Kartat e identitetit dhe Pasaportat biometrike


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1

    Kartat e identitetit dhe Pasaportat biometrike

    Receta Gatimi

    Jame jashte shqiperie dhe do me pelqente qe te kisha informacione mbi kartat e identiteti dhe pasaportat biometrike.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Re: Kartat e identitetit dhe Pasaportat biometrike

    Pajisja e qytetareve me karta identiteti eshte nje objektiv qe
    qeveria pritet ta realizoje gjate ketij viti. Ndonese eshte ende heret
    per te percaktuar nje afat per fazen kur keto karta do te kalojne ne
    duart e qytetareve, parashikimet paraprake jane optimiste se brenda
    ketij gjashtemujori do te filloje prodhimi i kartave te identitetit.
    Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, u shpreh dje per gazeten
    “Albania” se aktualisht eshte duke vazhduar procesi me
    tenderimin.”Eshte ende heret per te dhene nje afat te sakte per
    procesin, por aktualisht po pergatiten procedurat e tenderit dhe ne
    fundin e muajit shkurt besojme se do te hapen ofertat e kompanive”, -
    tha Poni. Procesi po ecen ne baze te parashikimeve dhe mbyllja e
    tenderit ne kohe do t’i hapte rruge te plote instalimit te pajisjeve te
    kompanise per te nisur prodhimin me kapacitet te plote te kartave te
    identitetit. Sipas te dhenave paraprake mendohet se sistemi qendror i
    perpunimit te te dhenave dhe i personalizimit te kartes do te kete nje
    kapacitet minimal perpunues prej me shume se 15 mije karta ne dite. Kjo
    do te thote qe do te mjaftojne dy muaj kohe mbas fillimit te punes se
    kompanise qe kartat te jene gati per shperndarje.
    Procesi

    Pajisja e qytetareve me karta identiteti eshte nje proces i
    komplikuar pasi synon te ērrenjose sistemin e vjeteruar te identitetit
    te qytetareve dhe te vendose nje sistem modern qe do te garantoje
    standardet e kerkuara ne kete drejtim. Megjithese e gjithe vemendja
    eshte perqendruar te prodhimi dhe shperndarja e kartave te reja te
    identitetit, ne te vertete ky proces permban edhe ngritjen e nje rrjeti
    te tere stacionesh ku do te kontrollohen keto karta identiteti.
    Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar momentin e hapjes se tenderit
    si mjaft te rendesishem, pasi i hap rruge nje procesi kaq jetik per
    shqiptaret. “Do te vendosim per koncesionin ne hapjen e tenderit
    nderkombetar per kartat e identitetit. Pas nje pune shume te gjate dhe
    te detajuar, ky proces do t'i jepet me koncesion kompanise qe do te
    ofroje kushte me te leverdisshme se te tjerat", - eshte shprehur
    kryeministri Berisha gjate nje mbledhjeje qeverie.
    Modeli i kartes

    Karta e identitetit do te jete e tipit Smart Card dhe do te kete
    nje ēip mbeshtjelles qe do te ruaje te gjithe informacionin e njejte qe
    ekspozohet ne siperfaqen e kartes, si dhe informacionin shtese ne
    lidhje me identitetin e mbajtesit te kartes. Ketu perfshihet
    informacioni biometrik dhe kriptografik ku hyjne dhe shenjat e
    gishterinjve qe do perdoren per rritjen e sigurise se ketij dokumenti.
    Te dhenat per identitetin do te ruhen dhe sigurohen ne ēipin e Smart
    Card, duke perdorur metodat e pershkruara ne pasaportat standarde te BE
    dhe Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil, te cilat pershtaten
    ngushte me kerkesat e qeverise shqiptare dhe mund te zgjerohen deri ne
    ruajtjen e informacionit shtese. Avantazhi kryesor i perdorimit te
    kartes multiaplikuese eshte se lejon me shume opsione per zgjerimin e
    kartes ne te ardhmen. Kjo i lejon kartes te lejoje ndryshimin ne
    perputhje me kerkesat qeveritare per perdorim qe mund te hyjne ne fuqi
    pasi karta te jete leshuar. Karta mund te zgjerohet per te mbartur te
    dhena dhe aplikime shtese qe mund te perdoren ne mbeshtetje te tipave
    te tjere te kartave si EMV karte paguese apo Kartat Standarde
    Europiane.

