Receta Gatimi

Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari

    Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari

    Enjte, 08 Janar 2009 09:42:00
    Nė Tiranė, pas 12 Janarit fillon procedura e shpėrndarjes sė kartave tė identitetit.

    TIRANĖ- Afrimi i datės sė zgjedhjeve dhe sanksionimi nė ligjin elektoral i detyrimit pėr tė votuar vetėm me karta identiteti, ka detyruar qeverinė qė tė hapė pėr qytetarėt procedurat e aplikimit pėr tė marrė kėtė dokument. Prej 12 janarit tė gjithė qytetarėt qė brenda qershorit tė ardhshėm mbushin 18 vjeē mund tė paraqiten pranė zyrave tė gjendjes civile, ku dhe janė ngritur grupe tė specializuara punonjėsish, pėr tė bėrė zyrtarisht aplikimin pėr kartė identiteti.

    Lajmin e ka bėrė tė ditur kryeministri Sali Berisha gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė ku i bėri thirrje tė gjithė qytetarėve shqiptarė mbi kėtė moshė qė tė kryejnė kėtė detyrim jo ligjor pėr marrjen e letėrnjoftimeve. “Kam njė thirrje dhe apel ndaj tė gjithė qytetarėve shqiptarė mbi moshėn 18 – vjeē, qė tė shkojnė dhe tė aplikojė pėr marrjen e letėrnjoftimeve”, - tha Berisha.

    Por duket se strukturat shtetėrore nuk janė tė gatshme qė ta nisin kėtė proces nė tė njėjtėn ditė nė tė gjithė vendin, pasi data 12 janar do tė shėnojė nisjen e kėtij procesi vetėm pėr Tiranėn. “Me datėn 12 janar fillon nė Tiranė procesi i pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftime. U bėj thirrje qytetarėve tė Tiranės se marrja e kartave tė identitetit ėshtė absolutisht njė moment i veēantė pėr secilin prej nesh sepse ne marrim njė dokument, njė letėrnjoftim tė njėjtė dhe ndėr mė modernėt nė tė gjithė Evropėn”,- u shpreh Kryeministri.

    Vet procesi i aplikimit pėr tė marrė kėtė dokument shėnon nė vetvete njė detyrim pėr qytetarėt pėr tė dhėnė shenjat e gishtėrinjve dhe tė gjitha tė dhėnat e tjera personale tė domosdoshme pėr identifikimin e tyre, ndėrsa do tė duhet qė tė paguajnė edhe 1100 lekė tė reja pėr kundrejt kostos sė prodhimit tė kėtij dokumenti.

    Shpėrndarja e letėrnjoftimeve elektronike pėrbėn njė sfidė pėr qeverinė, pasi ėshtė vėnė si njė kusht pėr tė pasur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme edhe nga ndėrkombėtarėt. Pėr pėrballimin e kėsaj sfide qeverisė pėr muajt e mbetur deri nė ditėn e zgjedhjeve do ti duhet tė shpėrndajė mesatarisht nga 15 deri nė 18 mijė karta identiteti nė ditė, masė pėr tė cilėn opozita ėshtė shprehur skeptike.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari

