LEDI SHAMKU-SHKRELI

Pėrplasa grushtin pėr tryezė kur mbarova sė lexuari fjalėsin e dy germave tė vetme qė na kanė mbėrritė nga Fjalueri Kritik i Mustafa Krujės. “O Zot, - thashė me vete, - ku janė gjithė germat e tjera?”. Kemi sot vetėm ngjėrimin e njė produkti leksikografik tė cilin shqipes i duhej ta kishte kėtu e gjashtėdhjetė vjet tė shkuara. Mustafa Kruja ja ofroi shģ nė kohėn kur asaj i duhej, por Shqipja nuk e mori kurrė atė fjalor, e as njė tė ngjashėm me tė. Sot, nė shek. XXI, pėr gjuhėn tonė po botohet pėr herė tė parė njė vepėr leksikografike e tipit kritik, nga e cila mjerisht kemi vetėm dy germa. Kaq mundi tė rindėrtonte hartuesi i atij fjalori tė plotė, terratisja e tė cilit vijon tė jetė mister pėr shumėkėnd.

Europa rrotull nesh i ka sendėrgjuar e botuar fjalorėt kritikė tė gjuhėve pėrgjatė njė procesi dyshekullor qė pat mbaruar nga fundi i shekullit XIX. E ata shėrbyen si lėndė e parė pėr politikat gjuhėsore dhe didaktike. Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se ka mbi njė shekull qė tė tillė fjalorė nuk hartohen mė. Sot botohen diksionerė kritikė pėr terminologji fushash tė ngushta, siē janė ato tė sociologjisė, jurisprudencės dhe teknologjive, dija mbi tė cilat pėrditėsohet kohė pas kohe, ndaj lypet edhe pėrditėsimi i saktė i shenjuesve nė raport me tė shenjuarit qė ata mbulojnė.
Kėshtu, ndodhemi kėtu, me njė shekull vonesė, kur Shqipja ka nevojė ende pėr tė parin fjalor kritik tė saj, dhe kur kjo copėz e veprės qė po botojmė ėshtė e para nė llojin e vet.
Nė dashjen pėr ta thyer disi marrėdhėnien e ftohtė qė kanė pėrdoruesit e shqipes me fjalorėt qė u ofrohen, e qė nė fakt nuk vjen dhe aq prej indiferencės sė tyre sesa prej tėhuajzimit qė kanė shkaktuar fjalorėt e sotėm, themi pikėsėpari se ky punim i Krujės i pėrket sa gjuhėsisė aq edhe letėrsisė. Ai paraqitet nė daēim edhe si produkt letrar i gjinisė tregimtare, pasi kush do, mund ta lexojė edhe si njė pėrmbledhje dėftojcash mbi ndeshtrashat e fjalėve tė Shqipes dhe metamorfozat e tyre.
Sa i takon shkencės mbi gjuhėn, ky visar fjalėsh, e ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, visar arsyetimesh mbi format e fjalėve, moshėn, pėrhapjen gjeografike dhe vendndodhjen kontekstuale tė secilės prej tyre, ofron sot atė ēka shqipes i mungon mė fort: zgjidhjen e binarit tė dyfishtė, a pėr ta thėnė me njė shprehje tė Devotos, u ofron pėrdoruesve tė gjuhės amtare “biletėn vajtje-ardhje” nga shqipja tek dialektet, nga dialektet tek shqipja, duke i ushtruar ata tė zgjedhin sipas rastit e situatave tė komunikimit.

