Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata

    Receta Gatimi

    E Merkure, 14 Shkurt 2007
    Zgjedhja e dhuratave kthehet ne ankth per te rinjte e kryeqytetit. Ata pohojne se festa e te dashuruarve eshte simbolike dhe se jane kunder “paradave” masive drejt parkut te Liqenit Artificial

    Luljeta NDOKA

    Shetitje nga Liqeni Artificial, xhiro nga bulevardi dhe per ata me te kamurit, darka ne restorantet me luksoze. Kjo eshte menyra e vetme per te kaluar festen e “Shen Valentinit” ne Tirane. Te pakten keshtu ka qene deri tani. Ndersa kete vit, te rinjte pretendojne se i ka lodhur kjo menyre te festuari. Duan me shume intimitet, se, ne fund te fundit, kjo nuk eshte feste kolektive, sipas tyre. Ndersa ka nga ata te dashuruar qe e kane alergji “Shen Valentinin”, duke ndjekur parimin “Ne dashurojme perdite, kjo feste eshte thjesht nje hipokrizi”. Gjithsesi, duan apo s“duan ata, me 14 shkurt te gjithe festojne. Bejne dhurata, marrin te tilla, dhe fytyren e kane te veshur me nje buzeqeshje qe nuk u vihet re perdite.

    Dhuratat

    Pikerisht ketu fillon edhe stresi. Pothuaj qe ne fillim te muajit me te shkurter te vitit, te dashuruarit fillojne te kursejne parate per t“i blere dicka partnerit. Keto dhurata me shume se simbolike, jane te shtrenjta. Parfume, komplete te brendshmesh, veshje, kremra nga me te kushtueshmit jane me te kerkuarat neper dyqane. Erioni, student per mjekesi, duket teper i shqetesuar per dhuraten qe do t“i beje te dashures. Parate ka mundur t“i kurseje, por nuk di cfare t’i bleje. “Do t“i pelqeje, apo jo”, kjo dileme nuk eshte vetem e tij, por e te gjitheve qe duan te bejne dhurata. Dhe e kane gjetur zgjidhjen. Meshkujt kane zgjedhur te marrin me vete per t“i kerkuar mendim shoqes me te ngushte, ndersa vajzat, shoket e tyre. Vetem ata e dine se c“mund t“u pelqeje personave te gjinise se tyre.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Re: “Shen Valentini”, sa shume stres dhe

    Rikthehen lulet

    Ndersa ata qe e kuptojne festen thjesht si nje simbolike te dashurise, kane zgjedhur t“i dhurojne te dashures, se fejuares apo gruas nje lule, nje shishe shampanje apo cokollata. Nje trendafil blu, nje karafil te kuq apo disa zambake, jane ne “shenjestren” e te rinjve. Sigurisht, keto duhen shoqeruar edhe me ndonje dhurate tjeter. I dashuruari qe dhuron, nuk do qe te perballet me ndonje rrudhje buzesh apo me pakenaqesi, qofte edhe te menduar. Ne fakt, “Shen Valentini” konsiderohet nje feste simbolike, por ai shfrytezohet edhe per permbushjen e ndonje nevoje me ane te dhuratave. Gjithsesi, pozitiv duket fakti, se te rinjte e kane kuptuar tashme nevojen e te festuarit te kesaj dite ne intimitet.

    Xhiroja

    Shitesit ambulante jane fatlume gjate dy diteve te vitit: me 1 maj dhe me 14 shkurt. Ne te dyja ditet aty behen “parada” masive te kryeqytetasve pa dallim moshe. Pothuaj gjate te gjithe viteve, qekur dita e te dashuruarve ka filluar te festohet ne Shqiperi, destinacioni i cifteve ka qene pa dyshim parku i Liqenit, moment ky i fiksuar ne nje album fotografish, ku shquhen buzeqeshje te pafundme. Gjate viteve te kaluara, prurje njerezish te dashuruar ka pasur edhe nga rrethet e tjera, duke cuar shpesh ne bllokim te trafikut. Duket se ka qene pikerisht ky element, qe ka cuar ne “bindjen” e te dashuruarve, se 14 shkurti nuk eshte feste kolektive, perkundrazi. E rendesishme eshte te japesh dhe te marresh dashuri, dhe jo te dukesh i lumtur ne syte e te tjereve.

    nga korrieri.com

  3. #3

    Re: Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata

    Me duken shume qesharake te bej nje dhurat ne vit atij qe dua!

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata

    Nese dikush pret 14 Shkurtin qe ti beje dhurate te dashures/dashurit, nuk eshte dhe aq e kenaqshme.

    Dhurate mund ti besh dikujt edhe ne nje dite te zakonshme pa patur ndonje feste, por mua personalisht,
    do me pelqente edhe ne 14 te me dhuronin dicka

  5. #5

    Re: Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata

    qfar keni marr nga te dashurit

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    7
    sme pelq fare ky shen valentini mua

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Neser Shen Valentini!
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 12:09 PM
  2. Ēfarė ėshtė per ju Shėn Valentini???
    Nga Kliton nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 10:45 PM
  3. Shen Valentini, dashuri ne kohen e krizes
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 02:16 PM
  4. Si lindi Shen Valentini?
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 11:38 PM