    BLEDAR HOTI

    Nėse nuk aplikon brenda 1 shkurtit pėr kartėn e re tė identitetit, shtetasit shqiptarė do tė privohen pėr tė dalė jashtė shtetit, si dhe nga shėrbime tė tjera tė domosdoshme. Nė vendimin e nxjerrė dy ditė mė parė nga qeveria, asnjė shtetas nuk do tė lejohet tė udhėtojė jashtė Shqipėrisė, nėse mė parė nuk ka aplikuar pėr marrjen e kėtij dokumenti pranė bashkive dhe komunave. Vendimi i nxjerrė i ngjan periudhės para viteve '90, ku shqiptarėt ndaloheshin pėr tė kaluar kufirin shqiptar, duke u bllokuar nga klone. Nėse nuk realizohet procesi i pajisjes me karta identiteti, Shqipėria mund t'i ngjajė njė "shtetrrethimi" ku shtetasit e saj do tė privohen nga shėrbimet kryesore. Sanksionet e ēuditshme dhe ekstreme tė qeverisė shkojnė akoma mė tej. Marrja e pasaportės pėr jashtė shtetit do tė bllokohet pėr ata shtetas qė nuk kanė aplikuar pėr kartėn e re tė identitetit. Shėrbimi tjetėr qė do tė privohet ėshtė edhe ai nė zyrat e Gjendjes Civile. Penalizime kanė edhe bizneset, ku pėrfaqėsuesit e saj brenda 1 shkurtit duhet tė aplikojnė, pasi bashkitė dhe komunat nuk do tė lejojnė qė tė rinovojnė licencat e tyre. Nė tė njėjtėn kohė qeveria ka vendosur qė pas kėsaj date nuk do t'u ofrohet asnjė shėrbim shtetasve tė saj pėr marrjen e patentave dhe nė kryerjen e kolaudimeve.
    Bllokimi nė Gjykata
    Gjithashtu vendimi pėrmban penalizime edhe pėr shėrbimet e tjera qė lidhen me sistemin e drejtėsisė. "Lėshimi i vėrtetimeve dhe dokumenteve tė tjera tė ngjashme me to, nga administrata gjyqėsore; shėrbimet noteriale; shpėrndarja e karburantit pa akcizė pėr fermerėt; shėrbimi nga zyrat e Alba-Postės", thuhet nė vendimin e qeverisė. Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nuk do tė kryejnė aplikimin dhe pajisja me certifikatė pronėsie pėr shtetasit qė nuk zbatojnė afatin e vendosur nga ana e qeverisė. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave i ka rekomanduar institucioneve tė pavarura, Bankės sė Shqipėrisė dhe Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike qė tė ndjekin tė njėjtat procedura pėr shėrbimet qė ato ofrojnė, normojnė me afat deri nė 15 prill-30 prill 2009. Zv.ministri Ferdinand Pone nė konferencėn pėr shtyp bėri tė ditur se pėr transparencė dhe pėr tė pajisur ēdo shtetas me tė paktėn njė dokument identifikimi, vendimi ka pėrcaktuar se Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile, nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, u dėrgon jo mė vonė se data 31 janar 2008 tė gjitha bashkive, komunave, njėsive bashkiake, listėn pėrkatėse tė shtetasve me tė drejtė vote qė nuk janė tė pajisur me pasaportė. Njėsia pėrkatėse e bėn listėn publike dhe njofton shtetasit e kėsaj liste pėr tė aplikuar me pėrparėsi pėr letėrnjoftim.
    Procedura
    Tė gjithė shtetasit, sipas Ponit, fillimisht duhet t'i drejtohen sportelit pranė filialeve tė Postės shqiptare, pėr tė kryer pagesėn pėr tė aplikuar pėr kartėn e re tė identitetit. Pagesa ėshtė 12 mijė lekė tė vjetra. Shtetasi shqiptar duhet tė marrė me vete faturėn qė vėrteton se ka kryer pagesėn dhe duhet tė paraqitet pranė Zyrave tė Gjendjes Civile nė bashki, komuna dhe nė njėsitė bashkiake. Zv.ministri i Brendshėm, Ferdinand Poni deklaroi se janė 400 zyra pranė njėsive tė qeverisjes vendore, ku mund tė pėrballojnė nė mbi 15 mijė aplikime nė ditė. Sipas tij, ekzistojnė kapacitetet e duhura pėr tė pėrballur fluksin e madh tė qytetarėve qė do tė gjenden pranė sporteleve tė bashkive dhe komunave. Zv. ministri Pone bėn tė ditur se procesi i njė karte zgjat dy javė dhe duhet tė jetė vetė shtetasi qė ta tėrheqė atė, pasi duhet tė verifikohen gjurmėt e gishtave. Gjithashtu duhet tė verifikohen paraprakisht dhe tė dhėnat nga shtetasi nėse ato janė tė sakta.



    penalizimet

    Nėse nuk aplikon

    Do bllokohen kėto shėrbime brenda 1 shkurtit 2009:

    • pajisja me pasaportė pėr jashtė shtetit;

    • shėrbimin nė zyrat e gjendjes civile;