Le tė kėqyrim pėr s’afėrmi se ē’ėshtė ky fjalor sipas konceptimit tė hartuesit tė tij, pasi na rezulton, veē tjerash, tė jetė njė pasqyrim i mirėfilltė edhe i historisė sė kulturės shqiptare, dėshmuar pėrmes fjalėve dhe shprehjeve qė sendėrgjuan kėtė kulturė, e qė si gjithkund tjetėr edhe bashkėjetuan, edhe u ndeshėn. Mund tė mendojnė se Kruja e ndėrmori qoftė hartimin e qoftė rishkrimin e kėtij fjalori, ngaqė njė punė e tillė duhej, por priremi mė fort tė besojmė se ai e ndėrmori ngaqė deshi. Lakmoi t’i jepte diēka tė munguar “gjėsė” qė mė fort ngjan se dashuroi. E paēka se vetiu, me “gjė” nėnkuptojmė gjuhėn, prapėseprapė ėshtė e pamundur tė dallohet ēfarė deshi mė shumė Mustafa Kruja, gjuhėn apo kombin e vet. E pamundur, ngaqė pėr ne shqiptarėt gjuha nuk ėshtė ndarė kurrė nga kombi qysh nė agshan tė kohėrave.

Nė nr e 11/1952 te Shźjzave, Karl Gurakuqi bėn me dije se Fjalori qė pat hartuar Kruja, e qė ai vetė la gati pėr shtyp para se tė mėrgonte, kishte rreth 30.000 lema e mbi 2600 fletė tė daktilografuara. Ndėrsa daktiloshkrimi qė trashėgojmė ne sot ka afro 260 fletė tė kėtilla, pra njė tė dhjetėn e materialit zanafillor. Kemi tė bėjmė kėtu me njė riprodhim me anė tė kujtesės, nga ana e studiuesit tė madh i cili, nė pėrpjekjen e vet pėr rinxjerrjen e kėsaj vepėr monumentale, u gjet pa mjedisin e nevojshėm, pa bibliotekė tė specializuar, dhe ē’ėshtė mė e rėnda, pa kohėn e domosdoshme pėr t’ja rihyre edhe njėherė e i vetėm njė ndėrmarrjeje titanike sikurse ishte Fjalueri Kritik i Gjuhės Shqipe. Kruja e kish mėse tė qartė dimensionin e kėsaj ndėrmarrje. Ai e kish kuptuar se nuk do ta mbaronte dot sėrish kėtė fjalor e megjithatė ja hyri punės pėr tė bėrė sa mundej. Shqipja kish nevojė, e shqiptarėt po ashtu. Pėrpjekja fatale pėr tė risjellė diēka nga puna tij dhjetravjeēare, dėshmon nė njė farė mėnyre bjerrjen e besimit se Fjalori i tij, pėrfunduar nė fillim tė viteve tė Dyzeta, mund tė rigjehej, dhe nga ana tjetėr, ngulmi pėr tė dhėnė ē’tė mundte edhe nė kushtet qė u krijuan pėr tė nga Paslufta, na shtyn tė kuptojmė se Kruja, mė fort se kushdo nė elitėn e diasporės sė re arbėnore, kish parandjerė se gjuhės shqipe i kanoseshin rreziqe te mėdha; Shqipja, sikurse pesė shekuj mė parė, aty nė momentin e rėnies sė Arbėnisė nė zgjedhėn osmane, ndodhej nė njė kapėrcyell tė ri por tė njė natyre tjetėr; nė atė kapėrcyell tė cilin George Orwell e pėrshkroi aq realisht e ngjethshėm nė Apendiksin e Tetėdhjetėkatrės sė tij. E pėrshkroi taman kur Kruja vendosi rishkrimin.
Nuk kemi nga Fjalueri, kurrgjė tjetėr pos bocave tė avancuara tė germave A dhe B, por vlera e tij sot shpalohet e plotė, ngado qė ta marrėsh, si pėr nga lėnda qė ofron, e nė mėnyrė tė veēantė pėr nga kumti shkencor (krejt i ri pėr ne) dhe njiherit aktual edhe nė botė. Te kjo e dyta vlerė do tė ndalojmė mė imtisht nė vijim.
