Kjo qe vazhdon me poshte, eshte deshmia qe nje vella ka dhene si pergjigje e pyetjes:

A bie ndesh organizimi i Kishes sic shihet sot ne boten Ortodokse-Katolike-Protestante-Ungjillore, me ate Kishe qe Jezus Krishti la ketu ne toke?


Historia e kishes faktikisht nuk fillon ne diten e rreshajave (Pendakostes), por qe me ardhjen e Krishtit ne toke. Le te shohim cfare beri Krishti me dishepujt e vet gjate periudhes se Tij 3 e gjysem vjecare, ose me mire cfare benin dishepujt e Tij gjate asaj periudhe. Ata rrinin bashke, ne shtepira, qytete, fshate, sheshe, fusha, male, kudo. Ata shihnin Krishtin ne cdo gje qe Ai bente dhe degjonin mesimet e Krishtit, nga mengjesi deri ne darke. Dhe kjo ndodhte cdo dite per me shume se 3 vjet dhe per 14-16 ore ne dite. Gjate kesaj periudhe nuk shohim qe krishti t'u kete thene pothuajse asgje per kishen. Por per mendimin tim ata ne nje fare menyre po e perjetonin kishen, ne ate menyre spontane duke qendruar me njeri-tjetrin, duke ndare cdo gje me njeri-tjetrin, duke u lutur se bashku, dhe pse jo shpesh here edhe duke debatuar me njeri-tjetrin, dhe disa here kaq shume saqe duhej nderhyrja e Krishtit per te vene gjerat ne vend. Ne kete jete te perditshme ata mesuan si te jetojne bashke, si te durojne njeri-tjetrin, si te tolerojne njeri-tjetrin, etj. Deri tani nuk shohim pra asnje ndertese kishe, asnje drejtues pervec Krishtit. Dhe nuk shohim asnje mesim nga Krishti per ndertesa kishe dhe per drejtues.

Le te shkojme tani ne diten e pare te kishes. 120 vete ndersa po luteshin, marrin Frymen e Shenjte dhe fillojne te flasin per Perendine ne gjuha te ndryshme. Pastaj flet Pjetri ne nje audience prej 3000 vetesh apo me shume, dhe 3000 vete besojne ne Krisht.

Para se te vazhdoj le te shohim se kush ishin keta 3000 vete dhe nga kishin ardhur. Pjesa me e madhe e tyre ishin Cifute qe jetonin ne vende te tjera por qe kishin ardhur per te festuar festat e atyre diteve. Kishin ardhur ne Jeruzalem per te adhuruar Zotin ne tempull. Pra shumica e atyre personave nuk jetonin ne Jeruzalem. Per ta bere pak me te qarte, le te supozojme se te gjithe emigrantet Shqiptare nga Greqia, Italia, Anglia, Amerika, Gjermania, Franca, etj kane ardhur ne Gusht te kalojne pushimet ne Shqiperi. Qellon qe te degjojne per here te pare per Krishtin secili ne gjuhen e tyre, d.m.th. ne Greqisht, Italisht, etj. Cfare bejne ata, lexojeni mire kete se ndoshta mund t'ju trondise kjo gje. Ata vendosin te lene vendet ku jetonin deri tani, te lene punet e tyre, rehatin e tyre, shume nga ata kane lene familjet prapa dhe i lajmerojne ata qe te vijne ne Tirane (ne krahasim me Jeruzalemin), dhe te gjitha keto gjera i sakrifikojne per Krishtin. Ajo zbulese qe ju ishte bere atyre ishte nje thesar i madh per ta, ishte me shume se cdo pasuri e botes.

E gjithe ceshtja eshte tani se ku do jetojne ata. Ajo qe me shkon ne mend mua eshte se Cifutet qe jetonin atje, hapen shtepite e tyre dhe ata te krishtere u ngjeshen ne shtepite e cifuteve lokale. D.m.th. nje familje ku e di une me 5, 6, apo 8 veta u be me 20 veta apo me shume.