    Debati politik

    Qeveria shqiptare ka premtuar pajisjen e te gjithe qytetareve me
    karta identiteti, premtim ky qe siē ka theksuar vete qeveria do te
    realizohet vitin e ardhshem. Kjo ēeshtje ka qene qender e debatit mes
    dy blloqeve politike ne Kuvend. Nga njera ane opozita akuzon qeverine
    per paaftesi per realizimin e detyrimeve te saj, nga ana tjeter
    mazhoranca deklaron se ekzekutivi ka shpallur tenderin per berjen e
    ketyre kartave te identitetit. Pajisja e qytetareve me karta identiteti
    si dhe krijimi i regjistrit te qytetareve jo vetem lehteson levizjen e
    lire te njerezve, por edhe te punes se organeve te ndryshme te
    qeverise, e cila me nje database te dhenash eshte me koherente per
    levizjen e qytetareve te saj. Pajisja e shtetasve shqiptare me karta
    identiteti mbi te gjitha i jep fund edhe debateve politike persa i
    perket besueshmerise se forcave politike ne proceset zgjedhore.


    Detajet teknike

    •Karte me aplikim te shumefishte

    •Nderfaqe te dyfishte me kontakt, pa kontakt

    •Kombinim midis kriptografise asimetrike/simetrike

    •Kombinim i tipareve te sigurise qe lejojne vlefshmerine e kartes, mbajtesit te

    kartes, kapaciteteve te kartes, aksesit logjik, parandalimit te
    fshirjes se te dhenave, pergjimi i pjeses se aksesueshme pa kontakt

    •Minimumi 64 KB memoria EEPROM



    Modeli i kartes se identitetit


    Materiali i Kartes: MELENEX

    Shtresa mbrojtese: PET

    Chip-i i kartes

    Nderfaqja: me kontakt & pa kontakt

    Madhesia e memories: 64kB

    Sistemi operativ: JAVA

    Ruajtja e fotografise ne Chip: JPEG

    Ruajtja e imazheve te shenjave te dy gishtave ne Chip

    Numri serial i kartes i ruajtur ne Chip: i koduar

    Te dhenat demografike ne Chip: Po



    Sa e sigurt do te jete karta e identitetit nga falsifikimi




    Projekti i ri per hartimin e kartave te identitetit pengon
    mundesine e abuzimeve dhe falsifikimeve me te. Nje karte qe pritet te
    ndertohet mbi bazen e nje sere elementesh sigurie te jep pershtypjen e
    nje dokumenti te sofistikuar qe ia kalon pasaportave persa i perket
    imunitetit qe ka ndaj nderhyrjeve te paligjshme. Ne projektin e
    Ministrise se Brendshme te miratuar kohe me pare nga qeveria thuhet se
    “elementet e sigurise te vendosura ne karte kane per qellim te
    kufizojne ne maksimum vjedhjen, falsifikimin dhe modifikimin e saj
    nepermjet menyrave te tilla si fotokopjimi, fotografimi, skanimi ose
    riperpunimi i te dhenave ne te”. Kompania qe do te prodhoje keto
    dokumente identifikimi do te kete parasysh qe te perdore elemente qe
    parandalojne fotokopjimin dhe qe ne nje rast te tille e nxjerrin me
    mangesi te theksuara kopjen. Po keshtu paraqitja grafike e kartes do te
    ndertohet ne menyre te tille qe te jete mjaft e veshtire riprodhimi i
    saj ne ēfaredo menyre. Ekspertet qe kane asistuar qeverine shqiptare ne
    pergatitjen e ketij projekti kane sugjeruar zbatimin e dy standardeve
    kryesore ne kartat e reja. Se pari eshte standardi i “ICAO-s
    (Organizata nderkombetare e Aviacionit Civil)”, ku percaktohet formati
    i kartes, i cili duhet te jete “ID1” me permasa, gjatesia 53.92/54.03
    milimetra, gjeresia 85.47/85.73 milimetra. Ndersa persa i perket
    standardit te dyte, qe duhet respektuar gjate konceptimit dhe prodhimit
    te kartave, ai ka te beje me standardin europian te pasaportave
    elektronike ( e-passports).