Kėsisoj duket se dy germat qė po paraqesim kėtu, janė testamenti i mbramė i Mustafa Merlikės, burrit nga Kruja qė shenjoi historinė e re tė Shqipėrisė, dhe tek e mbramja u shenjua dhe ai vetė duke u flijuar nė naltoren e ndeshtrashave tė atmes sė tij.

Kjo vepėr i takon njė rendi krejt tė ri tė leksikografisė shqipe, asaj tė fjalorėve kritikė, ndaj lypej kėtu, edhe mė fort se gjetiu, konsulta e kėshilli mes profesionistėsh. Shkalla e lartė e profesionalizmit tė Krujės kėrkonte doemos njohės tė t’njėjtit nivel profesional, porse, i gjendur nė izolim tė plotė nga komunikimi me dijetarė tė kėtushėm si Xhuvani, Ashta e Ēabej, autorit tonė s’i mbetej tjetėr veēse t’u drejtohej albanistėve qė gjendeshin tej perdes sė hekurt. Norbert Jokli asokohe kish vdekur, kėshtu pra e gjejmė mėse normale qė recensėn e kėtij fjalori nisi ta bėnte dora-dorės njėri ndėr albanistėt mė nė zė tė kohės, Giuseppe Valentini alias At Zef Valentini, i cili e njihte Shqipėrinė dhe zakonet e saj si asnjė i huaj tjetėr. Valentini i bėn njė recensė tė hollėsishme fjalorit, tue fillue nga lema A, duke qenė i ndėrgjegjshėm se ky do tė ishte i pari fjalor kritik i gjuhės shqipe. Nė fakt, sugjerimet e Valentinit janė kryesisht tė natyrės filologjike. Ai jo vetėm qė nuk i bėn vėrejtje tė natyrės gjuhėsore (e kush e njihte atbotė gjuhėn e Shqiptarėve si Kruja!), por pėrkundrazi skicon njė recension pėr ta nxitur Krujėn t’i zgjerojė ende mė tej analizat fjalore, e mundėsisht nė ēdo zė tė fjalėsit.
Pyetja e parė qė ia beh nė kėso rasash ėshtė kur e ndėrpreu Kruja punėn me fjalorin. Kohėn e ndėrpremjes na e shenjon njė letėr e Krujės drejtuar Karl Gurakuqit, tė cilėn ky i fundit e pėrmend duke e cituar nė njė shkrim me rastin e motmotit tė vdekjes sė mikut tė tij. Letra daton 20 shtator 1958, vetėm tre muaj para se Kruja tė ndėrronte jetė. Nė tė ai rendit plot 15 punime tė vetat tė pabotuara, dhe nė renditjen e katėrmbėdhjetė gjejmė “Sprovė pėr njė Fjaluer kritik (vetėm A e B)”. Kjo letėr posė tjerash mbyllet me fjalėt: “Kaq, e mbas kėtyne mos tė presė mā Shqipnija shkrime prej meje! Unė kam dekun tashmā e asaj Zotynė i lashtė bijt tjerė”. Ndoshta gjendja shėndetsore e ajo shpirtnore bashkė ja kishin mpakė fuqitė kėtij Sizifi shqiptar. Por kohėn e ripunimit na e jep vetė Kruja kur shtjellon lemėn “brishtnuer” e ku thotė se “vjeta e jonė 1953 s’āsht brishtnore, se numri 1953 nuk dahet katėrsh”. E me kėtė merr fund ēdo hamendje lidhur me kohėn e ripunimit tė veprės.

Parė sot nė sintezė me tė gjitha filozofitė pėrfaqėsuese tė atyre qė kontribuan nė selitjen e gjuhės sė pėrbashkėt, M. Kruja duket se ofron njė filozofģ tepėr tė plotė tė kėtij procesi, qe afėrmendsh duhej tė ishte edhe subjektiv (i udhėhequar nga politikat gjuhėsore) po edhe objektiv (pėrfundim i vetvetishėm i lavrimit tė shqipes). Kėtė dualitet Kruja e ka gjithnjė parasysh dhe mundohet qysh sė pari tė caktojė masėn e ndėrhyrjeve tė individit (gjuhėtarit, shkrimtarit, politikanit etj.) dhe masėn qė vendon bashkėsia e pėrdoruesve nė rrjedhė tė kohės. Le ta shqyrtojmė kėtė argument nė paralelizėm me filozofitė gjuhėsore tė ligjėrimeve simotra me shqipen.
