Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet

Pėrtej fantastiko-shkencores, nė tė ardhmen pajisjet mund tė lexojnė mendjen. Zbulimet do tė ndihmojnė nė tė kuptuarin mirė tė semundjeve qė lidhen me ērregullimet mendore si skizofrenia.

Mendja nuk ėshtė ende njė libėr i hapur, por mekanizmat nė qendėr tė mendimeve po bėhen gjithmonė e mė tė qarta. Njė grup shkencėtarėsh amerikanė ka arritur tė deshifrojė njė pjesė tė kodit gjuhėsor tė trurit, duke dalluar disa rrethe neuronesh qė aktivizohen nė momentin kur mendohet pėr tė nxjerrė fjalė, qė lidhen me objekte konkrete, si njė lule pėr shembull.

Sipas revistės ‘Science’ qė jep lajmin e kėtij studimi, ky zbulim mund tė ēojė, nė tė ardhmen, nė krijimin e njė fjalori cerebral dhe nė mundėsinė e zhvillimit tė dispozitivėve tė zotė tė lexojnė nė mendje se pėrse ėshtė e rėndėsishme ky fjalor.

Njė ekip me ekspertė informaticienė dhe neuroshkencėtarė-tė koordinuar nga Tom Mitchell nga Universiteti i Pitsburgut- ka pėrdorur njė rezonancė magnetike funksionale, qė fotografon trurin me pamje direkte. Shkencėtarėt pėrdorėn njė grup vullnetarėsh. Kjo ka lejuar vėzhgimin e shumė kombinimeve tė aktivitetit nervor, secila e lidhur me njė fjalė. Duke u nisur nga kėto lidhje dhe nga pėrdorimi i llogaritjeve statistikore, shkencėtarėt arritėn tė mblidhnin njė kod tė vėrtetė me mijėra fjalė. Kodi ėshtė i pėrbėrė nga dekodifikimet e atyre qė mund tė quhen “kritograma neurale”.

“Besojmė se kemi identifikuar njė farė numri tė kodit bazė qė truri pėrdor pėr tė treguar domethėnien e disa fjalėve”- ka shpjeguar Mitchell, qė ėshtė njė pioner nė aplikimin e kompjuterit nė studimet e trurit. Nuk ekziston deri tani njė fjalor(mjaft tė mendosh se pėr emra abstraktė nuk u identifikua asnjė rreth cerebral), por siē pohon njė tjetėr autor, Marcel Just, ‘ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė deshifrimin e kodit tė trurit’.

Aplikimet e kėtyre zbulimeve shkojnė pėrtej mundėsisė sė leximit tė mendimeve. Nė tė ardhmen mund tė ndihmojnė nė njė kuptim mė tė mirė tė sėmundjeve si autizmi dhe tė shqetėsimeve mendore si paranoja, skizofrenia etj.

Nuk ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt provojnė tė shohin nė mendjen e njeriut. Studime tė mėparshme tregojnė se rezonanca magnetike mund tė shėrbejė pėr tė vėnė me shpatulla pas murit gėnjeshtarėt(sepse kur njeriu gėnjen trurit i duhet mė shumė punė dhe sforco, pasi aktivizohen mė shumė neurone kundrjet atyre qė aktivizohen kur thuhet e vėrteta).