren tjeter dhe pa shume kryqe, disa ishin aq te medhenj sa qe as majat e tyre nuk dukeshin. Pastaj pa nje te vogel, qe mbeshtetej ne mur.

    "Kete do te doja", dhe Zoti iu pergjigj: ''Por, biri im, ky eshte kryqi qe ti sapo le"...
    Kur problemet e jetes duken shume te medha per t'i kaluar, mire eshte te shohim perreth nesh dhe te veshtrojme se cfare kalojne njerezit e tjere.
    Pastaj do te kuptosh, se ti je me me shume fat nga cmund ta mendoje!

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    Tre pemėt

    Ekzistonin dikur tre peme ne maje te nje kodre, e cila ngrihej ne mes te nje pylli. Ato diskutonin ne mes tyre shpresat dhe enderrat e tyre dhe nje moment pema e pare tha:
    “Nje dite dua te behem nje senduk, qe te ve ne te thesare. Te jem plot ar, argjend dhe gure te cmuar, e skalitur me modele te nderlikuara, ne menyre qe kushdo qe do te me shohe, te admiroje bukurine time”.

    Me pas foli pema e dyte:
    “Nje dite do te behem nje peme e stermadhe, do te mbart mbreter dhe mbreteresha ne oqeane dhe do te udhetoj ne te kater anet e botes”.

    Ne fund foli dhe pema e trete:
    “Dua qe te behem pema me e larte dhe me e drejte ne pyll. Keshtu njerezit do te me shohin ne maje te kodres, do te shohin deget e mia dhe do te mendojne qiellin dhe Perendine, dhe sa afer tyre jam. Do te jem pema me e madhe e gjithe shekujve dhe njerezit do te me kujtojne pergjithmone”.

    Vitet kalonin dhe pemet luteshin qe endrrat e tyre te beheshin realitet. Nje dite nje grup druvaresh i gjeten pemet. Kur njeri prej tyre pa pemen e pare tha:
    “Kjo, duket peme e forte. Mbase do te mund ta shes drurin tek ndonje marangoz”. Dhe filloi ta prese. Dhe pema ishte e gezuar se e dinte se marangozi do ta bente nje arke thesari.

    Kur erdhi tek pema e dyte, druvari tha:
    “Kjo, duket peme e forte, ndoshta do te mund ta shese ne kantierin e anijeve”. Pema u gezua, sepse e dinte se pas pak kohe do te behej nje anije e madhe. Kur druvaret gjeten pemen e trete, pema trembej, sepse e dinte se nese e prisnin, enderrat e saj nuk do te beheshin realitet.

    Nje prej druvareve tha: “Nuk besoj se nevojitem kete peme per dicka te vecante, por do ta marr edhe kete”. Dhe e preu.
    Kur pema e pare arriti me ne fund tek marangozet, ata e bene nje grazhd. E vune brenda ne nje stalle dhe e mbushen me kashte. Nuk ishte aspak ajo qe enderronte.

    Pema e dyte u pre dhe u be nje varke peshkimi. Dhe enderrat e saj moren fund. Ku te behej tani nje varke e madhe qe te mbarte mbreter? Pemen e trete e prene ne pjese te medha dhe e lane per mjaft kohe ne erresire. Vitet kaluan dhe pemet harruan tashme endrrat e tyre.

    Nje dite, nje burre dhe nje grua hyne ne stalle. Gruaja lindi dhe e vune foshnjen ne grazhdin qe ishte ndertuar nga pema e pare. Burri meqe ishte dhe marangoz, do te donte te bente nje krevat per foshnjen, por duhej qe te rehatoheshin me kete grazhd. Pema ndjente madheshtine e kesaj ngjarjeje dhe e dinte se mbante ne krahet e saj thesarin me te madh te shekujve.


    Vite me vone,nje grup njerezish hyne ne varken qe u be nga pema e dyte. Njeri prej tyre ishte i lodhur dhe e zuri gjumi. Ndersa gjendeshin ne ujra te thella, shpertheu nje stuhi e madhe dhe pema mendoi se nuk do te kishte forcen qe t’i mbronte njerezit qe ishin ne te. Burrat e zgjuan Shoqeruesin e tyre qe flinte dhe Ai u ngrit lart dhe tha: “Pusho! Qetesohu!” Ne ate moment stuhia pushoi. Ne ate cast, pema kuptoi se kishte mbartur ne varken e saj MBRETIN E MBRETERVE!