    Pasaportat biometrike, paralelisht me kartat e identitetit



    Bashke me procesin e prodhimit dhe te shperndarjes se kartave te
    identitetit do te kryhet edhe pajisja e qytetareve me pasaporta
    biometrike. Prodhimi i pasaportave biometrike eshte nje proces qe eshte
    parashikuar te ece paralelisht me ate te kartave te identitetit, pasi
    ne kete menyre eshte menduar te reduktohen edhe kostot e larta.
    Pasaportat e reja do te jene te standardeve europiane dhe do te
    permbajne nje sere elementesh sigurie, duke filluar qe nga shenjat e
    gishterinjve e deri te nje ēip, i cili do te jete i vendosur ne
    pasaporte dhe do te permbaje te gjitha te dhenat e personit qe disponon
    ate. Prodhimi i ketyre pasaportave elektronike do te beje te mundur
    plotesimin e nje prej kushteve me te rendesishme te Bashkimit Europian
    per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Nderkohe sipas te
    dhenave te nxjerra nga ekspertet, ne fazen fillestare do te duhet te
    prodhohen nje numer prej 2.5 milione katra identiteti dhe afro 3
    milione pasaporta biometrike. Opozita pati kritikuar pak dite me pare
    ritmin e Ministrise se Brendshme per pajisjen e qytetareve me karta
    identiteti dhe pasaporta te reja.

    Nga Gazeta Albania

  3. #3

    Berisha: Kartat, jo sanksione pėr ata qė kanė pasaporta



    Shtetasit qė kanė pasaportė nuk
    janė tė detyruar tė marrin kartėn
    e identitetit. Kėtė vendim e bėri
    tė ditur Kryeministri Sali Berisha,
    nė mbledhjen e radhės sė qeverisė. Sipas
    kreut tė qeverisė, Sali Berisha ėshtė
    rėnė dakord qė personat e pajisur me
    pasaportė tė mos shtrėngohen pėr t‘u
    pajisur me kartė identiteti. Nė kėtė
    mėnyrė, Kryeministri Berisha i ka dhėnė
    tė drejtė opozitės pėr njė tjetėr kėrkesė
    tė saj, qė lidhet me procesin e pajisjes sė
    shtetasve shqiptarė me kartat e identitetit.
    Kryeministri Berisha paralajmėroi
    nė mbledhjen e qeverisė heqjen e shtrėngesave
    kohore pėr tė gjithė personat
    e pajisur me pasaportė. Tė gjithė ata
    qė kanė njė pasaportė tė vlefshme
    mund tė kryejnė nė ēdo moment aplikimin,
    pa pasur frikėn se mė 15 shkurt,
    apo mė 31 mars, do tė penalizohen, duke
    mos marrė rrogėn, pensionin, apo ndonjė
    shėrbim tjetėr publik. "Pėr ata qė kanė
    pasaporta jam dakord pėr tė bėrė njė
    raund tė dytė diskutimesh", u shpreh
    Berisha. Kryeministri Berisha mbėshteti
    kėshtu propozimet e opozitės pėr
    heqjen e masave shtrėnguese nė pajisjen
    me letėrnjoftim pėr qytetarėt qė
    kanė pasaporta. "Lidhur me propozimet
    e opozitės, qė kėrkon heqjen e shtrėngimeve
    pėr ata qė kanė pasaporta pėr
    pajisjen me letėrnjoftim, unė jam plotėsisht
    dakord tė shqyrtohen dhe i presim
    me shkrim propozimet", theksoi Berisha.
    Nga ana tjetėr, kreu i qeverisė nuk la pa
    pėrmendur as buxhetin e bashkisė mė
    tė madhe tė vendit. Lidhur me mosmiratimin
    nga Kėshilli Bashkiak i projektbuxhetit
    pėr Tiranėn, Kryeministri Berisha
    u shpreh se kryetari i bashkisė duhet
    ta diskutojė atė me kėshilltarėt
    bashkiakė, si pėrfaqėsues tė zgjedhur.
    "Natyrisht, konstatoj se rrėzimi i buxhetit
    ka krijuar probleme madhore, ligjore
    e morale te kryetari me korrespondencė
    i Bashkisė sė Tiranės, por, sėrish,
    uroj qė buxhetin ta diskutojė me
    kėshilltarėt, si pėrfaqėsues tė zgjedhur.
    Buxhetin mund t‘ua shpjegojė edhe atyre,
    por nuk e zgjidh dot me ta, sepse votat
    i kanė kėshilltarėt", tha Berisha.