Duke u hedhur njė sy pėrvojave planifikuese qė kanė pėrcaktuar gjuhėt e selitura rrotull nesh, vemė re se ato janė disa duarsh: Frengjishtja pėr shembull ėshtė udhėhequr mė sė shumti nga parimi etimologjik. Kjo vėrtet i ka siguruar pėrmasė kohore dhe motnim frengjishtes, por nga ana tjetėr e ka larguar shumė drejtshkrimin e saj nga drejtshqiptimi dhe, nė ditėt e sotme, kur dija ėshtė nė stadin social tė saj, pra alfabetizimi i popullatės ėshtė punė e kryer, njė largesė e tillė sistemike rrit shumė koston e nxėnies sė drejtshkrimit e po ashtu edhe tė drejtshqiptimit nga bashkėsia frengjishtfolėse. Pesha e ekzagjeruar e etimologjisė nė punė tė frengjishtes letrare ka mėse njė shekull qė ėshtė pėrshfaqur si problem (shih Kursin e Saussure-it) dhe sot propozohet tė ndėrmerren ndėrhyrje ekuilibruese me shtysė fonologjike (b.fj. Nathalie Cauche te “L’orthographe”).
Nė njė tjetėr grackė gjendet sot serbishtja, e cila fillimisht e pėr mjaft kohė iu referua kryekėput parimit fonologjik, vendim ky qė buroi edhe pėr shkak tė zgjedhjes grafematike cirilike, pas sė cilės ēdo tingull pėrfaqėsohej nga njė germė. Por varieteti qė u konceptua nė kėtė mėnyrė, nisi tė japė shenja insufiēence kur asaj iu desh tė pėrballej me nevojėn terminologjike pėr shenjues tė rinj nė truall tė regjistrit formal dhe tė mendimit abstrakt. N’atė stad vendimet e pjesshme qė u ndėrmorėn, dolėn jashtė nga filozofia fonologjike, duke u bėrė kėsisoj shkas pėr teprģ vullnetesh individualiste, nė tė cilat u desh tė mbizotėronin vendimet morfo-gramatikėzuese, pasi ato etimologjizuese do t’i binin fort ndesh natyrės sė pėrgjithshme tė serbishtes letrare e asaj tradicionale. Njė ndeshje e tillė filozofish tė panjėsuara e ndau kėtė gjuhė nė dy palė shtresa tė larguara nga njera-tjetra: mė nj’anė qėndrojnė fjalėt e fondit historik, nė tė cilat ndjehet pėrditėsimi i vijueshėm i kohėve dhe gjurma e pėrdorimit tė folur, e m’anė tjetėr qėndrojnė shenjuesit neologjikė tė ndėrtuar afėrmendsh me rrugė individuale, tė cilėt janė ose thjesht huazime sipėrfaqėsisht tė pėrshtatura, ose farkime tė gramatikėzuara, krijuar si kompozite, mbi tė cilat, sikundėr vlerėson A. Meillet, parimi fonologjik nuk ka mundur tė veprojė.
Mund tė vijohej sėrish me shestime modelesh gjuhėsore, por duke u mjaftuar me analizėn e dy paradigmave tė mėsipėrme qė u kodifikuan duke ndjekur secila njė parim bazė tė pėrkundėrt me tjetrin, vihet natyrshėm nė pėrfundimin se fonologjia dhe etimologjia pėrcaktojnė nė fakt edhe natyrėn e njė varieteti tė normalizuar.