    Me ne fund, dikush erdhi dhe mori pemen e trete. Me dy derrasa te saj formuan nje kryq. E mbarten ne mes te qytetit, ndersa njerezit perbuznin Njeriun qe e mbante ne krah. Dhe diku, ne nje koder ndaluan. E gozhduan ne pemen dhe e cuan lart qe te kryqezohej ne maje te kodres.
    Kur erdhi e Djela, pema kuptoi se nuk mund te jete prane Perendise, sepse, Jezusi ishte kryqezuar mbi te.


    __________________________________________________

    Mesimi i kėsaj historie ėshtė se kur gjėrat nuk duken tė shkojnė mirė, gjithmonė tė dish se Perėndia ka njė plan pėr ty. Nėse ke besim tek Ai, do tė japė dhuratat e Tij nga mė tė mirat, mė tė mėdhatė.
    Ēdo pemė mori atė qė deshi, por jo ashtu siė ndonjėra prej tyre priste. Nuk dimė gjithmonė se kush ėshtė vullneti i Perėndisė pėr ne. Thjesht dimė se rrugėt e Tij nuk janė rrugėt tona, por rrugėt e Tij janė gjithmonė mė tė mirat!

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    DARKA E FUNDIT.

    Leonardo Da Vinci, piktori i madh italian, pikturoi Darken e Zotit. Iu nevojiten 7 vjet qe te perfundonte punen e tij.

    Qe te zgjedhi personat qe do te paraqeste ne pikture, kerkoi midis qindra njerezve, persona me paraqitje te qete, te pafajshme, dhe te bukur, te cliruar nga shenjat e mekatit.
    Me ne fund, pas nje kerkimi qe zgjati jave, zgjodhi nje te ri 19 vjecar, qe ta perdorte per te paraqitur personin e Krishtit.

    Per gjashte muaj, Da Vinci punoi per kete karakter baze te vepres se tij. Gjashte vitet e ardhshme, duke kerkuar, gjeti per cdo nje nga te njembedhjete apostujt, personat e pershtatshem, duke lene per ne fund vendin e Jude Iskariotit.
    Harxhoi shume kohe, duke kerkuar nje person me nje paraqitje te ashper, nje paraqitje keqberese, te pershtatshme per personin e Judes. Me ne fund, i thane se dikush ne Rome u denua me burgim te perjetshem, dhe ishte tamam personi qe kerkonte.

    Piktori i madh shkoi ne Rome dhe e gjeti. Me leje te posacme nga mbreti, i akuzuari u transfrua ne Milano, ku e pikturoi per muaj te tere.
    "Tani, mund ta merrni" - u tha rojeve qe e shoqeronin. "Mbarova!".

    Duke u larguar i denuari, u kthye dhe i tha Da Vincit: "A e di se kush jam?" Dhe vazhdoi duke thene: " O Zot, si rashe kaq poshte?
    Une jam ai i riu, kur para 7 vjetesh me pikturove per te paraqitur personin e Jezusit".

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    VAJZA QE QANTE ME DESHPERIM!!!


    Nje vajze e vogel qendronte prane nje kishe te vogel dhe qante me denese. Pak me pare kishte shkuar ne kishe por nuk e lane qe te hynte brenda.
    « Nuk mund te shkoj ne mesimin e se dieles dhe kisha kaq shume deshire te shkoja?’’, i tha perseri me denese bariut te kishes qe e pa dhe iu afrua.
    Bariu i kishes duke pare vajzen me floke te pakrehur dhe rrobat e vjetra te vajzes, kuptoi menjehere arsyen qe nuk e kishin lene te hynte. E mori per dore dhe me shume ngrohtesi dhe dashuri e coi ne nje nga takimet e femijeve. I gjeti nje vend dhe e uli.

    Vajza u gezua shume qe u gjend nje vend edhe per ate. Ne darke kur ra per te fjetur nuk e zinte gjumi duke u kthyer sa nga njera ane ne anen tjeter duke menduar te gjithe ata femije qe nuk kishin nje vend per te adhuruar Perendine.
    Dy vjet me vone vajza u gjend e vdekur ne nje ndertese gjysem te rrenuar ne lagjen e varfer ku jetonte.
    Bariu i kishes thirri prinderit e vajzes dhe ndejti me ta qe te perfundonin hollesirat per varrimin e saj. Duke ngritur trupin pa jete te femijes u gjend nje portofol i vogel i vjeter nga ata qe gjenden neper plehra. Brenda ne te kishte 57 cent dhe nje leter te vogel qe shkruante: «Kjo shume eshte per te ndihmuar kishen e vogel qe te rinovoje ndertesen e saj, ne menyre qe te shkojne sa me shume femije ne takimin e femijeve ».

