Te manaxhosh do te thote te parashikosh dhe te planifikosh,te organizosh,te komandosh,te koordinosh dhe te kontrollosh.
Kater funksionet baze manaxheriale jane: planifikimi, organizimi, udheheqja dhe kontrolli.
Keto funksione jane te lidhura ngushte midis tyre dhe ndihmojne per arritjen e objektivave te organizates.

a- Planifikimi
Eshte funksioni baze i manaxhimit, sepse te gjithe funksionet e tjera(organizimi,udheheqja dhe kontrolli) zbatojne vendimet e mara ne momentin e planifikimit. Gjate procesit te planifikimit percaktohen objektivat e pergjithshme e specifikes si edhe programet, politikat dhe strategjite qe duhen ndjekur per arritjen e tyre.

b- Organizimi
Nepermjet organizimit manaxheret bejne ndarjen e detyrave ndermjet grupeve te punonjesve.

c- Udheheqja
Per te qene efektiv ne punen e tij manaxheri duhet te kuptoj sjelljen e individit dhe grupit te tij, te njoh e te aplikoj me efikasitet teknikat e motivimit dhe sjelljet e lidershipit.Lidersh ipi efektiv eshte thelbi i manaxhimit efektiv.

d- Kontrolli
Gjate funksionit te kontrollit manaxheret ne menyre sistematike bejne krahasimin e performances se organizates me objektivat e planifikuara, dhe ne qoftese konsistohen devijime ndermeren veprimet e duhura korrektuese.