Ēfarė pėrmban "plani 6-pikėsh" prej 15 milionė USD mes qeverisė dhe USAID-it

Marrėveshja e firmosur nė tetor mes qeverisė shqiptare dhe SHBA-sė pėr "luftėn ndaj korrupsionit", duket nė plan tė parė si njė memorandum bashkėpunimi, ku si zakonisht jepen paratė, ndėrsa punė bėhet pak ose aspak. Duke e lexuar me detaje mėson se 15.7 milionė dollarė tė dhėna nga SHBA-ja pėr zbatimin e kėsaj marrėveshjeje e detyron qeverinė qė ta marrė mė seriozisht luftėn ndaj korrupsionit, fenomen ky qė e ka renditur Shqipėrinė nė vendet e para nė ēdo renditje tė bėra nga institucionet ndėrkombėtare. I pėrbėrė nga "6 pika", institucionet qė do tė jenė pjesė kryesore e programit lidhen direkt me gjyqėsorin dhe me subjektet private. Konkretisht, marrėveshja prek ngritjen e Gjykatės Administrative, Qendrėn Kombėtare pėr Licencimin e Biznesit, Regjistrin Kombėtar tė Planifikimit, njėsive tė pėrbashkėta tė hetimit dhe reformat nė administratėn tatimore.

Pakti

Mė 17 tetor 2008, qeveria e SHBA-sė dhe e Shqipėrisė nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe tė zbatimit tė Programit Prag dyvjeēar "Faza II", me vleftė prej 15.7 milionė USD. Ky program ndėrtohet mbi suksesin e Programit Prag tė KSM-sė qė pėrfundoi nė muajin nėntor 2008. Programi Prag i KSM-sė, Faza I, (14 milionė USD) e ndihmoi qeverinė e Shqipėrisė nė reformimin dhe nė modernizimin e administratės tatimore, prokurimeve publike dhe regjistrimin e biznesit nėpėrmjet teknologjisė sė informacionit dhe pėrmirėsimeve legjislative. Programi i Pragut i KSM-sė, Faza II, synon tė pėrmirėsojė aftėsitė e sistemit gjyqėsor pėr tė zgjidhur ankesat administrative, pėr tė zvogėluar korrupsionin dhe mungesėn e eficensės nė administratėn tatimore, pėr tė ngritur njė qendėr kombėtare pėr licencimin e biznesit, duke pėrdorur modelin ‘one stop shop‘, pėr tė krijuar njė sistem transparent pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, si dhe pėr tė krijuar njė njėsi tė pėrbashkėt hetimore antikorrupsion nė gjashtė qytete pėr tė hetuar ēėshtjet korruptive. Zbatimi i marrėveshjes nis nė janar tė 2009-ės dhe pėrfundon nė 2011.

Gjykata Administrative

Pjesė e marrėveshjes mes qeverisė dhe SHBA-sė do tė jetė ngritja e Gjykatės Administrative, pėr tė cilėn janė ofruar rreth 3 milionė USD. Funksionimi i gjykatės do t‘i japė zgjidhje ēėshtjeve tatimore, doganore, si dhe apelimet ndaj prokurorėve. Qėllimi ėshtė reduktimi i mundėsive pėr korrupsion dhe krijimin e besimit nė vetvete tek investuesit. Pėr realizimin e kėsaj pike ėshtė parashikuar zhvillimi i njė sėrė trajnimesh pėr gjyqtarėt, prokurorėt, si dhe pėr avokatėt, si dhe do tė hartohen njė sėrė manualesh udhėzimi pėr administratorėt publikė, tė cilėt do tė jenė pėrdoruesit e sistemit tė gjykatave administrative. Marrėveshja pėrfshin edhe futjen e masave tė transparencės nė gjykatėn administrative, si p.sh nxjerrja e listės sė ēėshtjeve gjyqėsore nė internet (online), publikimi i tė gjitha vendimeve, regjistrimet e proceseve gjyqėsore me audio dhe video etj. Zbatimi i kėsaj pike parashikon tė sjellė reduktimin e afatit tė zgjidhjes sė ēėshtjes gjyqėsore nga 94 ditė nė 30. Po ashtu, pritet qė perceptimi ndaj sistemit gjyqėsor sa i takon korrupsionit tė ulet nė 40% nga 55% qė ėshtė aktualisht (studimi i USAID).

