Receta Gatimi

nje grusht njerzish qe do te perule nje Hero


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    nje grusht njerzish qe do te perule nje Hero

    Dje kam lexuar nje artikull mbi Heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti.
    Na qenka shkruar nje liber nga Oliver Jens Schmitt, dhe perkthyer ne shqip nga Ardian Klosi.
    Ne kete artikull me pak fjale flitej, qe Skenderbeu nuk eshte hero shqiptar por nje gjakmares , ai nuk luftoi per lirine e arberise por per te mare haken e babait te tij vrare nga turqit, i jati nuk quhej Gjon por Ivan, qe nuk ish shqiptar por ballkanas dhe e pervetesuan shqiptaret, qe emri i tij nuk ish famoz si hero por meqe shqiptaret nuk kishin nje hero menduan te benin skenderbeun, etj brockulla te tilla.
    ja dhe artikulli ne fjale:

    Bota pas tij nuk deshi tė dinte pėr kėtė fat tragjik, ajo dėshiroi njė hero ngadhėnjimtar nė luftėn pėr mbijetesė kundėr perandorisė osmane. Kėshtu vazhdoi tė jetojė Kastrioti i madh, si hero vezullues nė kujtesėn e tė krishterėve nė Ballkan dhe nė Perėndim, ndėrkohė qė u harrua se ai nė tė vėrtetė ishte figura tragjike e njė periudhe kur po ndryshonin kohėt". Kjo ėshtė njė pjesė nga monografia "Skėnderbeu", e Oliver Jens Schmitt, profesorit tė historisė sė Evropės Juglindore e sjellė nė shqip nga Ardian Klosi. Libri na bėn tė krijojmė njė tjetėr imazh pėr Heroin tonė kombėtar. Sipas autorit, kthimi i Skėnderbeut nė Arbėri dhe lufta qė bėri kundėr perandorisė osmane, ishte njė hakmarrje pėr vrasjen e tė atit, dhe jo lufta pėr tė cilėn ne kemi mėsuar. Schmitt me librin e tij kėrkon tė tregojė se Skėnderbeu ishte njė hero tragjik, i cili ēoi Arbėrinė drejt rrėnimit. Nė njė intervistė dhėnė pėr "Gazetėn Shqiptare", pėrkthyesi i kėtij botimi, Ardian Klosi, rrėfen arsyet qė e ēuan autorin nė kėtė konkluzion. Ku u mor dokumentacioni qė mbėshtet zbėrthimin e njė mitologjie qė mbretėron prej njėqindvjeēari tek ne? Nė kėtė vėllim kushtuar Skėnderbeut, profesor Oliver Jens Schmitt, shkėputet nga jetėshkrimet tradicionale pėr Gjergj Kastriotin dhe shkruan se jeta dhe kryengritja e Skėnderbeut u bė dhe tragjedia e trevės sė tij tė prejardhjes, e cila si asnjė rajon tjetėr i Ballkanit u shkretua dhe u shpartallua nga osmanėt. Autori e quan gati emblematike vetminė e Skėnderbeut nė ditėt e tij tė fundit. Monografia "Skėn-derbeu" ėshtė promovuar kėto ditė nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar.
    Pas promovimit tė monografisė "Skėnderbeu" tė Oliver Jens Schmitt, kanė lindur shumė debate mbi pėrshkrimin qė i bėn ky botim figurės sė heroit tonė kombėtar. Ka njė tjetėr arsye tė luftės sė Skėnderbeut dhe kthimit tė tij nė Shqipėri ...
    Ky ėshtė vetėm njė moment i veprės. Vetė vepra ėshtė rreth 500 faqe dhe ėshtė jashtėzakonisht e plotė. Pėr mua ėshtė botimi mė i plotė pėr Skėnderbeun, qoftė nė pikėpamjen dokumentare, tė tė gjithė aparatit burimor mbi tė cilin mbėshtetet, por edhe mėnyrės sė paraqitjes. Ėshtė origjinale, ėshtė e veēantė dhe ėshtė jashtėzakonisht tėrheqėse. Pėr sa i pėrket motivit tė kthimit tė Skėnderbeut nė Arbėri, pėr mua monografia ėshtė shumė bindėse sepse ėshtė e mbėshtetur nė dokumente, dhe dokumentet qė ka gjetur Oliver Schmitt janė tė rralla. Nė njė botim mė tė plotė tė kėsaj vepre, ne do ta riprodhojmė kėtė dokument. Riprodhimi i tij nuk do tė lėrė asnjė dyshim. Ky dokument tek i cili bazohet, autori i librit, tregon atė qė thotė i dėrguari i Skėnderbeut nė Romė. Ky i dėrguar thotė se Sulltan Murati i II, i ka vrarė tė atin dhe kjo ėshtė arsyeja qė ai ngriti armėt kundėr osmanėve. Nga kjo del se, Gjergj Kastrioti ėshtė hakmarrė pėr familjen e tij.
