Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 16 prej 16
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Receta Gatimi

    Tensionohet situata ne Greqi ku perleshjet mes te rinjve dhe policise kane vazhduar gjate gjithe nates.

    Mijera te rinj jane perfshire ne incidente ne mbare vendin helen, duke shkaktuar deme te medha materiale. Keto ngjarje jane nje reagim i forte i te rinjve ndaj vrasjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve paqesore diten e djeshme.

    Demostruesit kane sulmuar me gure dhe mjete te forta forcat e rendit ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume qytete te tjera te vendit.

    Nderkohe, ministri i Brendshem Prokopis Pavlopulos ka dhene doreheqjen por kryeministri Karamanlis nuk e ka pranuar. Pavlopulos ka kerkuar gjithashtu edhe falje publike per vdekjen e 15 vjecarit.

    Dy agjente jane arrestuar dhe po merren ne pyetje per te zbardhur episodin qe shkaktoi zemerimin e rinise greke.


    © Top-Channel

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Greqi, bilanc i rende njerezor pas perleshjeve

    Bilanc i rende njerezor pas perleshjeve te nates ne shume qytete te Greqise ku mijera te rij jane perplasur me forcat e policise.

    24 agjente te plagosur, 1 i ri i vrare dhe 6 persona te arrestuar eshte bilanci me i fundit i publikuar ne vendin fqinje pas “luftes guerrile urbane” ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume zona te tjera te vendit.


    Perleshjet filluan dje pas vdekjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve. Nderkohe, demet materiale jane te medha. 31 dyqane, 9 agjenci bankare dhe 25 makina jane shkaterruar.

    Te dhenat jane publikuar nga policia qe thekson se viktima e perleshjeve quhet Andreas Grigoropoulos. “Dy agjentet thane se u sulmuan dhe ne kete menyre reaguan. Njeri prej tyre leshoi nje granate, tjetri qelloi tre here duke shkaktuar vdekjen e nje te riu”, lexohet ne komunikaten e policise helene.


    © Top-Channel

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Athine, arrestohet polici qe vrau 15 vjecarin

    Polici qe qelloi mbi 15-vjecarin ne Athine eshte arrestuar me akuzen e “vrasjes se qellimshme”. Vdekja e adoleshentin ka nxitur shperthimin e dhunes ne kryeqytetin grek, nderkohe qe autoritetet kane bere apel per qetesi.

    Protestuesit kane qelluar me bomba molotov ndaj forcave te sigurise, kane plackitur dyqanet dhe djegur makinat qe gjendeshin ne rruge.

    Me pas dhuna eshte shtrire edhe ne Selanik dhe ne ishujt e Kretes dhe Korfuzit.

    Ministri i Brendshem, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se “cdokush ka te drejt te protestoje, por eshte e papranueshme qe te shkaterrohet prona private e qytetareve dhe dhuna ndaj njerezeve te pafajshem”.

    “Askush nuk duhet te jete pjese e protestave qe pame. Te tilla veprime jane kunder te drejtave te njeriut”, shtoi ai.

    Pavlopoulos deklaroi se kishte vendosur te jepte doreheqjen, por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga kryeministri Kosta Karamanlis, qeveria e te cilit ka humbur tre ministra nga skandalet koheve te fundit.

    16 banka, 20 dyqane dhe dhjetra shtepi jane demtuar, nderkohe shume persona jane vene ne pranga.


    © Top-Channel

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Vazhdon dhuna ne Greqi

    Trazirat vazhdojne per te dyten dite ne qytetet me te medha greke pas vrasjes se nje 15 vjecari gjate protestave te djeshme ne Athine. Mijera protestues dolen ne zonen Eksarqia dhe kerkojne drejtesi per vrasjen e te riut.


    Policia thote se ka marre masa per ruajtjen e rendit, por rreth 5 mije demonstrues qe marshuan ne drejtim te Drejtorise se Policise se Athines kane hedhur bomba “Molotov”, duke shkaterruar plotesisht nje dyqan makinash dhe duke u rrezikuar jeten banoreve te pallatit qe ndodhet mbi te.

    Nje numer zjarrfikesish kane evakuar banoret, ndersa policia ka perdorur gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit. Protesta jane zhvilluar edhe ne Selanik.

    Prej akteve te dhunes gjate nates, policia ndaloi gjashte persona, kater police u plagosen, dhjetra makina u dogjen plotesisht, qindra te tjera u demtuan, ndersa te pakten 10 dyqane u dogjen plotesisht.

