Igli Tare: Bundesliga, mė e mirė se Seria A
Ka vetėm pak kohė qė ka kaluar prapa skrivanisė dhe seriozitetin e tij nė punė tashmė e shpreh edhe me fjalė, madje krejt i lirshėm deri nė shkujdesje.



Bėhet fjalė pėr Igli Taren, ish-futbollistin e kombėtares shqiptare dhe tė Lacios, i cili i vari kėpucėn nė gozhdė pėr t’u bėrė menaxher i skuadrės sė kryeqytetit italian.

Biondi shqiptar ėshtė pėrfshirė nė krahasimet e shumta dhe tė shpeshta qė i bėhen kampionatit italian tė futbollit me ato evropiane, si Premier League, La Liga, apo edhe Bundesliga.

Madje, pėr habi tė tė gjithėve, ai ka pėrmbysur edhe klasifikimin e kampionateve mė tė mira tė botės, tė stiluar vetėm pak javė mė parė nga Instituti Ndėrkombėtar i Historisė dhe Statistikave Sportive (IFFHS): kryeson Premier League, pas sė cilės vijnė Italia, Argjentina, Spanja, Brazili, Gjermania, Franca etj. Ish-futbollisti shqiptar ėshtė prononcuar nė mikrofonat e “Tutti in Campo”, ku ka analizuar situatėn e Lacios nė veēanti dhe atė tė futbollit italian nė pėrgjithėsi.

Duke qenė se nė karrierėn e tij ka pasur eksperiencė nė kampionatin gjerman tė futbollit, ku ka luajtur me Kaiserslauternin, por edhe nė atė italian, gazetari i ka drejtuar njė pyetje nė lidhje me diferencėn e mundshme mes Bundesligės dhe Serisė A. “Nė Gjermani pėrjetohet njė futboll krejtėsisht i ndryshėm. Atje ka struktura mė tė mira dhe luhet njė futboll mė i thjeshtė e mė i bukur pėr t’u parė.

Futbolli nė Itali ėshtė thjesht i vėshtirė”. Me kėtė pėrgjigje ai i ka hapur oreksin gazetarit, i cili e ka ngacmuar edhe nė lidhje me fituesin e mundshėm tė titullit nė Bundesligė, Bajerni apo Hofenhajmi? “Bajern ka njė organikė tė mirė dhe mendoj se ka mė shumė mundėsi pėr ta fituar titullin.

Hofenhajm ėshtė njė zbulim, i cili po argėton jo vetėm sportdashėsit gjermanė”. Po ashtu Tare ka folur edhe pėr fenomenin “Hofenhajm” dhe arsyet pse skuadrat e vogla nė Itali nuk arrijnė tė mbajnė ritmin e tė mėdhenjve tė Serisė A. Sipas menaxherit shqiptar tė Lacios, “te Hofenhajmi ka drejtues, qė gjatė kėtyre viteve kanė ndėrtuar njė realitet tė konsoliduar e tė fortė.

Trajneri ėshtė i njėjti qė prej katėr sezonesh dhe puna po jep frytet e saja mė tė mira nė kėtė sezon. Kanė njė stadium nga mė tė mirėt, struktura tė rėndėsishme dhe njė president shumė tė pasur”, ka nėnvizuar Tare. Gjithashtu, nė prononcimin e tij, Tare ka folur edhe nė lidhje me punėn e tij si menaxher i skuadrės laciale dhe pėr situatėn nė tė cilėn ndodhet skuadra, e cila pretendon tė arrijė njė vend pėr nė Evropė.

“Sigurisht, objektivi ynė ėshtė tė kthehemi tė luajmė nė njė kompeticion evropian. Lacio ėshtė njė klub i rėndėsishėm, me njė histori tė madhe. Kjo do tė thotė t’u kthejmė tifozėve dimensionet reale tė kėtij klubi”, thekson ai.

Ndėrkohė qė ka shuar edhe kuriozitetin e tė gjithė atyre qė pyesin se si mundi tė kalonte nga fusha te skrivania si drejtues i Lacios nė kaq pak kohė. “Pėr ēdo lojtar vjen njė moment pėr tė varur kėpucėt nė gozhdė, rrėfen Tare. Unė kam pasur fatin ta merrja kėtė propozim tė rėndėsishėm nga presidenti Lolito dhe nuk u mendova dy herė e pranova”.