Ē’pėrfaqėsojnė nė vetvete kėto dy parime? Qėndrimi fonologjik ndaj gjuhės sė pėrbashkėt don tė thotė qė varieteti tė pėrfaqėsojė vullnetin pak a shumė tė lirė tė pėrdoruesve dhe realizimet e ligjėrimeve tė folura tė tyre. Ndėrsa qėndrimi etimologjik shpreh vullnetin e historianėve tė gjuhės pėr tė konservuar nė kėtė varietet protoformat gjuhore. Mė tej akoma, parimi i parė pėrfaqėson kolektiven nė gjuhėsi, i dyti individualen. Kruja i ka mėse tė qarta kėto dy natyra pėrfaqėsimi, ndaj duket se nė hartimin dhe analizat e kėtij fjalori ai nuk zgjedh as modelin frėng e as atė serb. Nga sa kemi analizuar, vemė re se Kruja aplikon gati gjithkund analogjinė e cila nė gjuhė ėshtė faktor i modeluar prej kolektives dhe prej kritereve fonologjike. Porse i vetėdijshėm se analogjia rrezikon tė shtyjė nė skajet e pėrdorimit mjaft forma tė cilat mandej pėrdorimi i bjerr, Kruja vendos ta aplikojė pikėrisht mbi kėto forma kriterin etimologjik duke gjetur mjeshtėrisht rrugėn e rihedhjes sė tyre nė qarkullim, pa i rėnė ndesh sistemit tė formuluar mbi baza fonologjike. Protoformat e etimologjizuara ai zgjedh t’i pėrdorė ose nė fushė tė terminologjisė, ose pėr tė ēliruar fjalėt polisemike nga polivalenca e tyre semantike, qė nė fakt e tkurr fuqinė emėrtuese tė njė gjuhe dhe ja ul mendimit saktėsinė. Sa pėr njė shembull mund tė vėrehen se si i ofron ai protoformat ndėlgoj dhe bultis (tė parėn pėr lat. intelligere dhe tė dytėn pėr fr. aprouver). Kėsisoj ai mėton t’i ēlirojė fjalėt semantikisht tė ngarkuara duke synuar tė nxjerrė hiponime nga hiperonimet.
Shkalla e sotme e dijes mbi gjuhėn i jep plotėsisht tė drejtė kėsaj zgjedhje tė Krujės, pasi qoftė pėr terminologjinė, qoftė pėr hiponimet lypet qė shenjuesit qė ofrohen tė jenė “tė pastėr”, pra kuptimisht tė pangarkuar. Duke qenė protoforma, ato gėzojnė njėkohėsisht dy veti: janė tė pėrftuara nga marrėveshja historiko-sociale, pra tė fonologjizuara dhe m’anė tjetėr, bashkėsia e pėrdoruesve pėr shkak tė vjetėrsisė e ka humbur kujtesėn mbi to, pra janė semantikisht tė pastra sikundėr lypet. Ky ėshtė raporti qė vendos mjeshtėrisht Kruja mes kolektives dhe individuales nė gjuhė, duke e ushqyer edhe ndėrhyrjen individuale, aty ku mundet, me lėndė kolektive.