    Shqip

  4. #4
    Shtetasit pa pasaportė, aplikimi brenda 15 prillit


    Ministria e Brendshme ndryshon urdhrin. Tė parėt do pajisen shtetasit pa pasaportė. Ata me pasaportė, aplikimi mė 1 prill


    Sanksione tė reja. Individėt pa pasaportė, kush nuk aplikon brenda datės 10 shkurt, nuk merr pasaportė pėr jashtė shtetit


    Pa mbushur mirė tre javė nga miratimi i ligjit, Ministria e Brendshme thyen sėrish, sikurse ka bėrė rėndom ditėt e fundit, ligjin pėr pajisjen e qytetarėve me letėrnjoftime tė reja.


    Dje, zėdhėnėsi i kėtij dikasteri njoftoi, nėpėrmjet njė komunikate pėr shtyp, se tė gjithė qytetarėt qė nuk kanė pasaportė dhe qė mbushin 18 vjeē brenda datės 28 qershor 2009, datė kjo kur do tė mbahen zgjedhjet parlamentare nė vend, duhet tė kenė pėrfunduar aplikimin pėr pajisjen me karta identiteti, brenda datės 15 prill 2009.


    Ky vendim ėshtė marrė nga dikasteri i punėve vendore, pas kėrkesės sė fundit tė opozitės, e cila ka kėrkuar qė t'u jepet pėrparėsi, qytetarėve qė nuk kanė pasaporta, nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė jenė votues nė zgjedhjet qė do mbahen nė muajin qershor.


    Aplikimi pėr personat e tjerė, qė nė kėtė rast kanė pasaportė, do tė fillojė mė datė 1 prill dhe do tė mbyllet nė bazė tė ligjit mė datė 30 prill. Tė vetmit qė bėjnė pėrjashtim nga ky rregull, janė shtetasit qė kanė aplikuar pėrpara datės 31 janar 2009, pėr tė cilėt pajisja me letėrnjoftim do tė vazhdojė rregullisht.


    Ministria e Brendshme ka bėrė tė ditur se u ka dėrguar tė gjitha zyrave tė aplikimit pėr letėrnjoftime elektronike listėn e personave qė nuk zotėrojnė pasaportė. Tė gjithė individėt qė nuk kanė pasaportė dhe nuk aplikojnė nė datėn e pėrcaktuar nė urdhrin e fundit, pra brenda datės 15 prill, do tė ndėshkohen, duke mos pėrfituar shėrbime nga administrata qendrore dhe vendore


    Dikasteri qė mbulon punėt vendore nė vend, ka parė mė me interes tė publikojė edhe njėherė nga e para sanksionet ligjore, qė pėsojnė mbi kurriz qytetarėt, nė rast tė mos aplikimit nė kohė pėr pajisjen me karta, se sa tė japė hollėsi pėr ndryshimet e shpeshta tė urdhrave qė po ēorodisin qytetarėt, qė nga dita kur ka filluar aplikimi pėr marrjen e letėrnjoftimeve.


    Tė gjithė ata qytetarė, qė nuk kanė pasaportė, tė cilėt nuk i binden nė kohė urdhrit, do tė ndėshkohen, duke mos pėrfituar njė sėrė shėrbimesh tė nevojshme, qė lidhen me jetėn e tyre sociale dhe ekonomike.


    Lista e tė ndėshkuarve nis me personat fizikė tė punėsuar nė administratėn dhe institucionet publike, si edhe ata tė punėsuar nė shoqėri, agjenci dhe ente shtetėrore, qendrore apo vendore, tė cilėt nė rast tė mosaplikimit nė kohė, nuk do tė marrin pagesėn ose shpėrblimet.


    I njėjti sanksion vlen edhe pėr pensionistėt, si edhe pėr personat qė marrin pagesė pėr ndihmė, pėrkrahje sociale, apo ēdo lloj ndihme tjetėr, tė ofruar nga institucionet publike, si nė nivel qendror, ashtu edhe nė atė vendor. Nė listėn e individėve qė nuk do marrin shėrbime janė tė rreshtuar edhe studentėt apo nxėnėsit qė mbushin moshėn 18 vjeē brenda datės 28 qershor 2009.