Le t'i kthehemi temes sone. Ku shohim neve se mblidheshin te krishteret atehere. 2 jane vendet ku te krishteret mblidheshin. Veranda e Solomonit, dhe shtepite e tyre. Bibla na thote se te krishteret qendronin cdo dite ne mesimet e Apostujve, ne bashkesi, ne thyerjen e bukes dhe ne lutje. Ja imagjinoni pak takimet e tyre ne veranden e Solomonit, te ulur ne shesh kembekryq, shpesh here duke nderprere apostujt me pyetje nga me te ndryshmet, apo me thirrje lavdimi ndaj Perendise, shpesh here ne nje qetesi te madhe per te mos humbur as edhe nje fjale nga ato qe u thonin apostujt, shpesh here duke qeshur me te madhe nga ndonje shaka e dikujt, apo duke qare te prekur nga ndonje histori qe mund t'u thonin apostujt, dhe shpesh here ne lutje te perbashket. Perse takimet ishin keshtu dhe jo sic jane sot ne kishat institucionale dhe te organizuara. Pergjigja eshte kjo: apostujt nuk mund te jepnin asgje me shume se ato gjera qe kishin jetuar per me shume se 3 vjet me Krishtin. Prandaj edhe une thashe ne fillim se ne nje fare menyre kisha fillon me Krishtin dhe dishepujt e Tij. A mund ta imagjinoni Pjetrin duke thene: ah ne vellezer ndryshe perjetuam Krishtin dhe ndryshe qendronim me te. Tani gjerat ndryshojne, le te fillojme pra qe sot te ndertojme nje ndertese te madhe qe do ta quajme kishe. (rasti katolik dhe ortodoks), apo le te blejme nje salle te madhe, ose ta marrim me qira, le te veme karrige ne rradhe, te veme edhe nje podjum, te krijojme grupin e muzikes qe do kendojne per Zotin, le te marrim edhe nje pjano, te krijojme grupin e rinise, te vendosim nje pastor qe...... apo me mire jo tani per tani se jam une ai qe do ju predikoj nga podiumi cdo te Djele, dhe ju vellezer nuk do beni asgje tjeter vecse te degjoni dhe te heshtni.

Le te imagjinonjme tani takimet ne shtepi. Ato takime ishin gjithe flake. Imagjinojne veten ne nje dhome te nje shtepie. Do shohesh ndonje vella duke folur me pasion per ato qe kishte degjuar nga goja e apostujve, dhe disa te tjere duke degjuar te mahnitur pasi ate dite nuk kishin pasur mundesi te ishin atje sepse punonin gjate dites. Imagjinoni thurje lavdesh ndaj Perendise, lutje te zjarrta, inkurajime nga me te ndryshmet, historira se si ja i kishin folur dikujt per Krishtin ne pune dhe se sa interes kishte treguar ai person, caste ku ata hanin se bashku dhe me kete rast thyenin buken dhe kujtonin Krishtin etj.

Deri tani a keni pare te ngrihet ndonje ndertese kishe, a keni pare ndoje prift apo pastor? Te vetmit drejtues ishin Apostujt, dhe ata nuk benin asgje tjeter vecse t'u flisnin besimtareve per Krishtin, per ato gjera qe mesuan nga Krishti duke qendruar ne kembet e Krishtit gjate nje periudhe me shume se 3 vjetesh dhe tani jane besimtaret qe qendrojne ne kembet e Apostujve per te mesuar Krishtin.

Ah se per pak harrova, ne kishen e Jeruzalemit kemi edhe Pleq. Por keta pleq nuk dolen qe diten e pare te kishes. Historiane thone se kur pleqte permenden per here te pare ne kishen e Jeruzalemit kisha ne ate kohe ishte 8-vjecare. Pleqte nuk dolen si pasoje e nje mesimi biblik, apo e mesimeve te Krishtit. Do ishte qesharake sikur te thonim se qe diten e pare te kishes, te dilte Pjetri dhe te thoshte: Vellezer, nje kishe e Krishtit lindi ne Jeruzalem. Por qe ajo kishe te jete e plote edhe nga cdo pikepamje doktrinore, duhet te kete pleq. Le te vendosim pleq ne kete kishe. (nuk behet fjale fare per prifterinj dhe pastore) Si thoni a nuk do ishte absurde nese do mbronim nje gje te tille? Dy gjera dua te them mbi kete ceshtje: a) pleqte shquhen me kalimin e viteve nga te besimtaret e tjere, si me te pjekur dhe me te rritur ne Krisht, b) ata zakonisht dalin ne situate krize ne kishe.

Le te shkojme tani ne Antiok. Si lindi kisha atje? Te krishteret e kishes se Jeruzalemit, per shkak te perndjekjes qe filloi me vdekjen e Stefanit, u shperndane ne Feniki, ne Qipro dhe ne Antioki. Ata nuk ja shpallnin lajmin e mire jocifuteve. Por disa nga ata qe ishin me origjine nga Qipro dhe vende te tjera, filluan t'u predikojne Grekeve Krishtin. (a ju kujtohen besimtaret qe besuan diten e rreshanjave qe ju thashe me pare? erdhi pra koha qe ata te kthehen) Eshte kisha e pare me jocifute. Ne kete kishe perseri nuk shohim as ndertesa kishe dhe as prifterinj dhe pastore. (te tille nuk do shohim ne asnje vend te dhjates se re.) Por ne kete kishe nuk shohim pleq. Ketu ne shohim profete dhe mesues. Ku mblidheshin keta besimtare? Sigurisht ne shtepi dhe kudo tjeter, por jo ne ndertesa te vecanta kishe. A shohim ne kety, prifterinj dhe pastore? Sigurisht qe jo. Ne ketu nuk shohim as pleq, por profete dhe mesues. Ne ketu shohim qarte se profetet, apo meuesit, apo cdo dhunti tjeter i jep Zoti kur dhe ku don Ai vete. Nuk mund te themi se perderisa kisha e Antiokut kishte profete, duhet te kete edhe cdo kishe tjeter. Ne nje kishe zoti do te jape profete, ne nje tjeter mesues ne nje tjeter apostuj, ne nje tjeter te gjitha nga keto, por kjo eshte gjithmone ne dore te Zotit.