Administrata tatimore


Marrėveshja synon njė zbatim sa mė tė mirė tė ligjit tė ri pėr procedurat tatimore, miratuar nė maj 2008. qėllimi i "pikės sė dytė" tė marrėveshjes ėshtė krijimi i njė administrate tatimore moderne qė tė plotėsojė kontaktet personale mes taksapaguesve dhe zyrtarėve, si dhe tė fuqizojė vjeljen e tė ardhurave. Programi parashikon njė riorganizim tė administratės tatimore, nga 36 nė 15 degė kryesore rajonale, duke i pėrqendruar nė zonat mė tė mėdha. Nga ky plan mendohet qė tė trajnohen rreth 1 mijė inspektorė tatimorė, si dhe orientimin e tyre me skemėn e re tė riorganizimit tė administratės. Ngritja e njė njėsie tė brendshme hetimi kundėr korrupsionit brenda administratės tatimore dhe ngritja e njė njėsie hetimi penal po brenda tatimeve pėr tė siguruar zbatimin e ligjeve kundėr evazionit fiskal, do tė jenė dy procese tė reja nė kuadėr tė marrėveshjes me SHBA-nė. Njė tjetėr risi lidhet me krijimin e njė kėshilli konsultativ tė taksapaguesve pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre, si dhe njė seksion tė ri tatimor nė gjykatėn e re administrative. Zbatimi i kėsaj pike parashikon tė sjellė rritje tė tė ardhurave nė 28% tė PBB-sė nga 27% qė ėshtė aktualisht, si dhe pėrmirėsimin e renditjes tė bėrė nga Banka Botėrore pėr sa i pėrket "pagimit tė taksave", nga 118 nė vendin e 75-tė.

Licencat

Qendra Kombėtare e Licencimit tė Biznesit pritet tė jetė njė tjetėr institucion nė drejtim tė ndėrmarrjes sė lehtėsive pėr zhvillimin e aktivitetit privat. Qėllimi i qendrės ėshtė dhėnia e licencave pėr veprimtaritė ekonomike, duke pėrdorur one-stop-shop si njė mėnyrė pėr tė pakėsuar rastet pėr korrupsion. Nė fund tė kėtij projekti parashikohet njė reduktim i kohėzgjatjes mesatare pėr miratimin e licencės nga 331 ditė nė 120 ditė. Aktualisht, numri i bizneseve tė licencuara ėshtė rreth 125 mijė dhe synohet qė nė fund tė programit me SHBA-nė tė arrijė nė rreth 200 mijė.

Tė tjera

Pikat e tjera tė marrėveshjes lidhen me lejet e ndėrtimit (regjistri kombėtar i planifikimit), pra me reduktimin e kohėzgjatjes nga 331 ditė nė 30 ditė, si dhe eliminimin e disa dokumenteve nga 24 qė ėshtė aktualisht nė 6. Pika e pestė lidhet me prokurorinė, Ministrinė e Financave, SHISH, tė grupuara nėn njėsinė e pėrbashkėt tė hetimit ndaj rasteve penale pėr korrupsion dhe pastrim parash. Pika e fundit (6) lidhet me monitorimin nga shoqėria civile ndaj qeverisė pėr luftėn kundėr korrupsionit.



Plani 6-pikėsh (USD)


- Gjykata Administrative 3.044.000

- Reformat nė administratėn tatimore 3.902.000

- Qendra Kombėtare pėr Licencimin e Biznesit 2.994.000

- Regjistri Kombėtar i Planifikimit 3.225.000

- Njėsitė e Pėrbashkėta e Hetimit 1.616.000

- Monitorimi nga shoqėria Civile 750.000