    Nė rast tė mosaplikimit brenda datės 15 prill, nxėnėsit dhe studentėt qė nuk i binden urdhrit, nuk do tė pranohen tė marrin pjesė nė provimet e fundvitit, si edhe nuk do tė lejohen tė regjistrohen nė vitin shkollor ose akademik pasardhės.


    Po kėshtu, nxėnėsit qė mbushin moshėn pėr tė marrė kartėn e identitetit, mė rastin mė tė keq, nuk do tė marrin pjesė nė konkurse dhe gara tė ndryshme tė organizuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, sanksione kėto, tė cilat nuk ndryshojnė nga ligji i miratuar me vendim qeverie.


    Nėse shtetasit qė nuk kanė pasaportė, nuk do tė aplikojnė pėr tė marrė kartat e identitetit brenda datės 10 shkurt 2009, atėherė kėta tė fundit nuk do tė pajisen me pasaporta pėr jashtė shtetit. Ky ėshtė njė nga sanksionet qė ka vendosur Ministria e Brendshme nė urdhrin e saj tė fundit, pėr individėt qė nuk kanė pasaportė.


    Po kėshtu, asnjė person qė nuk ka pasaportė dhe qė nuk aplikon brenda afatit tė mėsipėrm, nuk do tė marrė asnjė shėrbim nga Posta Shqiptare. Pėr tė njėjtėn kategori individėsh, ėshtė vendosur gjithashtu qė, nėse nuk aplikojnė brenda 15 prillit 2009, nuk do tė pėrfitojnė shėrbimin nė zyrat e gjendjes civile, me pėrjashtim tė regjistrimit tė akteve tė lindjes dhe tė vdekjes, si dhe pajisjes me certifikatė me fotografi, pėr qėllim aplikimin pėr letėrnjoftim, sipas kėtij vendimi; lėshimin ose rinovimin e lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor ndaj personave fizikė dhe pėrfaqėsuesve ligjorė tė personave juridikė;


    Aplikimin dhe pajisjen me certifikatė pronėsie nga zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme; Aplikimin dhe lėshimin e dokumentit, leje drejtimi automjeti dhe kolaudimin e tyre; Lėshimin e vėrtetimeve dhe tė dokumenteve tė tjera, tė ngjashme me to, nga administrata gjyqėsore; shėrbimet noteriale, si edhe shpėrndarjen e karburantit pa akcizė pėr fermerėt


    Saga e kartave tė identitetit, qė po ndjek qytetarėt nė kėto ditė janari, por merr nga dita nė ditė nuanca qesharake. Nė fillim qeveria kėrkoi nga qytetarėt tė nisnin aplikimin para datės 31 mars, nė tė kundėrt do tė ndėshkoheshin, duke mos marrė shėrbimet e ofruara nga administrata qendrore dhe ajo vendore.


    Kaq u desh, dhe dhjetėra pensionistė dhe qytetarė nė Tiranė, qė kėrkonin tė largoheshin jashtė atdheut, pėr t'u shpėtuar sanksioneve, u dyndėn nė radhė si qėmoti, nė njė kaos tė pashoq.


    Dje, qeveria e ndryshoi sėrish programin. Po kėshtu e hoqi sanksionin pėr qytetarėt qė jetojnė dhe punojnė jashtė vendit. Ky ėshtė vetėm njė detaj nga ēoroditja qė qeveria ka shkaktuar te qytetarėt gjatė dy javėve tė fundit. Kush e mban deklaratėn e kryeministrit Berisha, ditėn e inaugurimit tė procesit, do tė kujtojė fjalėn e tij dhe premtimin se procesi do tė vijojė normalisht, pa mė tė voglin problem.


    Fjala e burrit nuk zgjati mė shumė se njė ditė. Nė ditėn e parė tė fillimit tė punės, nuk ka kuponė. Qytetarėt i pėrgjigjen thirrjes kryeministrore, por i gjejnė sportelet bosh, pa u ngrohur mirė mėngjesi. Pėr dy ditė me radhė, nuk ka kuponė. Ministria e Brendshme ngarkon me faj firmėn "Sagem", kurse kjo e fundit dikasterin e punėve vendore. Nuk mbaron me kaq.


    Nė lojė futet edhe opozita, e cila e konsideron procesin tė dėshtuar dhe jep alarmin se pajisja e qytetarėve me karta identiteti, nuk ėshtė e mundur tė kryhet brenda afatit tė pėrcaktuar nga qeveria, gjė qė mund tė rrezikojė edhe procesin e zgjedhjeve tė lira.