Gjatė procesit tė instalimit tė menjėhershėm tė diktaturės dhe mandej tė totalitarizmit tė vijuar, u atrofizuan nė mėnyrė progresive konceptet abstrakte tok me fjalėt qė i shenjonin kėto koncepte. Madje edhe njė burim i rėndėsishėm konceptesh abstrakte sikundėr filozofia (e cila bėhej si disiplinė studimi ndėr shkolla), qe vetėm me natyrė materialiste. Bjerrjen e fjalėve qė shenjonin koncepte abstrakte e ka ilustruar mjeshtėrisht Orwell nė Apendiksin e librit tė tij “Tetėdhjetekatėr”. Refleks pasues i bjerrjes sė fuqisė abstraguese tė Shqipes si pasojė e dhunės ideologjike nė tė, qe nė njė hap tė dytė edhe varfėrimi i shenjuesve konkretė. Nė kėtė fushė ka vėrtet shumė punė pėr tė bėrė, pasi shqipfolėsit sot gjenden ngushtė dhe nga mosnjohja detyrohen tė shtijnė nė pėrdorim veē njė grusht fjalėsh. Do ofruar sot pikėrisht ajo saktėsi semantike qė japin lemat e Krujės, i cili ndoron mirė gjuhėn e popullit, atė pandialektore, dhe kjo i jep siguri nė klasifikimet hierarkike ose sasiore tė shenjuesve tė ndryshėm. Kėshtu ai dallon qartė, dhe mandej rendit sipas rėndėsisė rrjedhjet e ujrave nė: vijėn, pėrroin, sheun, lumzėn dhe lumin; ndėrkohė qė sot pavarėsisht nga tė shenjuarit e shumtė, shenjuesit janė reduktuar nė dy syresh: pėrroi dhe lumi. Ky ėshtė edhe problemi mė i madh i shqipes aktuale. Me fjalė tė tjera gjuha shqipe ka nė fond tė saj vėrtet shumė fjalė tė moēme qė dėshmojnė autenticitet, por repertori i fjalėve tė pėrdorimit tė sotėm ėshtė tejet i ri. Kjo pasi normalizimi i kėsaj gjuhe qė sot pėrdoret, ja ndėrpreu asaj lidhjet me traditėn. Varieteti qė u pėrcaktua e u nguc si i pėrbashkėt, nuk i ngjan aspak fytyrimit qė jep Wittgensteini duke thėnė se “gjuha jonė ėshtė si njė qytet i moēėm: njė labirint rrugicash, shtėpish tė vjetra e tė reja, shtesa pallatesh bėrė nė epoka tė ndryshme, rrethuar nga brezi i lagjeve tė reja periferike. Tė pėrshkruash njė gjuhė don tė thotė tė pėrshkruash njė formė jete”. Sot ėshtė vėrtet problem i ndėrlikuar hedhja nė pėrdorim e fondit gjuhor, pasi shumė fjalėve u ėshtė bjerrė vlera si pasojė e mosqarkullimit dhe stanjacionit tė gjatė. Tek e fundit, kėshtu cilėson edhe Saussure: “fjalėt janė si monedhat; vlera e tyre rritet vetėm nėse qarkullojnė”.
Duke u ndalur te prurjet e reja, themi se ēdo neologjizėm i shtėnė nė punė nga Kruja, ėshtė tipik e kudo qė ta hasėsh, edhe jashtė konteksit tė kėtij fjalori, mund ta dallosh fill gjurmėn e autorit, tė pandashme nga gjurma e kohės dhe bashkėsisė. Kete mund ta shohim psh tek lema admiruem.

Veē ruajtjes sė pėrmasės kohore, bėn pėrshtypje edhe skrupulltia semantike dhe e drejtpėrdrejtė qė kanė sugjerime tė tilla. Njė skrupulltģ tė tillė, sa i takon shenjimit tė njė koncepti pėrmes njė fjale, e hasim te Saussure, i cili nė shėnimet e veta shkruan se “njohja e njė fenomeni apo njė veprimi tė arsyes nėnkupton paraprakisht pėrkufizimin e njė termi tė ēfarėdoshėm; jo pėrkufizimin e rastėsishėm qė mund tė japim pėrherė pėr njė term relativ nė lidhje me tė tjera terma relative, duke u sorollatur pėrjetėsisht nė njė rreth vicioz”.