    Disa banka e biznese jane demtuar nga guret e hedhur nga protestuesit. Demi llogaritet ne disa miliona euro. Lidhur me ngjarjen ka reaguar e gjithe klasa politike greke.

    Presidenti i vendit Karolos Papulias, denoi vrasjen e te riut prej policeve dhe kerkoi reagim te menjehershem te shtetit per t’i kthyer banoreve ndjenjen e drejtesise, se barabarte per te gjithe, e cila kohet e fundit duket se eshte lekundur, sic deklaroi ai.

    Kryeministri Karamanlis i dergoi nje telegram ngushellimi familjes te se riut dhe premtoi ndihmen e qeverise per familjen, si dhe denim shembullor per autoret e ngjarjes.

    Me heret, Karamanlis nuk pranoi doreheqjen e ministrit te Rendit Prokopis Pavllopulos dhe te zevendesministrit te kesaj ministrie.

    Reagime ka pasur edhe prej partive te opozites, te cilat kerkuan denime te rrepta per autoret. Dy policet qe u ndaluan nen akuzen e vrasjes te 16-vjecarit, u derguan ne mesdite ne gjykate, e cila vendosi t’i mbaje ata ne burg pa afat.

    Ne te gjitha raportet e mediave boterore, lajmi shoqerohet me komente negative per metodat e perdoruara prej policise greke per shtypjen e demonstratave te grupeve majtiste.

    Korrespondenti dhe kameramani i “Top Medias” ne Athine, Artur Bibe dhe Andon Ymeri jane kercenuar nga policia, ndersa ndiqnin zhvillimet e dhunshme ne qender te Ahines.



    © Top-Channel

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Greqi, sot priten protesta te tjera

    Greqia pritet te perballet sot me protesta per te treten dite rresht, pas vrasjes se nje 15-vjecari nga policia ne fundjave.


    Vrasja shkaktoi perplasje te dhunshme me policine, qe lane pas deme te medha materiale. Partia Komuniste greke ka bere thirrje per nje proteste masive ne nje park te Athines dhe te njeten gje ka bere dhe nje parti tjeter, Koalicioni i se Majtes.

    Ndersa partia kryesore ne opozite, ajo Socialiste, u ka bere thirrje grekeve qe te denojne qeverine. Shumica e perplasjeve ka ndodhur ne universitete dhe shume protestues e kaluar naten atje.

    Qeveria ka bere thirrje per ndaljen e dhunes, duke njoftuar se drejtesia eshte vene ne vend me arrestimin e policit qe vrau adoleshentin.



    © Top-Channel

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Bashkia e Athines pezullon festimet per fundvitin

    Vazhdon tensioni ne qytetet me te medha te Greqise. Pervec Athines, aktet me te dhunshme u zhvilluan ne Hania, Selanik, Pater dhe Janine.


    Mengjesin e sotem protestat ishin te qeta dhe ato jane organizuar nga partite e opozites. Ndersa protestohej serish pronaret e dyqaneve te shkaterruara po pastronin demet e nje nate me pare.

    Protesta u zhvilluan ne disa zona te kryeqytetit helen edhe prej nxenesve te shkollave, te cilet braktisen mesimin dhe u mblodhen ne sheshin perpara Akademise se Shkencave te Athines.

    Protesta te ngjashme u zhvilluan edhe ne qytete te tjera te vendit, nderkohe qe mbasdite jane paralajmeruar demonstrata te tjera.

    Ministria e Brendshme raportoi se po regjistron demet e akteve te dhunes te regjistruara dy ditet e fundit. Vetem ne Athine, ato llogariten ne disa milione euro.

    Pervec vrasjes se 16-vjecarit, 8 qytetare dhe 13 police u derguan ne spital ndersa ne Pater tre protestues u plagosen. Kater dyqane, dy banka,dhe kater perfaqesi automjetesh u shkaterruan plotesisht, ndersa me teper se 30 dyqane pesuan deme te renda.

    Qeveria greke po shikon mundesien e krijimit te nje fondi per t'i ardhur ne ndihme bizneseve te shkaterruara, ndersa bashkia e Athines vuri ne dispozicion ekipe te posacme per pastrimin e zonave te demtuara.

    Kryebashkiaku i Athines Nikitas Kaklamanis, deklaroi se bizneset e demtuara nuk do te paguajne asnje takse bashkiake per vitin 2009.