    Opozita, gjithashtu, kėrkoi heqjen e sanksioneve pėr disa nga kategoritė e pėrcaktuara nė ligj, si edhe uljen e ēmimit tė kuponit, pėr disa nga shtresat nė nevojė tė shoqėrisė. Kėrkesa e opozitės solli edhe vendimin e dytė tė qeverisė, e cila pranon dhe ul ēmimin e kuponėve pėr disa kategori tė popullatės. Nuk mbyllet kėtu historia e kartave tė identitetit.


    Tri ditė mė parė, Ferdinand Poni, zv/ministėr i Punėve tė Brendshme, pėr pak sa nuk shkakton njė incident tė rėndė me Komunitetin Mysliman, mė i madhi nė vend. Nė njė deklaratė pėr shtyp, Poni jep urdhėr qė tė gjitha gratė myslimane tė heqin shamitė gjatė aplikimit. Vetėm njė ditė mė pas, po vetė Poni, kafshon gjuhėn dhe lejon besimtaret myslimane tė pozojnė me shami, duke e kthyer procesin nė mė se qesharak.


    Partia Socialiste i ka kėrkuar qeverisė nėpėrmjet nėnsekretarit tė saj pėr ēėshtjet ligjore, Damian Gjiknuri, tė nisė menjėherė sensibilizimin pėr pajisjen e shtetasve pa pasaportė me karta identiteti. Selia rozė, ndėrsa ndjek me vėmendje procesin e aplikimit, shpreh shqetėsimin se procesin ėshtė zhytur nė kaos dhe, fatkeqėsisht, deri mė tani ka filluar vetėm nė qytetin e Tiranės.


    Partia mė e madhe opozitare u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve qė nuk disponojnė pasaportė tė fillojnė aplikimin pėr karta identiteti, pasi janė vetėm ata qė kanė tė drejtė tė pajisen me njė dokument tė tillė nė kėtė periudhė.


    Gjithashtu, kėrkon mirėkuptimin e qytetarėve tė tjerė qė ta shtyjnė procesin nė njė kohė tė dytė, nė mėnyrė qė t'u mundėsojnė kėtyre shtetasve tė ushtrojnė tė drejtėn e zgjedhjes, me kartė identiteti. Gjiknuri ka bėrė tė ditur se Partia Socialiste do tė ofrojė asistencė dhe kėshillim pėr kėtė proces, nė tė gjitha zyrat e saj elektorale dhe degėt e saj lokale nė vend, ku qytetarėt mund tė drejtohen nė ēdo kohė pėr ndihmė.


    Po kėshtu, Partia Socialiste do tė monitorojmė me hollėsi mbarėvajtjen e procesit, duke u bėrė thirrje qytetarėve tė drejtohen nė zyrat e kėsaj partie pėr ēdo problem tė hasur.
    Letėrnjoftimet, "Sagem" nuk ka vendosur akoma makineritė
    Firma "Sagem", e kontraktuar nga qeveria shqiptare pėr pajisjen e qytetarėve me letėrnjoftimet e reja, nuk ka asgjė gati.


    Sot mbushen 2 javė nga nisja e procesit tė aplikimit, dhe, sipas vendimit tė qeverisė, duhet tė nisė edhe tėrheqja e kartave tė para tė identitetit nėpėr sportelet e njėsive bashkiake. Por, tėrheqja e kartave ėshtė e pamundur, pasi firma jo vetėm qė nuk ka filluar punėn pėr prodhimin e kartave, por nuk ka gati as ambientet ku do tė prodhojė letėrnjoftimet. Pėr mė keq, "Sagem", nuk ka vendosur as makineritė, ndėrkohė qė koha ecėn dhe nuk pret.