Kėtij rrethi vicioz qė e le gjithnjė tė pazgjidhur ēėshtjen gjuhėsore, duhet t’i jetė druajtė Kruja, dhe kjo vetėdije ngjan se ka ushqyer dhe saktėsinė e tij tė vijuar. Pėrballja e shtetit tė ri shqiptar me nevojėn e papėrmbushur pėr njė mori institutesh e zyrash qė do duhej tė kishin emėrtesa shqipe, shtyn gjithashtu Krujėn tė mbėshtetet nė modele linguistike tė sprovuara tė vendeve tė tjera, por t’i mbushė kėto struktura me lėndė autoktone siē propozon psh kundrejt fjales maternitet qe e gjen te papershtatshme.
Nga kjo pikėpamje, e cila mė fort se me larminė e gjuhės, lidhet pėrsėdrejti me saktėsinė saj, pra me saktėsinė e mendimit, nuk mund tė mos vėrehet se sot dija jonė mbi gjuhėn ėshtė katandisur vėrtet mos-mė-keq nga didaktėt e saj si dhe nga shkrandja e energjive tė panumėrta pėr dekada tė tėra nė vorbulla metagjuhėsore, ndėrkohė qė askush nuk na mėsoi ne e nuk po i mėson fėmijėt tanė me atė durim e dashuri (deri nė fshikullim) me tė cilėn Kruja spjegon si mė poshtė:
bletė -ta: (sh. -tė-t) bleta nuk āsht emėn i secilės mjalcė (mjalcėz, mizė blete), por i tė gjithave bashkė, āsht emėn bashkuer si p.sh. bagtija; prandej āsht gabim me thānė: mė zūni nji bletė, por nji mizė blete, nji mjalcė; nuk thohet krinė bletėsh (si tufė dhźnsh, dhishė), por krinė blete; jo zgjue bletėsh (si vathė derrash), por zgjue blete; iku, duel bleta nga zgjoi, bleta na ep mjalėt (mjaltėt, mjaltin, mjaltėn);
Prirja e theksuar didaktike gjendet gjithkund nė fjalorin e Krujės. Mjaft tė vėrehen njė mori pjesėzash spjegimore qė dalin nga konteksti i ngushtė i njė fjalori kritik. Por mendojmė se nė kushtet e njė Shqipėrie, nė tė cilėn po formėsohej s’parit herė gjuha e njė administrate shtetėrore me tė gjitha efektet moderne, ky qėndrim prej mėsuesi ishte i domosdoshėm.

Ėshtė tashmė proverbiale revolta e Krujės kur ndesh nė barbarizmat a fjalėt e sajuara nga administrata edhe kur ekziston gjegjėsja shqipe; nė kėsi rastesh ai shpėrthen me shprehjen: “nji ndėr sa shėmtime tjera qi i kanė falė gjuhės s’onė administrata kombtare prej thesarit tė paditunisė sė saj”. Lidhur me barbarizmat do nxjerrė nė pah edhe fakti se Kruja ėshtė i vetėdijshėm pėr prirjen europianizuese tė gjuhės shqipe si njė rikthim nė rrėnjėt e saj paraosmane, ndaj ai jo vetėm mban njė qėndrim purist ndaj europianizmave tė hyra me portė turke, si nė rastin e abanozit, por ėshtė kundėr krijimit tė leksikut tė ri me rrėnjė turke apo zgjerimit kuptimor tė fjalėve tė vjetra turke.
Kruja ėshtė kritik i rrallė e me njė pėrpikmėri tė lartė shkencore ndaj fjalorėve tė deriatėhershėm tė gjuhės shqipe, veēanėsisht ndaj atij tė Mannit, tė cilin e veēon duke e ēmuar si mbledhės tė palodhur, por dyshon mbi burimet ushqyese tė kėtij fjalori, e sidomos kur burimet janė nga autorė tė huaj. Kritikė tė mirė ka vende-vende edhe ndaj Fjalorit tė Bashkimit, saku thuajse aspak ndaj Kristoforidhit, pėr tė cilin ndjehet se ruan njė nderim tė veēantė. Respekt i heshtur vėrehet edhe pėr humanistin tonė tė madh, Buzukun, format gjuhore dhe fjalėt e tė cilit Kruja duket se nuk i ve kurrė nė dyshim.