    Askush nuk ishte ne gjendje te thoshte se per sa kohe i kishte mbledhur keto leke, te cilat ishin nje oferte dashurie per femijet e tjere, qe te degjonin fjalen e Perendise.
    Syte e bariut te kishes u mbushen me lot.Te dielen tjeter siper ne predikator kishte portofolin e vjeter te vajzes se vogel. Foli per kete dhe sidomos kritikoi qendrimin e te gjithe atyre qe e kishin penguar vajzen e vogel te hynte ne kishe. Perfundoi duke lexuar copen e letres se vajzes. Lotet filluan te rridhnin ne faqet e njerezve te kishes.

    Botuesi i nje gazete te zones qe degjoi kete histori, shkruajti nje artikull. Nje i pasur, qe ndermjetesonte per ndertesa kur lexoi kete histori u prek kaq shume nga historia e vajzes se vogel dhe i ofroi kishes nje nje toke te madhe per 57 cent... Po mire degjuat!!
    Per 5 vjet kisha mblodhi nga pjesetaret e saj dhe nga shoqeria dhe te njohur qe ishin prekur nga historia e vajzes se vogel, shumen e mrekullueshme, per ate kohe, prej 250 000 dollare. Me keto leke u ndertuan ne fillim te shekulllit te 20 kisha e madhe baptiste me 3.300 vende, Universiteti Temple, nje spital i madh me emrin “Samaritani i mire“ dhe nje ndertese e madhe ku specializohen mesuesit e femijeve te se dieles.

    Per shume vjet pothuajse asnje femije i zones nuk gjendej neper rruge te dielen ne mengjes. Per te gjithe ekzistonte nje vend ne ndonje prej sallave te takimeve te se dieles qe te degjonin per dashurine e Perendise.
    Endrra e asaj vajze te vogel eshte bere realitet.

  8. #8
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    Me pelqyen te tera!

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    XHEJMS THORNHILL DHE PIKTURA E TIJ...

    Xhejms Thornhill, artist anglez, po zbukuronte kubene e katedrales se Shen Palit me piktura te mrekullueshme. Pasi perfundoi nje pjese se vepres se tij, eci mbrapsht per te vezhguar pikturen. Nuk vuri re se po qendronte ne cep te skeles, dhe rrezikohej te rrezohej, gje e cila do t'i kishte sjelle vdekjen e sigurt. Nje shok i tij, duke pare pozicionin e tij te rrezikshem, rrembeu nje furce te lyer me boje dhe e flaku drejt piktures. I inatosur, artisti u hodh perpara per te mbrojtur pikturen e tij, por shoku i tij vetem sa tha:
    "Lavdi Perendise, njollosa pikturen, por shpetova artistin!".



    PREDIKUESI DHE DJALOSHI

    Nje predikues u pyet dikur nga nje djalosh, se ne cfare moshe duhet te kthehet ne besim njeriu? Pergjigja ishte:
    "Te pakten, nje ore para vdekjes!"
    Pas nje intervali te shkurter reflektimi, djali iu pergjigj:
    "Atehere kjo do te thote se duhet te kthehem ne besim menjehere..."



    I KRISHTERI DHE SHOKU I TIJ

    Nje i krishtere pati nje bisede serioze me nje ish shok ushtrie, duke u perpjekur t'i fliste atij per besimin e vet.
    Per te ishte e papranueshme qe cdo njeri lind ne mekat dhe eshte nga natyra ne armiqesi me Perendine. Ai u kujtua, se dikur nje djalosh ne rruge i kishte folur dhe i kishte bere pyetjen:
    "A ke paqe me Perendine?"
    Ai kishte mbrojtur mendimin e tij dhe ishte pergjigjur me zemerim:
    "Ore, si eshte puna me ty? Une nuk jam grindur kurre me Perendine!"



    SA I MADH ESHTE PERENDIA YT?