    • lėshim ose rinovim tė lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor;

    • nuk do tė lejohen tė dalin jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė;

    • aplikimi dhe pajisja me certifikatė pronėsie nga ana e zyrave tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme;

    • aplikimin dhe lėshimin e dokumentit "Leje drejtimi automjeti" dhe kolaudimin e tyre;

    • lėshimi i vėrtetimeve dhe dokumenteve tė tjera tė ngjashme me to, nga administrata gjyqėsore;

    • shėrbimet noteriale;

    • shpėrndarja e karburantit pa akcizė pėr fermerėt;

    • shėrbimi nga zyrat e Alba-Postės;


    Procedurat e aplikimit

    Pagesa prej 1200 lekėsh nė Zyrat (filialet) e Postės Shqiptare nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Pas pagesės merr kuponin me vete dhe dorėzon nė zyrat e aplikimit qė ndodhen pranė bashkive, komunave apo njėsive bashkiake

    Konsultohet me zyrat e regjistrave civilė nėse tė dhėnat janė tė sakta ose jo

    Aty plotėson formularin e posaēėm dhe bėn fotografinė dhe marrjen e shenjave tė gishtave, retinėn e syrit dhe firmos formularin.

    Pas dy javėve kthehet pranė zyrės civile pėr tė tėrhequr kartėn e identitetit.


    Kartat, kushti i KE-sė
    Kartat e identitetit kanė qenė njė nga kushtet kryesore e Komisionit Evropian ndaj qeverisė shqiptare pėr procesin e anėtarėsimit nė BE. Nė vitin 2003 pati njė pėrpjekje pėr tė realizuar procesin me pajisjen me karta identiteti, por nuk u realizua, duke bėrė qė ai proces tė dėshtojė. Ndėrsa aktualisht po tentohet qė ky proces tė realizohet pikėrisht nė vitin 2009, pėrpara mbylljes sė procesit tė ratifikimit tė MSA-sė nga vendet anėtarė, ku ēėshtja ka ngecur nė Greqi. Shqipėria synon tė paraqesė kėrkesėn zyrtare tė statusit tė kandidatit nė BE pas mbylljes sė ratifikimit. Zyrtarėt e BE-sė kanė theksuar me forcė se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet tė realizohen me certifikatė, por me kartat e reja tė identitetit. Kjo ka nxitur qė PD dhe PS tė miratojnė njė proces konsensual, i materializuar me miratimin e ligjit nė Kuvend.


    1 shkurt
    Qeveria ka vendosur afatin 1 shkurt pėr pezullimin e njė sėrė shėrbimesh ndaj atyre qytetarėve qė nuk kryejnė procedurėn e pajisjes me kartėn e identitetit. Vendimi mė absurd ėshtė edhe ndalimi pėr tė ikur jashtė shtetit

    400 zyra
    Nė gjithė Shqipėrinė do tė jenė 400 zyra tė veēanta qė do tė realizojnė procesin e marrjes sė shenjave tė gishtave, tė retinės dhe tė tė dhėnave tė tjera. Shtetasit shqiptarė duhet tė paguajnė njė shumė prej 1200 lekėsh pėr tė marrė kėtė kartė