  5. #5
    Kartat, Berisha kėrcėnon buxhetorėt

    Urdhri i prerė: Askujt tė mos i jepet rroga, nėse nuk ka aplikuar deri mė 31 janar



    Administrata "Berisha" ka pėrveshur mėngėt dhe bėn bilancin e nėpunėsve tė cilėt kanė marrė kuponin pėr t‘u pajisur me kartat e identitetit. Sipas njė vendimi tė Kryeministrit Berisha tė firmosur nė mesin e muajit janar, ēdo institucion buxhetor dhe njėsi e qeverisjes vendore do tė raportojė pėrkatėsisht, nė ministritė dhe institucionin qendror nga i cili varet dhe nė Ministrinė e Brendshme listėpagesėn e pėrfituesve tė kompensimit tė paguar pėr muajin sė bashku me fotokopjet e mandateve tė pėrfituesve. Afati pėr ministritė dhe institucionet e tjera ėshtė data 31 janar. Ministritė dhe institucionet bazuar nė kėto raporte bėjnė njė kėrkesė pėrmbledhėse pėr rimbursimin e fondeve tė shpenzuara, nė Ministrinė e Financave, e cila bėn ēeljen e menjėhershme tė fondeve pėr ministritė dhe institucionet qendrore. Nė rast se nėpunėsit nuk kanė marrė kuponin brenda muajit janar, atėherė rroga e tyre mujore do tė bllokohet. Dita e djeshme ishte afati i fundit qė kishin nė dispozicion ministrat pėr tė mbyllur bilancin e listėpagesave qė janė bėrė dhe ata nėpunės tė cilėt rezultojnė pa kuponin e letėrnjoftimit rrezikojnė rrogėn e muajit shkurt.

    Kompensimi

    Pagesa e kompensimit bėhet nė mėnyrė tė menjėhershme, pasi personi pėrfitues paraqet nė zyrat ku merr pagėn apo pensionin

    fotokopjen e dokumentit tė dhėnė nga zyrat e gjendjes civile pas aplikimit pėr pajisjen me letėrnjoftim, tė shoqėruar me mandatin e pagesės tė bėrė nga pėrfituesi. Kompensimet do jepen nė zyrat ku bėhet pagesa pėr pagat dhe pensionet. Kuponi i letėrnjoftimit do tė blihet nga tė gjithė aplikuesit nė vlerėn 1200 lekė, ndėrsa mė pas kompensimi do tė bėhet nga zyrat ku aplikuesit marrin pagėn ose pensionin. Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Punėve, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta do tė pėrcaktojnė mėnyrėn e pagesės sė kompensimit. Pensionistėt dhe buxhetorėt do tė marrin kompensimin nė zyrat ku marrin tė ardhurat mujore, por ngėrēi i madh ėshtė pėr studentėt, pėr tė cilėt qeveria ende nuk ka njė ide fikse pėr mėnyrėn e kompensimit tė tyre. Njė kartė identiteti pėr studentėt do tė kushtojė 500 lekė, pėr pensionistėt 800 lekė dhe pėr punonjėsit buxhetorė me tė ardhura nėn 35 mijė lekė do tė kushtojė 1000 lekė.

    Problemet

    Kartat e identitetit ende nuk kanė filluar tė shpėrndahen, megjithėse njė pjesė e mirė e qytetarėve kanė tėrhequr kuponin. Megjithėse afati i premtuar nga autoritetet ka kaluar, askush nuk kthen njė pėrgjigje se kur qytetarėt qė kanė aplikuar do t‘i marrin ato pėr t‘i pėrdorur edhe si njė mjet identifikimi nė zgjedhjet e qershorit. Nga ana tjetėr, autoritetet e kompanisė prodhuese tė kartave nuk kanė pranuar tė flasin pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me vonesat. Procesi i kartave tė identitetit nisi mė 12 janar vetėm nė Tiranė, ndėrkohė qė nė rrethe do tė nisė javėn e ardhshme.

  6. #6
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e X-man
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Reputacioni
    0
    Kartat do te shperndahen brenda 15 shkurtit ne te gjitha prefekturat e shqiperise,e brenda fundit te muajit shkurt deri ne komunen me te larget.

    ministri i brendeshem
    bujar nishani

  7. #7
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    me duket pak rremuje me keto pasaportat biometrike...thone qe mund te besh kerkesen per ti marre por ne fier skane arritur akoma...

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    cudi, se thane thane dhe asgje sbene, akoma zyrat e gjendieve civile nuk kane mar urdhera se car duhet te bejne, dhe jo me qytetari i thjeshte.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nga 1 marsi Pasaportat jobiometrike dalin jashte perdorimit
    Nga Al Capone nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-02-2012, 04:52 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2011, 03:31 PM
  3. Pasaporta biometrike
    Nga mekaniku nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 09:36 PM
  4. Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 10:58 AM