    Pas mbarimit te predikimit ne nje shesh, nje nga te pranishmit therret menjane predikuesin dhe e pyet me nje ton ironik dhe provokues:
    "Zoteri, Perendia yt eshte i madh apo i vogel?"
    Predikuesi i pergjigjet qetesisht:
    "Perendia im, eshte aq i madh sa s'mund ta nxene qiejt, dhe aq i vogel sa ze vend ne zemren time!!!

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    LAVDERIMI ESHTE "QERAJA" JOTE PER TEK PERENDIA...

    "Buzet e mia do te levdojne'' (PSALMI 63:3)

    Dikush kishte nje ndertese te vogel dhe vendosi dikur ta shiste.
    Ndermjetesi qe merrej me ndertesat, shkruajti nje lajmerim ne gazete dhe ia dha qe ta lexonte, nese binte dakort me lajmerimin qe kishte shkruajtur.
    Pronari i nderteses, lexoi lajmerimin qe ishte pershkruar per shitjen e saj dhe tha: "Nderrova mendje. Pas ketyre qe lexova nuk dua ta shes! Gjate gjithe jetes time, kerkoja nje vend si ky dhe nuk e dija qe e kisha''.
    Keshtu ndodh edhe me bekimet e Perendise. I kemi cdo dite dhe e konsiderojme kete si dicka te zakonshme, dhe kur i humbasim, atehere e kuptojme vleren e tyre.
    Kur semuremi, atehere kuptojme vleren e shendetit qe kishim. Njesoj edhe me punen. Kur mbetemi pa pune, atehere kuptojme dhe vleresojme bekimin e punes qe kishim.
    Lavderimi eshte "qeraja" qe paguajme tek Zoti per keto bekime.
    Lavderoje Ate, per cdo gje qe te dhuron ne jete. Kur t'i humbesh ndoshta do te jete shume vone!




    A JENI E SHPETUAR?

    Nje zonje shkoi tek ungjilltari pas predikimit te Ungjillit. Ai e pyeti ate nese ishte e krishtere.
    "Kjo eshte nje pyetje e jashtezakonshme - u pergjigj ajo, - por atehere nuk me njihni. A e dini kishen ku shkoj?''
    "Jo, nuk banoj ketu" - u pergjigj ungjilltari.
    Zonja vazhdoi: ''Atehere pyetni per anetaret e rregullt te asaj kishe. Do te mesoni se une kam qene adhuruese e rregullt atje per nje cerek shekulli. Nuk veproj si shume te tjere qe vijne nje here sot e njehere mot. Tani ndoshta do ta kuptoni pse e quaj pyetjen tuaj te jashtezakonshme".
    Ungjilltari tha: ''Me degjoni me vemendje vetem, per nje cast. Ne qofte se dikush ka qene ne shkolle per 25 vjet me radhe, ai duhet te jete ne gjendje te kaloje ne provim, apo jo?
    A do te me lejoni t'ju bej disa pyetje?''
    "Sigurisht" - u pergjigj ajo.
    "A jeni e shpetuar?''
    Zonja i hodhi nje veshtrim te habitur dhe i tha: "Kush mund ta dije me te vertete?"
    "A zoteroni jete te perjetshme?"- e pyet perseri ungjilltari.
    "Si duhet ta kuptoj? Ne fund te fundit, jeta e perjetshme eshte thjesht nje nocion'' - u pergjigj zonja me pasiguri.
    "A keni faljen e mekateve?".
    "Kam marre pjese ne Darken e Zotit para dy javesh!"
    "Me vjen keq t'ju them se nuk keni dhene asnje pergjigje te sakte dhe nuk keni kaluar ne provim" - perfundoi ungjilltari.

  11. #11
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    DY ENGJĖJT!

    Dy engjėj qė udhėtonin, ndaluan tė kalonin natėn nė shtėpinė e njė familjeje pasanike. Por njerėzit e saj ishin tė pasjellshėm dhe nuk pranuan t’i linin engjėjt nė dhomėn qė kishin pėr mysafirėt. Pėrkundrazi u thanė tė flinin ne bodrumin e ftohtė tė shtėpisė. Duke rėnė pėr tė fjetur nė dyshemenė e ashpėr, engjėlli i madh, pa njė vrimė nė mur dhe e mbylli, qė tė mos dukej.

    Kur engjėlli mė i vogėl e pyeti pėrse e beri, mė i madhi iu pėrgjigj... “Gjėrat nuk janė gjithmonė ashtu siē duken”.

