10 mėnyrat mė tė mira pėr tė propozuar pėr martesė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    10 mėnyrat mė tė mira pėr tė propozuar pėr martesė

    Receta Gatimi

    10 mėnyrat mė tė mira pėr tė propozuar pėr martesė


    Njė sondazh tė kohėve tė fundit, 85 pėrqind e femrave janė shprehur se kanė mbetur tė zhgėnjyera nga mėnyra se si bashkėshortėt e tyre aktualė u kanė propozuar pėr martesė. Ndaj, kini parasysh se ky duhet tė mbetet si njė prej momenteve mė tė rėndėsishme tė jetės sė tė dyve. Gjithashtu, duhet tė keni parasysh se propozimet mė tė veēanta nuk kushtojnė dhe aq shumė.

    Nėse jeni tip serioz dhe formal atėherė bėni njė propozim formal. Nėse jeni njė tip romantik duhet patjetėr tė pėrfshini romancėn nė propozim. E nėse tė dy jeni tipa tė guximshėm e tė dhėnė pas aventurave, atėherė zgjidhni diēka tė pazakonshme siē ėshtė udhėtimi me balonė apo ngjitja nė njė mal tė lartė. E rėndėsishme ėshtė qė tė jeni krijues, ta habisni pafund tė dashurėn tuaj, e mbi tė gjitha, tė uleni nė gjunjė nė momentin qė i jepni unazėn.


    Nėse doni tė zgjidhni njė prej mėnyra mė origjinale pėr tė propozuar pėr martesė, kjo ėshtė njė ide unike dhe origjinale, por qė kėrkon pak mund. Nėse keni mundėsi, vendosni diku njė tabelė rrugore, ku tė jetė shkruar “Martohu me mua”. Pastaj merrni partneren tuaj nė makinė dhe shkoni drejt e tek ajo shenjė.

    Njė mėnyrė origjinale pėr t’i propozuar partneres ose partnerit tuaj pėr martesė ėshtė qė tė mos ia thoni vetė njė gjė tė tillė. Blini njė papagall, ose merreni borxh dhe mėsojini tė thotė fjalėt “martohu me mua”. Bėjani dhuratė njeriut tuaj tė zemrės ditėn qė keni vendosur tė bėni propozimin e madh.

    Pėr njė propozim martese romantik dhe tė papritur organizoni njė darkė nė shtėpi. Gatuani vetė, ose porosisni nė njė restorant nėse nuk ia thoni dhe aq gatimit. Zbukurojeni tavolinėn me qirinj dhe lule. Kur t’i servirni gotėn e shampanjės sė dashurės suaj, sigurohuni qė aty tė keni vendosur mė parė njė unazė fejese.

    Njė mėnyrė tjetėr propozimi pėr martesė dhe qė do mbetet pėrgjithnjė e varur nė mur, ėshtė tė porosisni njė portret tė pikturuar, tė sė dashurės suaj. Kėrkoni qė nė dorėn e saj tė vizatohet njė unazė fejese dhe mė pas dhurojani tė dashurės suaj, pak para propozimit pėr martesė.

    Magjia ėshtė njė bashkudhėtare e mirė e dashurisė. Sidomos kur shėrben pėr tė kurorėzuar nė martesė njė lidhje. Merrni me qera njė iluzionist nė njė rast, ku ėshtė e pranishme e dashura juaj. Ai duhet tė performojė numra tė ndryshėm, ndėr tė cilėt njė unazė qė del si me magji nga kapela e tij.

    Organizoni njė darkė nė restorantin tuaj tė preferuar dhe flisni paraprakisht me kamerierin pėr tė organizuar njė skenė tė vogėl. Jepini atij unazėn e fejesės, tė cilėn mė pas ai duhet ta servirė sė bashku ėmbėlsirėn. E dashura juaj me siguri do tė emocionohet nga ky veprim i papritur.

    Porosisni njė buqetė me trėndafila tė kuq, por jo me telefon. Shkoni nė dyqan dhe zgjidhini lulet e mė pas vendosni njė kartolinė ku shkruhet “a do tė martohesh me mua?”. Mos harroni tė fusni brenda dhe kutinė me unazėn e fejesės. Jepjani lulet gjatė darkės nėn dritėn e qirinjve.

    Nėse asnjeri prej jush nuk ka frikė nga lartėsitė organizoni njė fluturim me balonė vetėm pėr ju tė dy dhe sigurisht qė do jetė dhe piloti. Llogariteni kohėn qė udhėtimi tė pėrfshijė ose lindjen e diellit ose perėndimin. Nė kėtė moment uluni nė gjunjė, nėse ka vend, dhe bėni propozimin e paharruar tė martesės.