    Nė kėtė monografi, babai i Skėnderbeut jepet me emrin Ivan. Shqiptarėt e kanė njohur gjithmonė me emrin Gjon. Pse ėshtė pėrdorur ky emėr?
    Ivan ėshtė forma e saktė e emrit tė babait tė Skėndėrbeut. Nė tė gjitha dokumentet e botuara mė parė emri i babait tė Gjergj Kastriotit del Ivan ose Juvan. Madje edhe turqit sipas dokumentave, Arbėrisė i thoshin territoret Juvanli dhe jo Arbėri.
    Fakti se emri ėshtė Ivan dhe jo Gjon, ėshtė marrė prej ndonjė dokumenti zbuluar prej Shmid-it nė arkiva?
    Janė botuar disa herė shkrime ku emri i tė atit ėshtė Ivan. Dhe kjo nga autorė tė ndryshėmm si Radoniē, apo Xhuzepe Valentini kur kanė kanė shkruar pėr skėnderbeun. Emri Gjon ėshtė njė shpikje, dhe nuk ėshtė emri i vėrtetė i babait tė Gjergj Kastriotit.
    Si mund tė pritet si fakt, emri Ivan nga shqiptarėt?
    Oliver Schmitt e shpjegon shumė mirė edhe kėtė. Jo vetėm emri i babait ėshtė Ivan, por edhe emri i tė birit tė Skėndėrbeut ėshtė i tillė. Duhet tė kemi parasysh, se ai ka lindur nė Dibėr, dhe Dibra ėshtė njė trevė e pėrzier. Pėr mė tepėr, familja e tij ishte ortodokse, dhe pėr ortodoksėt emri Ivan ose Juvan ėshtė i zakonshėm.
    Nė parathėnien e kėsaj monografie, me mjaft interes pėr lexuesin shkruhet se Skėnderbeu ėshtė njė hero, por jo njė hero qė bėri luftė dhe fitoi disa beteja, por si njė hero qė shkaktoi tragjedi...?
    Kjo ėshtė e vėrtetė. Por nė fakt, ky ėshtė realiteti historik, tek i cili ne nuk mund tė ndryshojmė asgjė. Pėr mendimin tim kjo nuk ia ul aspak vlerėn Skėnderbeut. Siē kemi admirim pėr ēdo njeri qė idealin e tij e mbron deri nė fund me njė fuqi tė jashtėzakonshme. Themi tragjedi sepse pas luftės sė bėrė nga Skėnderbeu, perandoria osmane u tregua shumė e ashpėr mė Arbėrinė. Dhe sėrish ky ėshtė realiteti, ku nuk mund tė ndryshojmė gjė. Janė fakte historike qė nuk mund tė ndryshohen. Mehmeti i II-tė, qė kur dėshtoi kryqėzata qė ishte planifikuar me Skėnderbeun si kryekomandant, u tregua i ashpėr. Atėherė Skėnderbeu mbeti i vetėm, sepse edhe Venediku me Napolin u tėrhoqėn. Nė kėtė moment ai mbetet i vetmuar pėrballė kėsaj superfuqie, siē ishte Perandori Osmane. Ai ka dėrrmuar Arbėrinė, ka masakruar popullsinė me dhjetėra mijėra, ka shkretuar fshatra dhe qytete tė tėra, ka prerė edhe pyje qė tė zhdukte kryengritėsit, rezistencėn. Tė gjitha kėto do ti gjeni me dokumente. Ai vend u shkatėrrua deri nė atė masė, sa vendasit harruan edhe emrin e tyre. Dalėngadalė nga arbėr, u vetėquajtėn shqiptar. Ėshtė njė thyerje e madhe.
    Sipas jush, kjo ėshtė arsyeja qė ndryshoi emri nga Arbėri nė Shqipėri?
    Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore. Pse? Ėshtė fakt se ata shqiptarė qė mėrguan, ata arbėreshė qė mėrguan nė Italinė e Jugut dhe nė Greqi vazhduan ta quajnė veten arbėreshė, kurse ata qė qėndruan nė Arbėri, nuk u quajtėn mė arbėr, sepse Arbėria mori fund. Mbaroi. Mbeti njė mbeturinė e vogėl venedike qė u quajt Arbėria venedike. Ndėrkohė vetė Arbėria, prijėsit arbėr, fisnikėria arbėre, u zhduk, ose u masakrua, u likuidua ose u konvertua. Morėn emra myslimanė, u bėnė pjesė apo vasalė tė njė perandorie tė re dhe nė kėtė mėnyrė dalėngadalė nisi njė tjetėr vend ekzistencėn e tij.