    Kaklamanis njoftoi se do te pezulloje te gjitha festimet qe bashkia kishte parashikuar per festat e fundvitit, ne nderim te viktimes se ekzekutuar prej policise.

    Ai u beri thirrje protestuesve te demonstrojne ne menyre paqesore dhe t'i lene menjane aktet e dhunes. Por keta te fundit kane lajmeruar serish protesta ne rruge ndersa per te merkuren sindikatat njoftuan nje greve te pergjithshme.


    © Top-Channel

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Protestat, Karamanlis takim me Papoulias

    Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka kerkuar nje takim urgjent per diten e neserme me presidentin Karolos Papoulias.

    Lajmin e bejne te ditur agjencite greke, sipas te cilave ne qender te takimit do te jene protestat e dhunshme qe kane perfshire vendin.

    Gjate protestave te mbremjes se sotme, manifestuesit i kane vene flaken selise se Ministrise se Jashtme, si dhe kane sulmuar ate te Brendshme dhe disa komisariate policie.

    Shkak i protestave u be vrasja e nje 15 vjecari nga ana e policise gjate nje manifestimi paqesor.


    © Top-Channel

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Greqi, vendi vazhdon te jete ne kaos

    Situata ne Greqi vazhdon te jete e tensionuar. Gjate varrimit te 15 vjecarit, ku moren pjese rreth 2 mije vete, protestuesit kane qelluar me gure policine pavaresisht apelit te familjes se viktimes per qetesi.


    Nderkohe, qendra e Athines ndodhet ne nje kaos total, shume protestues kane tentuar te cajne kordonin e policise, duke shkaktuar perleshje te dhunshme.

    Ne qendren e politeknikumit te qytetit jane grumbulluar mijera persona, te cilet sulmojne ata pak police qe ndodhen per te ruajtur rendin. Shumica e forcave te rendit jane perqendruar tek selia e Parlamentit.

    Protesta te dhunshme ka pasur edhe ne Patra, ku 4-5 persona kane mbetur te plagosur.

    Nderkohe dhuna ne fjale ka marre edhe ngjyrime politike. Partite e vogla te opozites kane tentuar te perfitojne permes protestave, por kryeministri Karamanlis, ne nje fjalim te mbajtur rreth gjysme ore me pare, u ka bere thirrje atyre qe te distancohen nga cdo akt dhune.

    Ndersa lideri i opozites, Jorgo Papandreu ka bere thirrje per zgjedhje te parakohshme, duke e vleresuar si alternativen e vetme per te nxjerre vendin nga kriza.


    © Top-Channel

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Edhe sot kaos eshte, dhe ne keto momente ne Sindagma dhe Akademia behet nje lufte e vertete. Grupe te rinjsh behen lufte me gure midis forcave paqeruajtese.

    Te shohim sa do vazhdojne, smund te bejme dot punen tone dhe smund te levizim dot, sepse e kemi punen nga qendra.

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Ishalla po qetesohen gjerat, pasi ka dhe shume emigrant shqiptar qe tashme banojne atje prej vitesh.

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e gaia
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    italia
    Postime
    13
    Reputacioni
    0

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX
    Ishalla po qetesohen gjerat, pasi ka dhe shume emigrant shqiptar qe tashme banojne atje prej vitesh.
    per te vetmen gje qe mund te me vi keq eshte qe ndonje shqiptar mund te humbas vendin e punes!
    se si vend ishalla shkrumb e hi behet se e meriton kete gje

  12. #12
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Disa foto tė dėmeve tė shkaktuara nė kėto ditė.


    ____



    ____



    ____

  13. #13
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    _____




  14. #14
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    _____



    _____

  15. #15
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    wow sa shume deme!!! ēa rremujeeee!!!

  16. #16
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15

    Re: Greqi, vendi vazhdon tė jetė nė kaos

    Keta qenkan me keq se ne...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Drita e “turpshme” e semaforit shkakton kaos nė trafik
    Nga gjendar nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:51 PM
  2. Fundi i Botes. Ja kush do te jete vendi i shpetimit
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2010, 06:37 PM
  3. Tuberkulozi vazhdon tė jetė sėmundje tabu
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:41 PM
  4. Greqi, vendi ne greve, paralizohet transporti
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 12:58 PM
  5. Vlorė, kaos nga largimi i emigrantėve drejt Italisė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 08:00 PM