    Natėn tjetėr engjėjt e kaluan natėn nė shtėpinė e njė tė varfėri, por tė njė bujku mikpritės dhe tė gruas sė tij. Pasi ndanė bashkė atė pak bukė qė kishin, ēifti i la engjėjt qė tė flinin nė krevatin e tyre, nė mėnyrė qė tė bėnin njė gjumė tė qetė e tė shplodhshėm.

    Mėngjesin tjetėr kur u zgjuan, engjėjt gjetėn bujkun dhe gruan e tij duke qarė. Lopa e tyre e vetme qė kishin, qumėshti i sė cilės , ishte e ardhura e tyre e vetme, kishte ngordhur.
    Engjėlli mė i vogėl i inatosur pyeti mė tė madhin: “Njeriu i parė i kishte te gjitha dhe ti e ndihmove. Familja e dytė kishte shumė pak gjėra, por ishte e gatshme qė tė ndante gjithēka me ne dhe ti lejove tė ngordhte lopa e tyre e vetme”.

    “Gjėrat nuk janė gjithmonė ashtu siē duken”, iu pėrgjigj engjėlli mė i madh. “Kur ishim nė atė bodrumin e ftohtė, pashė se brenda nė atė vrimė kishte flori tė fshehur. Pėr arsye se i zoti i shtėpisė ishte kaq i pangopur dhe krejt i pagatshėm tė ndajė pasurinė e tij, e mbylla murin nė mėnyrė qė tė mos e gjente thesarin e fshehur”.
    “Mbrėmė, kur fjetėm nė atė krevatin e atij njeriu zemėrmirė, erdhi engjėlli i vdekjes tė marrė gruan e tij dhe unė nė vend tė saj i dhashė lopėn. Pra, gjėrat nuk janė ashtu siē duken”.

    Disa herė, tamam kėshtu ndodh nė jetėn tonė kur gjėrat nuk pėrfundojnė ashtu siē duhet ose ashtu siē do donim. Por, nė qofte se kemi besim dhe i besojmė Perėndisė, duhet tė jemi tė sigurt se ajo qė po ndodh, ėshtė pėr tė mirėn tonė. Nė tė shumtėn e rasteve, e kuptojmė shumė vonė, sepse nė fillim tė gjitha tregojnė tė kundėrtėn.

    Le tė mendojnė kėto:

    Mos ndoshta sonte nuk mund tė flesh: Kujto se ekzistojnė familje qė nuk kanė as krevat tė shtrihen.
    Mos vallė je nevrikosur, sepse ke ngecur diku ngaqė ka shumė trafik. Mos u trishto. Ekzistojnė njerėz nė kėtė botė, pėr tė cilėt ngasja e makinės ėshtė gjė e padėgjueshme.
    Mos vallė kishe njė ditė tė keqe nė punė? Mendo se ekzistojnė njerėz qė nuk kanė fare punė. Mos vallė mėrzitesh sepse nuk more nė punė aq para sa meritoje? Mendo se nė disa vende tė tjera, ekzistojnė njerėz qė janė tė detyruar tė punojnė 12 orė nė ditė, shtatė ditė nė javė, qė tė marrin vetėm 15 euro nė muaj, dhe me kėto para duhet tė ushqehet e gjithė familja.
    Mos vallė marrėdhėnia jote me dikė tjetėr nuk shkon mirė? Mendo se disa njerėz nuk kanė njohur ndonjėherė se ēdo tė thotė tė dush dhe tė tė duan.


    Mos vallė vure re njė thinjė nė flokėt e tu. Mendo tė sėmurin qė ka kancer dhe bėnė terapi me pėrfundim tė ketė humbur gjithė flokėt e tij.
    Mos vallė je nė njė gjendje dhe pyet se cili ėshtė qėllimi i jetės tėnde? Mendo se ekzistojnė shumė njerėz, tė cilėt nuk kanė mundėsinė qė tė jetojnė kaq shumė, nė mėnyrė qė tė kenė tė njėjtin problem me ty.
    Mos je vallė viktimė e padrejtėsisė sė hidhur ose e mospėrfilljes sė ndonjė njeriu?
    Mendo se gjėrat mund tė ishin akoma mė keq dhe se mund te ishe ti nė vendin e tyre.
    *

  12. #12
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    I KRISHTERI DHE BERBERI ATEIST!