    Ku janė siguruar kėto dokumente qė na sjellin njė tjetėr Skėnderbe, njė tjetėr hero, ndryshe nga imazhi qė ne kishim krijuar pėr gjithė kėtė kohė? Si u siguruan pas kaq kohėsh dokumente qė na "ndryshojnė" heroin?
    Kjo ėshtė njė kritikė pėr historianėt shqiptarė. Nė pėrgjithėsi historianėt tanė nuk punojnė me arkivat. Do tė rezervohesha shumė si historian pėrpara se tė kritikoja Oliver Schmitt-in. Ai punon nė mėnyrė intensive me arkivat. Ai ka punuar nė arkivat e Milanos, tė Parisit por edhe tė Kroacisė, nė Dubrovnik, nė Korēulė, Zardarė dhe nė Split. Nė kėrkimet e tij nė arkivin "Sforca" tė Milanos, ka gjetur ndėr tė tjera edhe dokumentin nė fjalė. Kėto janė tė hapura pėr tė gjithė. Mė hollėsisht, diplomatėt e atėhershėm, pėr shembull tė Milanos, dėrgonin pėrditė relacione nė Vatikan, qė ata i quanin dispaēi. Kėto ishin herė gjysmė faqe e herė njė faqe e nė to shkruhej pėr shembull, ...sot erdhėn tė dėrguar nga Skėnderbeu kėta persona dhe thanė kėto gjėra... ku shkruhen ato ēfarė janė thėnė. Janė dokumente origjinale tek tė cilėt ai ėshtė bazuar.
    Sipas jush, kjo ka tė bėjė edhe me rishkrimin e historisė, sepse ajo histori qė ne kemi mėsuar ka defekte?
    Patjetėr qė ka tė bėjė me kėtė. Siē e thamė mėnyra mė e mirė pėr tė plotėsuar historinė ėshtė tė mbėshtetėsh nė burime. Kjo kėrkon njė punė shumė tė mundimshme, duhet tė njohėsh gjuhėt e vjetra, siē janė gjuhėt e mesjetės. Njohja e tyre ėshtė e domosdoshme nė qoftė se do tė thellosh njohjen e historisė.
    Kush ėshtė Skėnderbeu sipas Oliver Schmitt?
    Ėshtė e vėshtirė ta pėrmbledhėsh me pak fjalė. Ėshtė njė fisnik i ish-perandorisė sė bizantit, me cilėsi tė jashtėzakonshme fizike dhe mendore. Qė nė rini tė tij i vunė emrin Aleksandri i ri, Skėnder-bei, pėr aftėsitė e tij tė rralla. Ėshtė njė njeri qė ndezi njė kryengritje tė pėrmasave tė jashtėzakonshme. Kishte bėrė diēka mė parė Gjergj Arianiti, por ajo e Skėnderbeut kishte pėrmasa tė tjera. Gjergj Kastrioti dalėngadalė kreu zhvendosjen nga njė fisnik ortodoks, nė pėrfaqėsues dhe atlet tė Krishtėrimit dhe tė katolicizmit. Kjo zhvendosje u bė e mundur falė kėshilltarėve tė tij dhe diplomatėve, qė nga kleri i lartė katolik i Arbėrisė, qė ishte nė radhė tė parė, Pal Engjėlli, por edhe Gjergj Pelini i Tivarit. Kėto ishin zhvillime politike, sepse Skėnderbeu nė sipėrmarrjen e tij tė jashtėzakonshme kishte nevojė pėr aleatė. Nė fillim pati aleat Huniadin, por ai vdiq dhe me Venedikun ka pasur gjithmonė marrėdhėnie tė vėshtira, marrėdhėniet e mira kanė qenė tė pėrkohshme. Pas kėsaj u bė vasal i Napolit, sepse e pa qė Krujėn nuk e mbronte dot i vetėm, dhe as sundimet e tij nuk i mbronte dot i vetėm dhe bėri betimin e vasalit. Ia kaloi Krujėn Napolit. Ai ka pasur marrėdhėnie tė mira veēanėrisht me Papėn Kaliksi i III-tė dhe Piu i II-tė, e sidomos me kėtė tė fundit, i cili e pėrfshiu nė planin e vet pėr njė kryqėzatė tė madhe. Skėnderbeu do ishte kryekomandant i ushtrive tė krishtera dhe atėherė do tė bėhej mbret i epirotėve por, kjo nuk u realizua kurrė dhe ai nė nomenklaturė mbeti njė zot, njė sundimtar siē ishin Gjergj Arianiti, Muzakė Topia apo Balshajt. Qėndresa e tij ėshtė e jashtėzakonshme dhe siē e thotė Schmitti me tė drejtė, Skėnderbeu ėshtė burri mė i famshėm nga e gjithė Evropa juglindore, jo pėr njė shekull po pėr disa shekuj.