    Qeveria iu heq pagesėn pensionistėve

    BLEDAR HOTI

    Pėr tė realizuar zgjedhje me kartat e reja tė identitetit, qeveria nuk kursen tė penalizojė as pensionistėt dhe as ato shtetas qė marrin ndihmė ekonomike. Vendimi mė i fundit i qeverisė ka vėnė sanksione financiare pėr kėto dy shtresa, nėse nuk pajisjen me dokumentet e reja tė identifikimit. Pensionistėt qė nuk do tė aplikojnė brenda 25 marsit pėr dokumentet e reja tė identifikimit, nuk do tė kenė tė drejtėn e marrjes sė pagesės apo sė shpėrblimit nga ana e shtetit shqiptar. Ky ėshtė kushti penalizues qė qeveria ka vendosur ndaj personave qė nuk gėzojnė tė ardhura tė larta vjetore, ku pensioni minimal nė fshat ėshtė 50 mijė lekė tė vjetra, ndėrsa nė qytet, minimali nis nga 100 mijė lekė tė vjetra. Qeveria ka vendosur qė asnjė person nuk do tė marrė pensionin e tij, nėse mė parė nuk ka aplikuar pėr dokumentet e letėrnjoftimit. Shtresa tjetėr mė e varfėr, qė ndihmohet nga shtetit me asistencė sociale dhe pėrkrahje kanė afat mė tė vonė. "Pagesa pėr ndihmė, pėrkrahje sociale apo ēdo lloj ndihme tjetėr, ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nuk do tė jepet nėse nuk kanė aplikuar deri mė 30 prill 2009", thekson vendimi. Ndėrsa ndėshkimi pėr punonjėsit e administratės shtetėrore, Qeveria e ka vendosur afatin e fundit tė aplikimit 43 ditėve. "Pėr 104 mijė punonjėsit qė nuk aplikojnė nuk pėrfitojnė nga shteti pagesa ose shpėrblime pėr tė gjithė personat fizike tė punėsuar nė administratėn dhe institucionet publike, si dhe personat e punėsuar nė shoqėri, agjenci apo ente shtetėrore, qendrore apo vendore, nėse nuk kanė aplikuar deri mė 25 shkurt 2009", thuhet nė vendimin e Ministrisė sė Brendshme.
    Penalizimi pėr studentėt
    Ndėrsa penalizimet qeveria i ka shtrirė edhe te shtresa e studentėve. Asnjė prej tyre nuk do tė merret nė provim nėse nuk kanė aplikuar pėr dokumentet e reja tė identifikimit. Sipas vendimit, kėto studentė nuk do tė lejohen tė futen nė provimet e sezonit. "Nuk do tė pranohen personat qė nuk aplikojnė nė provimet e fundvitit dhe regjistrimin nė vitin shkollor/akademik pasardhės pėr tė gjithė ata qė ndjekin studimet nė shkollat e mesme dhe tė larta, pjesėmarrėsit nė konkurse apo gara tė ndryshme tė organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nėse nuk kanė aplikuar deri mė 30 mars 2009", thuhet nė vendimin e qeverisė. Tė gjitha institucionet shtetėrore, qendrore apo vendore, sipas Ministrisė sė Brendshme duhet tė marrin masa qė pagesa pėr aplikimin pėr letėrnjoftim pėr punonjėsit e tyre tė kryhet brenda institucioneve pėrkatėse. Ministria e Brendshme po merr tė gjitha masat pėr zbatimin e kėtij vendimi tė rėndėsishėm nga tė gjitha institucionet publike dhe tė gjithė shtetasit. Ndėrsa pėr herė tė parė qeveria ka falėnderuar njėsitė bashkiake pėr kėtė proces, ku pjesė mė e madhe drejtohet nga ana e pėrfaqėsuesve tė opozitės. "Ne pėrfitojmė nga rasti pėr tė pėrshėndetur bashkėpunimin e shkėlqyer qė kemi pasur me njėsitė vendore tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė dhe kėrkojmė vėmendjen maksimale tė tyre edhe gjatė aplikimit tė shtetasve", deklaroi zv.ministri Pone.


    Afati pėr pensionistėt
    Qeveria nė vendimin e saj ka pėrcaktuar qė afati maksimal qė pensionistėt tė aplikojnė duhet tė jetė 25 marsi. Nėse nuk realizohet njė gjė e tillė, atėherė nuk do tė marrin pensionin e tyre. Sanksione janė vendosur edhe pėr ata persona qė marrin ndihmė ekonomike apo pėrkrahje nga shtetit. Nėse nuk kanė aplikuar deri mė 30 prill 2009, pagesa pėr ndihmė, pėrkrahje sociale apo ēdo lloj ndihme tjetėr, ofruar nga institucionet qendrore dhe vendore nuk u jepet. Edhe studentėt nuk do tė hyjnė nė provimet e fundvitit, nėse nuk aplikojnė brenda 30 marsit.