    Nje krishtere i vertete dhe nje berber ateist po ecnin prane njeri - tjetrit, ne njeren prej lagjeve te varfra te Cikagos. Ata hasen varferi, papasterti dhe mjerim ne cdo ane. Berberi iu kthye te krishterit dhe i tha:
    "Ne qofte se Perendia do te ekzistonte me te vertete, dhe ne qofte se do te ishte Perndi i dashurise, sic u thua ti njerezve, atehere si mund te kishte nje varferi, mjerim dhe korrupsion te tille ne bote? Nje Perendi dashurie nuk do te mund te lejonte gjera te tilla".
    I krishteri nuk iu pergjigj menjehere, por ne zemer iu lut Zotit ta lejonte ate qe te gjente nje pergjigje te duhur. Pas pak, te dy takuan nje pijanec krejtesisht te lene pas dore. Ai kishte mustaqe dhe floke te gjata, qe me sa dukej, nuk ishte qethur per muaj te tere, pasi i binin mbi jaken e kemishes.
    "Ti, nuk mund te jesh berber i mire" - iu drejtua i krishteri berberit, - "sepse perndryshe, ky njeri nuk do te dilte neper rruge kaq i lene pas dore".
    "Pse me bene mua pergjegjes per te?" - U pergjigj tjetri i zemeruar.
    "Ke te drejte" - tha i krishteri - "dhe kjo eshte arsyeja pse njerezit vazhdojne te jene skllever te tille te mekatit dhe te veseve te keqija.
    Ata nuk pranojne te vijne tek Zoti Jezus, i Vetmi qe mund ta ndryshoje jeten e tyre te mjere dhe t'i beje ata te lumtur pergjithmone!!!

  13. #13
    i/e rregjistruar 10% Maska e xhushi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Postime
    47
    Reputacioni
    0

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    Emaus ishin vertet shume te bukura.Faleminderit. Tani dua te te bej nje pyetje.A eshte mekat te ndryshosh fene?

  14. #14
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fjale dhe histori qe e ndihmojne shpirtin tuaj.

    KRYQI

    Nje i ri u ul ne gjunje per t'u lutur.
    ''Zot, nuk mund te vazhdoj" tha, "kryqi im eshte shume i rende per t'u ngritur". Zoti iu pergjigj: "Biri im, ne qofte se nuk mund te durosh peshen, vendose kryqin tend brenda ne kete dhome, pastaj hap deren tjeter dhe zgjidh cilin kryq te duash".
    I riu u lehtesua dhe tha: "Faleminderit Zot".
    Dhe beri ashtu sic i tha Krishti.
    Hapi deren tjeter dhe pa shume kryqe, disa ishin aq te medhenj sa qe as majat e tyre nuk dukeshin. Pastaj pa nje te vogel, qe mbeshtetej ne mur.
    "Kete do te doja", dhe Zoti iu pergjigj: ''Por, biri im, ky eshte kryqi qe ti sapo le"...
    Kur problemet e jetes duken shume te medha per t'i kaluar, mire eshte te shohim perreth nesh dhe te veshtrojme se cfare kalojne njerezit e tjere. Pastaj do te kuptosh, se ti je me me shume fat nga cmund ta mendoje!

    PERENDI FOLEM

    Njeriu peshperiti: ''Perendi folem" dhe u degjua cicerima e zogjve. Por njeriu nuk e degjoi...
    Keshtu njeriu therriti me fort: ''Perendi folem", dhe bubullima cau qiellin nga njera ane ne tjetren. Por njeriu nuk e degjoi...
    Njeriu hodhi nje sy perreth tij dhe tha: ''Perendi , me ler qe te shoh". Nje yll vezullonte me shkelqim. Por njeriu nuk e vuri re...
    Dhe njeriu therriti dhe tha: ''Perendi, me trego nje mrekulli", dhe nje jete lindi. Por njeriu nuk e kuptoi perseri...
    Keshtu njeriu perseri thirri me deshperim dhe zhgenjim: ''Me prek Perendi dhe lejo te kuptoj se je ketu".
    Ate cast Perendia arriti poshte dhe preku njeriun. Por njeriu hodhi qe nga supet e tij fluturen e bukur dhe vazhdoi rrugen e tij...
    O njeri!!! Mos i humb bekimet e Perendise sepse nuk te vijne ne menyren qe ti i pret...