    Domethėnė, ajo qė bėri Skėnderbeu, pėrveēse hakmarrje pėr familjen e tij ishte edhe njė luftė e vėrtetė, qė kishte si qėllim tė fitohej?
    Pikėrisht. Nga njė kryengritje pėr arsye mė shumė personale, dalėngadalė mori formėn e njė aleance tė botės sė krishterė kundėr vėrshimit otoman mbi Evropėn. Nė fund siē e thamė, Skėnderbeu ishte atlet i Krishtit, Skėnderbeu ishte Aleksandri i Ri, Skėnderbeu-komandant i kryqėzatės. Ai ishte njeriu qė do tė dėbonte Perandorinė Osmane nga Evropa.
    Nė librin monografik, shkruhet se shoqėritė kanė nevojė pėr heronj dhe si tė tillė, ata heronj krijohen sipas dėshirės sė popujve, pa u mbėshtetur nė fakte historike...
    Kjo ka ndodhur nė shumė vende dhe kjo ka ndodhur edhe tek ne. Duhet ta dini se miti i Skėnderbeut nuk ėshtė mė shumė se 100 apo 120-vjeēar. Skėnderbeu u ruajt nė kujtesė tek arbėreshėt e Italisė por, nė pėrgjithėsi ishte i harruar nė Shqipėri. Me Rilindjen Kombėtare, ėshtė e qartė se ky vend i rrezikuar nga fqinjėt sllavė dhe grekė, kishte nevojė pėr njė figurė, njė mit, njė mbret tė dikurshėm tė shqiptarėve, lindi nevoja pėr njė figurė qė tė bashkonte shqiptarėt. Oliver Schmitt e shpjegon shumė bukur qė, edhe serbėt kanė dashur ta kenė tė tyrin kėtė hero, edhe kroatėt e kanė dashur si figurė tė rilindjes sė tyre, por edhe grekėt. Nė fund fituan shqiptarėt sepse, natyrisht Skėnderbeu ishte mė shumė shqiptar se sa sllav. Edhe pse familja e tij kishte njė pjesė sllave, sepse nėna ishte Brankoviē por, ishte mė shumė shqiptar. E morėn shqiptarėt dhe e kthyen nė simbol tė shtetit dhe kombit tė tyre tė ri. Gjithė kjo ndėrtesė ka njė pjesė tė vėrtetė por, ka edhe shumė fantazi, ka shumė legjendė, ka shumė dėshirė tė shqiptarėve tė sotėm tė projektuara kėto nė mesjetė por qė nuk pėrputhen me faktet historike. Pėrshtypja ime ėshtė se dalėngadalė, Skėnderbeu do tė shkojė nė pėrmasat e tij reale historike, nė fund tė fundit duke mos humbur ne absolutisht asgjė nga admirimi pėr kėtė figurė tė jashtėzakonshme.
    Ka pasur njė debat tė gjerė nė media por edhe jashtė mediave nga shumė historianė dhe intelektualė. Ēfarė do t'iu thoshit tė gjithė atyre qė e kundėrshtojnė kėtė imazh tė ri tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu?
    Unė do iu thosha: lexojeni pėrpara se tė debatoni. Lexoni monografinė e re, lexoni dokumentet e kohės, mos u ngutni tė bėni debat!
    Si u bė e mundur botimi i kėtij libri nė shqip para se tė botohej nė gjuhėn e autorit?
    Kėtė e bėri njohja dhe miqėsia ime me Oliver Schmitt. Duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me e-maile, mė njoftoi pėr pėrfundimin e veprės para disa muajsh. Unė e pyeta nėse kishte dėshirė ta botonte sė shpejti dhe ai u pėrgjigj pozitivisht. Ndėrkohė ai ka gjetur njė shtėpi botuese nė Vjenė dhe atje do tė botohet pėr disa muaj nė gjermanisht. Mund tė them se janė mjetet moderne tė komunikimit qė e bėnė kėtė.




  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: nje grusht njerzish qe do te perule nje Hero

    Te gjitha gjerat qe na perkisnin na i kane marr, tani duan edhe te ndryshojne historine tone dhe personazhet qe e kane ndertuar...! Pale, duke ndryshuar edhe identitetin e tyre...! Cmenduri dhe genjeshter!
    Ky artikull nuk ka nevoje per komentim, komentohet vete negativisht!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Plaku Hero i Disney, Carl Fredicksen
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 04:46 PM
  2. Ktheu parate e gjetura, taksisti behet hero
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 04:45 PM
  3. Papagalli shpėton fėmijėn, shpallet hero
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 09:27 AM