    Propozimi pėr martesė nė Paris nuk ėshtė aspak njė ide unike dhe origjinale pasi miliona njerėz nė vit e bėjnė njė gjė tė tillė. Por Parisi nuk e humb asnjėherė magjinė e tij dhe prandaj vazhdon tė jetė gjithnjė nė planet e njerėzve romantikė qė e zgjedhin atė si destinacion pėr tė bėrė propozimin e madh.

    Nėse jeni tė dy njerėz tė lirshėm e spontanė qė ju pėlqejnė aventurat atėherė Las Vegasi ėshtė njė ide shumė interesante. Blini biletat e avioni (gjithnjė pasi tė merrni vizat) dhe zbavituni nė qytetin e dritave. Propozimi pėr martesė nė momente tė tilla shkujdesjeje dhe argėtimi do ta surprizojė pa masė tė dashurėn tuaj.

    Propozime tė famshme

    Jacqueline Bouvier dhe John F. Kennedy.

    Jacqueline Bouvier u takua me John F. Kennedy nė njė darkė tė vogėl. Ai ishte nė atė kohė njė kongresmen i ri nga Masaēusets, ndėrsa ajo, njė reportere e “Washington Times Herald”. Ata u shoqėruan me intervale pėr gjashtė muaj, tė ndarė shpesh herė nga udhėtimet e detyruara tė punės. Jackie ishte nė Londėr duke ndjekur kurorėzimin e Mbretėreshės Elizabeta II, kur mori njė telegram nga Jack. Ai thoshte, “Artikujt janė tė mrekullueshėm, por ti mė mungon shumė”. Me tė mbėrritur nė shtėpi, Jackie u prit nga njė propozim verbal pėr martesė dhe njė unazė me diamant dhe smerald.

    Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger

    Maria dhe Arnold u takuan nė turneun e tenisit qė po organizonte Robert F. Kennedy. Tė dy e pėlqyen menjėherė njėri tjetrin dhe Maria e ftoi Arnoldin nė kompleksin e familjes nė Hyanis Port. Ndėrkohė qė e tyrja, ishte dashuri me shikim tė parė, ata u shoqėruan pėr tetė vite rresht. Mė nė fund, ndėrsa ata ishin nė njė varkė nė njė liqen pranė familjes sė Arnoldit nė Austri, ai i propozoi pėr martesė,.

    Coretta Scott dhe Martin Luther King, Jr.

    Coretta Scott ishte nė Boston, ku studionte pėr t’u bėrė njė soliste koncertesh kur u martua me Martin Luther King, Jr. Takimin ua kishin rregulluar miqtė e tyre, ndėrkohė qė kėta tė dy nuk e njihnin njėri tjetrin. Coretta pėr pak e anuloi takimin duke menduar se njė pastor baptist nuk do tė ishte shumė zbavitės. Martin i propozoi qė nė takimin e parė duke i thėnė: “Ti ke gjithēka qė kam dashur tek bashkėshortja ime e ardhshme, karakterin, inteligjencėn, personalitetin dhe bukurinė”.

    Princi Charles dhe Princesha Diana

    Princi Charles i propozi princeshės Diana nė vitin 1981. Sipas versioni tė biografit biseda u zhvillua nė kėtė mėnyrė.
    Charles: Do tė martohesh me mua?
    Diana (duke menduar se bėhet fjalė pėr shaka): Po, po, patjetėr.
    Charles: A e ke marrė parasysh faktin se njė ditė do tė jesh Mbretėreshė?
    Diana: Po, tė dua shumė.
    Charles: Nejse.

    Sigmund Freud dhe Martha Bernays

    Sigmund Freud u magjeps pas Martha Bernays qė herėn e parė qė e pa. Por psikiatri i famshėm ishte aq i ndrojtur para saj sa nuk i bėnte dot “pyetjen e madhe”. Nė vend qė t’ia thoshte ai i shkroi njė letėr ku i kėrkonte leje tė pėrdorte pėremrin gjerman “du”, njė sinjal qė ai kėrkonte ta zhvendoste marrėdhėnien nė njė nivel tjetėr. Martesa mes tyre ndodhi pas pesė vitesh.




    Marre nga ikubinfo

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13

    Unhappy

    shume interesant ky artikulli...ah sikur te gjithe meshkujt te ishin romantik e te propozonin per martese me ceremonira....

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Bessa
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    68
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    ehh meshkujt nuk i kushtoj edhe shume rendesi ketyre gjerave por eshte detaj qe e bene jeten me te bukur.

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    e vertete.. nuk e di a ekzitojne akoma meshkujt romantike?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mėnyrat pėr tė pasur vetulla tė bukura
    Nga ardona nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-06-2012, 09:57 AM
  2. 7 mėnyrat e thjeshta pėr tė forcuar kujtesėn
    Nga olsii nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 09:56 PM
  3. Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve
    Nga Kliton nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-05-2012, 12:47 PM
  4. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 06:04 PM
  5. Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2008, 03:44 PM