    ASNJE NUK ESHTE I PADOBISHEM NE VEPREN E PERENDISE!


    Nje fshatar, shpesh ngarkonte uje nga cezma ne shtepine e tij , me dy kaceke lekure, qe i varte ne te dy anet e nje shkopi, te cilin e mbante ne supet e tij. Nje nga kaceket ishte pak i shqyer, me perfundim te rrjedhi gjate gjithe rruges. Kjo ishte arsyeja qe kaceku te ndihej me i ulet kundrejt tjetrit qe ishte me i ri.
    Nje dite kaceku i prishur i tha njeriut: ''Njeri i mire, me vjen keq per gjendjen time dhe per ujin qe humbas gjate gjithe rruges. Me vjen keq sepse ti lodhesh, por une sjell ne shtepine tende me pak uje sesa duhet. Jam i padobishem...".
    Atehere njeriu iu pergjigj: ''Dua te vesh re gjate rruges sone lulet e bukura qe kane celur gjate monopatit per te shkuar nga cezma ne shtepi".
    Kur pas pak arriten ne shtepi, njeriu pyeti kacekun e prishur: ''I pe lulet? Nuk ishin te bukura?''
    ''Po" u pergjigj kaceku i vjeter e i prishur.
    ''Por, nuk kuptova, cfare lidhje kane lulet me mua, qe jam i padobishem?".
    ''Kane lidhje dhe lidhje te madhe bile" u pergjigj njeriu.
    ''E vure re sa lule ka vetem nga ana jote, kur ju mbaj qe nga cezma per ne shtepi? Duke kaluar, ti i ujit dhe i ben qe te celin e te lulezojne gjate rruges tone. Aroma e tyre lehteson peshen dhe lodhjen time dhe e ben te kenaqshme rrugen time me ngarkesen e ujit qe mbaj...
    E kuptove pra, se nuk je i padobishem!!!

  15. #15
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume te lezetshme historite flm

  16. #16
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    NJE TREGIM I SHKURTER

    Nje vajze po priste aeroplanin ne nje aeroport te madh.
    Meqenese i duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe te kalonte kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.
    Afer saj ishte karrigia me biskota dhe nje karrige me tej nje person tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe zoteria nga karrigia tjeter mori nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha asgje vetem vazhdoi te lexonte librin.C'do here qe ajo merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteria pa u merzitur fare.
    Vazhduan keshtu deri sa ne kuti mbeti vetem nje biskote,dhe vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!!
    Zoteria e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese.

    "Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoje nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes. Kur u ndje me mire, u ul ne nje vend ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te papritur. E mbylli librin dhe hapi canten qe ta fuse brenda,dhe ne momentin kur shikoi brenda,pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U turperua dhe atehere e kuptoi se kutia me biskota kishte qene e zoterise qe kishte qene ulur ne karriken prane te sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervozizem apo brenge e ndau edhe biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta.

    PERFUNDIMI: Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj, dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre? Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla sic na duken neve ne shikimin e pare!!!

    Ne jete ekzistojne 5 gjera te cilat nuk mund te kthehen:

    Guri qe eshte hedhur

    Fjala qe eshte thene

    Rasti apo mundesia pasi te jete humbur

    Koha qe ka kaluar

    Dashuria per te cilen nuk luftohet.


    Njehere,dikush ka thene:

    Puno sikur nuk do te kesh kurre nevoje per para.

    Dashuro, sikur te mos kesh vuajtur kurre nga dashuria

    Vallezo sikur mos te jete askush afer te te veshtroje.

    Kendo sikur te mos jete askush qe te te degjoje.

    Jeto, sikur te jete parajsa ne toke.

  17. #17
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    e lexova ate mesiper emaus ishte histori mjaft e bukur dhe per te mar shembull


    shum te bukura te tera

  18. #18
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    e lexova ate mesiper emaus ishte histori mjaft e bukur dhe per te mar shembull


    shum te bukura te tera
    Faleminderit Majdi, do fus edhe te tjera akoma me te bukura

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 08:01 PM
  2. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga Alb-Angel nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 1460
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 11:53 PM
  3. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga ingal nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 21-06-2007, 07:04 PM
  4. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga EMAUS nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-05-2007, 07:36 PM
  5. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga Alb-Angel nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 1460
    Postimi i Fundit: 01-01-1970, 01:00 AM