Kombėtarja shqiptare pa Lorik Canėn nė ndeshjen me Maltėn



Kapiteni i Olimpikut tė Marsejės, Lorik Cana, nuk ėshtė rikuperuar nga dėmtimi qė ka pėsuar nė fund tė vitit tė kaluar. Cana e ka problemin nė gju, ku ka ndier dhimbje gjatė ndeshjes sė humbur nė”Velodrom” kundėr Nanci. Prej javėsh, Cana, qė ka zhvilluar 16 ndeshje nė Ligėn Franceze kėtė sezon, ka qėndruar jashtė fushės. Kėtė tė premte, kosovari e ka ndjekur nga jashtė miqėsoren me Kasis-Karnu, e fituar 3-0 nga Marseja. Cana ka shpjeguar pse duhet tė presė akoma. “Duhet tė tregohem shumė i kujdesshėm, sepse nuk kam ndėrmend tė dėmtohem sėrish dhe tė qėndroj mė gjatė jashtė fushave. Ėshtė e papranueshme pėr mua qė nė kėtė pikė ku ndodhet skuadra tė mungoj pėrsėri. Pėr momentin po stėrvitem nė pishinė, pėr tė ruajtur formėn fizike. Nuk mund tė them njė datė fikse pėr rikthimin tim,” – ėshtė shprehur Cana pėr mediat franceze. Edhe stafi mjekėsor ėshtė shprehur pėr dėmtimin e kapitenit: “Para se tė aktivizohet, duhet patjetėr tė stėrvitet pėr njė javė, pėr tė parė nėse gjuri i tij do tė enjtet pėrsėri. Nė shpresojmė tė rikthehet pas 20 ditėsh.” Pra, kosovari nuk do tė jetė pėr takimin e rėndėsishėm me Bordonė, mė datė 8 shkurt. Sipas informacioneve qė vijnė nga Franca, gjendja e Canės nuk ėshtė shpresėdhėnėse pėr ndeshjen qė kombėtarja jonė do tė luajė mė 11 shkurt me Maltėn. Trajneri Han nuk duhet tė llogarisė Canėn, por tė shpresojė vetėm te ndonjė mrekulli pėr riaftėsimin e parakohshėm tė tij.
Gazeta Sporti