Sa i takon lėmit tė historisė sė fjalėve, e shohim tė udhės tė mos ndalemi gjatė tek shestimet etimologjike qė bėn Kruja, fort tė ēmueshme nga kjo pikėpamje, pasi besojmė se nė kėtė pikė ky Fjaluer mund tė jetė objekt i njė studimi tė mirėfilltė. Por meqė jemi nė lėmė tė etimologjisė po pėrmendim se te ky fjalor Kruja hedh njė sėrė hipotezash, po edhe vėrtetimesh pėr fjalė turke tė marruna nga shqipja (psh fj. bunar), e mandej tė pėrhapura me portė turke ndėr gjuhė tė tjera tė Ballkanit. Kjo ėshtė njė tezė ende e pashtjelluar sa duhet nga shkenca jonė dhe ka lidhje tė drejtė me pohimin e E. Hampit se shqipja ka luajtur njė rol shumė mė tė madh, nga sa i njihet, nė formimin e gjuhėve ballkanike.

Kruja mund tė cilėsohet pa droje si ai filozof i gjuhėsisė sė aplikuar qė i kapėrceu tutjetėhś sinorėt e ngushtė tė gjuhėsisė shqiptare, duke mbetur pėrbotnisht pionier edhe i gjuhėsisė moderne europiane. Qe vėrtet pionieristike tė ndėrmendej gjenerativizmi thuaj tri dekada para se ai tė formulohej si rrymė linguistike, e mandej tė synohej aplikimi i tij fill e nė simbiozė me strukturalizmin qė sapo kish nisur tė fitonte terren metodologjik nė Europė. Nė kėtė kuadėr vlen tė kujtojmė edhe faktin se mendimi gjuhėsor europian ka plot tri dekada qė po pėrpiqet tė verė nė emėrues metodologjik tė pėrbashkėt Chomskyn gjenerativist e natyror, Saussurin strukturalist e historiko-social dhe Derridįnė post-strukturalist e dekonstruksionist.
Selitja e qytetėruar e mendimit shqiptar, pa e larguar kėtė mendim nga rrėnjėt e etnosit e tė historisė sė vet, besojmė tė ketė qenė edhe sfida qė Mustafa Kruja, e gjithė tė ngjashmit me tė, morėn pėrsipėr qė prej agut tė Rizgjimit Kombėtar. Dhe ata zgjodhėn drejt ta fitonin sfidėn e qytetėrimit tė mendimit pėrmes gjuhės, duke i shėrbyer mugullimit tė gjuhės shqipe, pra pėrmes plotėsimit tė mozaikut tė shprishur gjuhėsor. Pėrzgjedhja e kėtij shtegu besojmė se shpjegon edhe pjerrjen e vetishme tė Krujės - politikan e shtetar - pėr kah lami i gjuhėsisė, e veēanėrisht nga ai i leksikografisė e gramatologjisė.
Mundime tė tilla nuk kanė ēmim dhe shpėrblesa e tyre shkon nė fakt in re ipsa, pra shkon nė vetė rendin e filozofisė mbi shqipen e pėrbashkėt. Sot trashėgojmė filozofinė gjuhėsore tė Krujės jo thjesht si dije, por si dorėzanģ, si dritė e si shtysė pėr t’i kthyer gjuhės aktuale njomshtinė qė i mungon. Kjo dorėzanģ vlen mė shumė se ēdo lėvdatė dhe lyp mirėnjohjen tonė. Nuk e kam fjalėn thjesht pėr mirėnjohjen e njė rrethi tė ngushtė gjuhėtarėsh a letrarėsh, por pėr atė ndjesi tė thellė qė duhet tė ruajė nė zemėr pėr Mustafa Krujėn ēdo individ i bashkėsisė shqipfolėse, e madje edhe ata qė sot ende s’kanė lindur.