Receta Gatimi

Uiliam Shekspir - William Shakespeare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Uiliam Shekspir - William Shakespeare

    William Shakespespear (sq. Uiliam Shekspir) ėshtė dramaturgu me i njohur anglez dhe ėshtė bėrė i njohur me "Hamletin" pastaj me veprėn e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi nė Stratford mbi Avon mė 23 prill tė vitit 1564. Interesante ėshtė fakti se 23 prilli pėrkujtohet njėkohėsisht edhe si dita e vdekjes sė tij, 23 prill 1616.



    Uiliami ishte biri i tretė i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetė fėmijėt e tyre mbijetuan katėr, dy prej tė cilėve u bėnė aktorė: Uiliami dhe vėllai i tij mė i vogėl Edmund, lindur mė 1580, i cili shkoi me tė nė Londėr.

    Shekspiri konsiderohet si shkrimtari mė i shkėlqyer i gjuhės angleze dhe, nė mėnyrė absolute, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ka qenė komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetėm qė shkroi disa tragjedi tė jashtėzakonshme tė cilat hynė nė historinė e letėrsisė botėrore, por edhe shumė komedi dėfryese qė nuk u shfaqen kurrė nėpėr skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatėve dhe i njė numrit tė madh tė poemave, disa prej tė cilave janė konsideruar si shembuj mė tė shkėlqyer tė letėrsisė angleze qė ėshtė shkruar ndonjėhere.

    Aftėsia e tij qėndronte nė tė hedhurit e rrėfimit-pėrtej, pėr tė pėrshkruar kėshtu pamjet e brendshme dhe tė thella tė natyrės njerėzore. Mendohet se pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij t’i ketė shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave qė i atribuohen atij nuk njihen me saktėsi, duke shkaktuar kėshtu mangėsi nė lidhje me hartimin e njė biografie tė thellė dhe tė plotė pėr kėtė figurė madhore tė letėrsisė.

    Disa nga tragjeditė mė tė famshme tė Shekspirit janė: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndėrsa nga komeditė pėrmendim: Shumė zhurmė pėr asgjė, Nata e dymbėdhjetė, etj.

    Veprat letrare

    * Hamleti,
    * Romeo e Xhuljeta,
    * Henriku IV,
    * Makbeth,
    * Shumė zhurmė pėr asgjė,
    * Nata e dymbėdhjetė
    * Mundimet e kota tė dashurisė

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    William Shakespeare

    Zbulohet portreti i vėrtetė i William Shekspirit



    Portreti i fundit ėshtė pikturuar nė 1610, 6 vjet para vdekjes, kur shkrimtari duhej tė kishte pasur moshėn 46 vjecare.Gjėja mė e habitshme e portretit ėshtė se Shekspiri kishte mė shumė flokė nė kokė sesa tregohen nė pikturat e tjera.

    LONDER- Njė organizatė qė merret me mbrojtjen e objekteve kulturore ka thėnė sot se kishte zbuluar njė portret tė William Shekspirit qė i pėrket 300 viteve mė parė dhe qė duhet tė jetė i vetmi imazh autentik i dramaturgut, i pikturuar kur ishte gjallė.

    Deri tani vetėm dy kuadro tė 1623 ishin pranuar si portrete autentike, tė dyja portrete tė pasvdekjes dhe tė bazuara nė kujtime. Portreti i fundit ėshtė pikturuar nė 1610, 6 vjet para vdekjes, kur shkrimtari duhej tė kishte pasur moshėn 46 vjecare thotė Paul Edmondson i shoqatės “Shakespeare Birthplace Trust”.

    Kjo teori ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht nga analistė e reze X dhe infra tė kuqe qė i janė bėrė pikturės.

    Gjėja mė e habitshme e portretit ėshtė se Shekspiri kishte mė shumė flokė nė kokė sesa tregohen nė pikturat e tjera.

    Portreti ėshtė ruajtur pėr gjenerata tė tėra nga familja Cobbe, e cila ka lidhje tė largėta me Henry Ėriothesley, mbrojtės i Shekspirit dhe konti i Southampton.

    Pronari aktual Alec Cobbe, kishte vėnė re nė njė ekspozitė tė titulluar "Searching for Shakespeare" (nė kėrkim tė Shekspirit), e ndėrmarrė nga galeria kombėtare e portreteve nė Londėr nė 2006, njė pikturė e cila ishtepranuar si portreti i poetit dhe ishte njė kopje e asaj qė ai kishte nė koleksionin e familjes sė tij.

    Portreti do tė pasqyrohet nė ekspozitėn Shakespeare Found a Stratford-upon-Avon nga 23 prilli deri mė 6 shtator 2009.
    (Ne foto presidenti i “Shakespeare Birthplace Trust”, Stanley Wells, pranė portretit qė pėrkufizohet si portreti autentik i William Shekspirit)
    (burimi/BalkanWeb)

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    shume ineresant ky porteti...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shakespeare ishte homoseksual
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 09:10 PM
  2. Princi Uiliam martohet nė 29 prill
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 11:19 PM