Le te shkojme tani ne kishat e Galacise. Deri tani kishat krijoheshin si rrjedhoje e krizave te ndryshme. Ne Jude, u krijuan per shkak te perndjekjes, se po te ishte per Apostujt as qe nuk do i kishte shkuar ne mendje(kjo nuk do te thote se eshte negative per ta, pekundrazi), gjithashtu edhe kisha ne Antiok lindi per shkak te ndjekjeve. Po kishat ne Galaci? A ishte kjo nje vendim qe more Pali dhe Barnaba qe te shetisnin te gjithe boten per ta ungjillezuar? JO. Kesaj rradhe nuk ishte as mendja njerezore, por as nevoja. Ishte vete Fryma e Shenjte qe i dergoi ata. Cfare beri Pali ne Antioki te Pisidise? Pasi per dy te shtuna rrjesht me se fundi cifutet u kthyen kunder Palit ai ju drejtua te gjithe jocifuteve dhe bibla na thote se sa ishin te paracaktuar per jeten e perjetshme besuan. Me pas, Pali me shoke u debuan. Kjo tregon se koha e tyre ne Antiok ishte shume e shkurter.(krahasojeni ju lutem kete kohe me standartet e misionareve te sotem) E njejta gje pothuajse ndodhi edhe ne Ikon, Listra dhe ne Derb. A shohim ndertesa kishe ne Galaci? A shohim profete,apo mesues? Sigurisht qe jo. Si thoni ju vellezer a duhet te pyes per prifterinj dhe pastore? Me duket pak e tepruar kjo pyetje. Por Pali gjate kthimit te tij vizitoi te gjitha kishat dhe vendosi pleq ne cdo kishe. Dhe keshtu Pali kthehet ne Antioki. Por ne ate kohe kishte filluar nje krize tjeter ne Kishe. Disa persona qe vinin nga kishat e Judese, u thonin vellezerve se duhen rrethprere, pasi pa u rrethprere nuk mund te shpetonin. Jo shume kohe me vone, keta persona mberrijne ne kishat e Galacise dhe jo vetem qe arrijne qe ta percajne kishen atje me mesimet e tyre, pasi shume veta nuk dinin cte benin dhe akoma disa prej tyre ishin rrethprere, por ata akuzojne Palin se nuk eshte apostull. Pali vendos te shkruaje nje leter. Ja mendoni pak, kishat atje perbehen nga a) pleq, dhe b) vellezer. Kujt ja drejton Pali letren ne nje krize kaq te madhe qe po kalonte kisha e Galacise? Ai ja drejton letren kishes, vellezerve dhe jo pleqve. Neve me mentalitetin e krishterimit modern, kjo gje na duket e cuditshme, por ne mentalitetin e Palit, te gjithe ishin te barabarte. Pleqte nuk ishin per te drejtuar sic drejtojne drejtuesit e botes, por per t'i sherbyer trupit te Krishtit. Sot, ne kishat e organizuara kur ka kriza, apo probleme nga me te voglat deri tek me te medhate, ata qe do mblidhen per te zgjidhur problemet jane pleqte me pastorin. Te tjeret nuk kane vend ne keto ceshtje, pasi e vetmja detyre qe kane ata eshte te vijne ne kishe, te ulen ne karrike, dhe te degjojne se cka per t'u thene udheheqesi i tyre. Ja me thoni, a e shihni nje kishe te tille ne Galaci, a shihni ndonje ndertese kishe, apo ndonje prift, apo pastor qe vendos per gjithcka? A sheh katoliku ne kete kishe te hershme, kishen e vet katolike, ortodoksi, kishen e vete ortodokse dhe protestanti kishen e vet me nje salle te madhe me karrige dhe podjum dhe me pastorin duke predikuar cdo te Djele? (keto hollesira i them vetem per kishen protestante pasi keto kisha i njoh me mire)