    Berisha merr kompetencat e Topit
    Vendimi i qeverisė shpall edhe se kur tė do tė zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ia marrė kėtė kompetencė kushtetuese Presidentit tė vendit, Bamir Topi. Nė kėtė vendim theksohet ndėr tė tjera se "pajisen me dokumente identifikimi shtetasit, tė cilėt janė tė detyruar tė pajisen me letėrnjoftim dhe qė mbushin moshėn 18 vjeē, mė 28 qershor 2009". Nė bazė Kodit tė ri Zgjedhor, presidenti duhet tė shpallė datėn e zgjedhjeve mė 21 ose nė 28 qershor. Ndėrmjet kėtyre datave, qeveria ka preferuar t'i diktojė Topit ende pa firmosur dekretin.


    Vasili: Varfėria pengon nė pajisjen me karta
    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili, i kėrkoi dje qeverisė tė pajisė pa pagesė me karta identiteti disa kategori sociale tė prekura mė shumė nga situata e rėndė ekonomike. "LSI ėshtė e shqetėsuar se; pėr arsye tė varfėrisė se skajshme, varfėri e cila ėshtė thelluar nė mėnyrė tė frikshme nė vitet e qeverisjes sė Berishės pėr mjaft qytetarė shqiptarė, pajisja me to do tė jetė e pamundur. Pėr tė kapėrcyer kėtė problem shumė tė rėndėsishėm nė momentin dhe nė kohėn e duhur, i kėrkojmė Qeverisė qė nė mėnyrė tė menjėhershme tė marrė masa dhe tė pajisė pa pagesė kategoritė e mėposhtme tė qytetarėve; pensionistėt nė fshat dhe qytet, studentėt dhe nxėnėsit, personat qė marrin pagesė papunėsie, personat anėtarė tė familjeve qė marrin ndihmė ekonomike, personat me aftėsi tė kufizuar dhe kujdestarėt e tyre, personat me pagė minimale nė sektorin publik dhe privat", u shpreh Vasili. Sipas tij, kjo kategori rrezikon seriozisht mospjesėmarrjen nė zgjedhje. "Qeveria duhet tė zgjidhė nė mėnyrė tė menjėhershme kėtė problem pėr kėtė kategori qytetarėsh, sepse pėrndryshe rrezikohet qė rreth 1 milion qytetarė tė mos marrin pjesė, pra tė pėrjashtohen nga procesi i votimit", u shpreh Vasili.


    “Konfuzion me kartat e identitetit”

    Sekretari socialist pėr Ēėshtjet Elektorale, Kastriot Islami, tha dje se qeveria duhet tė kishte subvencionuar pajisjen e qytetarėve me karta identiteti. "Qeveria duhet tė kishte bėrė subvencionimin e pajisjes sė qytetarėve me karta identiteti. Bėhet fjalė pėr njė shumė prej 10-15 milionė euro, qė pėr buxhetin e shtetit nuk ėshtė ndonjė kosto shumė e madhe, nė njė kohė qė ne kėrkojmė tė integrohemi nė familjen evropiane dhe duam tė garantojmė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme", tha Islami. Sipas tij, kėrkohet njė skemė e qartė qė kėrkohet tė bėhet publike se si duhet tė veprojnė qytetarėt pėr pajisjen me karta. "Qytetari nuk e ka tė qartė se ku do tė paraqitet radhėn e parė, ku do tė paraqitet radhėn e dytė dhe ku do tė paraqitet radhėn e tretė dhe pėr mė tepėr qytetari nuk e di qė, meqenėse prodhohen 15 mijė karta nė 400 njėsi vendore, i bie qė ēdo njėsi tė prodhojė rreth 40 karta nė ditė. Pra kėrkohet tė ketė njė kalendar shumė tė qartė veprimi", tha Islami.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kartat e memories - Rikuperimi fotografive
    Nga lura nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2013, 06:16 PM
  2. Kartat prepaid- Banka Credins
    Nga manuel nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:02 PM
  3. Kriza per kartat drejt fundit
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 08:43 AM
  4. Kartat e identitetit dhe Pasaportat biometrike
    Nga ariuputrak nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 08:40 AM
  5. Kartat pa impulse, hetime nga Antikrimi Ekonomik
    Nga Lirenti nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 06:25 AM