E zgjata me duket shume, prandaj nuk do i hyj hollesirave per kishat e Korinthit, Efesit, Selanikut etj. Por ne asnje nga keta kisha nuk shohim as prifterinj, as pastore, dhe per me teper as godina kishash. Ne disa kisha shohim se ka pleq, por ne disa nuk shohim pleq. Besimtaret e shekullit te pare, mblidheshin ne nje menyre spontane, ne shtepirat e tyre, ata te gjithe merrnin pjese ne takime, pamvaresisht nese kishte kisha pleq apo jo, nese kishte profete, mesues apo jo, drejtues njerezor me mentalitetin e krishterimit modern, nuk kishte. Secili ne kishe jepte pjesen e vet te Krishtit qe kishte brenda tij. Te gjithe merrnin pjese, te gjithe flisnin, te gjithe luteshin, te gjithe kendonin, inkurajonin njeri-tjetrin, etj. Dhe nese dikush to t'i vizitonte ato kisha ne takimet e tyre, nuk do ta kuptonte dot se kush ishin pleqte, pasi te gjithe ishin vellezer qe kishin rene ne dashuri me Jezu Krishtin. Nese nje besimtar i kishes se pare do vizitonte nje kishe te Djelen, atij do t'i dukej ora me e merzitshme dhe me e rendomte ne jeten e tij. Takimet e kishave atehere ishin gjithe gjalleri dhe jete, dhe takimet e tyre nuk ishin nje here ne jave, por te perditshme.

Kjo eshte edhe pergjigje ime. Besoj ta kesh kuptuar. Dua te them edhe dicka tjeter. Ndofta dikush do me akuzoje se nuk njoh biblen. Nuk ka problem, por ajo qe dua te them eshte se nese e te qenit i krishter i pjekur sot, eshte te njohesh biblen, atehere te jesh i krishter i forte do ishte gjeja me e lehte ne bote. Mjafton te lexosh biblen cdo dite per disa vjet me rradhe, jo me qe po te ndjekesh edhe nje shkolle teologjike, athere ti ke zgjidhur problemin e te qenit nje i krishter i denje. Por jo, nuk eshte keshtu. Te krishteret e shekullit 20 dhe 21 jane te krishteret qe kane njohur biblen me shume se te krishteret e te gjithe shekujve te tjere, dhe megjithate, krishterimi modern eshte i ceket. Problemi qendron ne interpretimin e bibles, dhe jo ne mosnjohurine e saj. Edhe dicka tjeter, cfare benin te krishteret e shekullit te pare? Ata nuk kishin dhjate te re, por jo vetem kaq, edhe sikur te kishin, ata nuk dinin te lexonin dhe te shkruanin. Ne ate kohe te lexosh ishte privilegj i te pasurve. Nje pergjigje qe mund te me jepet eshte: "te krishteret e shekullit te pare kishin apostujt ne vend te dhjates se re." Pergjigja ime eshte kjo: a) ata e kishin Palin vetem per nje kohe te shkurter. Cbenin me vone ata? b) le te supozojme se eshte e drejte ajo qe thojne, por po te krishteret e shekujve te tjere? A e dini se deri ne fund te shekullit 18 dhe ne fillim te shekullit 19, 90% e popullsive ishin analfabete? Atehere dalin 2 pyetje ose gjate gjithe shekujve, te besosh ne Krisht, ka qene vetem privilegj i te pasurve, ose te gjithe analfabetet qe besonin kane qene te denuar qe te ngelen foshnje ne besim dhe te ceket, pasi nuk mund te lexonin biblen cdo dite ne shtepite e tyre. A nuk duken keto gjera absurde. Le te them edhe nje gje tjeter. Besoj se duhet ta dini se Pjetri ishte analfabet. A e studionte Pjetri biblen cdo dite. Imagjinoni pak Krishtin duke i thene Pjetrit: "Pjeter, koha ime po vjen, se shpejti do largohem, dhe gjithe pesha e kishes do ngelet ne supet e tua. Qe t'ja dalesh mbane, kerkoj prej teje nje gje, te studiosh biblen sa me shume se keshtu ti do behesh nje krishter i forte." -- "O Zot", pergjigjet Pjetri, "por une nuk di te lexoj", "aha" ja pret Krishti, "atehere te mesosh sa me shpejt te lexosh se ndryshe keq e ke punen". A nuk ju duken qesharake keto gjera. Cfare dua te them me keto gjera eshte se, Krishti zbulohet ne fryme dhe jo ne mendje, ne fryme dhe jo ne mish. Le te jesh njeriu me injorant ne bote, por nese zemra jote digjet per Krishtin ti do jesh plot Krisht, ti do kenaqesh vetem me Krisht, cdo gje tjeter e kesaj bote, sado e mire dhe mahnitese te jete, do jete nje hic para zbulimit te Krishtit. Jeta jote do kete vetem nje qellim, si te jetoje per Krishtin, si te jetoje ne Krishtin, si te jetoje me Krishtin, si dhe si te jetoje nepermjet Krishtit.